Metropol 5 qershor

Page 7

EKONOMI • E mërkurë 5 qershor 2013

»

07

NË FLETOREN ZYRTARE BOTOHEN KORRIGJIMET NË TABELËN E MËPARSHME

Ndryshon tabela e çmimit të shitjes së apartamenteve në qytetet e vendit Brkena Dervshaj

Ç

mimet e përdorura nga specialistët e zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për efekt të rivlerësimit të banesave janë çmimet e tregut të lirë të apartamenteve në të gjithë vendin, që janë hartuar nga Enti Kombëtar i Banesave. Kjo hartë çmimesh përveçse ka qëllim orientues shërben gjithashtu për të sanksionuar më pas taksën që do të përdorin zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme gjatë hipotekimit të banesave. Në bazë të ligjit personi që i shet shtëpinë e tij një tjetri duhet të paguajë tatimin mbi fitimin, i cili është në masën 10 për qind. Nëse shtëpia dikur është blerë me 65000 lekë metri katror dhe tani shitet me 95000 lekë metri katror, diferenca që mbetët nga kjo duhet të tatohet me 10 për qind. Ndërkohë këtë rivlerësim tani e bën në hipotekë dhe paguan vetëm 1 për qind të kësaj diference. Vendimi për caktimin e çmimeve ndërmerret për të shmangur çdo abuzim të mundshëm që bëhet gjatë shitjes së apartamenteve, duke ulur vlerën reale të shitjes për shkak të shmangies së pagesës së tatimit. Sipas tabelave, çmimi mesatar i shitjes në Tiranë është 89,700 mijë lekë, por ndryshon në bazë të zonave të caktuara të qytetit. Çdo vit qeveria në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave dhe Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit bën rivlerësimin e çmimeve mesatare të apartamenteve për të gjitha qytetet e Shqipërisë. Nga Enti Kombëtar i Banesave janë hartuar për çdo vit vlerat e apar-

VLERAT MESATARE TË SHIT-BLERJEVE TE BANESAVE NË TREGUN E LIRË PËR VITIN 2013 SIPAS QYTETEVE Nr. Qytetet

Lekë/m2 sipërfaqe shfrytëzimi

1. QARKU I TIRANËS VITI 2013 Tiranë 89,700 Vorë 51,500 Kamëz 51,700 Kavajë 58,500 Rrogozhinë 41,000 2 QARKU DURRËS Durrës 74000 Krujë 48 500 Shijak 43600 Sukth 41500 Fushë-Krujë 51000 3 QARKU SHKODËR Shkodër 57500 Pukë 22000 Vau i Dejës 24300 Koplik 40500 Fushë Arrëz 7500 4 QARKU I VLORËS Vlorë 60700 Orikum 62000 Selenicë 25500 Himarë 54000 Sarandë 47500 Delvinë 29500 Konispol 28000 tamenteve tip në tregun e lirë, të shprehura në lekë për katror sipërfaqe shfrytëzimi, që kanë rezultuar sipas shitblerjeve që ka kryer Enti Kombëtar i Banesave, si dhe nga kombin-

5 QARKU I KORÇËS Korçë 52000 Pogradec 54000 Bilisht 35000 Ersekë 24200 Maliq 27800 Leskovik 21000 6 QARKU FIER Fier 56000 Lushnjë 43500 Ballsh 30000 Patos 28300 Divjakë 51400 Roskovec 32000 7 QARKU BERAT Berat 45000 Kuçovë 40300 Poliçan 25500 Çorovodë 22800 Ura Vajgurore 37300 8 QARKU ELBASAN Elbasan 49200 Librazhd 43500 Cërrik 38300 Gramsh 39700 Peqin 40500 Prrenjas 42000 Belsh 35000 imi informacionit të marrë në terren nga vëzhgimi i tregut nga agjencitë imobiliare dhe njoftimet për shitblerje. Enti bën të ditur se për qytetin e Tiranës vlerat e tregut të lirë

9 QARKU GJIROKASTËR Gjirokastër 47300 Përmet 32500 Tepelenë 30200 Memaliaj 22500 Këlcyrë 24500 Libohovë 28400 10. QARKU LEZHË Lezhë 60000 Laç 42500 Mamurras 31000 Rrëshen 42000 Rubik 29500 QARKU KUKËS Kukës 41200 Bajram Curri 25800 Krumë 24500 12 QARKU DIBËR Peshkopi 47300 Burrel 42500 Bulqizë 40600 Klos 32000 KOMUNAT Komuna 61500 Komuna Milot 34200 Komuna Kërrabë 28200 Komuna Kashar 52500 Komuna Dajt 53000 Komuna Farkë 64500 janë hartuar sipas ndarjes zonale duke u bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, si dhe nga informacioni i marrë nga agjenci të ndryshme imobiliare.

HYN NË FUQI LIGJI I RI, TË INTERESUARIT DUHET TË PAGUAJNË TARIFËN E LEGALIZIMIT

Legalizimet për 80 mijë ndërtime pas 2006 Përfitues kush ka ndërtuar shtesa pallatesh apo banesat anës rrugëve Ata që kanë ndërtuar shtesa pallatesh, ndërtesa mbi 5 kate apo banesa pranë akseve rrugore mund të përfitojnë nga ligji i ndryshuar i legalizimeve. Nga dita e djeshme nisi zyrtarisht procesi për legalizimin e më shumë se 80 mijë ndërtimeve informale të pas vitit 2006. Ligji i botuar dy javë më parë në Fletoren Zyrtare ka hyrë tashmë në fuqi. Kushti kryesor që këta persona të përfitojnë nga procesi i rinisur i legalizimit është që pronësia mbi tokën ku është bërë ndërtimi të mos jetë objekt i çështjeve gjyqësore. Po kështu edhe banesa që do të bëhet pjesë e këtij procesi nuk duhet të ketë ndonjë çështje të hapur gjyqësore. Me hyrjen në fuqi të ligjit, të interesuarit do

të duhet të paguajnë tarifën për legalizimin dhe më pas të përfitojnë edhe regjistrimin e objektit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në ndryshim nga i mëparshmi, ligji i ri përcakton se për rastet kur aplikuesi nuk paguan tarifën e legalizimit, atëherë prona do të regjistrohet në ZRPP në emër të Agjencisë së Legalizimeve, deri në momentin që do të bëhet shlyerja e detyrimeve financiare. Kështu pronar i pronës në process legalizimi do të bëhet ALUIZNI. Në ligjin e vjetër, për rastet e shtesave të pallateve, nëse njëri prej bashkëpronarëve të shtesës së pallatit nuk paguante, atëherë procesi pezullohej. Ndërkohë, që me ndryshimet e reja, procesi i legalizimit

vijon për pronarët që paguajnë tarifën e legalizimit për shtesën e pallatit apo godinat në bashkëpronësi, duke mos penalizuar pjesën që shlyen

detyrimet. Ky proces i ri legalizimesh, sipas ekzekutivit, pritet që t’i japë fund edhe çështjes së ndërtimeve informale në vendin tonë.

Në kuadër të “Ide të gjelbra 2013”

Projekti i mbështetur nga AMC, mobilie nga paletat e transportit Projekti i parë fitues i konkursit kombëtar “Ide të gjelbra 2013” synon ndërtimin e mobilieve me materiale të ricikluara. Ky konkurs u mbështetet nga AMC, Fondi Rockefeller Brothers, Balkan Trust for Democracy dhe Banka Credins. “Mobilie dhe objekte të riciklueshme” është një nismë që synon realizimin e mobilieve për shtëpi, bare, restorante dhe zyra përmes përdorimit dhe riciklimit të paletave të drurit. Kjo nismë do të zbatohet në Tiranë nga një sipërmarrëse e re Pezana Rexha, arkitekte. Individët që synohen të punësohen janë të rinjtë jetimë dhe pensionistët. Trajnimi dhe aftësimi i tyre në punë do të realizohet nga profesionistë të fushës, të cilët kanë dalë në pension. Gjithashtu, dy idetë e tjera fituese, të cila do të marrin gjithashtu, mbështetjen e AMC janë “Grumbullimi dhe përpunimi i vajit ushqimor të përdorur në restorantet shqiptare” dhe “Nga plehra në vlera”. Secila nga idetë fituese do të mbështetet financiarisht me shumën deri në 1.000.000 lekë (të reja). Tre idetë fituese janë bërë automatikisht pjesë e konkurrimit në nivel rajonal që do të organizohet nga Fondi Rockefeller Brothers dhe Partnerët Shqipëri, në korrik 2013. Mbështetja e kompanisë AMC vjen në kuadër të kontributit të përhershëm të saj për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Ekzekutimi i titujve ekzekutivë

Përmbaruesit privatë kanë arritur të përfundojnë 80 për qind të rasteve Përmbaruesit privatë kanë mundur të ekzekutojnë një pjesë të mirë të titujve ekzekutivë, duke lënë pas përmbaruesit shtetërorë. Pas futjes së shërbimit nga ana e përmbaruesve privatë në procesin e ekzekutimit të titujve ekzekutivë të gjykatave edhe numri i çështjeve të zgjidhura mësohet të jetë rritur ndjeshëm. Lajmin e ka bërë të ditur, sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Përmbaruesve Privatë, Ilir Dervishi, sipas të cilit nga 22 mijë tituj ekzekutivë, rreth 80 për qind të tyre iu kanë kaluar për ekzekutim përmbaruesve privatë, nga të cilat janë ekzekutuar tashmë mbi 70% e tyre. Sipas tij, do të kërkohet përmirësim i legjislacionit që përmbaruesit privatë të ekzekutojnë edhe vendime të çështjeve penale, dhe jo vetëm ato civile. Shërbimi përmbarimor privat ka përmirësuar punën në një nga segmentet më problematikë të zbatimit të ligjit, ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Ndërkohë, dhe ndryshimet e fundit të miratuara nga Kuvendi në Kodin e Procedurës Civile, kanë nisur t’i japin zgjidhje problematikës së krijuar me kreditë me probleme dhe vështirësive që sistemi bankar ka hasur me gjykatat për ekzekutimin e kolateralit. Këto ndryshime, vendosen si praktikë të pandryshueshme që në rastet e mosshlyerjes së kredive, bankat do të mund të ekzekutojnë kolateralin e vendosur si garanci, konform marrëveshjeve klient-bankë.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim

INSTAT: Rriten kostot për shpenzimet materiale në sektorin e ndërtimit Kompanive të ndërtimit u kanë kushtuar më shtrenjtë materialet e ndërtimit gjatë tremujorit të parë 2013. INSTAT raportoi se Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 101.4 për qind, duke shënuar një rritje prej 0.4 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012 Indeksi i Kushtimit në ndërtim ka shënuar një rritje me 1.1 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0.3 për qind. Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” është rritur me 0.1 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi indekset e çmimeve të nëngrupeve “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidro-sanitare” kanë shënuar ulje respektivisht me 0.1 për qind dhe 1.1 për qind. Ndërsa indeksi i çmimeve të nëngrupit “Materiale elektrike dhe komunikimi” ka pësuar një rritje prej 3.0 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Indekset e grupeve “Shpenzime transporti” dhe Shpenzime për pagat u ulën respektivisht me 0.3 dhe 0.7 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa, indeksi i grupit “Shpenzime makinerie” nuk ka pasur ndryshime gjatë këtij tremujori. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm një rritje me 2.5 për qind ka pasur grupi “Kosto të tjera”. Deri tani ky indeks është llogaritur duke marrë në konsideratë elementet e shpenzimeve për ndërtimin e një godine banimi me 5-6 kate.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.