Gazeta Mapo

Page 6

6

kronika e ditës

Ditari Mungesa e dy të akuzuarve por edhe e avokatëve të tyre ka shtyrë seancën gjyqësore që ishte planifikuar të mbahej dje në Shkodër

Gazeta MAPO

NJOFTIM / REKLAMA

Konflikti për pronën, plumba kryeplakut të fshatit Tiranë Kryeplaku i një fshati në Tiranë dhe një tjetër banor janë plagosur rëndë pas një konflikti pronësie. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 14:30 minuta në Kodër-Bërxullë të Tiranës, ndërsa policia ka arrestuar autorin e plagosjes së dyfishtë. Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Tiranës bëri me dije se kryeplaku Agim Loci dhe 36-vjeçari Eduart Vani janë pritur me armë nga pronari i një trualli, me të cilin edhe kanë debatuar. Mësohet se shkak i

këtij konflikti është bërë vendosja e disa shtyllave ndarëse në tokën e Riza Hakës, i arrestuar më pas nga policia për plagosjen e dyfishtë. “Në sajë të informacioneve të menjëhershme, të marra nga strukturat e policisë mbi vendndodhjen e autorit u arrit lokalizimi dhe kapja e tij. Riza Haka është gjetur i fshehur në Bërxullë, ku edhe është arrestuar”, - bëri me dije policia e Tiranës. Një grup hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje

Shullazi bojkoton gjyqin, FNSH blindon Apelin e Shkodrës Dhjetëra forca policie kanë rrethuar gjykatën gjatë kohës kur pritej të mbahej gjyqi i Emiljano Shullazit, por personazhi i njohur nuk është paraqitur. Gjyqtari shtyn seancën Shkodër Gjykata e Apelit është blinduar nga specialët e FNSHsë dhe policët e rendit, por Emiljano Shullazi dhe miku i tij nuk janë paraqitur fare në gjyq. Mungesa e dy të akuzuarve por edhe e avokatëve të tyre ka shtyrë seancën gjyqësore që ishte planifikuar të mbahej dje në Shkodër. Trupi gjykues me relator Astrit Kalajën ka shtyrë seancën gjyqësore, pasi përveç përfaqësuesit të organit të akuzës nuk janë paraqitur as të pandehurit Shullazi dhe Harizaj, por as avokatët mbrojtës Mark Lleshi dhe Klodian Skënderaj. Në të tilla kushte, Kalaja ka shtyrë seancën gjyqësore, ndërsa ka kërkuar nga sekretaria që të

www.mapo.al / gazetamapo@gmail.com

ridërgohen njoftimet pranë Drejtorisë së Burgjeve për seancën e ardhshme që do të zhvillohet në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Emiljano Shullazi, personazh i njohur për precedentët e tij penalë në Tiranë, u arrestua më 29 qershor të 2012 me dy armë pa leje në një makinë të blinduar te kryqëzimi i Shëngjinit. Arrestimi u krye nga forcat speciale të policisë, RENEA. Pas një kontrolli të beftë në automjetin me të cilin po lëvizte Shullazi, janë gjetur 2 p i s t o l e t at . B a s h k ë m e 34-vjeçarin nga Tirana mësohet se është arrestuar edhe shtetasi Helidon Harizaj nga Vlora. Më pas gjykata e Lezhës vendosi shpalljen fajtorë të Shullazit dhe Harizajt dhe dënimin e tyre me 2 vite burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar në vendimin përfundimtar u vendos dënimi me 1 vit e 4 muaj burg. Ky dënim u apelua në Gjykatën e Apelit nga avokatët mbrojtës, të cilët pretendojnë uljen e dënimit për dy klientët e tyre. Por edhe pse me kërkesë të tyre, dy të pandehurit kanë re-

Emiliano Shullazi

1.4

vjet burg është dënuar Emiljano Shullazi, pas gjetjes së dy pistoletave në makinën me të cilën ai udhëtonte. Bashkë me të u arrestua edhe Helidon Harizaj.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME

fuzuar të marrin pjesë në seancën e Gjykatës së Apelit në Shkodër. Gjyqi i planifikuar megjithatë ka tërhequr vëmendjen e forcave të policisë lokale, të cilët kanë blinduar godinën e gjykatës gjatë kohës që ishte planifikuar gjyqi i Emiljano Shullazit D. Kolaj

dëshmitarët. Mësohet se kryeplaku 42-vjeçar ishte përpjekur të shuante një konflikt për ndarjen e pronës, por e kishte pësuar vetë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit. Shtetasi Agim Loci është shtruar menjëherë në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën, po ashtu dhe shtetasi Eduart Vani ndodhet në spital jashtë rrezikut. Ndaj autorit të ngjarjes ka filluar procedimi penal nga Prokuroria e Tiranës.

Gjirokastër Linjat me Greqinë, 20 shoqëri transporti në grevë Rreth 20 shoqëri të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve kanë protestuar në hyrje të pikës kufitare të Kakavijës kundër vendimit të Greqisë që u bllokon atyre punën. Rreth 100 autobusë udhëtarësh janë vendosur njëri pas tjetrit në segmentin e rrugës kombëtare që të çon në Kakavijë. Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, prej ditës së hënë pala greke ka vendosur bllokimin e hyrjes së autobusëve të pasagjerëve nga rrethet e Jugut në Greqi, ndërkohë që do të funksionojë vetëm linja Tiranë-Athinë. Në një deklaratë për shtyp, kjo shoqatë e cilëson të njëanshëm urdhrin e qeverisë greke, pasi kufizon dhe diskriminon shoqëritë shqiptare të transportit në favor të shoqërive greke. “Ky vendim i njëanshëm i qeverisë greke është në kundërshtim me marrëveshjet dhe protokollet e nënshkruara midis shtetit shqiptar dhe atij grek. Një vendim i tillë shkel dhe konventat ndërkombëtare mbi transportin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe parimet e konkurrencës”, thuhet në deklaratën për shtyp të shoqatës. Ata paralajmërojnë rritjen e kostos së udhëtimit për pasagjerët shqiptarë. “Përveç kostos ekonomike do të rritet dhe koha e udhëtimit, si dhe stresi e lodhja sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, që në shumicë rastesh udhëtojnë për arsye shëndetësore”, - shprehet në deklaratën për shtyp Shoqata e Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve. Protesta e autobusëve nuk ka krijuar probleme për lëvizjen e mjeteve në drejtim të doganës së Kakavijës, ndërkohë që gjatë zhvillimit të saj nuk janë regjistruar incidente për sa i përket rendit publik. Bledi Shehu

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BRENDSHME

Departamenti i Administratës Publike

Departamenti i Administratës Publike

NjofTIM PËR vEND TË LIRË PUNE

NjofTIM PËR vEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike shpall konkurimin për 1 vend të lirë në pozicionin Specialist në Sektorin Ekonomik në Drejtorinë e Diplomacisë Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 «Statusi i nëpunësit civil». KERKESA TE vECANTA PER KANDIDATET • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Shkencat Politike ose Marrëdhënie Ndërkombëtare (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr. 4 dt. 17.02.2010) • Të zotërojë një gjuhë të huaj • Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup

Në zbatim të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, Departamenti i Administratës Publike shpall konkurimin për 1 vend të lirë në pozicionin Specialist në Sektorin e Ceremonialit në Drejtorinë e Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 «Statusi i nëpunësit civil». KERKESA TE vECANTA PER KANDIDATET • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në një nga degët e Shkencave Shoqërore (për nivelin e diplomave referojuni Udhëzimit nr. 4 dt. 17.02.2010) • Të zotërojë një gjuhë të huaj • Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup

Paga e pozicionit është në kategorinë IV - a

Paga e pozicionit është në kategorinë IV - a

Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 08.04.2013 në Kutinë Postare Nr.1751, këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV-në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, të librezës së punës, certifikateve të kualifikimit, dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit, vërtetimin e gjendjes gjyqësore si dhe të paktën një letër rekomandimi, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit. (Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell skualifikim të kandidatit). KoNKURIMI është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës klasë me procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, nëse vendi nuk plotësohet nga këta kandidatë, konkurimi zhvillohet me kanditatët jashtë Administratës Publike, sipas procedurave të shërbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me datë 11.04.2013 në selinë e Ministrisë së Punëve të jashtme do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuritë mbi gjuhën angleze, Ligjin për shërbimin e jashtëm dhe rregulloren përkatëse (www.mfa.gov.al), “E drejta ndërkombëtare” – botim A. Puto, Konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike, dhe Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të në ushtrimin e funksioneve publike”, Ligjin nr. 8503 dt. 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare» si dhe Ligji nr. 9049 dt. 10.04.2003 ”Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”. Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Departamentit të Administratës Publike www.pad.gov.al

Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.