Gazeta Mapo

Page 4

4

MAPO

E enjte 14 shkurt 2013 www.mapo.al

politika

Si mazhoranca dhe opozita nuk paraqitën asnjë amendament për të ndryshuar projektligjin që u jep të drejtë deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave të pajisen me armë zjarri

Qeveria ndryshon ligjin, biznesmenët s’do të mbajnë armë Pavarësisht akuzave dhe debateve të një jave më parë, asnjëra nga palët e përfaqësuara në komisionin e Ligjeve, si mazhoranca dhe opozita nuk paraqitën asnjë amendament për të ndryshuar projektligjin që u jep të drejtë deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave të pajisen me armë zjarri. I vetmi shqetësim që është konkretizuar në një amendament, i cili është rrëzuar me votën e deputetëve të djathtë, ka qenë ai i deputetes socialiste Ermonela Felaj, e cila propozoi që jo deputetëve dhe ministrave, por vetëm zv/ministrave, prefektëve dhe kryetarëve të komunave t’u hiqet e drejta për t’u pajisur me armë. “Unë sugjeroj që të hiqet e drejta për të patur armë për zëvendësministrat, prefektët, drejtuesit e qeverisjes vendore. Pra, të hiqet kategoria e atyre që për shkak të detyrës së tyre s’kanë rrezik për jetën”, - propozoi Felaj. Ndaj këtij propozimi është shprehur kundër zv/ministri i Brendshëm, Arben Ristani, që mbronte projektligjin, i cili argumentoi se kjo është një praktikë e mëhershme. “Ne jemi munduar që t’i selektojmë goxha nga variantet e vjetra. Janë hequr shumë kategori të tjera që kanë patur të drejtën për të mbajtur armë dhe kjo kategori që ka mbetur, mendojmë se duhet ta ketë mundësinë të pajiset”, - tha Ristani. Më pas ky amendament është hedhur në votim, duke marrë vetëm 3 vota pro të deputetëve të opozitës dhe votën kundër të të gjithë deputetëve të mazhorancës. Duke ndërhyrë në këtë debat, deputeti demokrat, Fatos Hoxha iu ka kërkuar shpjegime kolegëve të tij socialistë se pse gjatë debateve në prani të medias kundërshtonin dhënien e armëve

për deputetët, ndërkohë që në komision nuk paraqitën amendament për ta konkretizuar këtë shqetësim të tyre. Më pas komisioni, me propozim të vetë Ministrisë së Brendshme, u ka hequr të drejtën biznesmenëve që kanë një kapital prej 20 milionë lekësh që të pajisen me leje për armëmbajtje. “Te neni 18, lidhur me autorizimin për mbajtje arme, nën dritën e debatit apo të sugjerimeve të seancës së kaluar mendojmë se mund të hiqet pika ‘e’, e cila iu jep mundësi d r e j t u e s ve d h e o r t a k ë ve t ë shoqërive tregtare që të pajisen me autorizim për mbajtje arme”, - propozoi Ristani. Propozim ky që ka gjetur konsensusin e të gjithë anëtarëve të komisionit, duke e votuar atë në unanimitet. Gjithashtu, komisioni rrëzoi një tjetër propozim të deputetes socialiste Ermonela Fe-

laj, sipas të cilit, të drejtën për të marrë leje arme duhet ta kenë vetëm ata persona që mbushin 25 vjeç dhe jo 22 siç parashikohet në projektligj. Sipas përfaqësuesve të ekzekutivit, një propozim i tillë nuk ka kuptim për sa kohë legjislacioni shqiptar i njeh të drejtën çdo shtetasi mbi 18 vjeç për t’u zgjedhur edhe në poste shumë të rëndësishme, siç është dhe ai i deputetit. Një tjetër ndryshim që iu bë draftit të paraqitur nga ekzekutivi ishte dhe ai për të hequr pronësinë private të armëve. Tashmë pronësi private do të ketë vetëm për armët e gjahut dhe ato të koleksionit. Shqyrtimi i këtij projektligji është shoqëruar me debate dje në komisionin e Ligjeve, jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe mes vetë deputetëve të djathtë. Projektligji në fjalë është diskutuar dje edhe në komisionin e Sigurisë, ku gjithashtu ka patur debate të ashpra.

Debati te Siguria Ristani: Lidhur me pyetjen pse ky ligj vjen tani, nuk ka të bëjë fare me përqasje me zgjedhje apo pa zgjedhje dhe as me Shën Valentinin. Është rastësi që vjen tani, s’ka lidhje me periudhat kohore. Gjoni: Sa kohë keni që e punoni këtë ligj, dhe kur ka ardhur kjo si direktivë, se ju i referoni direktivës së BE-së? Pra sa kohë keni, pastaj dalim tek Shën Valentini dhe Shën Bartolomeo? Ristani: Për afro një vit. Nuk ka të bëjë me kohën. Lidhur me numrin e personave, ne duhet të sqarojmë një gjë, nuk të bën ligji automatikisht mbajtës të armëve, por të krijon mundësi për t’u pajisur me autorizim. Nga ana tjetër, është absolutisht standard ndërkombëtar, kjo kategori personash ka mundësi të pajisen me autorizim për të mbajtur armë. Në një rrethanë të caktuar ka mundësi të pajiset me autorizim për të mbajtur armë. Xhemal Qefalia: Përpara se të marrë armën, nga e merr autorizimin? Se ata marrin armën dhe ua shkel tjetërkush. Kush iu jep të drejtën për përdorimin e armëve, nuk flas për licencë, por për autorizim? Ristani: E ka ligji, bën edhe praktikën dhe teorinë për përdorimin e armëve.

Komisioni Ligjeve

Listat e zgjedhësve, 1000 persona mbi 100 vjeç Auditi i propozuar nga nënkryetari i KQZ-së raporton për 65 702 rekorde të dyshuara të dubluara, ndërsa ai i propozuar nga kryetarja, raporton për rreth 22 mijë më pak ose për 43 186. Fejzi Braushi

Në ekstraktin e listave të zgjedhësve për parlamentaret e 23 qershorit figurojnë më shumë se 1 mijë zgjedhës mbi 100 vjeç. Shifër kjo e konstatuar nga dy auditët e caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të monitoruar bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe të përfshira në raportet e tyre respektive që do të shqyrtohen sot në mbledhjen e radhës së komisionit. E megjithatë, dy auditët teknicienë kanë dallime të vogla sa i përket numrit të saktë të zgjedhësve me moshë mbi 100 vjeç që gjenden në ekstraktin e listës së zgjedhësve.

Kështu, auditi i propozuar nga nënkryetari Denar Biba, paraqet në raportin e tij se në lista gjenden 1189 zgjedhës me moshë mbi 100 vjeçe, ndërsa auditi i propozuar nga kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, raporton 1057 të tillë. Në bazë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe pikërisht të nenit 51 të tij, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, 15 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve nxjerr në format elektronik ekstraktin me përbërësit zgjedhorë të të gjithë shtetasve me të drejtë vote në datën e zgjedhjeve, me përjashtim të shtetasve që kanë mbushur 100 vjeç deri në këtë datë. Përjashtim ky që është bërë pikërisht për të shmangur praninë në lista të zgjedhësve, që edhe mund të kenë vdekur siç ka ndodhur shpesh herët e shkuara. Por kjo nuk i heq të drejtën kësaj kategorie zgjedhësish, pra 100 vjeçarëve që të votojnë, pasi ata sipas ndryshimeve në ligj, mund të bëhen pjesë e listës vetëm pasi një prej personave madhorë të familjes së tyre

mund të bëjë kërkesë pranë zyrës përkatëse të gjendjes civile. Një çështje tjetër që trajtojnë dy auditët në raportet e tyre respektive janë dhe publikimet në listat e zgjedhësve. Kështu, auditi i propozuar nga nënkryetari i KQZ-së raporton për 65 702 rekorde të dyshuara të dubluara, ndërsa ai i propozuar nga kryetarja, raporton për rreth 22 mijë më pak, ose thënë më saktë për 43 186. Një tjetër e dhënë që paraqitet në raportet që do diskutohen sot është edhe ajo për numrin e qendrave të votimit që janë krijuar me numrin e zgjedhësve mbi maksimumin e lejuar nga Kodi. Sipas raportit të auditit të majtë rezultojnë 2676 qendra votimi me më shumë se 1000 mijë ose me më pak se 200 zgjedhës, ndërsa për auditin e djathtë, vetëm 688. Siç raportohet në relacionin që ka përgatitur vetë administrata e KQZ-së për mbledhjen e sotme, auditët në mënyrë të pashpjegueshme kanë paraqitur dy raporte dhe jo një siç parashikon ligji zgjedhor dhe për këtë nuk

Një tjetër e dhënë që paraqitet në raportet që do diskutohen sot është edhe ajo për numrin e qendrave të votimit që janë krijuar me numrin e zgjedhësve mbi maksimumin e lejuar nga Kodi.

kanë dhënë sqarime. Ndërkohë që bëhet e ditur se njëri prej auditëve, ai i emëruar nga kryetarja e KQZsë, ka bërë krahasim të të dhënave midis ekstraktit të përbërësve zgjedhorë të datës 3.01.2013 me ato të datës 3.02.2013, ndërsa tjetri ka bërë disa krahasime midis listës të zgjedhjeve të vitit 2011 me ekstraktin e përbërësve zgjedhorë të datës 3.01.2013 vetëm në lidhje me numrin e zgjedhësve të cilët janë shtuar ose janë hequr nga ekstrakti, ndërkohë që për shifrat e tjera nuk del qartë se nga cili ekstrakt janë marrë të dhënat. Në mbështetje të nenit 61, pika 5 e Kodit Zgjedhor dhe nenit 9 të Udhëzimit të KQZsë, “Detyrat e auditit teknicien” ndër të tjera thuhet: “T’i paraqesin KQZ-së raport mujor auditimi në datën e caktuar nga KQZ-ja, lidhur me gjetjet për periudhën e audituar. Rezultatet e auditimit duhet të paraqiten nga auditët teknicienë në një raport mujor auditimi të shkruar dhe të firmosur”, çka duket se nuk është respektuar nga dy auditët.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.