Revista Almedicus nr.3

Page 27

Revista Almedicus, Tetor 2010 ALMEDICUS

Si ndikon obeziteti në Kancerin e Gjirit?

Zonja, ruajtja nga mbipesha ju mbron nga Kanceri i Gjirit! Dr. Sabo ADEMI,Reparti i kemoterapisë, Spitali Onkologjik, QSUT

Obeziteti mund të ketë pasoja në shëndetin e njeriut, si përsa i përket cilësisë së jetës ashtu dhe rritjes së riskut për probleme shëndetësore. Mbipesha dhe obeziteti janë vlerësuar si faktorë të rëndësishëm risku për Kancerin e Gjirit në gratë post-menopauzale . Cancer Prevention Study II ka nxjerrë si përfundim se 18000 vdekje në SHBA në gratë më shumë se 50 vjeç, mund të shmangen nëse ato mbajnë një indeks të masës trupore BMI (Body Mass Index) më pak se 25kg/m2 gjatë moshës madhore. Rritja në peshë gjatë moshës madhore rrit riskun për kancer të gjirit . Është vlerësuar se për çdo 5 kg rritje në peshë, risku relativ për Kancer të Gjirit rritet me 1.08 herë. Krahasuar me gratë me peshë konstante, risku relativ për Kancer të Gjirit për të njëjtën peshë, është 1.05 herë ndërsa një rritje në peshë prej 15-20 kg shoqërohet me rritje të riskut prej 1.5 herë më shumë. Gratë me rritje në peshë më shumë se 21 kg kanë risk 1.75 herë më të lartë se gratë që nuk shtojnë shumë në peshë. 20% e Kancerit të Gjirit pas menopauzës dhe mbi 27% e kancereve mbi moshën 70 vjeç mund të lidhen me obezitetin. Të dhënat nga European Prospective Investigation into Cancer And Nutrition (EPIC) Study kanë treguar se gratë obeze kanë risk 31 herë më të lartë për kancer të gjirit krahasuar me gratë me peshë normale. 50% e vdekjeve nga Kanceri i Gjirit në SHBA vlerësohet se mund të lidhet me obezitetin . Gratë obeze kanë prognozë më të keqe se gratë joobeze. Obeziteti gjithashtu shoqërohet me rritje të mortalitetit në krahasim me gratë joobeze. Cilët janë faktorët që ndikojnë në shoqërizimin e obezitetit me Kancerin e Gjirit ? Faktorët e lidhur me vetë pacienten - Niveli i hormoneve në gjak Në gratë pre-menopauzale, ovaret janë burimi kryesor i estrogjenëve dhe indi dhjamor prodhon një sasi të vogël . Pas menopauzës ovaret nuk prodhojnë më estrogjen dhe burimi kryesor i estrogjenëve është indi dhjamor. Në gratë obeze në menopauzë rritet risku për Kancer të Gjirit për shkak te rritjes së nivelit të estrogjenëve të prodhuar nga indi dhjamor periferik. Gratë obeze kane përqëndrim 35% më të lartë të estrogjenit dhe 130% më të lartë të estradiolit në krahasim me gratë joobeze. Me obezitetin rriten gjithashtu edhe përqëndrimet e testosteronit në gjak. Hiperinsulinemia ,insulin –like groëth factor-I dhe leptina, stimulojnë rritjen e kancerit të gjirit duke stimuluar angiogenezen dhe faktorët e transkriptimit.

27


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.