Hipotekat, Gjergj Ndreca, Legalizimet, Haxhi Lleshi

Page 7

AKTUALITET • E martë 9 tetor 2012

»

07

NJËRI IU KUNDËRPËRGJIGJ KONFLIKTIT ME ARMË

NË KAKOME TË SARANDËS

Zihen për baste sportive, plagosen 2 të rinj në Hot të Ri

Zihen për kullotat, përfundojnë në spital 3 anëtarë të një fisi

SHKODËR- Konflikti për një bast mes dy të rinjve ka çuar në plagosjen e një personi me armë zjarri dhe lëndimin e një tjetri në pjesën e kokës. Ngjarja është shënuar pasditen e sotme në fshatin Hot i Ri të komunës Rrethina në Shkodër. Sipas policisë, i plagosur ka mbetur 30-vjeçari Albert Shkëmbi, ndërsa autor i ngjarjes është bashkëmoshatari i tij Agustin Nika. Mësohet se dy të rinjtë kanë ni-

sur të debatojnë në një pikë bastesh sportive, ndërsa sipas dëshmitarëve ka qenë Albert Shkëmbi, që ka qëlluar i pari me mjete të forta në kokë Agustin Niken, i cili më pas i është i është kundërpërgjigjur me armë zjarri, duke i shkaktuar 30-vjeçarit plagë të rënda në pjesën e kraharorit dhe barkut. Të dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Shkodrës, ndërkohë Shkëmbi ndodhet në gjendje më të rëndë.

SARANDË- Grinden për kullotat, plagosen 3 anëtarë të një fisi. Ngjarja ka ndodhur dje në orët e pasdites kur pjesëtarë të 2 fiseve janë konfliktuar për pronësinë mbi disa kullota në Kakome. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 pjesëtarë të fisit Vimertika, të cilët janë qëlluar me mjete të forta nga pjesëtarë të familjes Baxheri. Tre të plagosurit, Fredi Vimertika, si dhe Ervin e Romeo Llambri, aktualisht ndodhen në

spitalin e Sarandës. Ndërkohë policia ka vënë në pranga autorët e plagosjes, dy vëllezërit Ndreko dhe Miro Baxheri. Sipas burimeve në vendngjarje, grindja për pronësinë e një kullote vazhdonte prej kohësh në Kakome ku familja Baxheri pretendon pronësinë, ndërkohë që mësohet se aktualisht kjo tokë është në administrim të familjes Vimertika. Megjithatë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen.

“NA VJEN KEQ KUR VIJNË TE DERA E DYQANIT PA LEKË”

Qindra familje ushqim me listë, shitësit e bukës në prag falimenti SOKOL GORRICA BERAT- Është bërë i njohur tashmë për të gjithë fakti i të blerit melistë nëpër dyqanet ushqimore, pse jo edhe në dyqane të tjerë të konsumit të përditshëm, ndërsa ditët e fundit më e dukshme është bërë edhe blerja e bukës me lista. Banorët e lagjeve të ndryshme të këtij qyteti në një moment të caktuar vrapojnë në dyqanet më të afërta të lagjes për të blerë atë që u nevojitet për momentin, por pa paguar, duke shënuar emrin në një listë, që pronarët e dyqaneve e quajnë lista e veresieve. Borxhlinjtë Shuma e kësaj liste varion sipas aktivitetit të dyqanit dhe jo nga fakti nëse duan apo jo tregtarët të shesin në këtë mënyrë, pasi, sipas tyre, nëse vendos të ushtrosh një aktivitet të tillë duhet të marrësh parasysh mjaft mirë se je i detyruar të shesësh me listë për klientët e tu të varfër. Kështu pohojnë vetë tregtarët e dyqaneve, kur i pyet për këtë problem dhe të thonë se 70% e blerësve marrin bukë me listë dhe 30% me lekë në dorë apo me të pritur për pak ditë. Një nga tregtarët e dyqanit pohoi për gazetën se blerësit nuk kanë ku t’i gjejnë lekët dhe se shumica e banorëve janë pa punë, çmimet u rritën, asistenca është sa për 10 ditë bukë, ndërsa 20 ditët e tjera familjet me asistencë i marrin veresie. Neli Hoxha, një tjetër pronar i një dyqani në lagjen “Çelepias” të këtij qyteti, thotë se mbi 60% e blerësve të dyqanit të tij ushqimor blejnë duke mos paguar në moment. Sipas tij, klientët detyrohen të blejnë në këtë mënyrë pasi janë të papunë, nuk përballojnë dot çmimet e tregut dhe në këtë mënyrë ushqejnë familjet e tyre duke marrë bukë me listë. Ndërsa një tjetër pronar dyqani, në lagjen periferike të qytetit “Kushtrimi” , thotë se ndërsa konsumatorët blejnë dhe bukën me lekë, ne si pronarë jemi të detyruar që

Ndalohet 37-vjeçari, ngjalli dyshim

Tenton t’i vërë tritolin lokalit pas konflikteve familjare Tenton të shpërthejë një sasi eksplozivi pranë një lokali në Durrës, ndalohet 37-vjeçari. Policia e qytetit bregdetar ka mundur të neutralizojë Agron Shpataj pasi ky i fundit po lëvizte me një çantë të zezë në mënyrë të dyshimtë. Dëshmitarë okularë kanë njoftuar policinë pasi Shpataj u kishte ngjallur frikë. Shtetasi 37-vjeçar u arrestua në hyrje të qytetit pranë një lokali, ndërkohë burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se i ndaluari kishte si synim shpërthimin e tyre. Forcat xheniere, të cilët kanë mbërritur nga Tirana në Durrës për çmontimin e eksplozivit, kanë mundur të neutralizojnë lëndën plasëse. Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin dhe shoqërimin e Shpataj në polici ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Nga hetimet paraprake dyshohet se 37-vjeçari kishte një konflikt familjar për të cilin do merrte hak, ndërkohë që dëshmia e tij pritet që të zbardhë edhe ngjarjen. Gjithashtu burimet policore shprehen se i ndaluari ka dhe precedentë penalë të mëparshëm.

Banorët pushtojnë nënstacionin, Kukësi pa drita

CEZ ndërpret energjinë, shpërthejnë sërish protestat

për të furnizuar dyqanet tona të bëjmë këtë gjë duke mos paguar në moment, por pasi të shesim mallin. Ndërkaq, familjarët nuk ndihen mirë nga ana financiare, nëse i pyet për këtë problem të thonë se varfëria dhe papunësia të detyron që, dashur pa dashur t’i drejtohesh listës. Hateme Gjata një grua rreth të 70-ve, banore e lagjes “Kushtrimi”, thotë se pensioni i saj, i vetëm në familjen prej 4 personash të papunë nuk mund të përballojë shpenzimet e një muaji, prandaj pohon se është e detyruar të blejë në fund të muajt gjithçka me listë për t’i paguar në momentin që merr pensionin. Një tjetër grua 40-vjeçare, nga një tjetër lagje e këtij qyteti thotë se ndonëse kjo nuk është mënyra e

mirë për të dalë nga situata e varfërisë që i ka pushtuar, janë mësuar disi me faktin e të blerit me listë të gjërave që u nevojiten, ndërsa muajt e fundit banorët e saj të lagjes “30-vjetori”, mendojnë vetëm për bukën e gojës. Lista pa fund Ky është një problem i njohur për shumë familje të këtij qyteti në çdo dyqan ushqimore, perimesh dhe frutash ekziston një listë pafund emrash që fillojnë nga 50 mijë lekë të vjetra dhe nuk ka një fund përcaktues, pasi ndodh që sapo fshihet një emër që porsa ka paguar veresien e tij, shtohet një tjetër. Kështu thonë disa nga pronarët e dyqaneve ushqimorë, në këto blloqe

apo fletore gjen qytetarë beratas të papunë, të cilët nuk janë pakë, por 10 mijë të tillë. Janë familje që jetojnë me përkrahje sociale ku numërohen rreth 2 mijë të tilla apo punonjës të përfshirë në punë të zeza që paguhen fare pak. Llazar Koci pronar i një dyqani ushqimor në qendër të qytetit, shprehet për gazetën për këtë problem, se e ka hapur 3 vjet më parë dyqanin e tij e artikuj ushqimorë dhe deri më sot nuk ka ekzistuar asnjë ditë e vetme pa shitur me listë, duke mos shënuar emrin e ndonjë blerësi në listën e gjatë, që ka shkuar në 2 milionë lekë të vjetra, ndërsa në disa dyqane lista i kalon të tre e katër milionë lekët që pronarët kanë të pambledhura.

Sërish protesta nga banorët e 3 fshatrave në Kukës për ndërprerjen e energjisë, CEZ sërish stakon energjinë për të gjithë qytetin. Dje rreth orës 19:00 të ditës së djeshme dhjetëra banorë, debitorë të CEZ të fshatrave Tërthorë, Shtiqen e Bicaj hynë me forcë në nënstacionin elektrik të Rexhepajve në shenjë proteste për heqjen e dritave nga kompania çeke e shpërndarjes së energjisë. Për të shmangur çfarëdolloj incidenti kjo e fundit ka stakuar energjinë në këtë nënstacion e për rrjedhojë i gjithë qyteti i Kukësit ka vuajtur errësirën. E njëjta situatë ndodhi dhe 3 ditë më parë, kur pas stakimit të nënstacionit banorët e revoltuar bllokuan autostradën drejt Morinës për disa orë duke bllokuar dhe lëvizjen e mjeteve drejt Kosovës dhe anasjelltas. Për të zhbllokuar situatën ndërhyri dhe policia, por gjakrat u qetësuan pasi CEZ risolli energjinë. Po sërish dje me sa duket kjo kompani ka nisur ndëshkimin e debitorëve duke irrituar dhjetëra banorë të këtyre fshatrave, të cilët pretendojnë se shteti fillimisht u duhet të shlyejë në vlerë monetare dëmet e shkaktuara nga përmbytja e tokave të tyre për ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.