Issuu on Google+

»10

FESTA E SHËN GJON VLADIMIRIT

Blushi e Imami bëjnë një orë paqe për hatër të besimtarëve E MËRKURË

5 QERSHOR 2013 VITI IX, NR. 2993 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 LEKË • € 1.5

gazetametropol.com

Thirrja e SHBA

Berisha me kombëtaren: Shtetasit amerikanë t’i Dua kualifikimin në botëror Kryeministri premton se do të ndjekë ndeshjen e rëndësishme në stadium. Shqipëria meriton fitoren në grup »3

shmangen mitingjeve, u druhen dhunës »4

NDRYSHOJNË VLERAT HARTA E RE DO TË SHËRBEJË DHE PËR S TAKSËN E HIPOTEKË

NDARJA E ÇMIMEVE KIVE SIPAS QARQEVE, BASH DHE KOMUNAVE

E NË FLETOREN ZYRTAR ET BOTOHEN KORRIGJIM PËR SHITBLERJEN

TË PËRNDJEKURIT

Emrat e të dënuarve politikë që marrin dëmshpërblimin Ministria e Financave publikon emrat e radhës që do t’u kalojnë paratë e këstit të dytë në llogaritë bankare

»10

LETRA E RAMËS

Prokuroria të ngrejë grup të posaçëm për zgjedhjet PS i dërgon letër Adriatik Llallës. “Ka shkelje penale që duhet të hetohen”, kërkohet monitorim përgjatë procesit »2

Opinion Nga NEBIL ÇIKA

Fushata si garë mes Berishës dhe Ramës

»16

“THE ECONOMIST”

Çfarë po ndodh në Turqi dhe pse?

»17

Çmimet e reja për pallatet sipas qyteteve »7

»5

KREU I LSI FLET PËR REZULTATIN

Meta: Në Parlament do të kemi më shumë se 10 deputetë

NISIN HETIMET PËR NDESHJEN

Biletat në tregun e zi nisin nga 30 euro deri në 100 Brenda ditës zhduket e gjithë shuma e hedhur në sportele. Policia evidenton shitësit e parë në rrugë, asnjë i ndaluar »8

WIKILEAKS

Julian Assange kundër Google: Jeni imperialistë të shekullit teknokrat Rikthehet lufta për dokumentet sekrete amerikane. Sulmi ndaj kontrollit të botës dixhitale dhe pabarazisë »15

ITALIA NË DURRËS

Ministri jugosllav: Në rast nevoje llogarisni Beogradin për ndihmë

»20-21

02

« POLITIKË

E mërkurë 5 qershor 2013 •

FUSHATA ZGJEDHORE, PS DENONCON KALLËZIME PENALE PRANË PROKURORISË

Edi Rama shkresë Kryeprokurorit Llalla “Të ngrihet një Task Force, me objekt hetimin e veprave penale”

P

ërpjekjet e Partisë Socialiste në parandalimin dhe eliminimin e çdo shkeljeje gjatë procesit zgjedhor janë përkthyer në nismë konkrete. Pas një shkresë së vetë kreut të PS-së Edi Rama në adresë të kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku i kërkon ngritjen e një taskforce për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, kjo parti ka depozituar dje dhe kallëzimet e para. Denoncimi Përmes nënsekretarit për çështjet zgjedhore Bledar Çuçi, PS-ja depozitoi pranë Prokurorisë kallëzimet e para penale. Disa drejtues çerdhesh, kopshtesh e shkollash janë denoncuar nga vartës të tyre, pasi, sipas kallëzimit penal, i kanë detyruar të marrin pjesë në mitingje, si dhe të aktivizohen në takimet e organizatave të PD-së. “Ne kallëzimet i kemi bërë me emra. Nuk është rasti këtu të përmend emra konkretë, por kanë të bëjnë me institucione, siç janë çerdhet apo shkolla të ndryshme. Drejtuesit e këtyre institucioneve janë edhe personat që janë kallëzuar dhe të penalizuarit janë sigurisht vartësit e tyre”, bëri me dije Çuçi. Njëkohësisht në kallëzimin penal si tij përveç presionit që është përdorur ndaj tyre, ata që kanë refuzuar janë larguar edhe nga puna. Shkresa Kreu i PS-së, Edi Rama, i ka kërkuar zyrtarisht prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla që të ngrejë një task-forcë posaçërisht për shkeljet në procesin zgjedhor. “Partia Socialiste e Shqipërisë po konstaton gjithmonë e më shpesh problematika që po pengojnë ushtrimin lirisht të të drejtave kushtetuese të shtetasve dhe subjektet zgjedhore që garojnë në këtë proces zgjedhor dhe po përpiqet t’i dokumentojë ato. Fakte të tilla si: presion individual apo familjar për devijimin e votës, detyrim për të marrë pjesë në aktivitete politike të studentëve të sistemit parauniversitar, nëpunësve të administratës publike apo dhënie e marrje premtimi për tregtimin e votës, përbejnë jo vetëm një shqetësim serioz për cenimin e garimit të ndershëm, por përbëjnë vepra penale, të cilat duhet të evidentohen dhe ndëshkohen nga ana juaj”, - shkruante Rama në shkresën zyrtare për Llallën. Gjykuar në këtë këndvështrim, kreu i PS-së iu drejtua Llalës me kërkesën për “ndërmarrjen e masave organizative, për krijimin e një task-force që të ketë si objekt të sajin të vetëm hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, të parashikuara nga Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal, duke pasur në vëmendje situatën e ngarkuar për periudhën e fushatës zgjedhore”.

Partia Socialiste e Shqipërisë

Tiranë qershor 2013

LËNDA: Kërkohet krijimi i një Task Force pranë Prokurorisë së Përgjithshme me objekt të vetëm hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve. DREJTUAR: Z. Adriatik Llalla Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqiperisë. I Nderuar Z. Prokuror i Përgjithshëm, Ka më shumë se një javë që ka filluar fushata zgjedhore dhe që në fillim të kësaj periudhe janë hasur problematika të karakterit penal, të parashikuara këto edhe në ndryshimet e fundit të bëra në Kodin Penal. Partia Socialiste e Shqipërise po konstaton gjithmonë e më shpesh problematika që po pengojnë ushtrimin lirisht të të drejtave kushtetuese të shtetasve dhe subjektet zgjedhore që garojnë në këtë proces zgjedhor dhe po përpiqet ti dokumentojë ato. Gjithashtu, kjo gjëndje shqetësuese është pasqyruar dhe vijon te pasyrohet përditë në median e shkruar, elektronike dhe atë sociale, me fakte konkrete dhe emra konkret. Fakte të tilla si presion individual apo familjar për devijimin e votës, detyrim per të marrë pjesë në aktivitete politike, të studentëve të sistemit parauniversitar, nënpunësve të administratës publike apo dhënie e marrje premtimi për tregtimin e votes, përbejne jo vetëm një shqetësim serioz per cënimin e garimit të ndershëm, por përbëjnë vepra penale të cilat duhet të evidentohen dhe ndëshkohen nga ana Juaj. Lidhur me sa me sipër, bazuar në kompetencat Tuaja kushtetuese dhe ligjore, Ju drejtohem me kërkesën për ndërmarrjen e masave organizative, për krijimin e një Task Force, që të ketë si objekt të sajin të vetëm hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, të parashikuara nga Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal, duke patur në vëmendje situatën e ngarkuar, në çdo aspekt të sajin, që është krijuar tashmë dhe pritet të theksohet më tej gjatë ditëve në vijim, për periudhën e fushatës zgjedhore. Shpreh besimin dhe bindjen time të plotë, se kërkesa që po ju paraqes do të vlerësohet prej Jush me rëndësinë dhe emergjencën, që ajo ka dhe do të ketë si përgjigje realizimin e një pune serioze, krejtësisht të pavarur nga aktoret dhe faktoret politike, sikurse jeni zotuar për të bërë dhe sikurse unë personalisht dhe të gjithë shqiptarët kemi shpresën, që do te arrini të përmbushni. KRYETAR I PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË EDI RAMA

KREU I PS-SË NË ZONAT E KORÇËS NË BISEDIME DHE PREZANTIME KANDIDATËSH

“Mungon shteti, vendi udhëhiqet nga qorra e shurdhër” Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, i përqendroi takimet e djeshme elektorale në qarkun e Korçës. Në këndet e fjalës në Vreshtas e Pustec, si dhe në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Maliq, kundërvënia ndaj qeverisjes aktuale ishte e ashpër, deri në mohim të ekzistencës së një shteti. Në gjykimin e kryetarit të socialistëve, qeveria e Kryeministrit Berisha, as më shumë e as më pak është si një kompani private që bën biznes me pronat e pasurive e shqiptarëve. Për këtë dha dhe ilustrimin. “Unë nuk e di se çfarë përrallash tregon gjyshi me antiplumb, por di që këtu në Maliq ka një përrallë: ajo e kënetës së famshme, që ne, kur ishim të vegjël, e dëgjonim si një përrallë të kohëve të lashta. Sot është kthyer dhe çdo ditë nxjerr

kurrizin e saj, duke u shtrirë në fushën e begatë të Maliqit. Sepse kjo qeveri, që i thotë vetes qeveri e Republikës së Shqipërisë, është një kompani private, që bën biznes me

pronat dhe pasuritë e shqiptarëve. Shqipëria është vendi që i ka të gjitha për të jetuar në begati, po kur vendi udhëhiqet nga qorra dhe shurdhër, që nuk kanë sy të shikojnë plagët e popullit të tyre, që nuk kanë veshë të dëgjojnë për shpresat dhe ëndrrat e popullit të tyre, atdheu humbet pasuri, bukuri, potenciale, shpresa dhe ëndrra”, - vuri në dukje Rama. Për këtë arsye, sipas tij, zgjedhja më 23 qershor është shumë e qartë. “Kush e do pushtetin në qafë, le ta mbajë gjyshin me antiplumb me gjithë 200 rojat dhe zinxhirët e skllavërimit për të gjithë ata që për një copë bukë punojnë në këtë shtet. Ndërsa kush do një qeveri në krah për ta pasur mbështetje në fshat dhe në qytet, duhet të votojë Partinë Socialiste”, - deklaroi Rama.

DEPUTETI SOCIALIST APEL VOTUESVE NË QARKUN FIER

Ruçi: Mos bëni pazar me votë “Të angazhuar për shëndetësi falas për të gjithë” “Duke dashur që t’u shmanget përgjigjeve të qarta që programi ynë jep kundër varfërisë, ai shpif. Ne flasim për 5 produktet bazë, që mbajnë gjallë frymën e një familjeje. Shqipëria ka në timon një drejtues që po e çon drejt humnerës. Duke ulëritur, në pamundësi për t’i treguar popullit se çfarë përmirësimesh solli në jetën e familjes së zakonshme, Saliu thotë: “Ç’është kjo,sidotëhiqen taksatpër 95% të shqiptarëve?!” Jo, taksat nuk do të hiqen, por do të ulen patjetër për 95% të shqiptarëve.”

“Mos bëni pazar me votën”, - ky ishte apeli që u drejtoi dje deputeti i PS-së Gramoz Ruçi nga komuna e Fier-Sheganit banorëve të kësaj komune, por dhe banorëve të qarkut të Fierit. Madje, sipas tij, edhe ata që kanë gjendjen civile në Fier-Shegan të kthehen më 23 qershor për të hedhur votën, pasi çdo votë është shumë e rëndësishme për të ardhmen e një gjenerate të tërë. “Nuk mund të bëni pazar me sigurinë tuaj, nuk mund të bëni pazar me të ardhmen tuaj, nuk mund të bëhet pazar me shërbimin shëndetësor, me drejtësinë në këtë vend, me punën tuaj me shumë djersë në tokë dhe në arë”, u shpreh kryesuesi i listës së kandi-

datëve socialistë në qarkun e Fierit. Ruçi ka bërë publik edhe një herë angazhimin për shëndetësi falas për të gjithë, pavarësisht se janë nga Jugu apo nga Veriu, pavarësisht se janë të pasur apo të varfër. Por edhe arsimi është një pikë e fortë e programit të socialistëve, ku të rinjve do t’u jepen dy drejtime dhe jo siç është gjendja sot. “Me votën për PS-në në numrin 29 ju i jepni fund pikëpyetjes: a mund të vazhdojmë më tutje që të ardhmen tonë, gjënë më të shtrenjtë tonën, fëmijët tanë, t’i lëmë me shkollë dhe pa shkollë? Pra, të vazhdojnë shkollën, por dalin analfabetë. Ja pse themi se duhet një rilindje edhe në fushën e arsimit”, - tha Ruçi.

AKUZA Vota e emigrantëve

PS: Fakte se PD tenton ta manipulojë Partia Socialiste akuzoi dje mazhorancën qeverisëse se po manipulon votën e emigrantëve. Përmes një deklarate për shtyp deputeti i PS-së Sajmir Tahiri akuzoi PD-në se po ofron bileta falas përmes kompanive ajrore që ka nën kontroll me kusht që emigrantët të vijnë dhe të votojnë këtë parti. “Rezulton se edhe djemtë edhe vajzat, motrat, vëllezërit, kunetërit, baxhanakët, krushqitë e pushtetit të Saliut, që kanë dyndur diplomacinë shqiptare, në bashkëpunim me kompaninë ‘Belle-Air’ monopolin më spektakolar të Lulzim Bashës, kanë filluar të ofrojnë bileta falas për emigrantët dhe studentët shqiptarë, duke i detyruar të votojnë për PD-në dhe ta provojnë këtë duke fotografuar votën. Partia Socialiste, unë dhe kolegët e mi, trupa e komisionerëve dhe e vëzhguesve të PSsë, vetë mbështetësit dhe votuesit e PS-së nuk do të lejojnë asnjë votues që të fotografojë votën, siç nuk do të lejojmë asnjë votues që të shkelë procedurën e votimit”, - tha ai.

Programi i LSI

Meta: Prioritet modernizimi i bujqësisë Plani i LSI-së për të vënë Shqipërinë në punë fillon nga rimëkëmbja dhe modernizimi i bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese në vend. Ky fakt u bë dje i ditur për fermerët e Lushnjës nga kreu i LSI-së Ilir Meta. Kështu, duke biseduar me fermerët, pronarë të një serre, Meta vlerësoi se “plani i punësimit i LSI-së fillon me sektorin e bujqësisë, me hapat konkretë që do të ndërmerren për rimëkëmbjen dhe modernizimin e saj, nga mbështetja dhe subvencionimi i këtyre aktiviteteve fundamentale, jo vetëm për të rritur mirëqenien e fermerëve tanë, por për të rritur prodhimin, për të rritur eksportet e Shqipërisë drejt vendeve të tjera, si rruga më e sigurt për një rritje të qëndrueshme dhe për një punësim të qëndrueshëm.” Gjithashtu, sipas tij, serrat do të kenë një mbështetje të veçantë. “Mbështetja e tyre në të gjitha drejtimet, që nga subvencionimi i një pjese të çmimit për karburantet dhe i të gjitha inputeve të tjera”, - garantoi Meta.

POLITIKË • E mërkurë 5 qershor 2013

»

03

NDESHJA NDAJ NORVEGJISË, KRYEMINISTRI TAKON EKIPIN KOMBËTAR

“Dua që Shqipëria të kualifikohet”, Berisha premton shpërblim Ervin Koçi

S

hefi i qeverisë, Sali Berisha, mesditën e djeshme takoi në Durrës futbollistët e Kombëtares shqiptare, duke u shprehur mbështetjen për ndeshjen e rëndësishme me Norvegjinë. Madje, Kryeministri shprehu dhe dëshirën që Kombëtarja të mund të luante në botërorin “Brazil 2014”. “Do të gëzohem shumë më tepër nëse do të shkoj në Brazil, ndaj ju uroj shumë suksese. E përgëzoj trajnerin De Biazi për punën që bën. E di që nuk e ka të lehtë dhe e ka me përgjegjësi të madhe”, - pohoi kreu i qeverisë gjatë takimit me trajnerin e Kombëtares shqiptare të futbollit. Gjatë takimit me futbollistët Berisha theksoi se pret një rezultat pozitiv në ndeshjen me Norvegjinë, duke shtuar se në rast fitoreje qeveria do të japë edhe vlerësimin e merituar. “Do të përpiqemi t’ju mbështesim dhe më shumë, sepse ju e meritoni plotësisht, se keni dëshmuar talent, aftësi. Futbolli është një sport me dinamizëm të paimagjinueshëm. Kur pashë spanjollët, thashë ‘këta kanë arritur qiellin’. Kur pashë gjermanët, thashë ‘këta e kanë kaluar’. Por gjermanët ishin edhe më të jashtëzakonshëm. Sa e vështirë është ta ndjekësh garën e futbollit! Ju uroj shumë sukses dhe ju siguroj se qeveria do të ketë një premium për fitoren tuaj. Kjo nuk vihet në diskutim, se ju e meritoni plotësisht. Shpresoj të fitoni, se sytë e shqiptarëve presin fitore nga ju.” Nga ana e futbollistëve ka qenë Bulku që ka falënderuar Berishën për takimin. “Dhe ne ju falënderojmë shumë dhe e rëndësishme është që të gjithë bashkë të japim maksimumin.” Kurse trajneri italian De Biazi në këtë takim me Kryeministrin shqiptar theksoi se “futbolli nuk është shkencë ekzakte”, duke ulur në këtë mënyrë entuziazmin e krijuar në prag të ndeshjes me kombëtaren e futbollit të Norvegjisë. Përkrahjen për ndeshjen ndaj Norvegjisë Kryeministri Berisha e ka deklaruar disa ditë më parë gjatë një takimi me biznesmenë në qytetin e Pogradecit, ku theksoi se do të ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur ndeshjen e futbollit. Me sa duket, ethet e fushatës elektorale kanë përfshirë të gjitha fushat në vend, madje edhe futbollin. Ndryshe nga herët e tjera, qeveria shqiptare në emër të vet Kryeministrit ka premtuar shpërblim për futbollistët e Kombëtares shqiptare, vlerë kjo që kap shumën e 10 mijë eurove për çdo futbollist në rast fitoreje me vendin nordik. Hera e fundit kur një kryeministër ka premtuar me gojën e tij shpërblime për futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit ka qenë në ndeshjen ndaj Greqisë në shta-

Mediu takim me banorët e Durrësit

“Duka do të jetë zëri i qytetarëve në parlament” Kryetari i Partisë Republikane ka zhvilluar dje një aktivitet elektoral në Durrës, ku ka prezantuar kandidatin e kësaj partie për këtë qark. Gjatë fjalës së tij Mediu foli me superlativa për Agron Dukën, i cili kryeson listën e Partisë Republikane për këtë qark. “Kur bisedova me Agronin për të kandiduar për PR-në, kam menduar në mënyrë të qartë që të mos jetë thjesht një deputet i Partisë Republikane, por të jetë një zë që të përfaqësojë banorët e qarkut të Durrësit, pavarësisht në janë republikanë, demokratë, socialistë, me dhe pa parti, sepse Agroni ka punuar gjatë gjithë karrierës së tij dhe jetës së tij, si politikan dhe si biznesmen, që ka qenë njeri i hapur për të dëgjuar me vëmendje të gjithë njerëzit, pavarësisht se cilës partie politike i përkasin. Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme”, - u shpreh Fatmir Mediu, kreu i PR-së. Agron Duka u largua nga Partia Socialiste pasi kjo e fundit nuk e vuri atë në listat e kandidatëve për deputet, duke e bashkuar atë me Partinë Republikane.

Topi takim elektoral në komunën Radë

“Legalizimet pa zgjedhje për shkak të abuzimeve”

torin e vitit 2004, kur kryeministër ka qenë Fatos Nano. Në ndeshjen e parë ndaj shtetasit viking Shqipëria arriti të fitonte me një rezultat minimal, duke shënuar një gol me Hambi Salihin. Tani në ndeshjen e kthimit, që luhet në Tiranë, futbollistët e Kombëtares janë edhe më shumë të motivuar për të fituar, pasi edhe shpërblimet financave nuk do të mungojnë. Në këtë fazë eliminatore për kualifikimin në botërorin “Brazil 2014” Shqipëria ka më shumë shanse se çdo herë tjetër për t’u kualifikuar, pasi janë marrë disa rezultate pozitive radhazi.

POLITIZIMI Futbolli në Shqipëri është parë shpesh si e vetmja fushë ku politika nuk mund të ndërhynte dot, por në këtë fushatë elektorale duket se as ky sport nuk po i shpëton dot politizimit. Takimi i Kryeministrit me ekipin kombëtar si dhe me trajnerin vetëm dy ditë papara ndeshjes solli përfshirjen e politikës në futboll. Me sa duket, kjo fushatë zgjedhore në vend do të jetë edhe më e ashpër, duke mos kursyer asnjë fushë të jetës në vend.

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, pasditen e djeshme ishte në fshatin Radë të qarkut Durrës. Në këtë takim me banorët e Radës kryetari i FRD-së vlerësoi pasuritë natyrore e turistike të kësaj zone. Ai akuzoi qeverinë aktuale për abuzimin dhe lënien pas dore të kësaj zone. “Mentaliteti komunist dhe frenues i qeverisë ka penguar zhvillimin e kësaj zone”, tha Topi. Duke iu referuar fushatës zgjedhore kryetari i FRD-së shtoi: “Fushata zgjedhore po realizohet me shumë zhurmë e daulle dhe kryetarët e partive të vjetra shkëmbejnë sharje e batuta, ndërkohë që ju keni nevojë për projekte konkrete për të ardhmen.” Duke përmendur premtimet e pambajtura nga qeveria dhe Kryeministri në këtë zonë, Topi tha se, nëse ata vijnë sot para jush me një kontratë me qytetarët, duhet të japin llogari për ato që nuk kanë bërë. Ndërsa përmendi problemin e legalizimeve, kreu i FRDsë theksoi se shumica e familjeve në zonën e Manzës nuk kanë certifikatë pronësie, për shkak se politika ose është e paaftë, ose e bën qëllimisht për t’i hapur rrugë abuzimit me trojet turistike.

Topalli me emigrantë në Romë

“Kthehuni për zgjedhjet dhe votoni për Shqipërinë europiane”

Berisha: Rama i bllokoi 3 ligjet

Shqiptarët që jetojnë në Romë mirëpritën në një takim entuziast në kryeqytetin italian Kryetaren e Kuvendit, nënkryetaren e Partisë Demokratike Jozefina Topalli. Nën thirrjet e simpatizantëve të Partisë Demokratike u prezantua edhe videokonferenca që Kryeministri dhe Kryetari i PD-së Sali Berisha zhvilloi me ta. Në fjalën e tij në video konferencë, Kryeministri Berisha theksoi arritjet që qeveria e drejtuar nga demokratët ka bërë në këta 8 vjet. “Të dashur bashkëkombëse dhe bashkëkombës të mi në emigracion në Itali, miqësisht ftoj secilin prej jush të vij në Shqipëri më 23 qershor për të firmosur me votën e tij projektin e Shqipërisë së zhvilluar, projektin e Shqipërisë europiane”, - u shpreh Kryeministri ne mesazhin e tij. “Programi ynë garanton 3-5 vjet pa asnjë taksë për çdo biznes që emigrantët e kthyer do të hapin për Shqipërinë e zhvilluar”, - tha Jozefina Topalli. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kandidati për deputet i qarkut të Tiranës Tritan Shehu.

PD mitingje elektorale në Roskovec, Divjakë e Rrogozhinë

LZHK fushatë elektorale në Durrës

KRYEMINISTRI PREMTON ANËTARËSIMIN NË BE BRENDA 4 VJETVE

Kryeministri Sali Berisha prezantoi dje në Roskovec kandidatët e djathtë për deputetë në qarkun Fierit. Në fjalën e tij kreu i qeverisë garantoi se në 4 vjetët e ardhshëm do të krijojë dhjetëra mijë vende pune. “Ne duam votën tuaj për arsye se duam të krijojmë në Fier e Roskovec 250 mijë vende pune. Ne krijojmë vende punem sepse falë nesh bizneset e vogla u rritën. Por ti shoku (e ka fjalën Ramës) nuk ke arritur të kuptosh se ndërtimi i rrugëve më shumë se çdo gjë tjetër, do të thotë se është punë dhe punësim, se ne me ndërtimin e rrugëve punësuam mijëra shqiptarë. Aty ku shkon rruga, shkon shpresa, biznesi, aty ndërtohet ferma, 2-fishohet dhe 3-fishohet”, - tha Berisha, që më tej akuzoi të majtën për bllokimin e integ-

rimit dhe marrjen e statusit të Shqipërisë si vend kandidat në Bashkimin Europian. Kryeministri garantoi se qeveria e tij do të realizojë marrjen e statusit të vendit kandidat. “Ne nuk mund të imagjinojmë kurrë të pengojmë këtë proces, por së bashku me ju e konsiderojmë jetik, ndaj ne do të marrim statusin, do të hapim negociatat, që pala tjetër e bllokoi. Ju jeni dëshmitarë. I mbajti peng 3 ligjet, që në fund u detyrua t’i miratojë”, - tha mes të tjerash Berisha. Gjatë ditës së djeshme Berisha zhvilloi edhe dy mitingje të tjera, njëri në Divjakë dhe tjetri në Rrogozhinë, ku numri i pjesëmarrësve ishte tejet i larë. Edhe në këto aktivitete ai premtoi 250 mijë vende të reja pune si dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Shehi: Kemi ende shumë punë për të bërë Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Durrësit, ku kryetari i kësaj force politike u pretoi simpaziantëve të tij se LZHK-ja së bashku me koalicionin ku merr pjesë do të investojë më shumë në katër vjetët që vijnë. Në fjalën e tij Dashamir Shehi premtoi se në mandatin e ardhshëm do të ndërtohen më shumë rrugë, porte e aeroporte, në mënyrë që vendi të zhvillohet më shumë. Amortizimi i disa prej sektorëve të transportit, sipas Shehit, ka ardhur për shkak të regjimit të shkuar. “Kemi akoma punë në dorë, punë që kanë filluar dhe që duhen mbyllur. Me punë kam parasysh rrugë, porte dhe aeroporte, që janë gjëra të dukshme kur kemi institucione për të ndërtuar, ligje për të aprovuar, administratë më të kualifikuar. Na duhet koha e mjaftueshme për të korrigjuar dhe gabimet që janë bërë në periudhën tjetër”, - u shpreh Dashamir Shehu. LZHK-ja në këto zgjedhje është në koalicion me Partinë Demokratike dhe që tani ka siguruar një mandat deputeti, pasi kryetari i saj, Shehi, është në listat e PD-së.

04

« POLITIKË

E mërkurë 5 qershor 2013 •

SHBA: AMERIKANËT T’U SHMANGEN TUBIMEVE ELEKTORALE NË SHQIPËRI

Amerikanët i druhen dhunës në mitingje Faqja e ambasadës së SHBA në Tiranë paralajmëron amerikanët Ervin Koçi “Fushata nisi dhe tubimet elektorale deri më 23 qershor do të jenë të shumta. Qytetarët amerikanë që jetojnë në shtetin shqiptar këshillohen nga ambasada e shtetit të tyre që t’u shmangen tubimeve elektorale, pasi situata mund të tejkalojë dhe në dhunë”, njoftohet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane, ku kujton qytetarët amerikanë që udhëtojnë përkohësisht apo janë rezidentë në Shqipëri se në këtë shtet ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 23 qershor. “Tubimet pritet të shtohen gjatë sezonit elektoral, dhe kjo njihet si një pjesë normale e proceseve demokratike, por qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të vetëdijshëm për sigurinë e tyre personale, duke evituar tubimet publike që kanë lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit, të evitojnë çdo lloj mitingu në Tiranë e kudo në vend. Të gjitha tubimet dhe mitingjet elektorale kanë potencial për të pasur konfrontime dhe të tejkalojnë në dhunë”, - thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri. “Ju duhet të evitoni

Isaraj: Nuk mbulohet paniku me gjethe fiku

Erla Mëhilli: Deputeti i PS tentoi të na aksidentonte

zonat e demonstrimeve dhe të keni shumë kujdes në rast se këto grumbullime, protesta apo demonstrata janë të mëdha. Mbledhjet masive mund të shkaktojnë trazira në të gjithë qytetin ku ato mbahen. Demonstratat që ndodhin në

një qytet kanë potencialin të çojnë në tubime publike dhe në demonstrata në të gjitha zonat e tjera në qytetet ku ato ndodhin”, - shkruan më tej ambasada. Po kështu qytetarët amerikanë këshillohen të informohen nga mediet dhe nga lajmërimet

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT DREJTORIA E PËRGJITHSHME E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE DREJTORIA E SHËRBIMEVE JURIDIKE SEKTORI I SHPRONËSIMEVE

Adresa: Sheshi “Skënderbej”, nr.5, Tiranë Tel:++355 42 380793; Fax: ++355 42 232389

SHPALLJE KËRKESE PËR SHPRONËSIM PUBLIK “Shpallje Kërkese për Shpronësim Publik Ministria e Punëve Publike dhe Transportit shpall kërkesën për shpronësim për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i segmentot rrugor “Ura e Drinit – Ura e Bunës” (Hyrje e Qytetit Shkodër). Subjekti kërkues i këtij objekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Me anë të këtij publikimi në shtyp kërkojmë të vëmë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me V.K.M. nr. 138, datë 23.03.2000 “Për kriteret tekinke të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuri të pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik” i ndryshuar. Pronarët që kanë emrin në listen emëror edhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen titullin e pronësisë, apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentat përkatëse në Ministrinë kompetente (Ministria e Punëve Publike dhe Transportit). Vlera totale e shpronësimit është 3.098.361 (tre million e nëntëdhjetë e tetëmijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë. Lista e pronarit qe shpronesohen si rezultat I ndertimit te segmentit "Rruga Hyrese Shkoder" Nr.

Emri

Pronari Atsia

Mbiemri

1 SANDER PASHK LUANI TOTALI

ZK

Nr Pas

8581

18/699

Vlera

Shenime Proces Rikonformimi dhe rivleresimi 3098361 3098361

e qeverisë në lidhje me situatat e trazirave që mund të shkaktohen gjatë kohës parazgjedhore. Qytetarët amerikanë këshillohen të lajmërojnë në çdo rast ambasadën për shqetësimet e mundshme që mund të kenë për këto situata.

Zëdhënësja e Kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, akuzon deputetin socialist Arben Isarai se ka tentuar të nxjerrë nga rruga makinën ku udhëtonin punonjësit e zyrës së shtypit të Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” Mëhilli bën të ditur se makina e deputetit socialist bëri një parakalim të gabuar në Fier, me qëllim që të nxirrte nga rruga makinën e Kryeministrisë. “Rrugës për në Fier, në autostradë, një makinë me vetëdije të plotë, pasi na u afrua dhe pa kush ishte në makinën tonë, tentoi të na nxirrte nga rruga makinën ku udhëtoja unë dhe zyra e shtypit. Policia e ndaloi në dalje të Fierit, dhe kush ishte? Deputeti i Partisë Socialiste Arben Isarai. As që dua ta di për të vëllain, që e ka kriminel dhe burgaxhi, as për atë vetë, që është deputet. Këtu do të lahen të gjitha”, - shkruan Mëhilli në “Facebook”. Isaraj “Nuk mbulohet paniku me gjethe fiku”, - ka qenë reagimi i Arben Isarajt në “Facebook” ndaj deklaratës së zëdhënëses së Berishës. Isaraj i ka cilësuar “skenar halucinacionesh” deklaratat e zëdhënëses si dhe shenja paniku nga humbja më 23 qershor. “Shpifjet dhe paniku po shoqërojnë gjithë fushatën elektorale të qeverisë që po ikën. Zëdhënësja e Kryeministrit ka shpikur sot një skenar halucinant aksidenti, sipas të cilit unë i jam vënë pas në rolin e kamikazit për ta asgjësuar fizikisht dhe për të rrëmbyer fjalimin e Roskovecit (!). Sindroma e shefit të blinduar duket se ka prekur edhe çupëzën me fantazi të shfrenuar”, shkruan Isaraj. Ndërkaq policia e Fierit bën të ditur se ka pasur një njoftim për parakalim të gabuar në afërsi të Kolonjës në Lushnjë ndërkohë që kalonte eskorta e Kryeministrit.

SONDAZHI I IPR MARKETING

Shqiptarët nuk i besojnë asnjë politikani në vend Në sondazhin e publikuar prej “Ora News”, në emisionin “Tonight” të Ilva Tares, nëpërmjet kompanisë IPR Marketing rezulton se më shumë se gjysma e popullsisë nuk ka besim te politikanët. Ndërsa 15 për qind i besojnë Berishës, 11 Ramës dhe 5 për qind Bamir Topit. Kompania ka dalë në këtë rezultat pas pyetjes se nga cili politikan do të donit ti blinit një makinë. Nga ana tjetër përsa i përket situatës zgjedhore, shqiptarët preferojnë dhe arritjen e një koalicioni qeverisës mes PS dhe PD. Kështu në rast se asnjë forcë politike nuk do të mund të marrë numrin e duhur të votave për të formuar qeverinë të pyeturit kanë shprehur qëndrimin dhe pro një koalicioni mes Berishës dhe Ramës. Një rezultat ky i ccuditshëm, sidomos pas marrëveshjes mes Metës dhe Berishës. Përsa i përket votimeve nga sondazhi rezulton se 57 për qind e votuesve janë me të majtën me 10 mandate, ku 9 mandate i ka PS dhe një LSI. Nga ana tjetër PD ka 30 për qind me 5 mandate dhe një e ka PDIU me 4 për qind. FRD

merr 2.5 për qind dhe nuk arrin asnjë mandat. Ndërkohë që marzhi i gabimit shkon më lartë nga pranueshmi duke shënuar -/+ 3.2 për qind. Përsa i përket rezultatit kombëtar sondazhi reflekton se koalicioni I majtë ka arritur në 50 për qind ndërsa ai I djathti ka shkuar në 43.5

për qind. Nga ana tjetër dhe PD e PS Brenda koalicionit kanë rritje të mbështetësve. Ndërsa FRD ka marrë 3.7 përqind. Me ulje është Aleanca Kuq e Zi e cila shkon në 2 përqind në krahasim me 4 për qind që kish më parë. Në këtë rast marzhi gabimit shkon në 2.5 për qind.

INTERVISTË • E mërkurë 5 qershor 2013

»

05

INTERVISTË E KRYETARIT TË LSI-së ILIR META DHËNË TELEVIZIONIT “ABC NEWS”

Meta: Nga zgjedhjet LSI do të fitojë mbi 10 deputetë K

ryetari i LSI-së, Ilir Meta, në një intervistë të dhënë për “ABC News” ka theksuar se do të marrë më shumë se 10 deputetë në parlamentin e ardhshëm. Ndërkohë ai thekson se e majta do të fitojë me mbi 200 mijë vota më shumë nga koalicioni i djathtë. - Z. Meta, kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 23 qershorit, cilat janë pritshmëritë e Lëvizjes Socialiste për Integrim? - Pritshmëritë tona janë tepër pozitive. Në radhë të parë ne do të kontribuojmë për një fushatë sa më pozitive, sa më konstruktive, sa më qytetare, sepse mendoj se është shumë e rëndësishme për vendin dhe për gjithë qytetarët tanë që të kemi zgjedhje të standardeve evropiane. Pritshmëritë janë tepër pozitive edhe për Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe në veçanti për Lëvizjen Socialiste për Integrim. - Të përkthyera në shifra? - Unë besoj se do të jetë një diferencë tepër e dukshme, rreth 200 mijë vota, ose të paktën 80 mandate për koalicionin e opozitës. - Po rezultati për Lëvizjen Socialiste për Integrim cili do të jetë? - Rezultati i LSI-së do të jetë gjithmonë dyshifror. - Zoti Meta, me katër mandate deputetësh pas zgjedhjeve të 2009-s siguruat tri poste ministrore. Kur ju flisni për shifra dyshifrore në zgjedhje, deri në ç’masë shkon pritshmëria për pushtetin e ardhshëm, në rast se ai do të vijë? - Për ne nuk është çështje raportesh të tilla. Për ne është e rëndësishme që vendi të fillojë një perspektivë tjetër, një perspektivë të re. Në radhë të parë të një mazhorance të re, e cila di të krijojë një ambient bashkëpunues, jo vetëm me opozitën e ardhshme, por dhe me të gjithë aktorët e tjerë. Për një qeveri më gjithëpërfshirëse, vendimet e së cilës të kenë impakte pozitive, afatgjata për të gjithë vendin. Pra, nuk është thjesht shqetësimi i raporteve për të nesërmen midis PS-së dhe LSI-së. - E rëndësishme është marrja e një përgjegjësie në një qeverisje të ardhshme, përgjegjësi që e shihni të fokusuar ku? - Ne do të marrim të gjitha përgjegjësitë që qeverisja e ardhshme të jetë një qeverisje efektive, një qeverisje që do të përballohet me sfidat më të mëdha me të cilat ndeshen qytetarët tanë, por mbi të gjitha një qeveri bashkëpunuese në të gjitha ato elemente që unë përmenda dhe më parë. Pasi vendi, që deri tani ka pasur një qeveri ku ka qenë pjesë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, por klima e përgjithshme, ngërçi i shkaktuar nga një pasion për t’u konfliktuar ka sjellë shumë kosto dhe ka devijuar shumë energji, të cilat duhej të ishin investuar për qeverisjen e vendit drejt konflikteve dhe stanjacionit. - Ka një marrëveshje postzgjedhore midis jush dhe z. Rama për mënyrën se si do të ndahet pushteti dhe përgjegjësitë që do të marrë LSI-ja, deri ku shkon kjo? - Ne kemi arritur një marrëveshje, marrëveshja e Shkodrës, e cila është e njohur për të gjithë dhe mendoj se është një marrëveshje tepër parimore, që tregon një vizion të përbashkët për një përmirësim substancial të qeverisjes, si koncept në radhë të parë. - Në rast se flasim për kosto konkrete? - Është tepër herët për të folur për këtë gjë, sepse mendoj se çdo gjë do të jetë rezultat edhe i leximit të votës së qytetarëve shqiptarë. - A diskutohet një post si kryetar parlamenti për Ilir Metën, sepse zëra ka? - Nuk diskutohet asnjë lloj posti. Sot diskutohet suksesi dhe fitorja e këtij koalicioni dhe njëkohësisht kontributi i këtij koalicioni për të garantuar një proces zgjedhor të niveleve sa më të larta, duke pasur në konsideratë disa shqetësime që janë krijuar deri tani, siç është rasti i KQZ-së apo dhe problematika të tjera. - Forca kryesore e koalicionit ka edhe të drejtën e postit kryeministror. Ju nuk e keni deklaruar ambicien tuaj, po as nuk e keni

mohuar. Si e shpjegoni këtë situatë? - Ambicia jonë është që Shqipëria të vihet në punë, sepse është në stanjacion. Kjo është çështja jonë kryesore dhe të kemi një mazhorancë dhe një program që si objektiv kryesor ka pikërisht si të vihet Shqipëria në punë, si të vihen shqiptarët në punë, pasi kjo është sfida më e madhe, që ka të bëjë edhe me vetë rritjen ekonomike të vendit. Kjo sepse vetëm pak ditë më parë raporti i Bankës Europiane për Investim dhe Zhvillim tregonte në mënyrë të qartë se për tremujorin e parë të këtij viti rritja ekonomike në vend ishte 0.5 për qind, që do të thotë shumë pranë recensionit, pranë rënies ekonomike, gjë që do të ishte mjaft negative për të gjithë. Pra, objektivat tonë kanë në plan të parë interesin e vendit dhe interesin e qytetarëve tanë. - Për këtë duhet bashkëpunim. - Patjetër. Ne kemi treguar se jemi një forcë tepër bashkëpunuese, tepër konstruktive, jemi një forcë që u qëndrojmë marrëveshjeve. - Duke iu referuar rastit të z. Tavo në Gjirokastër, që ka akuzuar për negociata për eliminimin e LSI-së në këtë qark nga PS-ja dhe PD-ja, si dhe rastin e kryebashkiakut të Lezhës, i cili akuzohet nga të dyja palët e këshillit bashkiak. Janë raste sporadike apo ekziston dhe frymë në bazë? - Mendoj se këto janë raste me karakter më shumë lokal, por Lëvizja Socialiste për Integrim jo vetëm në qarkun e Gjirokastrës, po edhe në qarkun e Lezhës, kudo në gjithë vendin është tepër e organizuar, tepër konstruktive. Ne nuk bëjmë fushatë negativiste. Nuk është ky qëllimi ynë. Qëllimi ynë është të përçojmë mesazhe pozitive, konkrete, të qarta, tokësore, të prekshme dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. - Ju kthehet në të njëjtën monedhë nga aleati juaj kryesor, z. Rama dhe Partia Socialiste? - Mesazhet e z. Rama janë tepër konstruktive. - Pse nuk keni vendosur të dilni së bashku me z. Rama në fushatë? Pse nuk e ndërmerrni një hap të tillë, qoftë edhe për të rritur raportet e besimit me elektoratin majtë? - Sepse nuk ekziston një shqetësim i tillë në elektoratin e majtë apo në elektoratin opozitar. Më shumë këto janë stisje analistësh, për arsye se ne jemi shfaqur publikisht. Jemi shfaqur në Shkodër, jemi shfaqur në Pallatin e Kongreseve në konventën e organizuar nga Partia Socialiste, ku kemi qenë të ftuar dhe kemi përshëndetur dhe jemi me z. Rama në komunikimin të vazhdueshëm. Por duhet të keni parasysh që kjo është një fushatë, ku, në fund të fundit, çdo forcë politike synon të marrë sa më shumë vota dhe sa më shumë përkrahje, dhe kjo është më se normale. Nuk jemi si në rastin, po themi si në zgjedhjet lokale, ku mund të dilet me një kandidat të përbashkët për kryetar bashkie, të cilin e mbështesin të gjitha forcat politike. Pra, jo vetëm LSI-ja me PS-në, por të gjitha partitë në koalicion secila ka fushatën e saj, ka mesazhin e saj specifik, por mesazhi i përgjithshëm është rrotacioni, është ndryshimi. - Megjithatë, duke pasur parasysh marrëdhënien tuaj me z. Rama, të gjithë kanë të drejtë të bëjnë pyetje. Jeni zhgënjyer deri tani 2 herë. Nëse zhgënjeheni për herë të tretë, kujt i mbetet faji? - Ata që duan të mbeten dyshues, kështu kanë për të ngelur gjithmonë. Për sa u takon raporteve tona, mendoj që ato janë parimore, janë konstruktive dhe janë edhe shumë bashkëpunuese. Besoj se kështu do të vijojmë edhe pas 23 qershorit. - Zoti Meta, në rast se do të gjendeshit pas 23 qershorit në të njëjtat pozita, me të njëjtat shifra si në vitin 2009, mbi të njëjtat parime do ta ringrinit një urë bashkëpunimi me z. Berisha? - Së pari, historia asnjëherë nuk përsëritet njësoj. Së dyti, rasti i vitit 2009 ka qenë një rast i veçantë dhe konkret, duke pasur parasysh raportin jobashkëpunues të krijuar me lidershipin

e PS-së në atë kohë dhe duke pasur parasysh se LSI-ja u dëmtua jo pak nga kodi që u iniciua në të kohë, i cili kishte si qëllim kryesor pikërisht dëmtimin e LSI-së dhe të partive të tjera. Ndaj rezultati që doli nga zgjedhjet e vitit 2009 ishte i tillë që impononte koalicion dhe nga pikëpamja morale, pavarësisht se nga pretendimet e lidershipit të PS-së në atë kohë, ishte plotësisht i moralshëmm sepse LSI-ja kishte bërë fushatën e saj, ishte sulmuar shumë ashpër edhe nga PSja dhe në fund fare kishte një rezultat që i jepte dy mundësi: ose të bëhej një faktor bllokimi, ose të bëhej një faktor stabiliteti dhe një faktor që të kontribuonte në qeverisjen e vendit. Natyrisht që ne ndërmorëm këtë të dytën dhe mendoj se bëmë mirë. - Për të qenë sërish një faktor stabiliteti, do ta bënin të njëjtën gjë pas 23 qershorit? - Mendoj se çdo vazhdimësi e mëtejshme me PD-në nuk do të ndihmonte stabilitetin e vendit, përkundrazi. Unë ju përmenda vetëm një tregues, atë të BERZH-it, i cili është zyrtar, për tremujorin e parë të këtij viti, ku rritja ekonomike e Shqipërisë është vetëm 0.5%. Ndërkohë që, po të shikojmë edhe fushatën e ndërtuar nga PDja, edhe fjalimet e z. Berisha, ka një eufori të jashtëzakonshme, që është jashtë këtij realiteti. Po të vazhdohet në këtë mënyrë, pa dyshim që vendi do të shkojë drejt recesionit dhe drejt një krize akoma më të thellë. Por nuk besoj se do të lindë mundësia për të qenë në dilema të tilla, për arsye se paraneni i përcaktuar në një koalicion parazgjedhor, që do të thotë se ky koalicion është dhe paszgjedhor, është në qeverisje, por mund të jetë edhe në opozitë teorikisht në respekt të demokracisë. Por absolutisht të jeni të sigurt se koalicioni i ri është një koalicion që do të fitojë tepër bindshëm. - Objektivi kryesor mbetet rimëkëmbja ekonomike e shqiptarëve. Ju e thoni këtë, z. Meta, këtë e thotë edhe z. Rama, por mënyra se si e koncepton këtë rimëkëmbje z. Rama është krejt e ndryshme nga ajo që keni deklaruar ju. Si do të mund të bashkëpunoni në një drejtim të tillë me z. Rama? - Unë mendoj se ne duhet të kemi më shumë durim deri më 23 qershor për të lexuar edhe votën e qytetarëve shqiptarë. Për sa u takon çështjeve programore, LSI-ja ka një program të saj. Ajo që mendoj unë se ka të veçantë LSI-ja është se të gjitha politikat programore kanë një objektiv të qartë, që është rritja e punësimit në vend. Edhe politikat arsimore, edhe politika e taksave është në këtë funksion. Natyrisht që taksat ne i shohim si një instrument në drejtim të arritjes së atyre objektivave strategjike që duhen përcaktuar. Në objektivat tona strategjike është e para të rritet ekonomia, sepse, në qoftë se nuk prodhohet, në qoftë se nuk shitet, në qoftë se dikush nuk punon, atëherë nuk ke se çfarë takse t’i marrësh. Me këtë funksion, politikat tona mendoj se janë të fokusuara shumë drejt. Dhe politikat e taksave i shikojmë në këtë funksion. Për sa u takon pastaj elementeve më konkrete, unë kam vënë re që z. Rama ka qenë fleksibël në tryezat e ndryshme që ka organizuar me komunitetin e biznesit etj. Megjithatë, ne do të ulemi për këtë çështje dhe mendoj se do të prevalojë logjika dhe argumenti ekonomik mbi të gjitha. - Sa u takon çështjeve të tjera që përdoren fuqishëm në këtë fushatë elektorale janë shëndetësia, të cilën z. Rama e ka shpalosur me një program të gjatë, duke e konsideruar shëndetësinë e deritanishme zero. Janë koncesionet gjithashtu, të cilat z. Rama do t’i anulojë pas ardhjes në pushtet. Janë dy sektorë të mbuluar nga LSI-ja. Në mos direkt, indirekt në këto akuza të z. Rama akuzoheni ju, apo jo? - Së pari, nuk ndihemi aspak të akuzuar. Mendoj se problemi kryesor i sistemit shëndetësor është financimi tepër i ulët. Pra, financimi i shëndetësisë është jashtëzakonisht i ulët. Së dyti, ne jemi të hapur për transparencë për

gjithçka ka ndodhur këta tetë vjet. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, asnjë lloj meraku. Ajo që të gjithë politikanët shqiptarë, mendoj unë, duhet të kuptojnë dhe për të cilën duhet një gjithë përfshirje në këtë debat dhe në vendimmarrjet e ardhshme kur bëhet fjalë për fatet e një vendi është pikërisht të përqendrohemi në realizmin e një modeli të ri ekonomik për vendin, të një modeli që garanton një rritje të qëndrueshme, e cila mund të vijë vetëm përmes stimulimit të prodhimit, përmes stimulimit të eksporteve, përmes stimulimit të uljes së importeve, duke nxitur prodhimin në vend. Përndryshe mendoj se gjithçka tjetër do të ngelet në nivelin e një retorike të karakterit politik. Fokusi i LSI-së është pikërisht përqendrimi në këto prioritete, sepse politika prandaj është, për të vendosur prioritete. - Cilat janë pikat me të cilat do t’i imponoheni z. Rama dhe nuk do të toleroni lëvizje nga programi juaj? - Çështja kryesore e LSI-së është avancimi i të gjitha reformave që kanë të bëjnë me integrimin europian të vendit, jo thjesht në kuptimin e përgjithshëm, por në kuptimin konkret të ecurisë së gjithçkaje në përputhje me direktivat e BE-së në çdo fushë. Mendoj se Shqipëria e ka një rrugë të qartë, të përcaktuar, e rëndësishëm është vullneti për të ecur më shpjet dhe një frymë sa më bashkëpunuese, jo thjesht midis partive të koalicionit të nesërm. Nuk mendoj se është ky problemi më i rëndësishëm, por i një frymë e përgjithshme bashkëpunimi ku të gjithë të ndihen të përfshirë në këtë proces dhe në qeverisjen e vendit. Jo thjesht duke qenë pjesë e qeverisë, por duke kontribuar me mendimet e tyre, me idetë e tyre, sepse në këtë vend ka shumë njerëz që kanë shumë përvoja të dobishme, zëri i të cilëve duhet dëgjuar. - Në frymën e bashkëpunimit problemi kryesor i këtyre zgjedhjeve është KQZ-ja. Kemi një deklaratë të z. Islami, që thotë se z. Rama nuk i zëvendëson vendet vakante, sepse ka frikë se Ilir Meta firmos dhe certifikon rezultatin e zgjedhjeve. Sipas gjykimit tuaj, a duhet bërë sa më shpejt ky zëvendësim? - Gjykimi im, besoj dhe i gjithë atyre që kanë pasur mundësinë për t’u përqendruar se çfarë ndodhi me KQZ-në, ka qenë dhe mbetet që kjo lojë nuk duhet të ishte hapur nga ana e mazhorancës aktuale. Pra, cenimi i pavarësisë dhe integritetit të KQZ-së, ashtu sikurse për fat të keq edhe ndodhi. Jemi në një situatë ku praktikisht kemi një gjysmë KQZ. Natyrisht që kjo nuk është një gjë e mirë për të gjithë, jo vetëm për PD-në dhe për z. Berisha, që kanë përgjegjësitë kryesore, por për të gjithë vendin. Sigurisht që ka krijuar shumë shqetësim. Por natyrisht që i lë të tilla sepse synimi është për të kontestuar zgjedhjet janë shumë të gabuara. Sepse janë po këta që në momentin që ndodhën dorëheqjet individuale të anëtarëve të KQZ-së paralajmëruan se opozita do të bojkotojë, do të shtyjë zgjedhjet, ndërkohë që nuk ndodhi kjo gjë. Përkundrazi, opozita respektoi Kodin në çdo element të tij, po merr pjesë në gjithë procesin e administrimit të zgjedhjeve dhe jo vetëm që nuk ka tentuar t’i shtyjë zgjedhjetm por ka shprehur dëshirën për t’i afruar ato. - Zgjidhja sipas jush? - Zgjidhja për mua duket e pamundur pa një reflektim nga ana e mazhorancës, sepse çdo zgjidhje tjetër nuk është se do të rivendoste integritetin e KQZ-së, thjesht do të plotësonte jo tri vende përfaqësimm por do të plotësonte tri vende pune. Kështu që integriteti i KQZ-së është dëmtuar rëndë. Tani çdo veprim i KQZ-së është në monitorimin e opinionit vendas dhe atij ndërkombëtar. Në rast se nuk ka reflektim nga mazhoranca, zgjidhja është vazhdimi i procesit në gjithë nivelet e tjera. Zgjedhjet nuk i vendos KQZ-ja, dhe numërimet nuk i bën KQZ-ja, por ndodhin në tryezat e numërimit dhe në KZAZ sipas qarqeve.

06

« SOCIALE

E mërkurë 5 qershor 2013 •

VONOHET FURNIZIMI, REZERVAT MË TË VOGLA SE KËRKESA E PACIENTËVE PËR GJAK

Mungon gjaku në Spitalin Ushtarak Bluzat e bardha: Njerëzit nuk dhurojnë gjak, mungon sensibilizimi Erta Bode

S

pitali Ushtarak i pret pacientët pa pasur rezerva gjaku në magazinën e tij. Në këtë qendër spitalore mungon gjaku për transfuzion dhe nga bluzat e bardha dhe infermierë të qendrës bëhet me dije se furnizimi nuk ka ardhur dhe rezervat janë të papërfillshme. Qeset e gjakut boshatisen pa u sistemuar ende, dhe kjo është mungesa më e madhe e gjakut në të gjithë vendin. Mjekët bëjnë me dije se mungesa e sensibilizimit, procedurat për dhurimin e gjakut i kanë larguar njerëzit nga ky gjest human, që shpëton jetën e një pacienti. Mjekët tregojnë se 95% e aksidenteve dhe 80% e operacioneve kërkojnë patjetër transfuzion gjaku. Por mungesat dhe nevojat e larta mbushen nga dhurimi i gjakut që bëjnë familjarët e pacientit. Gjithashtu bluzat e bardha tregojnë se nuk është hera e parë që furnizimi me gjak i kësaj qendre vonohet, por atëherë ka pasur edhe rezerva, ndërsa tani është më alarmante, sepse sasia e rezervave është e papërfillshme. Situata Në Qendrën Spitalore Ushtarake të Tiranës mungon sasia e gjakut që duhet të jetë në gjendje në magazinë. Furnizimi nuk ka ardhur, pra kërkesa që është bërë, por dhe rezervat janë të papërfillshme për kërkesën e pacientëve për gjak. Ajo çfarë ndodh është një rrezik më shumë për pacientin, i cili përpos sëmundjes përplaset edhe me faktin se s’ka gjak. Faktikisht dhurimi i gjakut është një fushatë sensibilizuese, që është lënë pas dore dhe për të cilën njerëzit nuk ndërgjegjësohen. Banorët mezi e kuptojnë, por edhe kur e kuptojnë, e anashkalojnë

Pasi janë lajmëruar se Spitali Ushtarak ka vonesë në furnizimin me gjak dhe ndërkohë nuk ka sasi të konsiderueshme rezervë, vetë ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ka bërë me dije se në radhë të parë kërkesa për nevojën e gjakut duhet të vijë kohë më shpejt dhe jo në minutat e fundit. Gjithashtu ai ka bërë të ditur se është miratuar kërkesa dhe menjëherë do të bëhet dërgesa. Gjithashtu ai apelon që njerëzit të bëjnë analizat e gjakut për ta ditur se çfarë grupi gjaku kanë, të bëjnë një herë në 6 muaj analizat e përgjithshme për sëmundjet e trupit. Këto ndihmojnë në një informacion më të saktë për çdo transfuzion gjaku e emergjent. Po ashtu ministri u kërkon banorëve të sensibilizohen dhe të jenë më humanë në dhurimin e gjakut. Gjithashtu ai bën me dije se për sa u përket rezervave që janë pakësuar në këtë pikë, ndikon dhurimi i gjakut si dhe fakti që Ministria e Shëndetësisë s’është vënë në dijeni edhe për mbarimin e rezervave.

Ndërkohë mjekët bëjnë me dije se dhe dhurimi i gjakut nga familjarët përbën rrezik, pasi jo të gjithë mund ta dinë çfarë grupi gjaku janë, ose mund të mbartin një sëmundje për të cilën nuk janë vizituar ndonjëherë dhe nuk e dinë që e kanë, kështu që vonesa për kryerjen e analizave të përgjithshme sërish vë në rrezik jetën e pacientit... faktin se të dhurosh gjak është shpëtim i një jete, sidomos i numrit të lartë të fëmijëve talasemikë. Bluzat e bardha bëjnë me dije se kërkesa e tyre është aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë, por ende nuk është dërguar në qendër, ndërkohë çdo vonesë është një rrezik më i lartë për jetën e pacientit. Por dhurimi i gjakut duhet të bëhet nga individë

Shtresat në nevojë

“Fushata elektorale të kthejë sytë nga ne” Shtresat në nevojë i kanë bërë apel qeverisë shqiptare për përfshirjen e tyre nëpër programet politike. Të mbledhur nga hallet, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët jetimë, të përfaqësuar nga shoqatat mbrojtëse të tyre, dhe të verbrit, kanë kërkuar që kjo qeveri të mendojë më shumë për ta. Po ashtu ata pohojnë se në asnjë program të partive që kandidojnë në këto zgjedhje nuk e gjejnë të përfshirë veten e tyre. Ata kanë nevojë për mbështetje, kanë nevojë për sigurimin e jetës, për mundësi se si ta përballojnë atë, për shtëpitë dhe qendrat që janë në ndihmë të tyre, edhe në vende pune, arsim profesional dhe mundësi të tjera për të përballuar me aq mundësi fizike vështirësitë e jetës. Ata ndihen të pashpresë, për faktin se akoma nuk u janë siguruar kushtet për të votuar dhe kuptojnë se sa pak rëndësi i japin votës së tyre politikanët, që bëjnë mitingje e mbledhje në çdo vend, veç me ta jo. Njëzëri gjithë shtresat në nevojë kërkojnë përfaqësim të denjë nga politika e vendit si dhe të drejtat njerëzore të tyre.

Të ngujuarit që nuk kanë probleme shëndetësore. Janë të lirë të dhurojnë gjak të gjithë njerëzit, por jo ata që vuajnë nga diabeti, anemia, nga tiroidet, nga veshkat e një sërë sëmundjesh të tjera që transmetohen edhe nëpërmjet gjakut. Por e gjithë mungesa e gjakut nëpër qendrat spitalore të vendit tonë në ditët e sotme plotësohet nga vetë familjarët e pacientit. Në

momentin që një familjar ka nevojë për gjak, lajmërohen të afërmit dhe përzgjidhen nga bluzat e bardha se kush është i shëndetshëm për të dhuruar gjak dhe kush jo. Kështu bëhet zgjidhja e çdo mungese gjaku, sepse nuk mund të presin sa të furnizohet qendra gjithë pacientët që sekonda e vonesës së transfuzionit të gjakut mund t’u kushtojë jetën. Ndërkohë mjekët

bëjnë me dije se dhe dhurimi i gjakut nga familjarët përbën rrezik, pasi jo të gjithë mund ta dinë çfarë grupi gjaku janë, ose mund të mbartin një sëmundje për të cilën nuk janë vizituar ndonjëherë dhe nuk e dinë që e kanë, kështu që vonesa për kryerjen e analizave të përgjithshme sërish vë në rrezik jetën e pacientit, që mund të ketë nevojë emergjente.

INVESTIM PREJ 57.8 MILIONË, STANDARDI I JETESËS QË U KA MUNGUAR Punimi i radhës që mban firmën e Bashkisë së Tiranës është rikualifikimi urban i zonës “Sadik Petrela”. Me një investim prej rreth 57.8 milionë lekë në këtë bllok banimi parashikohen rreth 3250 metra katrorë sipërfaqe rrugë me asfalt, trotuare, ndërtimi i sistemit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha, ndriçimi rrugor, spostimi i linjave elektrike dhe telefonike dhe spostim i kabinës elektrike. Projekti parashikon dhe rehabilitimin e kanalit të ujërave të zeza, i cili prej vitesh është një vatër infeksioni për banorët, ndërsa muret rrethuese të shtëpive do të zëvendësohen me kangjella. I pranishëm në fillimin e punimeve, kryebashkiaku Lulzim Basha bën me dije se të tjera punime dhe rikualifikime do të bëhen kudo që njerëzit kanë

PROGRAM

Fillon rikonstruktimi i bllokut “Sadik Petrela” Basha: Nga investimet e Bashkisë trembet veç Rama nevojë për një standard më të mirë. “Këtu para disa muajsh ne nisëm punën për ndërtimin e kanalit dhe kolektorit, punë e cila, siç po shikoni, po ecën me ritme të shpejta. Shtrirja e punimeve në të gjithë bllokun do të thotë kanalizime të ujërave të zeza, të ujërave të shiut, mbulimi i një tjetër kanali paralel me këtë kanal të “Dalip Topit” dhe krijimi i një rruge mbi atë kanal, 50 metra paralel me këtë kanal, pra brenda në lagje, asfaltim, trotuare, ndriçim, gjelbërim dhe aty ku do të zhvendosen oborret e shtëpive, për të bërë të mundur këtë zhvillim, rindërtim

të këtyre oborreve me fondet e Bashkisë së Tiranës me kangjella dhe me modelin me gurë që tashmë është aplikuar edhe në pjesë të tjera të kësaj njësie bashkiake dhe Tiranës”, -u shpreh Basha. Ky investim i Bashkisë së Tiranës, i munguar prej vitesh, është mirëpritur nga banorët, të cilët ishin të detyruar të jetonin mes baltës, pluhurit dhe ujërave të zeza. Sipas kryebashkiakut Basha, të vetmit që nuk u gëzohen punimeve të Bashkisë janë disa prej kandidatëve për deputetë të PS-së. “I vetmi që trembet dhe nuk i do punët tona është kreu i PS-së Edi Rama.”

15 mijë persona rrezikojnë të mos votojnë Teksa na ndajnë vetëm tri javë nga dita e zgjedhjeve të 23 qershorit, gjakmarrja duket se do të privojë rreth 15 mijë persona nga e drejta për të votuar. Alarmi për këtë problem jepet nga kreu i Pajtimit Mbarëkombëtar të Gjaqeve, Gjin Marku, i cili shprehet se në të gjithë vendin rrezikojnë 5 mijë familje që për shkaqe të ndryshme janë të ngujuara. Këta persona, sipas Markut, kërkojnë të marrin pjesë në votime. Një kërkesë i është bërë edhe KQZ-së për të siguruar kuti të lëvizshme, por kjo është kundërshtuar nga partitë politike. Sipas forcave politike, kjo mund të kthehet në mundësi manipulimi, pasi kutitë nuk janë të sigurta në udhëtim. Ndërsa zgjidhja që ofron Komiteti i Pajtimit të Gjaqeve është koordinimi i punës midis administratës zgjedhore, Policisë së Shtetit dhe misionarëve të pajtimit, të cilët do të ndërhyjnë për të negociuar mes familjeve në gjak. Këto familje janë privuar nga e drejta për të votuar në kushtet e deritanishme.

EKONOMI • E mërkurë 5 qershor 2013

»

07

NË FLETOREN ZYRTARE BOTOHEN KORRIGJIMET NË TABELËN E MËPARSHME

Ndryshon tabela e çmimit të shitjes së apartamenteve në qytetet e vendit Brkena Dervshaj

Ç

mimet e përdorura nga specialistët e zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për efekt të rivlerësimit të banesave janë çmimet e tregut të lirë të apartamenteve në të gjithë vendin, që janë hartuar nga Enti Kombëtar i Banesave. Kjo hartë çmimesh përveçse ka qëllim orientues shërben gjithashtu për të sanksionuar më pas taksën që do të përdorin zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme gjatë hipotekimit të banesave. Në bazë të ligjit personi që i shet shtëpinë e tij një tjetri duhet të paguajë tatimin mbi fitimin, i cili është në masën 10 për qind. Nëse shtëpia dikur është blerë me 65000 lekë metri katror dhe tani shitet me 95000 lekë metri katror, diferenca që mbetët nga kjo duhet të tatohet me 10 për qind. Ndërkohë këtë rivlerësim tani e bën në hipotekë dhe paguan vetëm 1 për qind të kësaj diference. Vendimi për caktimin e çmimeve ndërmerret për të shmangur çdo abuzim të mundshëm që bëhet gjatë shitjes së apartamenteve, duke ulur vlerën reale të shitjes për shkak të shmangies së pagesës së tatimit. Sipas tabelave, çmimi mesatar i shitjes në Tiranë është 89,700 mijë lekë, por ndryshon në bazë të zonave të caktuara të qytetit. Çdo vit qeveria në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave dhe Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit bën rivlerësimin e çmimeve mesatare të apartamenteve për të gjitha qytetet e Shqipërisë. Nga Enti Kombëtar i Banesave janë hartuar për çdo vit vlerat e apar-

VLERAT MESATARE TË SHIT-BLERJEVE TE BANESAVE NË TREGUN E LIRË PËR VITIN 2013 SIPAS QYTETEVE Nr. Qytetet

Lekë/m2 sipërfaqe shfrytëzimi

1. QARKU I TIRANËS VITI 2013 Tiranë 89,700 Vorë 51,500 Kamëz 51,700 Kavajë 58,500 Rrogozhinë 41,000 2 QARKU DURRËS Durrës 74000 Krujë 48 500 Shijak 43600 Sukth 41500 Fushë-Krujë 51000 3 QARKU SHKODËR Shkodër 57500 Pukë 22000 Vau i Dejës 24300 Koplik 40500 Fushë Arrëz 7500 4 QARKU I VLORËS Vlorë 60700 Orikum 62000 Selenicë 25500 Himarë 54000 Sarandë 47500 Delvinë 29500 Konispol 28000 tamenteve tip në tregun e lirë, të shprehura në lekë për katror sipërfaqe shfrytëzimi, që kanë rezultuar sipas shitblerjeve që ka kryer Enti Kombëtar i Banesave, si dhe nga kombin-

5 QARKU I KORÇËS Korçë 52000 Pogradec 54000 Bilisht 35000 Ersekë 24200 Maliq 27800 Leskovik 21000 6 QARKU FIER Fier 56000 Lushnjë 43500 Ballsh 30000 Patos 28300 Divjakë 51400 Roskovec 32000 7 QARKU BERAT Berat 45000 Kuçovë 40300 Poliçan 25500 Çorovodë 22800 Ura Vajgurore 37300 8 QARKU ELBASAN Elbasan 49200 Librazhd 43500 Cërrik 38300 Gramsh 39700 Peqin 40500 Prrenjas 42000 Belsh 35000 imi informacionit të marrë në terren nga vëzhgimi i tregut nga agjencitë imobiliare dhe njoftimet për shitblerje. Enti bën të ditur se për qytetin e Tiranës vlerat e tregut të lirë

9 QARKU GJIROKASTËR Gjirokastër 47300 Përmet 32500 Tepelenë 30200 Memaliaj 22500 Këlcyrë 24500 Libohovë 28400 10. QARKU LEZHË Lezhë 60000 Laç 42500 Mamurras 31000 Rrëshen 42000 Rubik 29500 QARKU KUKËS Kukës 41200 Bajram Curri 25800 Krumë 24500 12 QARKU DIBËR Peshkopi 47300 Burrel 42500 Bulqizë 40600 Klos 32000 KOMUNAT Komuna 61500 Komuna Milot 34200 Komuna Kërrabë 28200 Komuna Kashar 52500 Komuna Dajt 53000 Komuna Farkë 64500 janë hartuar sipas ndarjes zonale duke u bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, si dhe nga informacioni i marrë nga agjenci të ndryshme imobiliare.

HYN NË FUQI LIGJI I RI, TË INTERESUARIT DUHET TË PAGUAJNË TARIFËN E LEGALIZIMIT

Legalizimet për 80 mijë ndërtime pas 2006 Përfitues kush ka ndërtuar shtesa pallatesh apo banesat anës rrugëve Ata që kanë ndërtuar shtesa pallatesh, ndërtesa mbi 5 kate apo banesa pranë akseve rrugore mund të përfitojnë nga ligji i ndryshuar i legalizimeve. Nga dita e djeshme nisi zyrtarisht procesi për legalizimin e më shumë se 80 mijë ndërtimeve informale të pas vitit 2006. Ligji i botuar dy javë më parë në Fletoren Zyrtare ka hyrë tashmë në fuqi. Kushti kryesor që këta persona të përfitojnë nga procesi i rinisur i legalizimit është që pronësia mbi tokën ku është bërë ndërtimi të mos jetë objekt i çështjeve gjyqësore. Po kështu edhe banesa që do të bëhet pjesë e këtij procesi nuk duhet të ketë ndonjë çështje të hapur gjyqësore. Me hyrjen në fuqi të ligjit, të interesuarit do

të duhet të paguajnë tarifën për legalizimin dhe më pas të përfitojnë edhe regjistrimin e objektit në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në ndryshim nga i mëparshmi, ligji i ri përcakton se për rastet kur aplikuesi nuk paguan tarifën e legalizimit, atëherë prona do të regjistrohet në ZRPP në emër të Agjencisë së Legalizimeve, deri në momentin që do të bëhet shlyerja e detyrimeve financiare. Kështu pronar i pronës në process legalizimi do të bëhet ALUIZNI. Në ligjin e vjetër, për rastet e shtesave të pallateve, nëse njëri prej bashkëpronarëve të shtesës së pallatit nuk paguante, atëherë procesi pezullohej. Ndërkohë, që me ndryshimet e reja, procesi i legalizimit

vijon për pronarët që paguajnë tarifën e legalizimit për shtesën e pallatit apo godinat në bashkëpronësi, duke mos penalizuar pjesën që shlyen

detyrimet. Ky proces i ri legalizimesh, sipas ekzekutivit, pritet që t’i japë fund edhe çështjes së ndërtimeve informale në vendin tonë.

Në kuadër të “Ide të gjelbra 2013”

Projekti i mbështetur nga AMC, mobilie nga paletat e transportit Projekti i parë fitues i konkursit kombëtar “Ide të gjelbra 2013” synon ndërtimin e mobilieve me materiale të ricikluara. Ky konkurs u mbështetet nga AMC, Fondi Rockefeller Brothers, Balkan Trust for Democracy dhe Banka Credins. “Mobilie dhe objekte të riciklueshme” është një nismë që synon realizimin e mobilieve për shtëpi, bare, restorante dhe zyra përmes përdorimit dhe riciklimit të paletave të drurit. Kjo nismë do të zbatohet në Tiranë nga një sipërmarrëse e re Pezana Rexha, arkitekte. Individët që synohen të punësohen janë të rinjtë jetimë dhe pensionistët. Trajnimi dhe aftësimi i tyre në punë do të realizohet nga profesionistë të fushës, të cilët kanë dalë në pension. Gjithashtu, dy idetë e tjera fituese, të cila do të marrin gjithashtu, mbështetjen e AMC janë “Grumbullimi dhe përpunimi i vajit ushqimor të përdorur në restorantet shqiptare” dhe “Nga plehra në vlera”. Secila nga idetë fituese do të mbështetet financiarisht me shumën deri në 1.000.000 lekë (të reja). Tre idetë fituese janë bërë automatikisht pjesë e konkurrimit në nivel rajonal që do të organizohet nga Fondi Rockefeller Brothers dhe Partnerët Shqipëri, në korrik 2013. Mbështetja e kompanisë AMC vjen në kuadër të kontributit të përhershëm të saj për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Ekzekutimi i titujve ekzekutivë

Përmbaruesit privatë kanë arritur të përfundojnë 80 për qind të rasteve Përmbaruesit privatë kanë mundur të ekzekutojnë një pjesë të mirë të titujve ekzekutivë, duke lënë pas përmbaruesit shtetërorë. Pas futjes së shërbimit nga ana e përmbaruesve privatë në procesin e ekzekutimit të titujve ekzekutivë të gjykatave edhe numri i çështjeve të zgjidhura mësohet të jetë rritur ndjeshëm. Lajmin e ka bërë të ditur, sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Përmbaruesve Privatë, Ilir Dervishi, sipas të cilit nga 22 mijë tituj ekzekutivë, rreth 80 për qind të tyre iu kanë kaluar për ekzekutim përmbaruesve privatë, nga të cilat janë ekzekutuar tashmë mbi 70% e tyre. Sipas tij, do të kërkohet përmirësim i legjislacionit që përmbaruesit privat�� të ekzekutojnë edhe vendime të çështjeve penale, dhe jo vetëm ato civile. Shërbimi përmbarimor privat ka përmirësuar punën në një nga segmentet më problematikë të zbatimit të ligjit, ekzekutimit të vendimeve gjyqësore. Ndërkohë, dhe ndryshimet e fundit të miratuara nga Kuvendi në Kodin e Procedurës Civile, kanë nisur t’i japin zgjidhje problematikës së krijuar me kreditë me probleme dhe vështirësive që sistemi bankar ka hasur me gjykatat për ekzekutimin e kolateralit. Këto ndryshime, vendosen si praktikë të pandryshueshme që në rastet e mosshlyerjes së kredive, bankat do të mund të ekzekutojnë kolateralin e vendosur si garanci, konform marrëveshjeve klient-bankë.

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim

INSTAT: Rriten kostot për shpenzimet materiale në sektorin e ndërtimit Kompanive të ndërtimit u kanë kushtuar më shtrenjtë materialet e ndërtimit gjatë tremujorit të parë 2013. INSTAT raportoi se Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 101.4 për qind, duke shënuar një rritje prej 0.4 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012 Indeksi i Kushtimit në ndërtim ka shënuar një rritje me 1.1 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0.3 për qind. Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” është rritur me 0.1 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi indekset e çmimeve të nëngrupeve “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidro-sanitare” kanë shënuar ulje respektivisht me 0.1 për qind dhe 1.1 për qind. Ndërsa indeksi i çmimeve të nëngrupit “Materiale elektrike dhe komunikimi” ka pësuar një rritje prej 3.0 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Indekset e grupeve “Shpenzime transporti” dhe Shpenzime për pagat u ulën respektivisht me 0.3 dhe 0.7 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa, indeksi i grupit “Shpenzime makinerie” nuk ka pasur ndryshime gjatë këtij tremujori. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm një rritje me 2.5 për qind ka pasur grupi “Kosto të tjera”. Deri tani ky indeks është llogaritur duke marrë në konsideratë elementet e shpenzimeve për ndërtimin e një godine banimi me 5-6 kate.

08

« AKTUALITET

E mërkurë 5 qershor 2013 •

VAJZA 22 VJEÇE: SEKS 3 ORË, IKA E S’MBAJ MEND. U FILMUA E ZHVESHUR, ME TELEFON

Seks deri në vdekje, hetim prostitutës shqiptare Vdekja e 49-vjeçarit para një viti, rihapen hetimet në Milano ITALINjë prostitutë 22-vjeçare nga Shqipëria po hetohet sepse Prokuroria në Milano e akuzon se ka vrarë një 49-vjeçar italian, në kulmin e lojës erotike. Ai u gjet i vdekur në makinën e tij Audi A3, vitin e kaluar në Bisnati, periferi e Milanos, por në fillim të hetimit nuk ka prova për të treguar se ajo ishte vrasje. Pas gati një vit hetimi policia ka arrestuar Gejsi Lushin, një prostitutë shqiptare, 22 vjeç, e cila sipas policisë akuzohet se vrau Salvatore Cercabene, 49 vjeç, në kulmin e një loje erotike. Trupi, i cili u gjet gjysmë i zhveshur dhe me këmishë të zbërhyer nuk ka shenja të mbytjes dhe nga autopsia rezultoi se “vdiq nga asfiksia mekanike”, dhe jo nga një sulm në zemër, siç dukej në fillim. Hetimet e para për Gejsin kanë dalë në sajë të një kamere të zonës: vajza,

krejtësisht e zhveshur, ishte duke ecur, duke marrë me vete një nga telefonat e të vdekurit. Hetuesit kanë identifikuar grua, e cili ka punuar si një prostitutë përgjatë rrugës “Viale Enrico Fermi” dhe ata

morën një mostër të ADN-së, për ta krahasuar me atë në vendin e ngjarjes. Në shtator Lushi pranon se ka konsumuar një marrëdhënie me Cercabenen dhe thotë se e ka lënë atë në gjumë në makinë. Më

pas, sipas Lushit, ajo u kthye në Shqipëri, ku, në sajë të ligjeve lokale mund të ndryshojë emrin e saj dhe pasaportën. U kthye në Itali me një identitet të ri. Në deklaratat e fundit për hetuesit, Gejsi thotë se ajo ka braktisur makinën në gjendje shoku dhe nuk mbante mend se çfarë ka ndodhur. Ajo ka pranuar se natën e vdekjes së Cercabene, mes orës 1 dhe 4 në mëngjes, ka pasur dëshirë të dyanshmne për akte seksuale. Në kohën e zbulimit të trupit nuk ishin gjetur shenja të veçanta të dhunës apo hematoma. Vajza ka ende kohë për t’u marrë në pyetje, ndërsa rezultati i autopsisë vendosi vdekjen nga asfiksia mekanike, me përjashtim të ndalimit të qarkullimit të gjakut, teksa supozohet se nga viktima është konsumuar alkool, substanca narkotike, etj.

POLICIA IDENTIFIKON TAKSISTËT E “KALIMTARËT” SI SHITËS POTENCIALË

Shqipëri-Norvegji, bileta 30 deri në 100 euro në treg të zi Mariglen Mullai

M

e mbarimin e setit të parë të biletave për superndeshjen Shqipëri-Norvegji, në tregun e zi, si “kërpudhat pas shiut”, duket se kanë nisur të “mbijnë” biletat e tregut të zi. Një biletë e blerë në tregun e zi varion nga 50 mijë lekë të vjetra deri në 100 euro. Që në minutat e para kur tifozët e zjarrtë boshatisën sportelet pranë stadiumit “Qemal Stafa” dhe nuk lanë asnjë biletë për shitje, duket se shfaqur edhe tregtarët e etur për të fituar ndonjë lek në tregun e gjerë dhe të pagjetshëm të shitjes në të zezë. Kështu, burime të mirinformuara pranë Policisë së Shtetit, i thanë gazetës “Metropol” se agjentët e Seksioni të Luftës ndaj Krimit Ekonomiko-Financiar në Policinë e Tiranës, janë lëshuar në terren për të mbledhur informacione operative që kanë të bëjnë me elementë të veçantë që janë parë vetëm pak minuta pas mbarimit të biletave, duke ofruar bileta me çmime tepër të kripura. Momentalisht, gjatë gjithë pasdites së djeshme dhe deri në orët e vona të mbrëmjes, nuk është shoqëruar në ambientet e policisë asnjë nga personat e dyshuar si shitës të paligjshëm të biletave, por ndërkaq theksohet fakti se ata po mbahen në survejim, për të mundësuar kapjen në flagrancë të këtyre personave që përfitojnë nga tifozeria e zjarrtë. Kryesisht janë vërejtur edhe disa taksistë të interesuar për shitje biletash,

ITALI/ SHQIPTARËT Burri e ndjek, ai thyen këmbën

Dashnori shqiptar i rumunes, “mat” nga burri, bie nga çatia ITALI- Ai, ajo dhe tjetri. Një skenë tipike e komedisë italiane. Dashnori iku në çati, duke rënë gjatë përpjekjes së ngathët për t’u fshehur, pasi u zbulua nga burri. Incidenti që është raportuar nga “Corriere Romagna”, ka ndodhur në një shtëpi historike të Forlit. Ndoshta çifti i të dashuruarve, natyrisht nuk priste një kthim të hershëm të partnerit të gruas, një 40-vjeçar rumun. Dashnori i befasuar u përpoq të ikte në çati. Për të mbuluar gjurmët u përpoq të zbresë, duke përdorur çarçafët, por nyja është zgjidhur dhe individi, një shqiptar 25 vjeç, ra rëndë mbi trotuar, duke thyer këmbën. Kur policët kanë ndërhyrë, u supozua një përpjekje e dështuar për vetëvrasje. Por agjentët e policisë në Corso Garibaldi kanë rikonstruktuar faktet, duke sqaruar se Kasanova nuk po bënte vetëvrasje, por po ja mbathte nga rumuni, bashkëshorti i dashnores.

Grabitën një bar, 2 të tjerë u arratisën

Për t’i shpëtuar policisë, hajduti “shqiptar” hidhet në det e zhkuket ITALI- Një shtetas që dyshohet se është shqiptar është hedhur në det, për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, ndërsa prej 3 ditësh nuk ka asnjë lajm rreth fatit të tij. Ngjarja ka ndodhur në Imperia, ku policia në përpjekje për 2 netë dhe një ditë të plotë, s’ka pasur sukses në gjetjen e të riut, pothuajse me siguri një emigrant nga Evropa Lindore me shumë mundësi shqiptar (të paktën sipas fjalëve të dëgjuara gjatë ikjes nga policët). Ai u hodh në det në Borgo Prino, mëngjesin e së hënës dhe për më shumë se 24 orë zhytësit, zjarrfikësit dhe policët janë në përpjekje për ta gjetur. Shqiptari kërkohej për një vjedhje në barin “Seven” në Prino. Rreth orës 02:30, kur një efektiv policie zbuloi një grup prej 3 të rinjsh që ishin gati për të hyrë në bar ku kishte slot machine dhe Video Poker. Dera e përparme, në fakt, kishte pësuar një çarje të sigurtë vjedhje. Bari “Seven” kishte pronar shqiptarin Florian Mollaliu. Pasi realizuan grabitjen ata e kanë braktisur me nxitim zonën. Ndërsa dy të parët arrijnë t’u shpëtojnë prangave dhe u arratisën në brendësi të fshatit, për t’u zhdukur në errësirë, anëtari i tretë i bandës shkon në plazh. Dëshmitarët thanë se “Ai u hodh në det, unë e pashë atë”. Prej asaj dite nuk ka më gjurmë prej tij. Policia dyshon se është shqiptar, ashtu si dy hajdutët e tjerë, dukë parë që objekviti i grabitjes kishte pronar një tjetër shqiptar.

“I hipën gjaku në majë të kokës”

Shqiptari tenton të përdhunojë një grua në mes të fabrikës ITALI- Një shqipar bllokon një femër që ishte duke punuar në fabrikë dhe përpiqet ta përdhunojnë. Reagimi i menjëhershëm i viktimës shmangu konsumimin e dhunës, ndërsa agresori u identifikua nga policia me imazhet e sistemit të mbikëqyrjes të vendit të sulmit. Faktet datojnë nga java e kaluar, kur një shtetas shqiptar, 35-vjeçar, banor në krahinën e Peruxhias, duke kaluar nëpër qytet, vuri re një punëtore 36-vjeçare. Ajo punonte në Fabriano në një fabrikë, ndërsa ishte shtetase e huaj. Shqiptari u përpoq që të fillojë një bisedë dhe pastaj, me shpejtësi rrufe, u përpoq ta përplaste kundër një muri dhe provoi ta përdhunonte. Punëtorët të surprizuar, kanë bërtitur dhe tërhequr vëmendjen e disa kolegëve. Shqiptari në këtë pikë hoqi dorë dhe u largua me vrap.

Shqiptari 39 vjeç

si dhe persona “kalimtarë” që në pamje të parë nuk të japin përshtypjen se shesin bileta. Çmimet në treg të zi Nga burimet e sipërcituara të policisë mësohet se me të parë që biletat tashmë kanë mbaruar, tregtarët e zinj, nuk e kanë “mbajtur dorën”, por çmimin më të lirë e kanë ven-

dosur 50 mijë lekë të vjetra. Burimet policore nuk saktësuan se kujt i korrespondonte kjo shifër, pra cilit prej vendeve të stadiumit, teksa mund të imagjinohet fakti që tribunat anësore janë më të preferuarat, pas tribunës VIP, kështu që ky çmim mund të jetë për të, teksa zyrtarisht një biletë e tillë shitej nga 20 mijë lekë

të vjetra. Për vendet prapa portave duket se nuk ka bileta në treg të zi, për shkak se ato zyrtarisht shiteshin nga 5 mijë lekë të vjetra. Më tej, tribunat kryesore, duke shkruar drejt asaj VIP, duket se e kanë tarifën më të kripur nga të gjitha, pasi kërkohen 100 euro nga tregtarët në këmbim të një bilete të tillë.

Mbyllur në dollap kërcënonte ish-gruan sa herë ajo kalonte ITALI- Një shqiptar 39-vjeçar u arrestua nga policia në Sesto San Giovanni, sepse përndqite pafund të shoqen. Njeriu rrinte i fshehur në sallën e hyrjes së ndërtesës së gruas së tij, dhe kur ajo kalonte aty pranë ai dilte nga dollapi dhe kërcënonte gruan edhe nëse ajo ishte në shoqërinë e fëmijëve. Ndërkaq, zonja me origjinë shqiptare 36-vjeçare, nuk kanë bërë më shumë, por e raportoi ish-burrin e saj, i cili u ndalua menjëherë nga policia.

AKTUALITET • E mërkurë 5 qershor 2013

»

09

GRUPI QARKULLOI 10 MILIONË EURO MALL, HETIMI KOMPLEKS

Pranga kartelit shqiptar të kokainës, rrjeti dhe përgjimet ITALI- Një kartel kokaine, i përbërë nga shqiptarët është shkatërruar së fundmi në Itali, ku është zbuluar se ishin përgjegjës për shpërndarjen në Italinë Veriore dhe në Holandë. Rreth 300 karabinierë të Komandës Krahinore në Asti, me ndihmën e një helikopteri dhe njësitë e qenve antidrogë me bërthamë në Volpiano zbatuan 31 urdhra arresti, të firmosura nga magjistralja Elena Roçi. Janë kryer kërkime të shumta të personave që i përkasin një organizate kriminale, kartel shqiptar bashkë me interesa italiane, që veprojnë në Asti dhe në qytete të tjera fqinje, me nyje të shumta provincat e Veriut të Italisë dhe Holandës, në të cilin qyteti i Astit ishte një bazë e rëndësishme logjistike e operacionale. Hetimet e kryera deri më tani kanë çuar në sekuestrimin e 2.5 kg kokainë dhe arrestimin e 15 personave, si dhe është dokumentuar një trafik prej 31 kg drogë, me një qarkullim prej më shumë se 10 milionë euro. Operacioni vjen nga një hetim gjithëpërfshirës, i koordinuar nga zy/prokurori i Astit, Dr. Maria Vittoria Chiavazza, që u përqendrua fillimisht kundër një grupi tregtarësh droge, të përkushtuar në shitjen së kokainës për rininë, por më pas u zbulua se kishte filluar një tregti e lulëzuar e kokainës, ku baza ndihmëse ishte Holanda, nëpërmjet ndërmjetësimit të qytetarëve shqiptarë të stacionuar në Gjermani, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe. Dy grupet e kartelit shqiptar Droga, sapo mbërrinte në Itali nga korrierët, depozitohej edhe në Milano dhe grumbullohej drejtpërdrejt në Asti, ku të dyshuarit e vinin në tregjet në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano. Hetimet u kryen edhe me përdorimin e teknologjive të avancuara hetimore, pasi bëhej fjalë për kriminelë të rrezikshëm të armatosur që ishin ndarë në 2 grupe. I pari përbëhej nga tre shtetas shqiptarë, Vexhi Shahinaj, Sajmir Guradeci (aktualisht mbahet në Francë), dhe një i tretë që ndodhet aktualisht në vendin e origjinës, pra në Shqipëri. Në tetor të vitit 2011, u arrestuan në flagrancë dy prej tre anëtarëve të bandës, që janë gjetur në posedim të 150 gr kokainë. Grupi i dytë përbëhej nga kriminelë shqiptarë, në konsorcium me organizatat aktuale ndërkombëtare e komplekse në menaxhimin e trafikut të drogës. Në pranga ranë dy vëllezër me origjinë nga Elbasani, ku njëri është Erion Alibej, ish- i burgosur sepse në qershor 2012 u kap me 1 kg kokainë. Ata kanë ushqyer për disa kohë, me sasi të konsiderueshme të drogës, një rrjet të madh që operon në

Mbledhja nga Nishani

KLD: I ligjshëm emërimi i Gjin Gjonit si anëtar Dje, Këshilli Lartë i Drejtësisë vlerësoi të ligjshëm dhe konform ligjit emërimin e Gjin Gjonit në postin e anëtarit të KLD-së. Pas shqyrtimit të kësaj kandidature nga ana e KLD-së, në mbledhjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm, nën mbikëqyrjen e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, emërimi i Gjonit si kandidat u vlerësua në përputhje me kërkesat e ligjit për këtë pozicion. Këshilli i Lartë i Drejtësisë e miratoi emërimin e Gjonit si anëtar të këtij Këshilli me votë unanime. Gjoni më parë ishte mandatuar nga konferenca gjyqësore me 226 vota pro kundrejt kandidatit tjetër Genti Shala. Ai zëvendësoi vendin vakant të lënë nga gjyqtari Arben Broci, i cili tashmë është pjesë e Gjykatës së Lartë, pasi është zgjedhur në këtë post para pak kohësh.

DASH shpreh vlerësime pozitive

NË BARI Gjyshi, kokainë në karrocën e nipit

Banda e shqiptarëve u shiti drogë njerëzve me pushtet ITALI- Në Conegliano të Italisë, shtatë persona janë arrestuar dhe nëntë janë raportuar nga policia dhe antidroga në Conegliano. Banda furnizonte konsumatorë veçanërisht të pasur, kryesisht biznesmenë dhe profesionistë. Dilaver Huqi, 58-vjeçari shqiptar u arrestua në shkurt të vitit të kaluar, pasi ju gjet 1.3 kg kokainë, në një karrocë për bebet, ku dilte dhe shiste kokainën me tabletat që i fshihte te karroca. Ndërkaq, është arrestuar italiani Vittorio Veneto, 31-vjeçar dhe Peter Shabbir. Ndërkaq, në prangat kanë rënë edhe shqiptarër Jerin Kuçi, 41 vjeç, Fatmir Caka, 45 vjeç, Ismet Kala, 28, Jerin Kuçi, 41 vjeç, Gentian Istrefi, 38 vjeç, i cili u kap në kopshtin e shtëpisë së tij gjatë bastisjes, ku policia ka gjetur 80 gramë kokainë), Elton Bejco, 31 vjeç, dhe Elton Zylyftari, 27 vjeç

Italinë veriore e qendrore, duke përdorur si kanale furnizimi një bashkëatdhetarin e tyre. Ai quhet Sajmir Serjani dhe jeton në Torino, i përshtatur nga organizata kriminale, stacionuar në Holandë, me depozitat e kokainës në Torino, në afërsi të Milanos dhe në zonën Alessandria. Alibej për të vepruar i patronditur, u mbështet në të ashtuquajturën “zonë gri e krimit”. Njëri bëri të pamundurën për të lëshuar me qira dy shtëpi në Asti, si “bazë e operacioneve” për fshehje, paketimin dhe shpërndarjen e kokainës. Pika e kthesës ishte në janar të vitit 2012, kur policia gjeti një dorëshkrim në fletoren e njërit nga vëllezërit Alibej, ku ishin regjistruar emrat dhe vendet e banimit e klientit të tyre, pozicionet e borxhit, sasitë e shitura dhe çmimi për gram të drogës (23-

32 euro për gramë). Kokaina quhej “foto” Gjatë hetimeve kanë dalë aspekte si 14 shqiptarë u kapën në Asti dhe u ndaluan 4 italianë. Ndërkq, është arrestuar shqiptari Refat Lila, burim i sasive të mëdha të kokainës në shitje të mëvonshme, kryesisht në afërsi dhe brenda disa klubeve të natës në Torino. Në pranga ranë vëllezërit Endrit dhe Erion Alibej, në konkurrencë me njëri-tjetrin dhe duke përdorur një emisar në Torino, dhe i përkasin organizatës mes Rottedamit, Amsterdamit dhe Torinos, ku u janë gjetur 15 kg kokainë, në apartamente dhe vende të ndryshme të Italisë, për një shumë prej më shumë se 330.000 euro. Në pranga ra edhe Juljan Bullgari, që kishte burim vëllezërit Alibej për sasi të mëdha kokain me një total

Kapet shqiptari me 1.4 ton hashash, 14 milionë euro ITALI- Dje është sekuestruar 1.4 ton drogë e llojit marijuanë në Bari të Italisë, e cila kishte si vend origjine Shqipërinë. Droga mësohet se është sekuestruar nga Guardia di Financa në portin e Barit. Sipas policisë italiane, droga ishte fshehur brenda një furgoni, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar rreth 45 vjeç. Mësohet gjithashtu se ngarkesa që kishte si destinacion Padovën, ishte e fshehur mes disa rrobave për gra dhe vlente 14 milionë euro në treg.

prej 2,732 kg, me vlerë 37.550 euro (i dokumentuar). Të tjerë shqiptarë të arrestuar janë Englentjan Hasa dhe Gugash Hoxha. Shumë prej tyre janë pajisur me dokumente identifikimi të rreme dhe kanë pasur shumë pseudonime si Tarzani, Tino, BBW, Bimbo. Nga bisedat e përgjuara u zbulua se marrëveshjet për blerjen e drogës kanë ndodhur nëpërmjet përdorimit të një gjuhe të fshehtë. Kur ata i referoheshin CD-ve dhe filmave kishin parasysh diçka karaktestike për drogën, ndërsa fjala foto tregonte drejtpërdrejt kokainën. Veçanërisht e rëndësishme është sekuenca e bisedave mes të dyshuarve e gjatë një inspektimi u gjet në sirtarin e një dhomë gjumi një “fletore”, me shënime të qarta dhe të sakta. Përgatiti: M.Mullai

SHBA falenderon Shqipërinë për strehimin e 210 muxhahedinëve Dje, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar qeverinë shqiptare për pranimin e muxhahedinëve. Departamenti Amerikan nëpërmjet një mesazhi ka shprehur mirënjohjen për për ndihmën e dhënë në strehimin e 210 muxhahedinëve që ndodhen në Irak. “Më 31 maj, tridhjetë banorë të kampit Hurriya u larguan nga Iraku me qëllim zhvendosjen e përhershme në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë qeverinë shqiptare për ofertën bujare për të pranuar deri në 210 ish-banorë të kampit “Hurriya”. Shqipëria vazhdon të jetë një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në Irak”, thuhet në deklaratën e SHBA publikuar në faqen zyrtare të Deparmentit Amerikan të Shtetit. SHBA bën thirrje për zhvendosjen sa më të shpejtë të këtyre banorëve nga kampi, pasi siguria e banorëve në kamp mbetet një shqetësim i madh. Pak ditë më parë, në Shqipëri mbërriti grupi i dytë i muxhahedinëve. Me ardhjen e grupit të dytë, numri total i muxhahedinëve në vendin tonë shkon në 44-të, pasi dy javë më parë mbërritën dhe 14 personat e parë.

Përplasja në Përrenjas

Sherri për pronën, plagosen tre persona Dy persona kanë përfunduar të plagosur pas një konflikti pronësie në Përrenjas. Andrea Kokonozi 24 vjeç është dërguar në spital pasi ishte dëmtuar me sende të forta pas një sherri për një pronë të regjistruar në Përrenjas. Gjithashtu në spital është transportuar edhe Hysen Mataj 25 vjeç gjithashtu me dëmtime të ndryshme pas sherrit të regjistruar gjatë pasdites. Sipas të dhënave, dy të dëmtuarit janë goditur nga shtetasi Nazmi Sina dhe djali i tij Klajdi Sina. Sipas të dhënave të para, konflikti është regjistruar për shkak të një prone që dy fiset pretendonin pronësinë. Konflikti mes tyre ishte i vazhdueshëm deri në sherrin e një dite më parë që ka sjellë edhe dy të dëmtuar. Dyshohet se ndaj tyre janë përdorur dhe mjete të mprehta. Aktualisht dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Librazhdit nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia po punon për kapjen e dy autorëve të kësaj ngjarjeje. Mësohet se në sherrin mes palëve janë përfshirë edhe persona të tjerë. Hetimet për këtë ngjarje janë në vazhdim. Ndëkrohë në Peqin ka filluar hetimi ndaj 26-vjeçarit A. Hokja, i cili pas një konflikti me motive pronësie ka goditur me sende të forta 30-vjeçarin Xh. H po me banim në Peqin.

I dënuar në Elbasan për vizat

Pranga shqiptarit 34 vjeç, kërkohej për falsifikim ITALI- Një shtetas shqiptar 34 vjeç është arrestuar nga policia e Castelfrancos, pasi autoritetet shqiptare kishin lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar. Ai ishte i pastrehë dhe pa leje të rregullt qëndrimi në Itali dhe u ndalua, ndërsa ngiste makinën e një bashkatdhetari. Policët i treguan dënimin prej 3 vitesh burg, të lëshuar nga gjykata e Elbasanit, për përfshirjen e tij në një rast që lidhet me dhënien e vizave të rreme për në Evropë. Për këtë arsye 34-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare që nga prilli i 2008-ës.

10

« AKTUALITET

E mërkurë 5 qershor 2013 •

MINISTRIA E FINANCAVE PUBLIKON LISTËN E RE ME 413 EMRA PËR KËSTIN E DYTË

Shpërndarja e këstit të dytë brenda majit Ish-të përndjekurit, paratë në llogari brenda dy javësh nga shpallja

M

inistria e Financave ka publikuar listën e radhës për 413 ish-të përndjekur politikë që përfitojnë dëshpërblimin për vitet e burgimit të padrejtë. Burimet kanë bërë me dije se, fondi që do të vihet në dispozicion për dëmshpërblimin financiar të ish-të përndjekurve politikë për këtë vit është më shumë se dyfishuar. Në total janë paguar deri sot rreth 6 mijë dosje nga rreth 10 300 që përfitojnë këstin e dytë. Referuar deklaratës së ministrit të Financave, Ridvan Bode, shpërndarja e këstit të dytë do të përfundojë brenda muajit maj, duke i dhënë fund edhe problematikës së shfaqur për kohën dhe mënyrën e dëmshpërblimit. Konkludimi i këtij procesi

Nr.dos. Emer Mbiemer Atesia Beqo Kamberaj Halim Nazmi Bica Nuh Murat Haderi Xheladin Leonidha Kume Viktor Tefik Delialliasi Masar Alfred Doku Halil Vasil Kokali Jani Ali Pazari Ahmet Vasil Jovani Stavro Shefki Driza Ali Yzedin Haznedari Halit Mark Margjini Preng Muharrem Kapllani Hatem Mustafa Tafhoxha Adem Feti Myftiu Qamil Arben Prenga Ndue Riza Mustafaraj Ali Rushan Hysa Zyber Qamil Hysa Osman Dule Maza Mulla Sadik Zhushi Ibrahim Haki Qesja Selman Islam Lamcaj Maliq Qazim Konica Rustem Hysni Shahini Shahin Ramiz Kaca Selman Asti Hobdari Jakov Abdyrraman Kellici Sali Xhevat Kajo Besim Xhafer Zotaj Sihat Shyqyri Bushati Rrustem Thimjo Mano Andrea Muart Skarra Halil Kosta Kapsalidhi Jorgo Sokol Plepi Mirash Jorgji Gjerazi Leksi Isak Gjata Sali Myrset Kalaja Sulejman Haki Bushati Hysenj Veli Bruci Ali Sali Pullumbi Hysen Aleko Turtulli Vangjo Can Marku Hasan Ramadan Demiaraj Xhem Hasan Avdul Lame Lazer Sokoli Gjok Hetem Raboci Duro Artur Shehu Rexhep Kristaq Mihallari Nikolla Shaqir Vorpsi Abdulla Sadush Avdullari Lamce Lazar Ndreu Hysen Hilmi Leka Rakip Gjyslyme Lika Zenel Gjon Pergega Pergeg Nevzat Mehmeti Halil Ali Saraci Sulejman Jahja Kaleci Zihni Rame Dervishaj Shaban Reshat Stermasi Xhafer Hamit Shahu Refat Hamit Bala Sulejman Mustafa Myrtollari Raif Fran Shahinaj Has Gjovalin Vata Preke Teufik Piranii Dulo Selim Vogli Hysen Fetah Limaja Age Shefki Agolli Abidin Lefter Cani Vito Veli Haruni Sefedin Zalo Yzo Mersin Dhimosten Malo Vasil Apostol Gega Thanas Bajram Koltraka Xheladin Nikolla Burbo Aristidh Themistokli Miho Mico Qazim Fejzullaj Asllan Myslim Xhemollari Baki Hysen Rada Sali Taku Salepi Vangjel

Ymer Hoxhaj Sulo Ali Myslim Myslim Loro Bytyci Mikel Selahudin Toto Riza Andrea Diamandi Thoma Ramadan Tollaku Nefail Nazif Celaj Dano Thoma Katundi Theodhos Dake Hoxhallari Demir Tanci Selim Selim Xhaferr Kalaja Tahir Gure Babi Ali Rok Gera Zef Rrok Jubani Lazer Kasem Guri Qamil Tefe Nika Ndoc Riza Shehu Hysen Zef Mandreja Llesh Col Halilaj Ismail Telha Caka Maliq Ibrahim Shote Ismail Vntigjar Hamzaraj Myqerem Agron Celkupa Bajram Ulis Deliu Ibrahim Hajredin Nasufi Esat Selaudin Xhaxho Dalip Shpresa Ceka Zija Pashk Tosku Preng Artur Karaj Haxhi Serri Jazaj Jazo Bajram Goduni Sadik Vaske Qeleshi Kosta Sul Shehu Rahman Bexhet Killo Veli Mustafa Spaho Demir Ferit Petriti Haxhi Ali Cako Cane Peshk Malaj Sokol Qzim Zejnuni Zenun Salim Kokalari Selam Ndrec Marku Shtjefen Ndoc Marku Mark Shuajup Hoxhiq Iso Bece Sinoimeri Muharrem Ram Hamzaj Bajram Daut Runa Riza Shpresim Limani Idriz Hysenj Elezaj Shahin Muhamet Merxho Muhamet Kadri Sinamati Mahmut Teofik Bekteshi Hasan Irfan Shkembi Sejfulla Anastas Piqoni Ligor Zef Staku Filip Selman Rina Sefer Mexhit Mena Hasan Muhamet Guni Qamil Shaqir Ivzira Asllan Seit Alla Isuf Nazmi Laho Hekuran Refat Dibra Riza Kapllan Hoxhallari Hajredin Riza Bejko Hasan Vehbi Hoxha Ramadan Bastar Ruli Burhan Selim Kurti Baftjar Hazis Thanasi Emin Muhamet Agolli Shefki Shhyqyri Kodra Ali Nafis Mero Osman Habil Cani Ismail Sadri Ahmeti Ali Surja Shehaj Feim Sejko Mustafa Dajlan Stefan Vogli Leonidha Zenel Cani Asllan Hile Gjinaj Prend Sokol Gaxha Halil Ali Klosi Xhafer Abaz Rizvani Dyle Namik Mehqemeja Izet Vait Masarej Islam Ali Arapi Xhelo

të rëndësishëm pritet të arrihet gjatë ditëve në vijim. “Dosjet e tjera janë në proces pagese dhe për pak javë mbyllet totalisht kësti i dytë për këtë shtresë”, - është shprehur pak ditë më parë ministri Bode. Listës së ishtë përndjekurve politikë që përfitojnë këstin e dytë të dëmshpërblimit financiar i janë shtuar edhe 500 përfitues të tjerë në mes të muajit maj. Ndërsa në fillim të majit ishin 600 përfitues të tjerë që u shpallën zyrtarisht nga Ministria e Financave dhe mund të tërheqin këstin e dytë të dëmshpërblimit për vitet e burgimit. Vetëm javët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave është dhënë kësti i dytë i dëmshpërblimit për rreth 3 mijë dosje.

Tarcuk Logu Shpend Hamdi Kacanaj Shaban Lole Guda Vasil Zenel Prodani Zalo Mico Qesari Dhimiter Kalem Sallaku Ali Hajrulla Koloveri Sali Shefqet Halldir Refat Eqerem Serezi Mustafa Mahmut Elezi Sinan Kol Kostare Trifon Mersin Mumajesi Mahmut Hamdi Sulejmenaj Zagoll Ajas Xhihani Veis Hamit Skenderi Abas Injac Ndoja Sokol Teki Dido Ibish Dhimiter Pina Llazo Ahmet Xhihani Triza Hasim Myderzi Xhafer Dul Gjoretaj Caf Ymer Nuhu Fejzullah Sali Plaka Mesut Isa Alija Shaban Thimi Veshi Koco Hajro Plaku Aqif Shaban Haka Jonuz , Ramadan Sina Hamit , Uke Gocaj Beqir Osman Mena Misin Halit Shengjini Ismail Simon Rushaj Pashko Haxhi Gjoka Ali Arqile Tasi Theodhos Hasan Prfifti Vesel Avdulla Matija Ali Ulus Tatelli Emin Ali Mecka Ismail Adil Xhibo Osman Hysen Meta Mehmet Ismail Bega Hysen Theodhor Grinjoti Rifat Nikoll Keqani Tome Haxhi Lamcja Isuf Luigj Prendushi Pashko Arif Qerimaj Lalan Shahin Skura Qamil Zubo Cela Sali Xhemal Meco Hasan Shefqet Libohova Servet Fadil Perolli Sali Dervish Midli Taf Arif Kurpali Hysen Fejzi Selfo Xhevdet Harallamb Mantho Stavro Brahim Kastrati Kasem Dul Sykja Shaqir Tafil Karafili Emin Sulejman Xhetani Ismail Xhelal Kaca Selman Hysen Uruqi Elez Mark Mila Zef Llesh Lala Gjok Musa Saliu Murat Shefqet Lola Myrteza Qemal Cucaj Zybi Tanush Ismailati Sururi Demir Kadriu Rustem Ibrahim Meta Osman Muharrem Leka Mehmet Ismail Lici Ramazan Gjon Gjeloshi Sokol Zalo Hajderasi Ramadan Hamdi Gosa Ibrahim Harito Bezhani Leonidha Kamber Markaj Durmish Hamdi Carcani Elmas Gjelosh Bunaj Dod Tomorr Selenica Deko Faik Mucollari Musa Ndue Gjoka Nikoll Hysen Greca Kapllan Shaqir Meta Jonuz

Tofik Vendresha Selman Pjeter Deda Frrok Madalena Mirdita Rrok Reshat Hyska Haxhi Rexhep Pira Haxhi Petref Xhemali Musa Hysen Alhasa Haziz Elez Kalbaj Isuf Fize Zeneja Harif Zef Lukaj Dede Borka Pashko Ilo Selami Hizo Dalip Braho Mino Bajram Gjush Sheldija Kole Bejktash Numani Vefik Nuri Allmuca Iljaz Elmas Islam Lame Aqif Cami Islam Selami Tarelli Yzeir Prek Simoni Simon Fadil Sopoti Halil Fali Murataj Dulle Spiro Loshi Neki Nebi Sheqeraku Servet Adem Kalo Osman Ali Mena Hakik Andon Marko Kosta Ali Mema Baram Beqir Tafani Hajdar Sabri Aliaj Idriz Xhevdet Vaso Qazim Shyqyri Shpuza Bajram Isuf Dobra Bajram Sabri Kadriu Rustem Ndoc Vata Gjelosh Lumbije Gavoci Ali Neki Peshtani Rustem Rruzhdi Roij Muhamet Hazir Vukaj Ismail Neki Bici Livan Llazar Axha Thoma Hysen Haxhiu Ibrahim Man Sylaj Arif Fitim Ruci Hajdar Mark Rrucaj Ukshin Mustafa Vrapi Osman Nikolla Mborja Viske Rustem Sokoli Ali Qazim Shyti Sali Mhill Marku Mark Hazis Topalli Bajram Gjyljana Kol Pjetri Bejce Mino Abaz Gjon Parubi Simon Pandi Sholla Vasil Tajar Cekrezi Muharrem Stavro Kanavo Dhimiter Halil Hasani Halil Avni Agallaiu Tafil Bashkim Kodhima Qemal Sulejman Demushi Zeqir Ahmet Lironi Ymer Hasan Cara Sadik Hamdi Xhihani Kasem Bushi Bare Lici Refik Kadriu Xhevit Abdyl Rusi Riza Pjeter Kola Gjin Miftar Kuqi Ali Kadri Sulmataj Mustafa Shaban Taka Adem Rexhep Hajdarmataj Arif Zef Ndrezaj Shytan Sabri Hoxhaj Myslym Fahri Shehu Muharrem Milo Duni Jerasimo Nikolla Gjini Mark Shahin Zeneli Hazis Qamil Belba Nezir Shuquri Sulo Xhafer Shefki Sulke Asllan Myslym Plaka Ibrahim Hazis Ismaili Ismail

Ramadan Ismaili Ismail Hariz Selimja Hysenj Ndue Shqutaj Lek Prenge Piroli Ndrec Ndue Ndoj Mark Llesh Doda Frrok Lefter Baltovani Spiro Riza Tafa Xhaferr Fejzo Laskaj Qazim Zyber Sulaj Hysenj Zef Simoni Kole Hysen Reka Zeqir Myrto Hysaj Osman Luc Nilaj Gjon Seit Shqip Hamit Kristo Dhimitri Vasil Xhemal Ismaili Riza Alush Sejko Xhemil Ded Nilaj Gjon Zenel Greca Sadik Brahim Demaliaj Musli Qerem Merkaj Kamber Nikoll Behari Kozma Mersin Kaso Halit Daut Goseni Hush Mehmet Myftiu Abdurrahman Sule Martini Martin Panajot Fidhi Thoma Hysen Hoxha Nedim Neshat Malasi Hysenj Bajram Sylaj Ram Kamber Petku Sul Jace Kapllani Hatem Mehmet Dauti Izet Ferid Vogli Haxhi Zenel Cani Asllan Haki Hoxhaj Idriz Cobo Mustafaraj Refat Hajdar Balla Alush Gjon Gjoni Mhill Ndue Nicaj Gjon Shemsedin Aga Hysen Fize Zeneja Harif Aqif Ajasllari Sulo Zenel Prodani Zalo Adem Beça Sadik Ramazan Jarani Mahmut Bajram Abrija Sulejman Zano Shehaj Ali Kasem Blloshmi Jaho Shyqyri Gruda Sadik Sulejman Duro Basri Krenar Ymeraj Nexhat Preng Perzefi Mark Can Marku Hasan Vehip Dema Ali Zef Pervuka Dode Hariz Selimja Hysenj Feim Fekolli Selim Bujar Osman Xhezar Kadri Heti Ibrahim Jusuf Islami Asan Veis Sheko Haki Shaban Basha Bajram Baftjar Xheraj Ibrahim Halit Kazazi Muharrem Haxhi Veseli Ahmet Hasan Meça Asllan Jusuf Islami Asan Riza Muçi Sadik Izet Xhaferri Hysen Trifon Xhagjika Lame Jemin Shehu Abdulla Hate Mulgeci Bajram Mark Rrucaj Ukshin Hazbi Hoxhaj Adem Mahmut Roci Isuf Nafis Mero Osman Shefki Driza Ali Taf Vata Elez Mustafa Vela Shaban Sabri Hoxhaj Myslym Shuquri Sulo Xhafer

Shën Gjon Vladimiri, festa që bashkon popujt dhe politikanët

Blushi e Imami pajtohen për pak orë në Bradashesh Në shekuj ka bashkuar popujt, së fundmi edhe politikanët. U festua në Shijon të Elbasanit festa e Shën Gjon Vladimirit, shenjtit që ka simbolizuar në histori tolerancën dhe bashkëpunimin mes njerëzve. Dhe sivjet sërish nuk ishte një rastësi. Mes qindra e qindra besimtarëve kanë qenë të pranishëm edhe drejtuesit e fushatës së PD-së dhe PS-së ministri Arben Imami dhe Ben Blushi. Autoritetet lokale u pritën në një takim të veccantë nga episkopi hirësia Nikolla. Dy drejtuesit janë ndodhur përballë dhe i kanë shtrënguar duart njëri-tjetrit duke lënë mënjanë ndasitë partiake në një festë që në fakt bashkon gjithë shqiptarët dhe ballkanasit pa dallim. Pas fjalës së mirëseardhjes së episkopit Nikolla Imami dhe Blushi kanë uruar besimtarët për festën. Vetë episkopi ka uruar që zgjedhjet e 23 qershorit të shkojnë mbarë dhe deputetët e dalë t’i shërbejnë popullit. Mesazhe urimi janë përcjellë edhe nga kryetari i komunës Sabri Sallaku, kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini, deputeti Luciano Boci etj. Imami e ka quajtur një festë të paqes dhe mirëkuptimit. “Kjo është një ditë ku nga zemra urojmë të gjithë besimtarët për këtë festë që është festa e Shën Gjon Vladimiri. Është një ditë ku i kthehemi disa vlerave themelore dhe i kapërcejmë edhe dasitë e vogla që duhen kapërcyer. Është një ditë ku duhet të mendojmë për paqen e mirëkuptimin”. Ndërkohë Ben Blushi nuk ka dashur të bëjë asnjë deklaratë politike. “Sot nuk është ditë për politikë. Është festë dhe kjo është arsyeja që jam sot këtu. Dua t’i uroj të gjithëve një ditë të mbarë”. Ndërkohë Episkop Nikolla, që ka drejtuar edhe ceremoninë e përvitshme në manastir dhe pritjen për autoritetet është shprehur vështirësitë janë shtuar dhe shenjtorëtët duhet të jenë shembulli i bashkimit dhe i paqes. I pyetur pas pritjes së politikanëve në manastir, ai ka komentuar zgjedhjet si një moment i vetëdijes së çdo personi për votën e tij. “Mesazhi është ai i shenjtorëve dhe i thamë se çdo person i çdo feje është një qytetar i përgjegjshëm për veten e tij dhe ka të drejtën të votojë këtë të dojë. Urojmë të kemi një situatë të qetë e të paqshme dhe urojmë që personat që do të zgjedhë populli ta përfaqësojnë sa më denjësisht atë dhe të mendojnë për popullin”. Në këtë ceremoni ndryshe nga vitet e tjera janë takuar dhe ulur përballë Arben Imami dhe Ben Blushi. Pasi kanë shtrënguar dorën njëritjetrit ata nuk kanë pasur shkëmbim fjalësh midis tyre, por mesazhet e përcjella edhe gjatë këtij takimi ku ishin bashkë dy kundërshtarët e qarkut të Elbasanit kanë qenë mesazhe paqeje dhe një fushate që do të ndiqet nga toleranca dhe mirëkuptimi. Shën Gjon Vladimiri është festa që i përket princit me origjinë malazeze me të njëjtin emër, të cilit iu pre koka nga mbreti bullgar. Sipas legjendës, kali me kokën e prerë qëndroi në manastirin e Shën Gjonit dhe që në atë kohë njerëzit besuan në shenjtërinë e tij. Më vonë Karl Topia që e konsideronte veten mbret të shqiptarëve e rivarrosi princin dhe e zmadhoi tre herë manastirin. Manastiri i Shën Gjon Vladimirit ka qenë një nga qendrat më të mëdha fetare në vend aq sa shpesh episkopët e Durrësit e zhvendosnin qendrën në Shën Gjon.. Në shekuj është kthyer në vend panairesh dhe pelegrinazhi dhe vitet e fundit nën kujdesin e komunës Bradashesh i është kthyer shkëlqimi i dikurshëm.

INTERVISTË • E mërkurë 5 qershor 2013

»

11

INTERVISTË ME SOPRANON DËSHIRA KERLIU, NXËNËSE E PROFESORES SË SHQUAR NINA MULA

Dibra dhe Nina Mula bazat për një zë të madh Intervistoi Beqir SINA Sopranoja e parë shqiptare në operën e Shkupit me koncert në Nju-Jork Sopranoja Dëshira Ahmeti ka lindur në Dibër, Maqedoni. Diplomuar nga Akademia e Arteve në Tiranë (Shqipëri), ka qenë nxënëse e profesores së shquar shqiptaro-ruse Nina Mula, ka kënduar solo. Pavarësisht moshës së saj të re, ajo ka kryer tashmë shumë koncerte, si në operat në Mynih, në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup etj. Ajo u shfaq në programet e kompanive televizive në Tiranë e Prishtinë, si dhe në televizionin kombëtar maqedonas si sopranoja e parë shqiptare nga këto treva. Performanca e saj në koncertin “Kthimi”, të mbajtur në Prishtinë në vitin 2000, provokoi aktoren e famshme Vanesa Redgrave për të përgatitur një telereportazh televiziv në BBC: “Zëri engjëllor i Dëshira Ahmetit (Kerliu) është shumë premtues”. Znj Dëshira Ahmeti ka debutuar edhe në skenën e “OBM Opera”, si Michaela në Carmen Bizesë në vitin 2005. Ajo gjithashtu ka kryer disa mbrëmje gala, koncerte operistike të mbajtura në skenën e OBM Opera në Shkup. Ajo me bashkëshortin e saj (edhe ky artist) Arian Kerliu dhe pianisten maqedonase Elena Siljanovska ka ardhur për herë të parë në “Metropolitan Opera” në Nju-Jork në një koncert gala. Gazetari ynë në Nju-Jork, Beqir SINA, bisedoi me sopranon e parë shqiptare në operën e Shkupit, e cila po jep koncert në Nju-Jork Shqiptarja e parë që punon në Teatrin e Operës të Maqedonisë si soliste e roleve kryesore, që synon zhvillimin e kulturës së shqiptarëve në vendin fqinj me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë në këto treva dhe interpretimin e veprave të autorëve shqiptarë, flet gjerësisht në këtë intervistë eskluzive për gazetën “Metropol”, jetën e saj dhe aktivitetin e saj artistik. - Mbasi keni dhënë shfaqje në Mynih, në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup etj., keni ardhur në Nju-Jork për një mbrëmje gala me një preformancë të kompozitorëve botëror dhe shqiptarë. Na flisni pak më shumë rreth kësaj performance tuajën me Arian Kerliun - guitarist dhe pop musik artist, si dhe Elena Siljanovskën - pianiste nga Opera e Maqedonisë. - Koncerti ynë në Nju-Jork është një bashkëpunim yni si rrjedhojë e sukseseve që kemi pasur në Shkup, ndërsa sa i përket aktiviteteve në qendra që ju i përmendët më lartë janë koncerte të cilat unë jam prezantuar me programin tim si soprano dhe me përcjellje tek orkestrave simfonike të këtyre vendeve, këtë radhë bashkëpunoj më Arianin dhe Elenën me një program më të larmishëm, duke sjellë dhe veprat e autorëve më të njohur shqiptarë

përveç atyre botërorë. - Ku e gjen gjithë këtë energji? - Sa më shumë që punoj, akumuloj më shumë energji. Energjia është e pashmangshme, nëse rezultati i punës është ai që kërkon, me një vizion për artin që interpreton. - Cilat janë disa nga pjesët e repertorit tuaj dhe disa role në Teatrin e Operës së Maqedonisë? Puçini është kompozitori që më ngjall shumë emocion në interpretimin e operës dhe ariet që kam në repertorin tim. Kam interpretuar në operat: “Turandot” në rolin e Liut; “La forxa del destino” në rolin e Leonorës; “Paljaci” në rolin e Nedës; “Cavaleria Rustikana” në rolin e Santucës; “Flauti magjik” në rolin e Paminës; “Karmen” në rolin e Mikaelës etj., ndërsa në operat shqiptare “Skënderbeu” në rolin e Donikës. - Ju e niset karrierën tuaj nga muzika e lehtë, ndërkohë që drejtimi juaj do të ishte muzika klasike. Pse ndodhi kjo? - Unë jam prezantuar si këngëtarë në disa nga festivalet e Radiotelevizionit Shqiptar në kohën kur studioja dhe këto pjesëmarrje të miat ishin vetëm nga dëshira për ta provuar atë skenë, e cila ishte interesante për mua, por jo ajo që do të më plotësonte të isha vetvetja, sepse muzika lirike më flinte në shpirt, ndaj unë iu përkushtova asaj. - Keni përfunduar Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1998 dhe keni qenë studente e profesores Nina Mula. Sa ka ndikuar kjo te ju dhe a ka qenë e lehtë apo e vështirë të ishit studente e profesores Nina Mula? - Të jesh studente e Nina Mulës do të thotë shumë për shkollimin e vokalit për të fituar përvojën e punës, që të mos i trembesh kur asaj për sigurinë si këngëtarë e operës.

E them këtë me shumë bindje nisur nga përvoja ime dhe nga rezultatet e saj si profesore, që ka dhënë te studentët e saj, të cilët sot këndojnë në skenat e botës. Ajo ishte një artiste e madhe, e cila e donte punën, ishte e palodhshme për studentët e saj, prandaj unë e kam ndierë si një kënaqësi shpirtërore dhe asnjëherë si të lehtë apo vështirë. - Si jeni ndier kur u rikthyet për herë të parë në Tiranë pas 11 vjetësh në një koncert gala me orkestrën simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar? - Pas studimeve u punësova në Operën e Shkupit si soliste e roleve kryesore dhe unë e prita

momentin më të rëndësishëm timin që të mund të kthehem si artiste e kompletuar me përvojën e punës dhe me një program të vështirë përpara artdashësve në Tiranë, për të cilët unë ndieja një përgjegjësi si studente e tyre, prandaj dhe koncerti me orkestrën simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar ishte ai që më dha mundësinë të rikthehem pas atyre viteve. - Cili ka qenë një nga kulmet e preformancave tuaja? - Kulm në art nuk ka. Gjithmonë artisti kërkon më të bukurën dhe më të bukurën e saj, por unë do të përmendja rolin e Leonores në operën “La forxa del destino” në Operën e

Maqedonisë, ku vërtet është shumë e vështirë për të qenë e para e sukseseve, ku unë jam e vetmja shqiptare historikisht në këtë institucion, prandaj dhe ky rol më plotëson fjalën “sukses”. - Cila është te ju ajo që quhet “vështirësia më e madhe” e një artisti? - Vështirësia e një artisti është gjithmonë ajo që duhet të luftosh konkurrencën, sipas meje, por unë do ta lidhja përsëri me vështirësinë që theksova më lartë, atë që të luftosh e vetme në mesin e maqedonasve. - Çfarë ju ka bashkuar me Arian Kerliun (guitarist dhe pop musik artist), ju ka bashkuar muzika apo dashuria për njeri tjetrin? - Të dyja bashkë. Ariani është artist që më ndjek në punën time dhe është kritiku im më i madh. Është bashkëshort i mrekullueshëm dhe sigurisht që kjo më plotëson në jetë si artiste dhe si familjare, që së bashku me Dean tonë jemi një familje që unë gjithmonë e kam ëndërruar. - A ju merr malli për Dibrën? - Dibra është qyteti ku unë kalova fëmijërinë time, dhe kujtimet e fëmijërisë janë të pavdekshme për çdo njeri. Për mua si artiste Dibra me bukurinë e saj natyrore, ajrin e pastër dhe gjithçka që më rrethonte aty më ka krijuar të jem kjo që jam për të vazhduar më tej që ta nderoj këtë vend, familje dhe shoqërinë time të dashur. - Në mos gabohem, ju jeni edhe kryetare e Shoqatës së Artistëve, Muzikantëve dhe Baletit Shqiptar në Maqedoni, çfarë mund të na thoni për këtë shoqatë?

- Shoqata e Artistëve Shqiptarë në Maqedoni është formuar në vitin 1999, kur unë isha e punësuar në Operën e Maqedonisë dhe në iniciativën e kompozitorit të madh me prejardhje shqiptare që jetonte dhe vepronte në vend dhe në shumë vende të botës u hap shoqata, ku anëtarë të saj u bënë disa nga artistët që jetonin në Shkup. Kemi pasur shumë koncerte dhe aktivitete të ndryshme me këtë shoqatë, ku kemi prezantuar vlerat e artit shqiptar dhe të shpresojmë që dhe në të ardhmen të vazhdojmë me një përkrahje akoma më të madhe të shpalosim punën e artisteve tanë kudo në botë. - Sipas mendimit tuaj, cili është zhvillimin e kulturës së shqiptarëve në vendet fqinje dhe nëpër botë me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë dhe interpretimin e veprave të autorëve shqiptarë në skenat botërore? - Artistët shqiptarë kanë dhënë rezultatin e tyre kudo që prezantohen nëpër botë. Ne kemi emra të mëdhenj, si Inva Mula, Sajmir Pirgu, Josif Gjipali etj., të cilët si askush tjetër kanë prezantuar popullin tonë dhe artin që ai ka kultivuar. - Së fundi, cilat janë ambiciet tuaja profesionale? - Ambiciet profesionale nuk mbarojnë tek artisti. Nëse ambicia mungon, puna ngecet, ndaj dhe do të përmendja arritjen në majat e skenave botërore, si Metroplotan, meqë jemi një Nju-Jork, ndërsa Europa mbetet përsëri vendi ku do të dëshiroja të performoja më shumë. Ju përshëndes juve dhe lexuesit tuaj dhe ju uroj shumë suksese të mëtejshme.

12

« GOSSIP

David Beckham: Victoria është po aq e bukur sa kur e kam takuar për herë të parë David mendon se Victoria ka po të njëjtën bukuri si dhe kur e ka takuar atë për herë të parë në 1997, ku ajo ka qënë e pranishme në ndeshjen e Manchester kundër Chelsit në Londër. Ai e kujton atë moment kur Victoria ka folur me menaxherin e tij. David tregon se ka qënë shumë i turpshëm, sa thjesht ka prezantuar veten dhe është larguar. Por Kur Victoria shkon një javë më vonë për të ndjekur një tjetër ndeshje, atëherë Beckham nuk humbet më shansin, por i merr menjëherë numrin Victorias. Kjo ka qënë mënyra e lidhjes së çiftit, lidhje të cilën e kurorëzuan me martesë në 1999, nga e cila kanë katër fëmijë.

E mërkurë 5 qershor 2013 •

Femrat

nuk i duan burracakët

Gomez merr pushim nga muzika Selena Gomez planifikon të marrë një pushim të zgjatur nga karriera e saj e këndimit, me qëllim që të fokusohet në aktrim.“A planifikoj të ndaloj së kënduari? Po, mbase për një kohë, dua të jem më shumë në film. Jam e hapur për të provuar gjëra të reja”. “Sapo kam bërë një film aksion dhe një komedi të errët dhe pastaj një dramë, andaj kam qenë në gjendje të realizoj vërtet projekte argëtuese të cilat janë ndryshe”, ka thënë Gomez.

F

emrat përkrah vetes nuk e duan më burracakun, dikur shumë të dëshiruar. Mesa duket nuk duan më një mashkull, i cili bën çdo gjë që do femra, por ajo dëshiron të ketë përball saj një mashkull që di t,i bjerë fort tavolinës me grusht kur duhet. Kjo ndodh pasi femrat duan që të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura. Ja disa këshilla për t`u

dukur tërheqës në syt e tyre: Jini të sinqertë Mos luani lojëra. Nuk e kemi fjalën për atë se si do t’i përgjigjeni kur e dashura ju pyet: “A do të dukem e shëndoshë nëse e vesh këtë fustan?” Jini besnikë Në të kundërtën, fare mos krijoni lidhje dashurie. Askush nuk do t’ju fajësojë

nëse dëshironi ende të argëtoheni, por do t’ju fajësojnë nëse veproni ashtu derisa jeni në lidhje me dikë. As ju nuk do të dëshironit t’jua bënte ndokush të njëjtën gjë. Tregoni që e doni Madje edhe atëherë kur keni obligime të shumta. Gjithmonë gjeni kohë që së paku t’i dërgoni ndonjë mesazh, Detajet janë ndonjëherë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër.

Prezantohet kompjuteri më i vogël tabletë

K Lagerfeld dëshiron të martohet me macen Karl Lagerfeld duket se ka prirje për të pushtuar titujt kryesor të mediave – ai së fundi ka deklaruar se dëshiron të martohet me macen e tij. Kreatori i markës Chanel, njëri prej njerëzve më të respektuar në botën e modës, i njohur edhe për flokët e tij karakteristike dhe të thinjura, thotë se ai është i dashuruar me macen. “Nuk ka martesë, ende, për qenie njerëzore dhe kafshë. Kurrë nuk kam menduar se do të bie në dashuri në këtë mënyrë me një mace”, ka thënë Lagerfeld.

ompania “Acer” ka prezantuar kompjuterin tabletë “Acer Iconia W3”. Falë ekranit të vet 8.1 inç me rezolucion 1280x800 pixel aparati u bë kompjuteri tabletë më i vogël nën menaxhimin e Windows 8. “Iconia W3” peshon 540 gram dhe ka një trashësi prej 1.35 cm. Kompjuteri tabletë mund të shndërrohet në një laptop duke lidhur me të tastierën. Ajo nuk është e përfshirë në kompletin e pajisjes dhe shitet si një aksesor suplementar. Kompjuteri tabletë është i pajisur me një procesor dual-core “Intel Z2760”, me 2 kamera 2 megapixel, me modulin e Bluetooth-it dhe hyrjet mikro-USB dhe mikro-HDMI. Bateria e aparatit mban deri në 8 orë. Kompjuteri tabletë “Iconia W3” do të dalë në shitje në qershor dhe do të kushtojë 329.

GOSSIP • E mërkurë 5 qershor 2013

KATE UPTON

Britney

MINI SHOW PËR YANKEES

dobësohet duke ngrënë 5 herë në ditë

Pas një periudhe të gjatë problemesh me peshën, Britney Spears duket se është rikthyer e lumtur dhe e shëndetshme, ndërsa përgatitet që të zhvendosë rezidencën e saj kryesore në Las Vegas. Spears, e cila në vitet e fundit ka luhatur vazhdimisht me peshën e saj, është rikthye së fundmi në linjat e saj më të mira dhe kjo është meritë e një kombinimi të çuditshëm, e punës fizike dhe një diete të veçantë. 31-vjeçarja, ka pasur mundësi që të punojë me një përgatitës të përgatitur fizik, i cili i ka shërbyer më parë edhe Janet Jackson, Pink apo “The Jonas Brothers”. Dieta dobësuese e Britney përfshinte pesë vafte të detyrueshme në ditë, me një ushqim të përzgjedhur për të ulur peshën, por pa stërmunduar trupin gjatë stërvitjes së tij të vazhdueshme. Përsa i përket stërvitjes, siç bëri të ditur vetë trajneri fizik, ajo përqendrohej në ushtrime basketbolli, biçikletë, kërcime me një këmbë dhe pompa.

Ë

»

13

Format e mrekullueshme të Beyonce Pas një periudhe të ngarkuar me ture, Beyonce dhe Jay Z. janë rikthyer të shijojnë kohë të bollshme me njëri-tjetrin, pavarësisht se të dy janë prindër të një vajze 1-vjeçare. Një darkë e kaluar me shoqërinë e verës dhe njëritjetrit, më parë gjatë javës, u zëvendësua nga një tjetër mbrëmje romantike, gjatë së cilës bashkëshortët vizituan një kinema për të ndjekur një film, të dielën në Nju Jork. Ndërsa 43-vjeçari Jay Z., me stilin e tij të zakonshëm nuk ofroi asgjë të veçantë nga pikëpamja e veshjes, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Beyonce. 31-vjeçarja, duke ecur përkrah të shoqit me një palë pantallona të shkurtra lëkure, shfaqi edhe një herë më shumë forma shumë pranë perfeksionit.

shtë dëshmitarja më e mirë e sportit internacional dhe ka pushtuar për të dytin vit radhazi kopertinën e Sport Illustrated. Kate Upton, është fotografuar në stolat e New York, për të marrë pjesë në sfidën e basketbollit midis Yankees dhe Boston Red Sox. Ajo ka bërë një mini show gratis për fotografët në stadium.

Vetëvritet ylli i Bollivudit Jiah Khan

Bar Refaeli mbush 28, tregon momentet më të nxehta me bikini Modelja izraljane e Victoria Secret dhe Maxim, Refaeli, ka mbushur 28 vjeç, dhe e ka bërë të ditur këtë në rrjetin social duke treguar momentet më seksi realizuar me bikini. Ajo është renditur në vendin e tretë si një nga femrat më seksi me bikini. Të shohim se ku do të jetë e pozicionuar për këtë vit.

Jiah Khan, një figurë premtuese e kinemasë së Bollivudit, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur mbrëmjen e së hënës në banesën e saj në Mumbaj. Lajmin e kanë bërë të ditur të martën mediat indiane, sipas të cilave 25-vjeçarja po kalonte një periudhë depresioni për motive personale. E rritur në Londër, aktorja debutoi për herë të parë si aktore protagoniste në vitin 2007, në filmin “Nishabd”, ku tregoi siguri në vetëvete dhe sex apeal. Në vitet e mëvonshme Khan u zgjodh për të interpretuar në dy filma të tjerë, përkrah aktorëve më në zë të kinematografisë indiane, Aamir Khan dhe Akshay Kumar.

14

« BOTA

E mërkurë 5 qershor 2013 •

TURQI

Dita e pestë, protesta dhe ndjesë

Ndërkohë, Kryeministri Erodgan tha se protestuesit nuk kanë mbështetje mes shumicës së turqve. “Protestat nuk ishin për sheshet apo për pemët, por disa parti nuk ishin të kënaqura me rezultatet e zgjedhjeve. Situata është shumë më e qetë dhe duket se po mbizotëron arsyeja. Unë mendoj se gjërat do të normalizohen. Demonstratat nuk zhvillohen në të gjithë Turqinë, vetëm në disa qytete të mëdha”

Z

ëvendëskryeministri i Turqisë, Bulent Arinç, kërkoi ndjesë për masat e ashpra të policisë kundër protestuesve. Ai tha se ishte gabim që u përdor forcë e tepruar kundër njerëzve, të cilët nisën protesta për mbrojtjen e mjedisit. Megjithatë, tha ai, qeveria nuk u kërkon falje atyre që shkatërruan prona dhe prekën lirinë e qytetarëve. Ndërkohë, protestat anti-qeveritare në Turqi vazhduan sot për të pestën ditë me radhë. Policia dhe demonstruesit u përleshën në Stamboll dhe në Ankara. Zyrtarë amerikanë u bënë thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën. Ashtu si në ditët e mëparshme, policia përdori gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë grupet e protestuesve në Stamboll, ndërsa demonstruesit përdorën tulla dhe materiale të tjera për të ngritur barrikada në disa rrugë të qytetit. Duke filluar nga dje, një konfederatë sindikaliste që përfaqëson rreth 250.000 punëtorë po mban një grevë dy-ditëshe për të protestuar kundër atyre që ajo i quan masa të ashpra të policisë kundër demonstruesve. Ndërkohë, Kryeministri Erodgan tha se protestuesit nuk kanë mbështetje mes shumicës së turqve. “Protestat nuk ishin për sheshet apo për pemët, por disa parti nuk ishin të kënaqura me rezultatet e zgjedhjeve. Situata është shumë më e qetë dhe duket se po mbizotëron arsyeja. Unë mendoj se gjërat do të normalizohen. Demonstratat nuk zhvillohen në të gjithë Turqinë, vetëm në disa qytete të mëdha”, tha zoti Erdogan. Kryeministri akuzoi demonstruesit se ecin krah-për-krah me terroristët. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën dhe shprehu shqetësim për njoftimet se policia ka përdorur forcë të tepruar. “Shtetet

e Bashkuara mbështesin lirinë e plotë të shprehjes dhe tubimit, duke përfshirë të drejtën e njerëzve për protestë paqësore, sepse kjo është thelbësore për çdo demokraci. Ne jemi të shqetësuar nga njoftimet për përdorim të tepruar të forcës nga ana e policisë. Ne shpresojmë se këto incidente do të hetohen plotësisht dhe se do të ketë një përmbajtje të plotë nga forcat e policisë në lidhje me këto lloj incidentesh. Ne inkurajojmë të gjithë njerëzit e përfshirë - ata që demonstrojnë dhe shprehin lirinë e fjalës dhe ata në qeveri - për të shmangur çdo provokim dhune”. Protestat filluan të premten si demonstrim kundër planeve për të prishur një park në qendër të Stambollit dhe për të bërë aty ndërtime të reja. Por një pjesë e demonstruesve thonë se janë mjaft të zemëruar ndaj qeverisë konservatore me orientim islamik të zotit Erdogan dhe ndaj asaj që e shohin si ndërhyrje në jetën e atyre qytetarëve që nuk ndajnë pikëpamjet e tij fetare.

Masa Megjithë kritikën nga jashtë dhe nga brenda protestat dhe dhuna në Turqi vazhdojnë. Ekspertët janë të mendimit se nuk duhet përjashtuar as mundësia e shkallëzimit të mëtejshëm. Turqia është përfshirë prej ditësh në protestat më të mëdha në këtë vend kundër Kryeministrit Recep Tayyip Erdogan. E pashembullt është edhe sjellja brutale e policisë në Stamboll, në Ankara, në Izmir dhe në qytetet e tjera. Megjithë gjendjen e tendosur Ergogani të hënën ka nisur vizitën e tij në Marok, Tunezi dhe Algjeri. Të paktën dy të vdekur dhe rreth 2500 të lënduar është bilanci i deritanishëm. Rreth 2000 njerëz janë arrestuar. Protestat e filluara nga aktivistët për ruajtjen e mjedisit tani janë shtrirë në të gjitha shtresat e shoqërisë turke. Qëndrimi i Erdoganit, se fjala është për protesta të “grupeve margjinale” janë bërë shkas edhe për krahasimet e para të tij me depostët arabë në periudhën e “pranverës ar-

abe”. Por Günter Seufert, ekspert për Turqinë nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë në Berlin, mendon se krahasimi i Erdoganit me despotët arabë nuk është me vend. “Turqia nuk ka një regjim totalitar, sepse në këtë vend ka një radhë të insitucioneve demokratike, që funksionojnë si duhet”, pohon ai. Kolumnisti turk dhe eksperti për politikë Cengiz Candar pohon se pas më shumë se 10 vitesh në pushtet qeveria e Erdoganit po ndjen një lodhje: “Ai po përpiqet, që këtë lodhje dhe problemet e tjera t’i zgjidhë edhe me dhunë, gaz lotësjellës dhe topa uji, nëse është e domosdoshme. Por nuk e besoj se kjo do t’i ndihmojë, që po i njëjti popull vitin e ardhshëm ta zgjedhë për president”. Nuk mund të besohet se Erdogani do të kërkojë falje për sjelljet e tij, siç ka kërkuar lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu, pas një bisede të hënën me Presidentin Abdullah Gül. Seufert thotë se këto protesta mund t’i kushtojnë shumë Erdoganit.

Ai nuk beson se Erdogan do të fitojë shumicën absolute në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Një opozitë homogjene kundër Erdoganit nuk ekziston. Simpatizantët e Partisë Republikane Socialdemokrate (CHP), nacionalistët, kurdët dhe alevitët, si dhe sunitët janë të përçarë. Ndërkohë që as nga Erdogani nuk pritet ndonjë zgjidhje, e cila do t’u shkonte në favor demonstruesve. Ai tha se nuk do të lëjojë që “disa plaçkitës të vendosin se çfarë projektesh do të ndërtohen në vend”. Sa i përket vendeve fqinje, nga Siria e përfshirë nga lufta qytetare, menjëherë kanë ardhur tone përqeshjeje ndaj Erdoganit. Minsitri i Jashtëm i këtij vendi i ka udhëzuar qytetarët e vet, që të mos udhëtojnë në Turqi, me shpjegimin se atje është rrezik për sigurinë, për shkak të “sjelljes së dhunshme të qeverisë së Erdoganit kundër demonstruesve paqësorë”. Kombet e Bashkuara kanë kumtuar se deri tani nga Siria në Turqi kanë ikur 380.000 refugjatë.

BOTA • E mërkurë 5 qershor 2013

Julian Assange   “Epoka e re dixhitale” është një prototip i qartë dhe provokator i imperializmit teknokratik, shkruar prej dy nxitësve të tij kryesorë, Eric Schmidt dhe Jared Cohen, që synojnë të ndërtojnë një idiomë të re për fuqinë globale të Shteteve të Bashkuara në shekullin e XXI. Një idiomë që pasqyron lidhjen gjithnjë e më të ngushtë mes Departamentit të Shtetit dhe Silicon Valley, të përfaqësuar prej z. Schmidt, president i Google, dhe nga Cohen, ish-këshilltar i Condoleezza Rice dhe Hillary Clinton dhe tani drejtor i “Google Ideas”. Dy autorët janë takuar në Bagdadin e pushtuar në vitin 2009, dhe aty u konceptua libri. Duke shëtitur mes rrënojave, të dy vërejtën të ngazëllyer se si teknologjia po transformonte një shoqëri të mbytur nga pushtimi ushtarak amerikan, dhe vendosën që industria e teknologjisë së lartë mund të përfaqësonte një instrument shumë efikas për politikën e jashtme amerikane. “Epoka e re dixhitale” përpiqet të na bindë se teknologjia është në gjendje të rimodelojë popujt dhe kombet e botës, duan apo jo, sipas imazhit të superfuqisë dominuese. Ky libër është parasëgjithash përpjekja nga ana e Google për t’u paraqitur si vizionari i madh gjeopolitik i Amerikës, e vetmja kompani në gjendje që t’i përgjigjet pyetjes: “Në çfarë drejtimi duhet të shkojë Amerika?” Autorët marrin në një masë të madhe barrën e “kompjuteristit të bardhë”. Kuota e duhur liberale me personazhe lartësues me lëkurë ngjyrë të errët, listë sa komode aq edhe hipotetike është e garantuar: peshkatarë kongolezë, dizajner grafikë nga Botsvana, militantë kundër korrupsionit në San Salvador dhe barinj analfabetë në Serengeti, të gjithë të thirrur për të demonstruar cilësitë progresive të celularëve Google. Autorët ofrojnë një version të banalizuar të botës së nesërme: tërësia e pajisjeve elektronike të dekadave që do të vijnë do të jetë shumë e ngjashme me atë aktuale, vetëm se më “cool”. Schmidt dhe Cohen kanë fjalë të ashpra për të rinjtë egjiptianë, thonë se “përzuerja e aktivizmit dhe arrogancës tek të rinjtë është universale”. Turmat e zemëruara të vëna në lëvizje prej internetit çojnë në revolucione që “është më e lehtë t’i fillosh dhe më e vështirë t’i përfundosh”. “Epoka e re dixhitale” pasqyron tabutë dhe obsesionet institucionalë të Departamentit të Shtetit: abstenon për të drejtuar kritika që lidhen me Izraelin dhe Arabinë Saudite; bën gjoja, pabesueshmërisht, që lëvizja për sovranitetin amerikano latin, që gjatë tridhjetë viteve të fundit ka çliruar

ASSANGE KUNDËR GOOGLE  “Jeni imperialistët e rinj të shekullit teknokratik”

Gjyqi ndaj Bradley Manning

  Avokatët e ushtarit amerikan Bradley Manning thonë se ai ishte i ri dhe naiv, por kishte qëllime të mira për ta bërë botën një vend më të mirë duke i dhënë qindra mijëra dokumente të klasifikuara faqes së internetit WikiLeaks. Por gjatë deklaratave të hapjes në gjyqin ushtarak në Fort Meade, Maryland, prokurorët thanë se dokumentet sektrete ranë në duart e armikut, dhe se ata kanë prova se Osama bin Laden kërkoi dhe mori informacionin e dhënë nga Manning në WikiLeaks. Manning përballet me 20 vjet burg për fajin e pranuar në shkurt për 10 nga 22 akuzat e ngritura kundër tij. Por në këtë gjykim ai mund të marrë një dënim të përjetshëm nëse gjendet fajtor se ka ndihmuar armikun. 25-vjeçari Manning, analist zbulimi, u arrestua në vitin 2010, ndërsa shërbente në Irak. Ai pranoi se i kishte dhënë faqes së internetit WikiLeaks kabllo-grame diplomatike dhe raporte betejash nga luftërat e udhëhequra nga SHBA në Irak dhe Afganistan, duke thënë se donte të ndezte debat publik mbi politikën amerikane. Mbështetësit e tij thonë se Bradley Manning ekspozoi gabime që Pentagoni kurrë nuk do t’i pranonte. Por prokurorët thonë se Manning vuri jetën e ushtarëve amerikanë në rrezik.

kontinentin nga një numër i madh plutokracish dhe diktaturash të mbështetura nga SHBA, nuk ka ndodhur asnjëherë; dhe natyrisht që turpërohet, me teatralitet, për gogolët e preferuar të Uashigntonit, Korea e Veriut dhe Irani. Google, lindur si shprehje e kulturës së pavarur të universiteteve kalifornianë, pasi është ndeshur me botën, e ka lidhur fatin e vet me elementët tradicionalë të pushtetit qeverisës në Uashington. Unë kam një ide shumë të ndryshme. Progresi i teknologjisë informatike emblemë e të cilit është Google shpall vdekjen e konfidencialitetit për shumicën e njerëzve dhe

çon botën drejt autoritarizmit. Është teza kryesore e librit tim, Cypherpunks. Por nëse nga një anë Schmidt dhe Cohen na thonë se vdekja e privatësisë do të ndihmojë qeveritë e “autokracive represive” që “të vënë në shënjestër qytetarët e tyre”, nga ana tjetër na thonë se për qeveritë e demokracive të “hapura” do të jetë një “dhuratë” që do i vërë në kushtet për t’u përgjigjur “më mirë ndaj nevojave të qytetarëve dhe të klientëve”. Në të vërtetë, erozioni i privatësisë së individëve në perëndim dhe centralizimi i pushtetit që e shoqëron bëjnë të pashmangshëm abuzimet, duke afruar shoqëritë “e mira” me ato “të këqija”.

»

15

Shenjat janë të gjitha aty, por autorët nuk i shikojnë. Huazojnë nga Uilliam Dobson idenë që mediat, në një autokraci, “tolerojnë ekzistencën e një shtypi të opozitës duke bërë gjoja sikur kundërshtarët e kuptojnë se cilët janë limitet e pashprehur”. Por këto tendenca po fillojnë të shfaqen në Shtetet e Bashkuara. Askush nuk ka dyshime për efektet shqetësues të hetimeve ndaj AP dhe gazetarit të Fox, James Rosen. Por, shumë pak kanë shkuar më tutje për të kuptuar rolin që ka pasur Google. Unë kam një eksperiencë të drejtpërdrejtë të këtyre tendencave. Departamenti i Drejtësisë në mars ka pranuar që prej tre vitesh po kryen një hetim penal ndaj Wikileaks. Objektivet e këtij hetimi janë, mes të tjerash, “themeluesit, pronarët dhe drejtuesit e Wikileaks”. Një prej burimeve të supozuar, Bradley Manning, përgatitet të përballet me një proces 12 javor. “Epoka e re dixhitale” është një libër me shumë ndikim (të keq), ku asnjëri prej të dy autorëve nuk ka gjuhën për të parë, aq më pak për të shprehur, të keqen titanike dhe centralizuese që janë duke ndërtuar. Pa e kuptuar se si, Schmidt dhe Cohen janë duke vënë në praktikë profecinë e famshme të George Orwell. Nëse doni një vizion të të ardhmes, imagjinoni një përjetësi të formuar nga shumë Google Glass të fiksuara, me mbështetjen e Uashingtonit, në fytyra njerëzore me shikimin të humbur në zbrazëti. Ndjekësit e zellshëm të kultit të teknologjisë së konsumit do të gjejnë shumë pak motive frymëzimi në këtë libër. Por është një literaturë esenciale për të gjithë ata që janë të përfshirë në luftën për të ardhmen, sidomos nëse duhet të dish një imperativ unik: njih sa më mirë armikun tënd.

16

« OPINION

E mërkurë 5 qershor 2013 •

Fushata si garë midis Berishës dhe Ramës

F

ushata elektorale e zgjedhjeve të 23 qershorit, që ka ditë që po zhvillohet në Shqipëri, duket se ka krijuar hendekuan, apo më mirë të themi distancën midis palëve. E konceptuar si garë midis dy liderëve kryesorë, Berisha e Rama, ajo ka përqendruar vëmendjen e publikut më shumë se çdo herë tjetër tek ajo çfarë bëjnë e thonë këta dy politikanë. Është vetë ligji zgjedhor që stimulon një garë personale të liderëve, që për shamë arsye favorizon dukshëm liderin e mazhorancës, Kryeministrin Berisha. Nga ajo që kemi parë deri tani nga zhvillimi i fushatës, zoti Berisha ka krijuar një diferencë të dukshme ndaj rivalit te tij, zotit Rama, pothuaj në të gjitha aspektet e saj. Ballafaqimi në elektorat ka nxjerrë në pah nivelin intelektual, kulturor e politik të të dyve, një garë ku zoti Rama e ka pothuaj të pamundur të konkurrojë. Zoti Rama, që si shef i opozitës përballë një qeverie që ka tetë vjet në pushtet pritej të krijonte një frymë fitoreje, jo vetëm që nuk e bëri dot, por po humbet gjithnjë e më shumë pikë, duke rrezikuar të humbasë krejt fushatën elektorale. Duhet thënë se fushata elektorale e zotit Rama mori një goditje nokdaun që në fillim të saj me aleancën e tij me Ilir Metën, ortakun në qeverisje për katër vjet të zotit Berisha. Kjo bëri që zoti Rama të humbasë të drejtën të akuzojë qeverinë në pikat më të dobëta të saj, pasi do t’i dalë patjetër përpara Ilir Meta dhe zyrtarë të tjerë të LSI-së në bashkëqeverisje me Berishën. Çështje të ngritura si kauza të opozitës nga zoti Rama, si 21 janari apo privatizimet e koncesionet e qeverisë “Berisha” janë fshirë nga fjalori i fushatës elektorale të liderit socialist për arsyet që thamë më lartë. Votimi i tri ligjeve të integrimit pa asnjë ndryshim apo kusht nxori zbuluar opozitën, duke bindur edhe shqiptarin më skeptik se qëllimi politik i bllokimit të tyre nga zoti Rama ishte për arsye politike partiake e personale, duke rrëzuar kështu një tjetër kauzë të pretenduar nga opozita, me të cilën u pengua e u vonua një hap i rëndësishëm i integrimit euroatlantik të vendit. I mbetur pa kauza, zoti Rama u fut me minus në ballafaqimin elektoral me zotin Berisha, i cili e pati shumë të thjeshtë të krijonte përparësinë edhe për shkak të cilësive personale, që në këto zgjedhje duket se po bëjnë diferencën. Në një vështrim të përgjithshëm duket se zoti Berisha është lideri absolut i fushatës, prodhues i ideve, debatit dhe lajmit, duke tërhequr me zgjuarsi edhe zotin Rama në skenarin politik e elektoral të tij. Në formë fushata e PS-së ndjek atë të PD-së me takime “gju me gju me popullin”, por edhe mitingje elektorale”, megjithatë diferenca e krijuar është një fakt i pranuar publikisht. Zoti Berisha udhëheq edhe orienton edhe debatin, duke tërhequr zotin Rama atje ku do ai, çka do të thotë atje ku qasja dhe politika e tij janë më të forta e më të suksesshme. Infrastruktura dhe integrimi euroatlantik i vendit janë pa dyshim dy kartat më serioze elektorale të zotit Berisha, pika e çështje ku ai është i interesuar ta përqendrojë edhe debatin elektoral. Në një logjikë normale Rama duhej të bënte çmos e t’i shmangej pikërisht ballafaqimit në këto fusha me Berishën, ndërkohe që po bën të kundërtën, duke u përpjekur ta godasë pikërisht në pikën më të fortë të tij. Për të qenë korrekt, duhet të theksojmë se ishte Berisha me polemikën e tij që e orientoi debatin te rrugët dhe integrimi, një gracke politike, në të cilën zoti Rama ra lehtësisht. Rama dhe ndihmësit, shpeshherë të papërgatitur e të paaftë, u përpoqën të sfumonin këto arritje të qeverisë, duke e kthyer këtë ballafaqim të vështirë në një bumerang elektoral të ndihmuar edhe nga gafat politike të tyre. Ideja e matjes së rrugëve nëse ishin aq metra sa thoshte Berisha apo jo e çoi vëmendjen e publikut te ky projekt i suksesshëm i qeverisë, ku gjithkush nga shqiptarët e krahason atë që thotë Rama jo me përgjigjen e Berishës, por me realitetin në shtëpinë, lagjen, fshatin apo qytetin e tij. Qytetarit nuk i duhet fare sa metra rrugë më pak a më shumë ka ndërtuar Berisha, atij i duhet se sa shpejt e komod ai lëviz në vendin e tij, ndaj sigurisht që e bën krahasimin me qeverinë socialiste para Berishës, një bilanc që flet hapur praktikisht,

Nga NEBIL ÇIKA

politikisht dhe elektoralisht pro Kryeministrit. Integrimi euroatlantik është një tjetër arritje ekskluzive e zotit Berisha. Fakti që të gjitha aktet, marrëveshjet dhe avancimi i Shqipërisë në procesin e integrimit janë arritur e firmosur nga tri qeverisje të Berishës që nga anëtarësimi në Këshillin e Europës në vitin 1995 e deri te heqja e vizave me zonën “Shegen” në 2009-n e bën integrimin një armë ekskluzive të zotit Berisha në këto zgjedhje dhe sigurisht një problem për opozitën, e cila është përpjekur të pengoje apo sabotojë çdo iniciativë në këtë fushë. Përpjekja e dëshpëruar e zotit Rama për të zhvleftësuar arritjet euroatlantike të Shqipërisë nën qeverisjen “Berisha” e kanë rënduar edhe më shumë pozitën inferiore të PS-së dhe të krejt opozitës në raport me integrimin. “Ne nuk jemi në NATO, jemi në natë”, - u tha zoti Rama mbështetësve të tij në një takim elektoral, gjë që nuk do të kishte guxuar ta bënte as Ramiz Alia. Besoj se ju kujtohet deklarata e vejushës së ish- diktatorit, Nexhmie Hoxha: “Shqipëria e meriton anëtarësimin”, - bërë ditën e anëtarësimit në NATO, që në raport me krahasimin e NATO-s me natën janë shumë korrekte e shumë properëndimore. Ulja e nivelit të perceptimit publik të integrimit nën nivelin e Nexhmie Hoxhës sigurisht që e vë në vështirësi zotin Rama jo vetëm me publikun, por dhe me komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht me aleatët euroatlantik. Natyrisht që kjo deklaratë e zotit Rama përbën një asis politik për Berishën, i cili nuk vonoi ta shfrytëzojë duke e përmendur si argument tjetër për akuzuat si antiperëndimor që ai i bën në mënyrë të përsëritur Ramës. Duke e kuptuar situatën e vështirë që krijoi me deklaratën kundër NATO-s, zoti Rama mundohet ta zbusë duke e cilësuar anëtarësimin si dhuratë ndërkombëtare, gjë që nuk rezulton e vërtetë, pasi pse duhej të viheshin e plotësoheshin kushte për një gjë të tillë, apo pse nuk pranohemi edhe në BE, meqë ndërkombëtarët qenkan kaq bujarë me shqiptarët? Një tjetër akuzë që Berisha po e detyron Ramën në mënyra nga më të ndryshme ta paranojë është “rilindja apo rikthimi i bllokut komunist”. Përveç lidhjeve të gjakut me kupolën e diktaturës dhe përfshirjes në lisat zgjedhore e aleancë elektorale të emrave më të njohur të familjeve drejtuese të sistemit monist, deklarimi në Kavajë i zotit Rama se do të hiqte monumentin simbol të lëvizjes antikomuniste në këtë qytet përbën një tjetër argument të funksionimit të tij sipas logjikës së Bllokut për të cilën e akuzon Berisha. Por jo vetëm kaq. Ditët e fundit kryetari i një partie komuniste të mbështetur nga djali i diktatorit Hoxha deklaroi se me Ramën kryeministër do të rikthenin në Tiranë bustin e Enver Hoxhës. Deklarata e bërë publike nga media nuk u përgënjeshtrua

nga Rama dhe partia e tij, gjë që e bën këtë ide të besueshme e ndoshta edhe të miratuar prej tij. Këto zhvillime dhe qëndrimi kundër NATO-s e bëjnë politikën, por dhe fushatën e elektorale të zotit Rama jo shumë të ndryshme nga qëndrimet e drejtuesve komunistë Alia apo Koleka. Një nga aspektet e garës elektorale ku Berisha ka krijuar më tepër epërsi është, pa dyshim, komunikimi me njerëzit. Në fillim të fushatës elektorale zoti Berisha organizoi disa takime të ngushta me grupe interesi, kryesisht në zona rurale. Ai njihet për aftësi komunikimi të shkëlqyera, por dhe informimin për problemet e grupeve dhe të zonat që ai vizitonte i garantoi një sukses të paparë. Këtë skemë apo model të komunikimit të Berishës me zgjedhësit Rama po e bën aktualisht, por pa munduar dot ta realizojë si ai, përkundrazi. Takimet e Ramës duken kopjo të shëmtuara të atyre të Berishës dhe kanë degjeneruar për sa përket mënyrës së komunikimit. I njohur si tip anarkist, zoti Rama nuk arin dot të krijojë një lidhje normale me bashkëbiseduesit, qofshin këta edhe militantë socialistë, dhe e shpreh qartë sforcimin apo bezdinë që është i detyruar të ulet e të flasë me ta. Zhargoni i bulevardit që ai përdor në takimet me militantë të PS-së, që shpeshherë i ofendon duke u ndërprerë fjalën e sidomos përsëritja e të njëjtit fjalim me akuza e batuta bajate për kundërshtarët, apo “tradhtarët”, si në “Don Bosko” e Bathore, në Tiranë, në Delvinë, Orikum e deri në Prespë në Korçë, e ka bërë të padëgjueshëm edhe në televiyion. Tani dikush mund ta dallojë lehtë se bezdia në komunikim bëhet e dyanshme sapo zoti Rama fillon komunikimin në këndet e fjalës apo takimet “gju më gju me popullin”. Mosnjohja e shumë problemeve dhe trajtimi sipërfaqësor i tyre ka zbehur dukshëm figurën e tij politike, sidomos tek ata që nuk kishin pasur mundësinë ta njihnin apo ta shihnin ndonjëherë. E njëjta situatë, në mos më keq, mund të thuhet edhe për takimet masive (mitingjet), ku përparësia e Berishës pranohet edhe nga vetë PS-ja. Aq keq ndihet Rama në këtë drejtim, saqë edhe hapjen e fushatës në Tiranë dhe prezantimin e vet në Vlorë i bëri në salla të mbyllura, ndërkohë që rivali i tij tejmbush sheshet në çdo cep të vendit. Ndoshta do të kishte qenë më mirë të mos i aplikonte këto lloj takimesh dhe të ruante një distancë me publikun, gjë që mund të kishte ruajtur disi atë lloj miti të krijuar për të në rrethet e majta larg Tiranës, kryesisht në zonat rurale të vendit. Ky ballafaqim i drejtpërdrejtë me njerëzit mund të konsiderohet pa frike si dështimi më i madh i zotit Rama, por dhe i fushatës elektorale të PS-së. Nuk mund të rri pa përmendur edhe një diference tjetër personale të z. Berisha ndaj zotit Rama, që kjo fushatë elektorale e thelluar, e spikatur edhe më shumë ajo e karaktereve. Zoti Berisha vazhdon të demonstrojë karakterin e fortë, dinamizmin, nivelin kulturor e sidomos atë karizëm të jashtëzakonshëm që në këtë fushatë i ka demonstruar më të koordinuara se kurrë. Rama në këtë aspekt as që mund të matet me Berishën. Dëshmoi para gjithë shqiptareve frikën dhe paranojën duke u arratisur nga Tirana në Vlorë. Me akuzat dhe sidomos fyerjet personale ndaj kundërshtarit, largimin nga pushteti të të cilit e ka si përgjigje për zgjidhjen e çdo problemi që i ngrenë edhe në fshatrat më të humbura të vendit, dëshmon mungesën e vizionit, por dhe të besimit se mund t’i fitojë këto zgjedhje, gjë që e ka pranuar publikisht edhe si arsye të bashkimit me Ilir Metën. Ka edhe diferenca të tjera, si ajo e raporteve familjare, miqësore e njerëzore, por nuk po merremi me to, jo vetëm për shkak të etikës, por edhe sepse këto që thamë janë të mjaftueshme si argumente të kësaj analize për fushatën elektorale dhe raporteve të liderëve të kampeve kryesore politike me të dhe midis tyre. Besoj se për shumicën e shqiptarëve është e qartë përparësia, apo më mirë të themi fitorja e kësaj fushate prej Berishës, i cili duket se nuk ka zhvilluar ndonjëherë më të mire se kjo ndoshta, edhe për shkak të pamundësisë së kundërshtarit për t’u përgjigjur me të njëjtën mënyrë.

OPINION • E mërkurë 5 qershor 2013

»

17

Juda një tradhëtar apo një hero?

D

uke marrë shkas nga përdorimi ditët e fundit të toneve të ashpra me kryefjalë termat “tradhti” dhe “tradhtar”, dëshiroj të ndaj me ju lexues të lirë disa mendime, që më vijnë natyrshëm si reaksion i kësaj klime tashmë të krijuar në shoqërinë tonë gjatë kësaj pranvere të brishte shqiptare. Tradhtari më i urryer në historinë 2000-vjeçare të njerëzimit, Juda, dishepulli i Jezu Krishtit, ka shërbyer si frymëzim për të përndjekur, vrarë e persekutuar një popull të tërë deri në ditët tona. Të gjithë të bindur se pa veprimin e tij, pa fajin e tij të tmerrshëm Jezu Krishti nuk do të kryqëzohej. Urrejtja ndaj këtij dishepulli dhe pasardhësve të tij nuk ka njohur kufij. Dhe ja, pas gjithë këtij kalvari një ditë të bukur të mijëvjeçarit të ri një grup studiuesish të shumë fushave për disa vjet me radhë studiuan një dorëshkrim të brishtë papirusi të lidhur me lëkurë në gjuhën kopte me moshë gati 2000-vjeçare, më në fund i zbuluan botës përmbajtjen e tij. “Këtu tregohet sekreti i zbulimit që Jezusi bëri duke folur me Juda Iskariotin”, - kështu fillon faqja e parë e këtij dorëshkrimi, që ritregon historinë e tradhtarit Juda, duke e shfaqur si dishepullin më besnik të Krishtit. Në dokument statusi i Judës disa herë përshkruhet si “special” dhe thelbësisht Jezusi i drejtohet Judës duke i thënë: “Ti do t’i kalosh të gjithë ata, sepse ti do të bësh të mundur që të sakrifikohet njeriu brenda të cilit unë jam”, duke ndihmuar Jezusin të lirohej nga trupi i tij tokësor, Juda e ndihmon të çlirojë entitetin e tij shpirtëror, esencën e tij hyjnore. Juda jo vetëm që nuk është “Tradhtari”, por është, duke i

NGA EDMOND KASMI

qëndruar këtij kodi kopt, mjeti nëpërmjet të cilit Jezusi i Nazaretit arrin qëllimin e tij, d.m.th. është dishepulli i tij vendimtar më i rëndësishëm. Në tekst parashikohet zemërimi i dishepujve të tjerë ndaj tradhtarit, por edhe faktin që do të jetë superior ndaj tyre. “Do të jesh i mallkuar për breza e breza, por do të mbretërosh mbi to”, - i thotë Jezusi. Një tekst i destinuar të bëjë të diskutojnë historianë, religjiozë dhe filozofë, një tekst që bën drejtësi ndaj antisemitizmit të urryer dhe brutal që për shekuj është ushqyer nga ngjarja-legjendë e Judë tradhtarit. Një këndvështrim ndryshe që së paku na bën të reflektojmë mbi historinë tradicionale që na është transmetuar nga ungjijtë zyrtarë të kodifikuar nga dogmat fetare në shekujt e kaluar. Një tekst që na bën të meditojmë sot mbi urrejtjen kolektive apo individuale dhe pasojat e tmerrshme që sjell ajo kur ushqehet dhe rritet ne një shoqëri, pavarësisht arsyeve që e shtyjnë apo motiveve që mundohen ta justifikojnë. Le të kthehemi në realitetin tonë duke marrë në parim një paralele të Juda Iskarotit dhe Kastriotit apo Kastriotëve të tjerë të historisë sonë të damkosur me ketë togfjalësh në kohë dhe për motive të ndryshme. Fjalët “tradhtar” dhe “tradhti” në gjuhën shqipe ka një ngarkesë akoma më negative, duke pasur parasysh kushtet historike në të cilat populli shqiptar është gjendur ndër shekuj. Ne qytetarët shqiptarë kemi përvoja të hidhura me linçimin e dënimin e bashkëqytetarëve tanë me vulën e tradhtisë gjatë 50 vjetve të diktaturës komuniste dhe që nga bashkoheshit apo më pas, me daljen në dritë të vërtetave dhe fakteve të reja, sidomos mbas viteve ’90, është parë që përkundrazi këta kanë

qenë heronj të vërtetë. Shembuj ka pa fund, të ditur apo jo nga publiku i gjerë. Edhe në këta 20 e ca vjet të tranzicionit të gjitha kampet politike e kanë përdorur këtë armë gjakatare sipas nevojave të rastit, duke triumfuar mbi kundërshtarin e momentit në mënyrë “të padiskutueshme”. Ajo që unë dua të vë në dukje është se qytetarët janë lodhur nga kjo terminologji, tashmë e ngarkuar me kaq padrejtësi dhe krime dhe nuk mund të përdoret si pa të keq dhe të pritet që prej saj të nxirren përfitime të dobishme, përkundrazi, mendoj se tashmë kjo retorikë prodhon efekt të kundërt nga ai për të cilin këto hidhen për publikun e gjërë. Jam i bindur se klasa politike nuk u beson më këtyre sloganeve, por ata, me sa duket, vazhdojnë të shpresojnë se militantët akoma frymëzohen me urrejtje. Kemi arritur në një pikë besoj ne si shoqëri dhe ndërgjegje jonë kolektive, ku fjalët “tradhti” dhe “tradhtar” tashmë nuk kanë asnjë kuptim origjinal në këtë zallamahi alla shqiptare dhe ne nuk po kuptojmë më as ku qëndron tradhtia dhe tradhtitë e vërteta, që ne na bëhen çdo ditë në këtë ambient ku jetojmë. Kemi arritur në një pikë ku tradhtarët e vërtetë nuk dallohen fare nga moria e panumërt e tradhtarëve të rremë, që politika apo elita na servir çdo ditë dhe në çdo vakt. Nisur nga kjo klimë, do të propozoja një referendum popullor për heqjen e fjalëve “tradhti” dhe “tradhtar” nga fjalori politik për një periudhë kohe të gjatë, megjithëse jam i bindur se ky verdikt nga sovrani është dhënë në heshtje në mënyrë unanime, por ende nuk është lexuar nga politikanet tanë, që dhe ata të përshtaten në qëndrime me qytetarët që pretendojnë të qeverisin.

Çfarë po ndodh në Turqi dhe pse?

G

jithçka filloi me një pemishte fiqsh. Për muaj me radhë një grup i palëkundur mjedisorësh kishin protestuar kundër një projekti të mbështetur nga qeveria për të prerë pemët, që t’i hapej rruga një qendre tregtare dhe kompleksi rezidencial në sheshin “Taksim” të Stambollit. Javën e shkuar ata organizuan një tubim paqësor, kamping, këngë dhe valle afër pemëve të kërcënuara. Më 31 maj, në një bastisje para agimit, policia e protestave kundërveproi. Ata u vunë flakën çadrave të demonstruesve dhe i mbytën me ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Imazhe të brutalitetit të policisë u përhapën si zjarr nëpër rrjetet sociale. Brenda disa orësh mijëra qytetarë të ndërkryer filluan të vërshonin drejt sheshit “Taksim”. Të mbuluar nga mjete të blinduara dhe topa ujëhedhës, policia u përgjigj me forcë edhe më të pamëshirshme. Valë të forta gazi lotsjellës i dërrmuan protestuesit. Qindra prej tyre u arrestuan dhe shumë të tjerë u plagosën në përleshjet që vazhduan. Demonstrata të tjera shpërthyen në Ankara, kryeqyteti turk, dhe tjetërkund në të gjithë vendin. “Revolucioni i pemëve” të Turqisë kishte filluar. Në fakt, protestat masive që po përfshijnë vendin nuk janë vetëm për pemët, por as nuk janë një revolucion. Ato janë shprehje e një pakënaqësie të shtypur gjatë, ndjesi e pothuajse gjysmës së elektoratit që nuk votoi për partinë “Drejtësi dhe Zhvillim” në pushtet në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2011. Zgjedhje që i dhanë pushtetin për herë të tretë radhazi kryeministrit Rexhep Taip Erdogan. Vala e protestave ishte krejtësisht e papritur. Protestuesit vinin nga të gjitha shtresat ideologjike, fetare dhe klasore. Shumica janë të rinj. Por ka shumë turq në moshë, mjaft prej tyre sekularistë, disa tej mase religjiozë. Ka homoseksualë, armenë, anarkistë dhe ateistë. Ka gjithashtu anëtarë të pakicës myslimane alevite. Ajo që i bashkon është ndjenja e përbashkët se një Erdogan gjithnjë e më autokratik është i vendosur për të diktuar pikëpamjet e tij mbi të tjerët. Sekularistët tregojnë një varg kufizimesh mbi alkoolin; liberalët te numri i gazetarëve të burgosur (ka më shumë gazetarë të burgosur se në çdo vend tjetër të botës). Mijëra aktivistë të ngjyrave të ndryshme (shumica kurdë) të dënuar nën ligjin e vagullt antiterror të Turqisë janë pas hekurave. Më pas janë të zemëruarit me megaprojektet urbane, përfshirë një urë të tretë

“THE ECONOMIST”

përmbi Bosfor, e cila do të thotë mijëra pemë të tjera të prera. Duke ndier zemërimin e publikut, industrialistët shpallën se do të tërhiqeshin nga projekti në sheshin “Taksim”. “Kjo nuk është një përplasje e sekularistëve me islamistët, ka të bëjë me pluralizmin kundër autoritarizmit”, - komentoi një diplomat i huaj. Erdogan do që të zgjidhet president kur posti të lirohet në gusht 2014. Dhe ai as e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për ta fuqizuar pushtetin e presidentit “allaturka”, siç e tha vetë, duke u dhënë jetë akuzave se ajo që do është të bëhet një “sulltan”. “Tayyip [Erdogan] istifa!” - ishte slogani më i shpeshtë thirrur nga protestuesit. Jo se turqit e tjerë do ta kishin marrë vesh se ç’po ndodhte. Bosët e medieve, në panik se mos rrezikonin bizneset e tjera, iu shmangën mbulimit të protestave për thuajse dy ditë, duke u dhënë vend programeve që flisnin për operacionet e gjinjve dhe gatimeve gourmet. Të vëna përballë zemërimit të publikut, kanalet kryesore të lajmeve filluan të transmetonin direkt nga sheshi “Tak-

sim”. Por gazetat proqeveritare vazhdojnë të fajësojnë provokatorët dhe “fuqitë e huaja” të vendosura “për të minuar Turqinë”. Ngjan një përshkrim i çuditshëm i mijëra shtëpiakeve, që shtrihen nëpër ballkonet e tyre duke përplasur tenxheret. Ndërkohë opozita kryesore e Turqisë, sekularja Partia e Popullit Republikan, po përpushet për të bërë për vete protestuesit. “Erdogani është një diktator, është koha për dorëheqje”, - këmbëngul Kemal Kiliçdaroglu, lideri i partisë. Megjithatë, Erdogani është zgjedhur me zgjedhje të lira e të ndershme dhe mbetet lideri më popullor në historinë moderne të Turqisë. Me gjithë ngecjet e kohëve të fundit, partia e Erdoganit ndoshta do t’i fitonte sërish zgjedhjet, nëse ato do të mbaheshin sot. Ashtu si shumë njerëz, turqit priren të votojnë me xhepat e tyre. Një dekadë e pushtetit të PZHD-së ka sjellë prosperitet të paprecedent. Të ardhurat për frymë janë trefishuar, eksportet janë rritur me pothuajse dhjetëfish dhe bankat turke gëzojnë shëndet të plotë. Nisma guximtare e Erdoganit për t’u dhënë fund dekadave të konfliktit me kurdët po ecën përpara. Partitë e opozitës, përjashto kurdët, mbeten të dobëta dhe të përçara. Erdogani është bërë mbikonfident, duke tëhuajëzuar mbështetësit liberalë dhe duket gjithnjë e më shumë jashtë realitetit. Protestat janë një thirrje për t’u zgjuar dhe ka shenja shpresëdhënëse se Erdogani po dëgjon. Ditën e dytë të protestës ai urdhëroi policinë të tërhiqej nga sheshi “Taksim”, pranoi se policia e kishte kaluar cakun me gaz lotsjellës dhe lejoi që dhjetëra mijë demonstrues të mblidheshin paqësisht. Po megjithëse këmbëngul se projekti i sheshit “Taksim” do të vazhdojë, ai gjithashtu tha se ndërtesa mund të bëhet strehë për një muze modern në vend të një qendre tregtare. Mbi të gjitha protestat treguan se demokracia turke po maturohet dhe se shoqëria civile ka hedhur rrënjë. Protestuesit janë të vendosur të mos lejojnë që lëvizja e tyre të merret peng nga rrëmujaxhinjtë. Ata e shmangin dhunën dhe pastrojnë pas çdo demonstrate dhe kanë ngritur linja telefonike të posaçme për të lënduarit, ërfshirë edhe qentë e macet. Restorantet dhe hotelet kanë hapur dyert për ta. Prosekularistët duket se kanë hequr dorë nga varësia tek ushtria. Një ndjesi solidariteti dhe konfidence sundon. Reformat me frymë europiane që u ndërmorën nga partia e Erdoganit, kanë ndihmuar në shtrimin e rrugës. Erdogani ndoshta është duke pyetur veten se mos është viktima e suksesit të tij.

18

« DOSSIER

E mërkurë 5 qershor 2013 •

Përgatitja e kadetëve në shkollën ushtarake “Skënderbej”

Rekrutimi i vrasësve si bashkëpunëtorë të sigurimit dhe Kosova

Nga Albert Kotini

S

haban Zereci bujti në shtëpinë e nipit gjatë darkës, debaton me të (nipin) për çështje politike dhe nipi e provokon aq sa Shabani ngrihet që të iki nga shtëpia. Nipi e ndoqi prapa dhe e qëllon befasisht. Shabani nxjerr armën për të qëlluar dhe për t’u mbrojtur, mirëpo fishekët ia kishte hequr. Pra, vrasje e paramenduar. Shabani çohet në spital nga kalimtarët dhe vdes pas pak. Alibia e sigurimit Duke aluduar se për vrasjen e tij kishin dorë agjenturat e huaja. Për këtë qëllim kërkonin me insistim prej Beqir Ballukut gjetjen e fajtorit. Të detyruar nga opinioni fisnor, vrasësi u dorëzua në polici dhe në gjyq e pohoi se e kishte vrarë Shabanin për arsye se i kishte provokuar gruan. Vrasësi u gjykua dhe u dënua me pushkatim nga të gjitha shkallët gjyqësore. Mirëpo më pas iu fal jeta nga Presidiumi KP me ndërhyrjen e Enver Hoxhës. U dënua 25 vjet dhe bëri 12 vjet. Në burg ka punuar për Sigurimin e Shtetit dhe vrasësi është përdorur nga Rexhep Kolli, P.M., O.P., për “zbërthimin” e Bedri Spahiut dhe të tjerëve, pra është trajtuar edhe në burg me rrogë prej sigurimit. Nga ana e njerëzve të sigurimit ka pasur ndërhyrje pranë familjes së Shabanit për të lëshuar deklarata në falje të jetës së vrasësit. Djali i Shabanit, atëherë 15-vjeçar, e ka lëshuar një deklaratë të tillë nën presionin e Sigurimit. Aktiviteti i Shaban Zerecit Në kohën e Zogut dhe gjatë okupimit ka punuar si kryetar komune. Ka pasur lidhje me Riza Cerovën, Sali dhe Muharrem Butkën. Ka punuar si kryetar komune në Vrap të Shkodrës, Tunjë të Gramshit dhe në Dibër. Së fundi në fshatin Kucak të Korcës në kohën e okupatorit. Në Kucak ka qenë kryetar i komunës dhe njëkohësisht ka qenë selia e pritjes së Enver Hoxhës. Mik i ngushtë i Nexhi Bicanit, kanë siguruar takimin e famshëm të PKJ, PKSH dhe PK greke për çështjen ndërballkanike. Pra, ka qenë në dijeni të kësaj mbledhjeje. Tjetër. Shaban Zereci ka qenë në konflikt me Enver Hoxhën kur ishte delegat në Kongresin e Përmetit, sepse bëri vërejtje që kishin ardhur në këtë kongres më shumë përfaqësues nga rrethi i Gjirokastrës se nga ai i Korçës. Shabani i tha se Korça kishte nxjerrë më shumë partizanë mirëpo Enveri ia mbajti vëth në vesh këtë vërejtje që i bëri. Këto edhe të tjera motivojnë grumbullimin dhe “perspektivën” që e priste Shabanin sipas planeve të Sigurimit të Shtetit. Kosova e vitit 1981: Midis revolucionit dhe evolucionit Të shkruash për Kosovën në dukje është e lehtë, por në thelb më e vështirë. Pse? Janë bërë shkrime e botime që e përcjellin çështjen e Kosovës, deri në ditët e sotme me një lumë problemesh që mund të quhen mbingopje. Për vete kam shkruar tek gazeta “55” në vitet 1998-1999 me titullin “Kosova, aktualitet në retrospektivë”, mjaft materiale historike të dokumentuara, si dhe ato që ndodhën gjatë Luftës II Botërore. Në vitin 1981 për mua ka disa veçori: Së pari, është viti kur Polonia dhe Kosova ishin pikat nga më të nxehta të globit tokësor për sa i përket eksplozionit të urrejtjes popullore. Së dyti, idetë e servirura për zgjidhje ishin në

pika të takimit midis revolucionarëve (të mësuara nga shkolla marksiste-leniniste) dhe evolucionistët të shtruara e mësuara nga demokracia perëndimore. Së treti, Lufta e Ftohtë LindjePerëndim ishte në kufijtë e gati shpërthimit botëror, ku njëra botë e komunizmit po dështonte, ndërsa tjetra botë e kapitalizmit që po rrezikonte në këtë sfidë tepër madhore për të ardhmen e njerëzimit. Ngjarjet në Kosovën e vitit 1981 u reflektuan nga dy pamje të ndryshme: 1. Nga institucionet dhe media e Kosovës nën kontrollin serb për ta paraqitur sa më armiqësore këtë veprimtari të urrejtjes popullore. Pra, me revolver në kokë u shkruan në gazetën e Prishtinës “Rilindja” të gjitha botimet që “Tanjugu” ia servirte sipas porosive të UDB-së. 2. Nga institucionet e specializuara shqiptare, u paraqitën si veprimtari revolucionare cilësisht marksiste-leniniste. Si pasojë e këtyre drejtimeve u ravijëzuan këto drejtime: - Linja revolucionare e UÇK-së, e cila kishte në thelb të strukturës së saj pavarësinë e Kosovës në bashkim me Shqipërinë. - Linja evolucionare e lidhjes komuniste të Kosovës, e cila kishte në thelb pavarësinë e Kosovës pa Shqipërinë. - Linja tjetër e komprometuar dhe e kontrolluar nga komunistët e Beogradit kishte synimin e një statusi të Kosovës me të gjitha të drejtat e Republikës njëlloj si Mali i Zi dhe Serbia, d.m.th. me çdo kusht brenda suazës serbe. Analizat dhe konkluzionet i nxjerr vetë lexuesi, duke i servirur dokumentet e këtyre drejtimeve të mësipërme në përputhjen e asaj

kohe siç ndodhnin dhe jo më siç mund ta kemi më të lehtë për t’i paraqitur në vitin 2004. Për sa i përket vitit 2004, kam qenë mbi 1 muaj në Kosovë dhe për këtë pikë do të trajtohet veças në kohën e duhur prej meje. E shkruaj gjendjen e vitit 1981 në Kosovë sepse mjaft gjurmë të saj kanë turbulluar dhe gjendjen sot në Kosovë. Pse na duhen këto, kur ka nevojë për analiza të tjera më të freskëta Kosova? Thelbësore është që të paraqiten dokumente të panjohura në publik për të kuptuar realisht atë situatë që në medie është shkruar thjesht si prodhim propagande komuniste të viteve 1981. Për të konceptuar tundimin dhe pasojat që kanë sjellë për mos unifikimin e çështjes kosovare deri më sot në rrugën e pavarësisë. Rruga revolucionare u përgatit nga territori shqiptar i Enver Hoxhës, ndërsa ajo evolucionare si formë demokratike e Perëndimit u frymëzua për ndryshim progresiv. Sidoqoftë, evitimi i këtyre dy qëndrimeve, d.m.th. asaj i UÇK-së dhe asaj të LDK-së, për hir të një simbioze që krijuan vitet 1988-1999 (dihet lufta), duhet të ngushtojë hendekun e bashkëpunimit në mes të këtyre forcave kryesore në emër të kombit shqiptar që ka vuajtur gjatë nga kjo sëmundje historike edhe në Shqipëri. Si i shfrytëzojnë armiqtë e pavarësisë së Kosovës këto pozicionime, disa herë të kundërta midis vetë forcave lëvizëse të Kosovës e dinë më mirë liderët e vet, por ju kujtoj me fakte të tilla të propagandës serbe në emër të shtypit kosovar, që ka bërë dëme jo vetëm kombëtare, por mbi të gjitha në aspektin kombëtar. Synimi i propagandës serbe ka qenë dhe është të fusë në luftë vet shqiptarët në favor të zbatimit të

strategjisë së vet. I. Atëherë u shkrua me revole te koka kundër vetvetes edhe nga gazeta “Rilindja” e Kosovës Prishtinë, 29 prill. “Tanjug”. Gazeta e Prishtinësm “Rilindja”, boton në numrin e 30 prillit shkrimin me titull “Armiku nuk po qetësohet”, tekstin e të cilit po e japim më poshtë: “Populli i Kosovës, Lidhja e Komunistëve të Kosovës dhe të gjitha forcat e tjera të organizuara socialiste janë më të vendosura se kurrë që ta presin që në rrënjë dhe të pengojnë çdo lloj shfaqjeje të veprimtarisë armiqësore, pavarësisht se çfarë maske përdor armiku. Elementët armiqësore, të nxitur e të mbështetur nga jashtë për aksione të reja, përpiqen më kot që të përdorin taktika të tyre të reja. Shembulli më i freskët nga disa fshatra të komunës së Deçanit e tregon më së miri këtë gjë. Në këtë komunë përpjekja për të shpërndarë trakte me thirrje për demonstrata të reja u zbulua dhe u pengua në sajë të vigjilencës së qytetarëve dhe organeve të mbrojtjes, të cilët i identifikuan mbartësit e këtij aksioni armiqësor që ishin një grup nxënësish të kësaj komune. - Beograd, 29 prill AFP. Gjendja në Kosovë, që popullohet kryesisht nga shqiptarë, ishte gjithashtu sot në Beograd objekt i një mbledhjeje të përbashkët të presidencës së shtetit dhe të këshillit federativ për mbrojtjen e rendit kushtetues. Lazar Kolishevski, anëtar i Presidencës Kolegjiale, ia hodhi një pjesë të përgjegjësisë për “nxitjen nacionaliste dhe irredentiste” në Kosovë “politikës së Shqipërisë. Mbledhja e përbashkët e presidencës së RSF të Jugosllavisë dhe Këshillit Federativ për mbrojtjen e rendit Kushtetues. Referatin kryesor e paraqiti Lazar Kolishevskin, anëtar i Presidencës së RSF të Jugosllavisë, i cili duke folur mbi karakterin dhe qëllimet e aksioneve armiqësore, midis të tjerave theksoi: “Shkallëzimi i forcave kundër revolucionare në KSA të Kosovës u ndal me aksionin energjik të forcave subjektive socialiste dhe organeve kushtetuese të bashkësisë sonë socialiste. Me këtë rast, u shpreh edhe aktiviteti i Lidhjes së Komunistëve, veçanërisht në disa komuna. Ky ishte një demonstrim i forcës dhe i vendosmërisë

DOSSIER • E mërkurë 5 qershor 2013

»

19

e mëtejshme të aksionit politik për kapërcimin e gjendjes së krijuar, të cilat do të diskutohen në plenumin e 7 majit të Komitetit Qendror. Mbledhja e sotme e Kryesisë së Komitetit Qendror të LKJ u kryesua nga Lazar Mojsov. Në të merrnin pjesë edhe anëtarët e presidencës së Jugosllavisë dhe funksionarët më të lartë të federatës”. Informacion mbi gjendjen në Kosovë Më poshtë po japim tekstin e një radiogrami, i cili bën fjalë mbi qarkullimin e disa pamfleteve në territorin e Uroshevacit (Ferizaj), të botuar nga organi i Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste të Shqiptarëve në Jugosllavi dhe organi i Rinisë Komuniste Marksiste-Leniniste të Shqiptarëve në Jugosllavi.

që të mbrojmë rendin kushtetues të vendit tonë. Qëllimi final pa dyshim është i qartë: bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Por, për të realizuar këtë do të duhej të destabilizohet Jugosllavia, të kërcënohet zhvillimi i saj vetadministrues, pozita e mosangazhimit, integriteti dhe pavarësia, të prishet bashkimi e vëllazërimi i kombeve dhe kombësive tona. Nga kjo duhet të nxjerrim të paktën dy konkluzione: Së pari, për forcimin e stabilitetit politik të Jugosllavisë duhet t’i kushtojmë rëndësi të dorës së parë luftës kundër nacionalizmit në të gjitha mjediset, në të gjitha republikat dhe krahinat autonome. Duhet të jemi vigjilentë dhe të vendosur deri në fund në luftën kundër të gjitha formave të nacionalizmit. Kjo është detyra jonë e dorës së parë dhe vazhdimisht aktuale. Kurrfarë kompromisesh politike me nacionalizmin nuk duhet të bëhen dhe as nuk ka vend për ndonjë lloj oportunizmi politik kundrejt shfaqjeve nacionaliste dhe mbartësve të tyre. Së dyti, duhet të shikojmë hapur dhe me përgjegjësi deri në fund se si u arrit te ky shkallëzimi i nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar në Kosovë. Si ishte e mundur që pas më se 30 vjetësh të ndërtimit të vetadministrimit socialist, i cili i zgjeroi liritë e njeriut, forcoi pozitën e tij në marrjen e vendimeve për të gjitha çështjet kryesore të jetës së tij. Jugosllavisë në botë, si vend që është përkrahës dhe aleat i hapur dhe i sinqertë i të gjithë atyre që luftojnë për paqe, për liri dhe për përparim, për një numër jo të vogël të rinjsh në Kosovë si dhe për një numër të caktuar punëtorësh dhe fshatarësh Shqipëria është bërë model dhe ideal, pikërisht Shqipëria e Enver Hoxhës, e cila është bastion i dogmatizmit dhe despotizmit ultrastalinist, vend me një regjim shumë të ashpër ndaj qytetarëve të vet, vend zhvillimi ekonomik dhe i përgjithshëm shoqëror i të cilit, është shumë prapa zhvillimit të Kosovës! Për këtë arsye, është një detyrë me përgjegjësi historike e komunistëve shqiptarë në Kosovë dhe jashtë saj dhe e komunistëve serbë, maqe-

donas, malazezë, e komunistëve të tjerë që të luftojnë në radhë të parë me vendosmëri secili kundër nacionalizmit të vet dhe bashkërisht kundër të gjithë nacionalizmave. Në materialin e Këshillit të përgatitur për Presidencën janë paraqitur mjaft fakte mbi atë se çfarë veprimtarie propagandistiko-subversive ka bërë dhe bën Shqipëria ndaj Jugosllavisë, e veçanërisht ndaj Kosovës. Artikujt më të fundit në gazetën “Zëri i popullit” tregojnë qartë se prapa çdo gjëje qëndron qeveria shqiptare dhe Partia e Punës e Shqipërisë. Gjithçka që ka bërë Shqipëria ndaj

nesh në punën propagandistiko-subversive nga ana jonë është penguar shumë pak. Fakti i dytë, është ai që politika shqiptare kundrejt nesh vazhdimisht ka qenë e ngjyrosur nga nacionalizmi i hapur dhe synimi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Këtë aspekt të politikës së saj kundrejt Jugosllavisë, Shqipëria e ka shfaqur qartë, njëlloj me këmbëngulje edhe kur i ka ftohur, edhe kur i ka zhvilluar marrëdhëniet me ne. Kryesia diskutoi shkaqet e ngjarjeve të fundit në Kosovë dhe vendosi për masat dhe drejtimet

“Sekret, nr.20/521 Ora operative 15.00 Datë 1.8.1981 Raport i jashtëzakonshëm për qendrat operative të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave dhe armatës 2-të Lënda: Mbi aktivitetin armiqësor në territorin e Uroshevacit Ju dërgojmë informacionin origjinal që kemi marrë nga komanda e brigadës 592 të motorizuar: “Gjatë natës së datës 31.7.-1.8.1981 në Uroshevac janë shpërndarë pamflete në formën e letrave dhe dy buletineve. Buletini i parë “Revolucioni” me 14 fletë, i paketuar në zarfe bojë rozë dhe buletini i dytë “Zëri i atdheut”, në 16 fletë, i paketuar në zarfe bojë qielli. Buletinin e parë e ka botuar organi i Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste të shqiptarëve në Jugosllavi në 3 ekzemplarë, kurse buletinin e dytë e ka botuar organi i Rinisë Komuniste Marksiste-Leniniste të shqiptarëve në Jugosllavi në 6 kopje. Jemi të mendimit se buletine të tilla duhet të jenë shpërndarë në sasi më të mëdha. Në të dy këto buletine i bëhet thirrje popullit, rinisë, pionierëve dhe grave për luftë të mëtejshme. Në të njëjtën natë është shpërndarë edhe një letër drejtuar serbëve, maqedonasve, malazezëve dhe nacionalistëve të tjera që jetojnë në Kosovë. Teksti i plotë i kësaj si më poshtë: “Partia Komuniste Marksiste-Leniniste ahqiptare në Uroshevac Pjesëtarëve të nacionaliteteve serbe, maqedonase, malazeze dhe nacionaliteteve të tjera që jetojnë në Kosovë si dhe popujve dhe kombësive të tjera të Jugosllavisë. Partia Komuniste Marksiste-Leniniste shqiptare në Jugosllavi, vendosi t’u drejtohet juve me anën e kësaj letre. Qëllimi i letrës është t’u tregojë juve të vërtetën, e cila fshihet e falsifikohet në mënyrë të rafinuar nga ana e borgjezisë burokrate, që ka depërtuar në Lidhjen e Komunistëve dhe në qeverinë jugosllave, e cila e fsheh realitetin për të mbrojtur interesat e veta. Prandaj ne dëshirojmë që t’u drejtohemi të gjithë pjesëtarëve të popujve revolucionarë të Jugosllavisë dhe të polemizojmë në mënyrë miqësore e komuniste me ta. Ju lutemi merreni dhe analizojeni në mënyrë objektive këtë letër, sepse vetëm kështu do të kuptoni të vërtetën. Si qëndron e vërteta? Historikisht borgjezia, sa herë që është kërcënuar e rrezikuar nga forcat revolucionare, për t’u mbajtur në pushtet luftën midis këtyre forcave revolucionare është munduar ta largojë nga vetja dhe ta kthejë atë në luftë midis popujve të caktuar, me qëllim që çështja të marrë karakter nacional dhe jo formën e luftës së klasave, siç është kjo luftë në realitet. Dihet se pas krijimit të Jugosllavisë së re socialiste, për ndonjë gabim ose me synime të caktuara në pushtetin e ri hipën përsëri disa forca të borgjezisë së vjetër jugosllave, të cilët arritën të konsolidohen në funksione drejtuese dhe të depërtojnë edhe në Lidhjen e Komunistëve. Për këto arsye klasa punëtore dhe popujt e Jugosllavisë ishin të detyruar ta vazhdonin luftën e klasave. Sipas traditës, borgjezia burokratike në Jugosllavi këto aksione revolucionare të klasës punëtore dhe të popullit shqiptar në Republikën Federative të Jugosllavisë synon t’i shpjegojë si sulme kundër serbëve, maqedonasve, malazezëve dhe popujve të terë të Jugosllavisë dhe meqenëse vetë nuk është e zonja ta zhvillojë luftën me ne, tenton t’u hedhë juve kundër popullit shqiptar. Shokë proletarë! Populli shqiptar, klasa e tij punëtore dhe komunistët e tij luftojnë për pavarësi klasore dhe nacionale, si dhe për barazi me popujt e tjerë të Jugosllavisë.”

20

«

Kulturë

Fragment nga libri i fundit i Ylli Polovinës, “Zog, pse ike” (Vijon nga numri i djeshëm)

K

ur në orën 07.10 të mëngjesit të 25 qershorit mbërriti prej Uashingtonit ai radiogram i çuditshëm i Faik Konicës, mes diplomatëve që patën bërë gjithë natën grupin e gatishmërisë, askush nuk u gjet i dëshiruar të bënte humor. Ministri i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkruante jo pa ironi: “Mora sot 24 qershor 1934 një shifër, e cila nis me fjalën selim dhe mbaron me Nr.195 villa stop sekretari shifrës ose telegrafi kanë shkëmbyer këtë telegram me telegramin e një legate tjetër sepse telegrami që mora nuk zgjidhet aspak me shifrën e kësaj legate”. Disa minuta më pas nga ky absurd u pa në prag të zyrës së tij Xhafer Vila, por asnjërit prej të pagjumëve të atyshëm nuk iu duk se shefi i tyre qe larguar ndopak atë natë. Dukej sikur e pati kaluar aty. Thuhej se edhe vetë Ahmet Zogu në pallatin mbretëror nuk i qe afruar shtratit. Kur në paradhomën e ministrit të Jashtëm u shfaq shefi i Legatës së Greqisë, ora për fare pak sekonda do të bëhej 08.30. Kur ai doli, akrepat e kishin kapërcyer nëntën. Shkëmbeu një çast takime duarsh me ministrin e Francës, Baronin de Grand, i cili po priste radhën. Ishte hera e dytë që në pak më shumë se një gjysmë dite, kërkonte të bisedonte me Vilën. Ky doli nga zyra e këtij të fundit vetëm kur sahati i madh i murit në paradhomë tregoi numrin dhjetë. Me ta përcjellë ministri i Jashtëm shqiptar i tha ndihmësit të tij se për një orë nuk duhej ta bezdisnin. Do të përgatiste një raport për Mbretin. Kur mbi letrën e bardhë, pas fjalës Naltmadhni, e mbështeti majën e stilografit, nisi ta informojë Zogun për bisedën me francezin. Ky e kishte uruar edhe njëherë tjetër për taktin diplomatik të qeverisë shqiptare dhe i pati përmendur me respekt qëndrimin e Mbretit. Pastaj e kishte pyetur për natyrën e sqarimeve që pala italiane kishte dhënë mbi qëllimin e vizitës së flotës luftarake. Baron de Grand i qe përgjigjur hapët edhe këmbënguljes së Xhafer Vilës për të ditur nëse Legata Franceze, rreth kësaj pranie të papritur të skuadrës detare italiane për Mesdheun, pati marrë ndonjë informim nga Parisi. De Grand pati thënë se i kishte dërguar një komunikim telegrafik qendrës dhe, në pritje të një reagimi të tyre, i kujtonte ministrit të Jashtëm shqiptar se ai demonstrim mund të qe bërë për të sfiduar ministrin e tyre Barthou, që ende ndodhej në Beograd. Pastaj e vuri në dijeni për një hollësi. Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” pati botuar një lajmërim të shkurtër, në të cilin shkruante se skuadra e Adriatikut do të qëndronte në Otranto deri ditën e sotshme, pra 25 qershor. Lëvizjen e saj të ngutshme drejt Durrësit që në fundditën e 22 qershorit dhe mbërritje këtu të nesërmen, e kishte nxitur një urdhër nga lart, prej Romës, patjetër nga Musolini. Ministri francez në Tiranë qe i palëkundur se ky udhëtim me kaq shpejtësi i flotës luftarake dëshmonte se pati ndjekur dy qëllime: njërin kundër Shqipërisë dhe tjetrin më i përgjithshëm. “Këtë fjali të zotit Baron De Grand, i shkroi Xhafer Vila Ahmet Zogut, e plotësova duke i

E mërkurë 5 qershor 2013 •

Ardhja në Durrës e luftanijeve italiane

Ministri i Jashtëm Jugosllav, Jeftiç: Në rast nevoje, mund të llogarisni ndihmën e Jugos llavisë

thënë “Prej kësaj merret vesh se Italia nuk rri indiferente kur zoti Barthou në Beograd bisedon relatat interballkanike. De Grand duke qeshur m’u përgjigj “Do ta marrim shënim në një qoshe të defterit tonë”. Në raport Vila i bënte të ditur shefit të vet se në mbyllje të takimit diplomati francez i qe lutur për të siguruar një audiencë me Naltmadhninë e Tij, mundësisht para fundit të

korrikut, kur do të nisej për në Paris. Më vonë biseda ishte përqendruar dashamirësisht në çështje të marrëveshjeve kulturore dhe shkëmbimeve tregtare, në shitje bagëtish dhe artikujsh ushqimorë. Për takimin me ministrin grek në Tiranë Xhafer Vila i shënoi Ahmet Zogut vetëm këto radhë: “Më shfaqi simpatinë dhe kënaqësinë e tij që ngjarja mbaroi me dinjitet, uroi për

gjakftohtësinë”. E kishte dhënë për daktilografim raportin kur e lajmëruan se shumica e luftanijeve italiane qenë larguar nga ujërat e Gjirit të Durrësit dhe karvani i tyre pati marrë drejtimin e Italisë. Kishin mbetur pa ikur vetëm katër. “Deri tash nuk kemi lajmërim mbi datën e largimit edhe të këtyre”, shënohej në fund. Rauf Fico në Beograd po atë prag mesdite të 25 qershorit po hartonte një informim të gjerë për Xhafer Vilën. Një ditë më parë, në pasdrekë, për nder të pranisë në Beograd të ministrit të Jashtëm francez Louis Barthou, legata e këtij vendi pati dhënë një pritje të madhe. Të dhënat e mbledhura prej kësaj ngjarjeje nuk qenë pak. Fico i rreshtoi sipas rëndësisë. Ministri i Jashtëm Jugosllav, Jeftiç, të cilit i pati dërguar një telegram të shifruar mbi sjelljen e flotës luftarake italiane, e vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë burrëror dhe të denjë me parimet e një shteti të pavarur. Ndërkohë pati shtuar se shpresonte që çështja të kishte një përfundim të paprovokuar prej ndonjë incidenti të papëlqyeshëm, sepse ndryshe do të cenonte paqen në botë. Pak çaste më vonë Jeftiç i theksoi diplomatit shqiptar, se në rast nevoje, mund të llogaritnin edhe ndihmën e Jugosllavisë. Rauf Fico shkroi në raportin e tij informativ se pas kësaj bisede, në po atë pritje, qe njohur edhe me zotin Barthou. Takimi i tyre pati qenë i shkurtër, por i mjaftueshëm që njeriu i Tiranës të kuptonte se deklaratat e Jevtiç ishin në bazë të ndonjë vendimi që duhej të kishte marrë së bashku me kolegun e tij të Francës. Fico theksoi për Xhafer Vilën se ministri i Jashtëm francez qe treguar shumë i sjellshëm. Në mbrëmje të po kësaj dite, vijoi diplomati hartimin e letrës së tij të mbyllur për shefin në Tiranë, zonja dhe zoti Jevtiç kishin dhënë në mbrëmje një darkë për nder të ministrit të Jashtëm francez. Atje qenë ftuar të gjithë shefat e misioneve diplomatik në Jugosllavi. Mbas darke Louis Barthou e pati tërhequr mënjanë ministrin fuqiplotë të Shqipërisë në Beograd dhe e kishte pyetur se si qëndronte çështja e ardhjes së papritur në Durrës të luftanijeve italiane. Rauf Fico i pati bërë shpjegimin e duhur, ndërkohë i kërkoi edhe një mendim. Barthou qe përgjigjur se veprimi i qeverisë shqiptare ishte korrekt dhe i përshtatshëm për një shtet indipendent. Shtoi se kjo sjellje e pati kënaqur. Po ashtu e këshilloi Ficon që në ngjarje të tilla gjithmonë të silleshin me rezervë për të mos i dhënë shkak ndonjë konflikti me italianët. Më pas ministri i Jashtëm francez e pati hedhur temën e bisedës tek vlerat e kombit shqiptar, sidomos për shpirtin e tij të pavarësimit. “Kështu vërtetohet edhe një herë se rëndësinë kryesore e ka cilësia dhe karakteri i njerëzve, që formojnë një komb, e jo sasia”, spikati fjalët Barthou.

Rauf Fico, pas kësaj fraze, deklaratën tjetër të ministrit të Jashtëm të Francës e shkroi në raport ashtu siç ai e shqiptoi në gjuhën e vet: “L’Albanie peut s’appyyer au concours de la France”. Kjo donte të thoshte se Shqipëria mund të mbështetej, në rast nevoje, tek Franca. Në minutat e fundit të bisedës Louis Barthou pati thënë se do të qe mirë që Fico të lajmëronte kolegun e tij në Paris, Eqerem Libohovën, të vinte e ta takonte, sepse dëshironte edhe atij t’ia përsëriste po këto fjalë mbështetëse. “Në rast se e gjeni të nevojshme, shqiptoi plot mirësjellje ministri i Jashtëm francez, ngarkoheni zotin Libohova për të vazhduar këtë bisedim të filluar në Beograd”. Në kohën e pakët që i mbeti nga biseda, në fund, bashkë me falënderimin, Rauf Fico i qe lutur ministrit Barthou ta ndihmonte Shqipërinë në fushën e ekonomisë, ku nga kriza botërore i qenë krijuar jo pak vështirësi. I tha se Parisi mund të përkrahte një traktat tregtar mes dy vendeve. Tjetri u përgjigj se atë çështje do ta merrte parasysh dhe, në shenjë ndarjeje miqësore, i zgjati pëllëmbën e butë të dorës. Duke e mbyllur informacionin për Xhafer Vilën dhe jo pak i ngazëllyer, Fico shënoi në letër se nënministri jugosllav i Punëve të Jashtme, Pouriç, i pati thënë se qeveria e Tiranës i kishte bërë një qëndresë shkëlqimtare presionit të Romës. Prova që ai, për të argumentuar mendimin e vet, pati vënë re, kishte të bënte me kohën e konsumuar gjatë ankthit që niste me dukjen e papritur të njëzetë e dy anijeve lufte e deri sa autoritetet e Tiranës patën pranuar t’i përfillnin ardhësit e padëshiruar. Ishin plot njëzetë e nëntë orë. 26 qershori qe ditë e martë. Nga çasti i shfaqjes së papritur të anijeve italiane të luftës kishin kaluar mbi gjashtëdhjetë orë, kur ngjarja përfshiu vrullshëm vëmendjen e shtypit botëror. Në buzë të Detit të Zi bullgarja “Mir” botonte vetëm tre rreshta neutralë, porse “Vero” shkonte deri afër komentit. Ajo komunikonte drejtpërsëdrejti se “Gazeta ‘Petit Parisien’ bën të ditur se qeveria e Beogradit është tepër e zemëruar nga manovrat detare italiane në Durrës. Italia dashka të tregojë se në Adriatik, veç Francës, ka të tjera fuqi detare”. Në shtetin neutral, ku ndodhej Lidhja e Kombeve, Zvicër, shtypi i asaj dite lajmit i hapte vend në tri prej të përditshmeve: “Journal des Nations”, “Journale de Geneve” dhe “Tribune de Geneve”. Por që Britania e Madhe vendi, ku çfarë pati ndodhur me shqiptarët gjeti pasionin për ta bërë lajmin të bujshëm dhe të njohur kudo. Atë mëngjes të 26 qershorit 1934 “Manchester Guardian” ishte shpërndarë në faqet e saj artikullin “Italia dhe Shqipëria, një incident i habitshëm në Durrës”. Korrespondenti, i cili nuk e përcaktonte as vendndodhjen dhe as burimin e të dhënave, i raportonte lexuesit anglishtfolës se “Hipoteza në Tiranë rreth çështjes është se Musolini deshi që ky demonstrim detar t’i shërbejë si përgjigje vizitës së Z. Barthou në Beograd”. Bashkë me shkrimin, madje në trupin e tij, “Manchester Guardian” thurte një shënim të posaçëm. Thuhej në të se Italia dhe Shqipëria janë lidhur me anë të një Traktati të Aleancës Mbrojtëse, të nënshkruar më 1927, për një periudhë prej 20 vitesh. Po ashtu, shpjegonte gazeta britanike, “në 1926 qe nënshkruar një traktat i mëparshëm.

• E mërkurë 5 qershor 2013

Ky garantonte “status quo-n” politike, juridike dhe tokësore të Shqipërisë. Por afati i këtij mbaroi në 1931, dhe nuk u përsërit, me gjithë që italianët bënë presione. Shqipëria ka pranuar hua të mëdha si nga Shoqëria Italiane e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, ashtu edhe nga shteti italian. Qysh nga viti 1932 nuk ka mundur të paguajë kamatën, si edhe pagesat e tjera të rrjedhura nga këto. Ka qenë e detyruar t’u japë koncesione me rëndësi në miniera dhe pyje shoqërive italiane. Në dhjetor 1932 kundërshtoi një kërkesë të Italisë që të kishte një bashkim doganor. Në këta muaj Shqipëria është afruar më tepër nga ana e Jugosllavisë. Ishte e përfaqësuar në Beograd, kur u nënshkrua Pakti Ballkanik në shkurtin e kaluar, por influenca e Italisë e ndaloi pjesëmarrjen e saj në të”. E përditshmja tjetër britanike, “Daily Telegraph”, atë mëngjes të 26 qershorit, në një shkrim vet, që në titull dhe nëntitullin e saj i zbrazte fjalët si prej një gryke topi: “Vizita misterioze e luftanijeve italiane. Në portin shqiptar pa paralajmërim. Manifestim fuqie”. Informimin e pati dhënë korrespondenti i saj nga Parisi. Sipas tij “vizita e jashtëzakonshme e luftanijeve italiane u shpjegua në këtë mënyrë: Qeveria italiane dëshiron të dëftejë moskënaqësinë e vet për shkak të pengimeve që i janë sjellë misionit ushtarak të kryesuar prej gjeneralit Pariani, të cilin mision tash vonë iu desh që ta thërresë të kthehet, si edhe për shkak të Traktatit të ri të Tregtisë midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Në qarqet jugosllave theksohet se ky demonstrim u bë bash në atë ditë kur Z. Barthou, ministri i Punëve të Jashtme të Francës, arriti në Beograd”. Ndërkaq “Daily Telegraph”-it nuk i rrihej pa thënë arsyen e vërtetë përse gazetat angleze po bënin potere: “Është për t’u vënë re që incidenti i tërë mbeti në heshtje deri më sot”. Në Britaninë e Madhe po afrohej mesdita, kur matanë brigjeve të Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte “New York Times” që i hapte faqet e saj me një artikull të posaçëm. Qe marrë një ditë më parë prej korrespodentit të saj në Londër. Çfarë dëshironte t’i kumtonte e t’i nguliste në mendje opinionit publik, dilte në pah që në titull: “Sjellja e Italisë e shqetëson Shqipërinë. Flota e Adriatikut arrin në Durrës dhe i kërkohet të iki”. Shkrimi më pas nxitonte t’u rrëfente me një frymë amerikanëve sa më shumë hollësi: “U zbulua nga lajmet e ardhura këtu se papritur, nëpërmjet detit, nga Italia erdhi një shfaqje ushtarake, me qëllim, siç duket, t’u tregojë fuqive të tjera, që ajo, Italia, ka interesa të posaçme në Shqipëri. E para flotë italiane, e përbërë prej nëntëmbëdhjetë anijesh, nën komandën e Admiralit Cantu dhe tre NënAdmiralëve, arriti në Durrës, papritur, të shtunën e shkuar.... Durrësi është tepër me rëndësi për arsye strategjike me që është gryka kryesore e hyrjes së Adriatikut dhe Italia vitet e fundit është akuzuar për planet e saj që ta zaptojë... Thuhet se Admirali Cantu urdhrin për të shkuar në Durrës e mori të shtunën”. Por ndërsa në dy vendet e mëdha anglishtfolës shtypi gumëzhinte, Xhafer Vila nxitoi që legatave shqiptare në Beograd, Athinë, Sofje, Romë, Paris, Gjenevë dhe në Uashington t’u dërgohej sa më shpejt telegrami me dinamikën më të fundit të ngjarjes: largimin e pjesës më të madhe të luftanijeve dhe mbetjen e përkohshme të vetëm katër prej tyre. Pastaj në orën nëntë priti, sipas kërkesës së tij, Armando Koch. Sapo hyri, ministri Fuqiplotë i Italisë në Tiranë vari mbi skajet e buzëve një si moskënaqësi. Një zemërim i fshehur me finesë i përshkëndijonte herë pas here në bebëza. Sapo u ulën në këndin e kolltukëve i tha Vilës se tashmë e gjithë flota, për të cilën u bënë kaq shumë paragjykime dhe u hodhën akuza të panevojshme, qe larguar. Në gjirin e Durrësit patën mbetur vetëm katër. Këtë thënie të fundit e theksoi edhe me një shkundje të lehtë të kokës. Kur dalloi që ministri shqiptar nuk po reagonte me një falënderim, shtoi se me kaq pak luftanije Shqipëria as mund të sulmohej dhe as të pushtohej dot. Xhafer Vila vuri buzën në gaz. Nuk shqiptoi asnjë fjalë. Koch priti edhe për disa sekonda mos bashkëbiseduesi do të shprehte një mirënjohje për të personalisht, por kur u pa se buzagazi i mjegullt dhe i heshtur ishte përgjigja e qartë e ministrit të Jashtëm shqiptar, e ngriti tonin. Shqiptoi thekshëm “Kanë mbetur vetëm katër të cilat, natyrisht, do të shkojnë”. Frazën e porsa nxjerrë nga goja, si të qe flluskë pështyme, për një çast e mbajti pezull. Më pas, si me të qeshur, e hodhi atë në drejtim të Vilës: “Por kryqëzorët

mund të kthejnë rishtas në një liman mik”. Ministri shqiptar u nguros në fytyrë. Sytë iu bënë si dy copëra akulli. Vendosi në çast që atë batutë të fundit të Koch të mos e linte të ikte pa e ndëshkuar. Pasi mezi nxori një buzëqeshje tek anëbuzët, tha gjithë nëntekst të kundërt: “Po ju ndjek me vëmendje”. Kështu e kishte shpërfillur çfarë sapo pati dëgjuar. Më tepër fjalë se kaq do të qenë tërësisht ngatërrestare. Benito Musolinin nuk lypej ta zemëroje, as Italinë e fuqishme ta provokoje. Atyre që kërkonin një pretekst për t’u sjellë keq, nuk duhej t’ua jepje. Xhafer Vila ishte diplomat i vjetër dhe e kishte nisur atë profesion që kur pas përfundimit, në 1911, të studimeve në Shkollën e Lartë Administrative (Mektebi-Mylkije) të Stambollit dhe pak kohë pune në Ministrinë e Financave të Perandorisë Osmane, u transferua në Ministrinë e Punëve të Jashtme të saj. Qe mobilizuar në shërbimin diplomatik shqiptar nga Kryeministri Sulejman Delvina më 19 janar 1920, si Sekretar i Përgjithshëm. Më 12 dhjetor 1921, por në një qeveri që zgjati vetëm 12 ditë, u caktua edhe ministër i Jashtëm. Më pas u rikthye në postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe u zgjodh edhe deputet. Me dështimin e qeverisë së Fan Nolit dhe rikthimin në pushtet të Ahmet Zogut drejtoi legatat në Paris, Londër dhe Ankara. Nga janari i vitit 1926 deri në qershor 1929, i rikthyer në Tiranë, punoi sërish si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë. Më pas për tre vjet shkoi në drejtim të Legatës në Beograd, për t’u zhvendosur në të njëjtin funksion në Athinë në fund të janarit 1932. Aty qëndroi deri më 11 janar 1933. U rikthye në Tiranë me detyrën e ministrit të Jashtëm. Qe ulur në atë karrige, kur ajo të përvëlonte të ndenjurat. Tensioni me Italinë ishte në kulmim. Dhe të pareshtura debatet e tij me Armando Koch. Ky, në atë paradite të 26 qershorit 1934 i

ulur përballë, ndihej i ngazëllyer nga fuqia e vetes dhe tundimi ta ushtronte pushtetin mbi ministrin shqiptar. Nisi t’i thoshte se qe e pakuptueshme sjellja e rojës në kodrat e Durrësit, ku ndodhej materiali i luftës. Pastaj pothuaj thirri: “Ose do t’i kthejmë armët dhe municionet në Itali, sepse janë tonat, ose të lihet i lirë, si kohë më parë, organizatori ynë i Marinës me të drejtën për t’i vëzhguar dhe kontrolluar!” Xhafer Vila e përmbajti përgjigjen. Armando Koch ia kuptonte më mirë heshtjen se të folurën. Këtë të fundit ia pati njohur mirë kur në 24 janar të atij viti, tamam në atë zyrë, e kishte akuzuar se qe një diplomat i akredituar pranë shtetit shqiptar për të ushtruar profesionin e vet dhe jo që të merrej me spiunazh. Atëherë Koch ishte nemitur për minuta të tëra dhe Vila sërish, pa u mjaftuar me aq, ia vuri në dukje cenin, duke e “këshilluar” që, për të dalë kundër Ahmet Zogut, në presionin, komprometimin dhe blerjen e disa krerëve fisesh, të tregohej më i kujdesshëm dhe shumë më profesional. Me gjithë këtë kujtim të keq, Armando Koch atë paradite të 26 qershorit e vazhdoi revanshin e vet, për një çast duke e ulur tonin e zërit dhe spikatur ngazëllimin mbi tulin e mishtë të buzëve. Tha se “andej e këtej po konstatohet se qeveria juaj po merr masa ushtarake dhe në popull është përhapur lajmi se ishin mitralozat shqiptarë ata që e detyruan flotën italiane të linte Durrësin”. “Jo, shqiptoi prerë Xhafer Vila, ne i injorojmë

Kulturë

krejt këto masa!” Pastaj shtoi: “Por një pikë nuk duhet harruar. Forca e popujve të vegjël është fuqia e tij morale”. Papritmas zëri i Armando Koch u zbut, gatigati u qullos. Të njëjtën skenë Vila e pati parë kur po atë fillim viti, në një takim tjetër, ky nguli këmbë se “Italia ka investuar deri tani në Shqipëri rreth dy miliardë stërlina. Jemi të lodhur me aktet tuaja të kundërshtimit dhe të armiqësisë. Deri sa të mos jepni prova konkrete të besnikërisë dhe të predispozicionit të mirë ndaj nesh, nuk do t’u japim më ndihma të reja”. Xhafer Vila i qe përgjigjur menjëherë: “Shqipëria njeh 240 mijë stërlina të shpenzuara për punë me dobi publike. Diferenca është harxhuar për baza ushtarake detare e ajrore, rrugë e fortifikime strategjike për qëllimet italiane”. Koch, tashmë, pas disa muajsh, me fjalë të rrumbullakosura, po i thoshte se vendi i tij kurdoherë kishte pasur qëllime të mira, pati synuar si qëllim të përhershëm konsolidimin e Shqipërisë. Veçse qeveria e Tiranës nuk manifestonte një sjellje në përputhje me realitetin e punëve. “Brenda një viti e gjysmë nuk ka bërë asnjë përpjekje për të zgjidhur çështje”, mëshoi. Vijimin e opinionit të tij e formuloi me shprehjet e lëmuara: “Shqipëria vetvetiu i ka elementët për të krijuar një shtet të fortë dhe të lumtur, por, në fillim, pa përkrahjen e një fuqie të madhe, e cila nuk mund të jetë tjetër veç Italisë, është e pamundur të organizohet dhe të sigurojë fizionominë e një shteti të qytetëruar. Qeveria shqiptare mund të mbajë orientimin e vet në politikën e jashtme, por edhe Italia nuk mundet të rrijë indiferente përpara këtij orientimi”. Xhafer Vila këtë herë tundi kokën me pohim. “Kur fqinjët e Shqipërisë do të kenë përshtypjen se aleanca midis saj dhe Italisë është duke u prishur, ju siguroj se plasja e trazirave

do të jetë e pashmangshme. Këto turbullira i ka ndaluar vetëm frika e aleancës sonë. Studioheni çështjen me gjakftohtësi! Nuk kemi as më të voglin prapamendim kundër pavarësisë suaj. Nga ana e jonë nuk do të gjenit përveç se një kuptim dhe një mirëdashje”. Zëri i Armando Koch tashmë dukej si këshillues, madje qe bërë pothuaj lutës. Një Shqipëri që po shkonte përherë e më shumë në krahun e francezëve dhe të jugosllavëve do të ishte një humbje fatale për Italinë. Ai duhej t’i bëhej barrikadë asaj ikjeje pa kthim. “Unë do të vij t’ju takoj edhe nesër në mëngjes, shqiptoi fjalët e fundit ministri fuqiplotë i Romës, dhe do të konkludojmë si për ikjen e luftanijeve, ashtu edhe për të kuptuar mendimin e qeverisë shqiptare për sa i përket çështjeve të mbetura varur, si edhe të eventualitetit të rinisjes së bashkëpunimit politik shqiptaro-italian”. Një minutë më pas Xhafer Vila e përcolli Koch deri tek dera dalëse e paradhomës së zyrës së tij dhe u rikthye menjëherë në tryezën e punës. Mori një fletë të bardhë dhe nisi të hartonte për Ahmet Zogun raportin e asaj bisede. Kur e përfundoi, shënoi në fund: “Mua personalisht më duket se dëshira e italianëve është për të siguruar sa më shpejt një rifillim bashkëpunimi me të gjitha degët e aktivitetit. Nesër ai pret që t’i them se qeveria shqiptare është e gatshme për rregullimin e të gjitha çështjeve”.

»

21

Festivali i Komedisë në Mitrovicë Prej dy ditëve, në Mitrovicë po mbahet edicioni i pestë i Festivalit tëi Komedisë. Mbrëmja e parë e festivalit, i cili do të vijojë deri më 6 Qershor, është çelur me komedinë “Aufwiedersehen” (Lamtumirë ), të autorit Osman Goranci, me regjisor Fazli Muharremi, nën lojën e aktorëve të teatrit “Hasan Prishtina”, nga Vushtrria. Festivali ka vijuar me të tjera shfaqje. Ndër shfaqjet përmendim: “Bilush Gruji”, në regji të Xhemail Lutës, nën lojën e aktorëve të Teatrit të të Rinjve të qytetit të Prishtinës; “Studentët”, me regji të Burhan Sejdiut dhe lojën e aktorëve të “Teatrit të Ëndrrave”, nga Suhareka; “Doktoresha Hazbi”, me regji të Muharrem Hodës dhe lojën e aktorëve të teatrit “Aleksandër Moisiu”- Dardanë. Në mbrëmjen e pestë shfaqet komedia “Votojmë për vete”, të autorit Shkëlzen Halimi dhe regji të Luan R. Kryeziut, ku luajnë aktorët e Teatrit të Qytetit në Prizren. Ndërkaq në mbrëmjen e gjashtë dhe të fundit, mjeshtrit e mëdhenj të humorit shqiptar, shkodranët Gëzim Kruja, (Mjeshtër i madh) dhe Rajmonda Marku, aktore e teatrit “Migjeni”-Shkodër, paraqiten me pika të ndryshme humoristike para publikut mitrovicas. Në fund të kësaj mbrëmjeje do të ndahen çmimet e Festivalit. Të gjitha shfaqjet mbahen në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit dhe hyrja për publikun është pa pagesë.

Film dokumentar për shqiptarët e Zvicrës Është menduar që të ketë shfaqjen e tij të parë në Kinë e më pas në Zvicër. Bëhet fjalë për një film, i cili trajton karaktere të ndryshme të shqiptarëve në Zvicër dhe është fokusuar në ngjarjet që lidhen me integrimin e tyre në jetën zvicerane. Për shqiptarët flasin në film edhe kryetarja e qytetit të Wilit, si dhe personalitete të tjera zvicerane. Xhirimet e filmit që është mbështetur nga qyteti i Wilit, Kantoni St.Gallen dhe Departamenti i Punëve të Brendshme i Kantonit të St.Gallenit kanë filluar para një viti. Projekti filmik “Welcher bist du” i është besuar teatrit “Antika” dhe “International Film Europe Swiss” me regjisor dhe producent Valton Jakupi, një bashkëpunim me produksionin “New Vizion”, me kameraman Blerim Isenin. Sipas producentëve Valton Jakupi dhe Felix Baumgartner, filmi është xhiruar në teknologjinë HD. Dokumentari do të shfaqet në të gjitha shkollat zvicerane, pastaj do të udhëtojë nëpër festivale të filmave evropianë. Në këtë film, aktorët Shukri Ademi e Blerim Abazi luajnë rolin e migrantëve të ardhur në kohët më të hershme në Zvicër, kurse Lorik Jakupi, Altin Bektashi e Ensar Rashit luajnë rolet e fëmijëve shqiptarë që janë të integruar në shoqërinë zvicerane. Kurse sipas organizatores së filmit, njëherësh anëtare në Komisionin për Integrim pranë Komunës së qytetit Wil, rrjedha e filmit ka ecur mirë, me gjithë vështirësitë që ka shkaktuar, duke ndërprerë për disa ditë xhirimet. “Ishte kënaqësi të punohet me një ekip profesional të filmit”, tha organizatorja e fimit. “Filmi do të tregojë realitetin e shqiptarëve. Jo që ndokush të mendojë se shqiptarët janë vetëm klasë punëtore, prandaj kemi dashur ta punojmë këtë film me dëshirë të madhe që të japë porosi se shqiptarët janë të integruar dhe sot janë në pozita udhëheqëse edhe në shtetin zviceran”, u shpreh regjisori i këtij filmi, Valton Jakupi. Regjisori Valton Jakupi flet edhe për projektet e ardhshme. Ai bën të ditur se pas këtij është në plan filmi tjetër dokumentar që do të ketë në fokus temën e Kanunit ndër shqiptarët, për ta kuptuar, siç thotë regjisori Jakupi, edhe zviceranët çështjen e Kanunit.

22

« SPECIALE

Profil

E mërkurë 5 qershor 2013 •

QYTETI I JETËGJATËSISË M

ë shumë se oaz i jetës moderne. Vendi ku jetohet gjithmonë e më shumë është edhe qyteti që nuk fle kurrë: Nju Jorku. Jo se nuk ka qenë gjithmonë kështu, përkundrazi. Arratisja nga Nju Jorku, më parë sesa një film ishte një realitet: kush arrinte të bënte ca dollarë, ndoshta disa qindra mijëra dollarë, ishte gati t’ia mbathte në brigjet e ngrohta, më të qetë, por mbi të gjitha më pak të kushtueshëm të Floridës. Tani jo. Nga 1987 deri në 2009-n, mosha mesatare e jetës së njerëzve është rritur me dhjetë vjet: një rekord ky në të gjitha vendet e SHBA-së. Për të qenë më të saktë, 13.6 vjeç më shumë për burrat dhe 7.2 për gratë, që edhe këtu e ndiejnë boshllëkun e pagës më të ulët dhe kujdesit për fëmijët. Po kujt i duhet dorëzuar merita e këtij revolucioni? Pikërisht atij Mike Bloomberg, kryetarit të bashkisë, miliarderit që e

transformoi metropolin më kaotik të botës në një oaz mirëqenieje. E në fakt, verdikti ka ardhur nga një “gjykatës” që qëndron përtej çdo dyshimi: revista “Lancet”. Që ashtu siç dihet, përveçse është një revistë prestigjioze mjekësore është edhe britanike: për këtë arsye nuk mund të gjykohet si e anshme. E në fakt, kjo arritje e qytetit të grataçielave edhe në fushën e shëndetësisë është fryt i viteve të fushatave sensibilizuese jo pak herë të shoqëruara me polemika dhe kritika. Ju kujtohet kur në majin e vitit të kaluar kryebashkiaku vendosi të shuajë cigaren e fundit të Nju Jorkut? Tashmë ai ligj që ndalon duhanin në parqe dhe në plazh aplikohet edhe për në shtëpi. Shumë rregulla nuk të lejojnë të pish cigare as në shtëpinë tënde, nëse anëtarët e tjerë nuk janë duhanpirës. Beteja e fundit është ajo e pijeve të gazuara. Kryetari dëshiron të ndalojë përdorimin e tepruar të

tyre që i kanë bërë obezë më shumë se një të tretën e njujorkezëve. “Për shumë kohë departamentet e ministrisë, e Institutit të Shëndetit Publik janë shqetësuar për të kontrolluar përhapjen e sëmundjeve dhe epidemive, në vend që të kujdeseshin për shëndetin e qytetarëve. Por njeriu i vërtetë pas këtij revolucioni, është Thomas Farley, mjeku-maratonist që Bloomberg thirri nga Nju Orlins për t’u kujdesur për shëndetin e qytetarëve”, shkruan Lancet. E në fakt, formula funksionoi. Me një mesatare prej 80.4 vjetësh, Nju Jorku ka arritur edhe Kaliforninë, e treta në klasifikimin e shteteve amerikane ku njerëzit jetojnë më gjatë. Para tyre janë vetëm ishujt Havai, me një mesatare 81.5 vjeç. Pas nuk ngelet edhe Minesota: vendi i pyjeve në kufi me Kanadanë, ku një pjesë e madhe e popullsisë është me origjinë skandinave dhe gjermane. Njerëzit dallohen për

zakonet e shëndetshme të të jetuarit dhe numrin e madh të të moshuarve. “Departamenti i shëndetit publik në Nju Jork e ka bërë të detyrueshme shënimin e kalorive për ushqimet e shitura nëpër fast-food-e, po ashtu ka ndaluar ushqimet transgjenike”, shkruan më tej “Lancet”. E nuk mund të harrojmë përdorimin e kripës, për të cilën Bloomberg po lufton fort. Kripa konsiderohet një nga armiqtë kryesorë të shëndetit të lidhura me shumë sëmundje, dhe amerikanët më mirë se kushdo tjetër e dinë këtë. Por përveç fushatave informuesve dhe të vazhdueshme për të luftuar obezitetin dhe për të promovuar një jetë të shëndetshme, duhen përmendur absolutisht pistat e mëdha për të pedaluar. Biçikletat, tashmë, falë edhe infrastrukturës përdoren nga një pjesë e mirë e amerikanëve. E në fakt është qyteti në Amerikë me numrin më të madh të biçikletave. Përgatiti: Astrit Domi

Pritshmëria e

JETËS

  Mesatarisht, pritshmëria e jetës në Nju Jork është rritur me 10 vjet nga viti 1989 deri në 2009-n Me 80.4 vjeç, Nju Jorku ka arritur Kaliforninë, duke pasur para vetëm Havain   Masat/ Duhani Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, ka ndaluar duhanin në vende publike dhe hapësira të tjera, si parqet dhe fushat sportive.   Fast-food Bloomberg i ka detyruar fast-food-et të shkruajnë numrin e kalorive për çdo vakt. Pastaj ka luftuar edhe kundër përdorimit të tepruar të kripës. Pijet e gazuara në shishe të mëdha nga viti 2013 do të jenë të ndaluara nëpër bare dhe restorante. Po ashtu kryetari ka dalë edhe kundër “Happy Hour”.   Vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë  

1. JAPONIA 2. HONG-KONGU 3. ZVICRA 4. IZRAELI 5. ISLANDA 6. AUSTRALIA 7. SINGAPORI 8. SPANJA 9. SUEDIA 10. MAKAU 11. FRANCA 12. KANADAJA

SPORT • E mërkurë 5 qershor 2013

Blank-Roma mungon vetëm firma Roma e ka gjetur trajnerin e ri, ndonëse mungon zyrtarizimi. Pas dështimit për të siguruar shërbimin e Masimiliano Alegrit, i cili qëndroi tek Milani, drejtuesit verdhekuq do t’i besojnë skuadrën Laurent Blank. Trajneri francez prej një viti është pa punë pas largimit nga kombëtarja dhe tashmë është gati të nisë një aventurë në Serinë A, ku ka luajtur si futbollist me Interin. Mediat italiane kanë bërë të ditur se mes Romës dhe Blank është arritur një marrëveshje dhe nga momenti në moment pritet të vijë edhe zyrtarizimi. Për momentin nuk duhet asgjë një lidhje me kontratën apo rrogën që do të përfitojë Blank, por gjithçka do të mëso-

het pas firmës. Jo vetëm në Itali, por edhe në Francë janë të bindur se kjo çështje është e mbyllur, madje Blank ka marr urime edhe nga disa kolegë. Një prej tyre është trajneri aktual i Francës, Deshamp, i cili i ka përgëzuar për zgjedhjen që ka bërë. Blank ka mbërritur që dje në Romë, ku është duke biseduar edhe për detajet më të vogla me drejtuesit verdhekuq. Agjencia e lajmeve italiane “Ansa” ka bërë të ditur se Blank i ka kërkuar drejtuesve të Romës që me të bashkohet Jean-Louis Gasset dhe Alain Boghossian, të cilët kanë qenë ndihmësit e tij edhe tek kombëtarja franceze. Nëse gjithçka do të shkojë sipas planeve, sot Blank do të firmos kon-

Pas shtrëngimit të duarve mes Silvio Berluskonit dhe Adriano Galianit, trajneri i rikonfirmuar i Milanit Masimiliano Allegri ka filluar të mendojë për skuadrën e së ardhmes, por merkatoja e kuqezinjve do të varet shumë nga eliminatoret e Ligës së Kampioneve. Pasi kanë mbyllur marrëveshjen me Sampdorian dhe Polin, kuqezinjtë janë në bisedime me Fiorentinën për të siguruar shërbimin e Çerçit, por merkato e kuqezinjve nuk do të përfundojë me kaq. Kuqezinjtë kanë një objektiv të madh. Bëhet fjalë për Ezekiel Lavecin, i cili e njeh shumë mirë Serinë A. Argjentinasi pas një eksperience jo shumë të mirë me Paris SG ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Itali. Kuqezinjtë janë në dijeni të këtij fakti dhe pritet të nisin bisedimet me Paris SG. Alegri e simpatizon argjentinasin, i cili së bashku me El Sharauin dhe Balotelin mund të formojnë sulmin më të mirë në Itali. Por, përveç parave për të arritur tek Laveci, Milani dhe Alegri dhe të sfidojnë edhe skuadrën e Interit, e cila ka treguar interes për ish-sulmuesin e Napolit. Në Francë shprehin bindje se Laveci do të bashkohet me Milanin, por jo vetëm kaq. Në të njëjtën kohë flitet se me Milanin do të bashkohet edhe Pastore. Për këtë të fundit Paris SG ka shpenzuar 50 milionë euro, por rendimenti i lojës së tij nuk ka qenë ai që të gjithë prisnin.

Higuain më pranë “Zonjës së Vjetër”

Trajneri i Bajernit të Mynihut ka konfirmuar faktin se nuk do të drejtojë më asnjë skuadër në vitin 2013. Më pas ndoshta, por fillimisht pushimet dhe një reflektim i thellë

J

Reali Emri i trajnerit të Bajernit kohët e fundit është lidhur shumë me Realin e Madridit. Në Spanjë flitet shumë për një rikthim të tij në skuadrën që në vitin 1998 e shpalli kampione të Evropës pas 34 vitesh pritje. Hajnkes nuk ia ka mbyllur derën spanjollëve, por nuk mendoj se do të nisë punë shpejt. “Kam marrë disa oferta shumë të mira, nga klube të mëdhenj. Por e them hapur se paratë nuk më interesojnë. Madridi? Është një klub i madh,

Gonzalo Higuain duket gjithmonë edhe më pranë Juventusit. Sulmuesi argjentinas, i cili i ka bërë të ditur drejtuesve të Realit se dëshiron të largohet gjatë merkatos së verës, ka arritur një marrëveshje paraprake me bardhezinjtë, por problemi i vetëm tashmë mbetet Reali. Gjithsesi mund të thuhet se bisedimet kanë ecur më së mirë. Tashmë ka qenë presidenti i Realit, Florentino Perez, i cili ka lënë të kuptohet se kjo çështje do të mbyllet shumë shpejt, duke konfirmuar se të dielën do të takohet me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. “Nuk na ka ardhur asnjë ofertë zyrtare për Higuain. Në lidhje me këtë çështje jam informuar vetëm nga mediat, sepse nuk kam pasur asnjë kontakt me Juventusin, por edhe me Higuain, - ka deklaruar Perez. Por, mund të them se Juventusi është një skuadër mike, me të cilën mund të arrijmë një marrëveshje, nëse është e vërtet që Higuain dëshiron të transferohet në Itali. Me bardhezinjtë kemi marrëdhënie të mira. Drejtuesit e Juventusit do të mbërrijnë në Spanjë të dielën për të diskutuar në lidhje me këtë çështje. Ne asnjëherë nuk i kemi mbajtur lojtarët jashtë dëshirës së tyre. Nëse vërtet Higuain dëshiron të veshë fanellën e bardhezinjve, ne jemi gati të ulemi dhe të bisedojmë.”

Murinjo kërkon Shnajder Murinjo menjëherë është vënë në lëvizjes për të ndërtuar ekipin e sezonit të ardhshëm. Ndërkaq, Mediat turke kanë publikuar lajmin e bujshëm se Uesli Shnajder është një objektiv i merkatos së verës për Çelsin, pas kërkesës së Zhoze Murinjos, i cili e vlerëson atë mes lojtarëve të tij të preferuar. Sipas raportit të mediave, lojtari është gati t’i japë lamtumirën Turqisë pas vetëm 6 muajsh, ku u bë pjesë e Gallatasarajit dhe ndihmoi që të fitohej kampionati turk nga kjo skuadër. Holandezi 28 vjeçar u transferua në janar nga Interi për 7 milion paund, duke firmosur një marrëveshje prej 3 vitesh e gjysmë, por tani situata ka ndryshuar plotësisht. Mediat turke flasin se si futbollisti nuk është përshtatur plotësisht me idetë e trajnerit Terim, që i kërkon të sakrifikohet edhe në mbrojtje, ndaj edhe Gallatasaraj nuk do t’i përgjigjej me “jo” një oferte të arsyeshme nga ana e Çelsit. por dhe Bajerni nuk është më pak. Ndoshta po ju dukem disi diplomatik por kështu më takon të flas”, ka vijuar tekniku 68 vjeçar. Më pas trajneri i Bajernit ka falënderuar presidentin Uli Hënes dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të stafit të Bajernit, që sipas tij kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.

Bajerni më lart se Barcelona Jup Hainkes nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për tripletën historike. Ndonëse nuk ka lënë pa krahasuar dhe dy klube që mbahen si një model, Bajerni e Barcelona. “Bajerni ka bërë një futboll modern, të kohës dhe një futboll fitues si

dhe Barcelona”, ka thënë Hajnkes. Guardiola Me një skuadër që ka fituar gjithçka, Hajnkes në një farë mënyre ka vënë nën presion edhe trajnerin e ri të bavarezëve. “Ndoshta i kam lënë pasardhësit tim skuadrën më të mirë në botë”, ka thënë Hainkes.

Në Portugali të qartë, Ronaldo nuk rinovon me Realin Kambana alarmi për Realin nga Portugalia, vendlindja e Kristiano Ronaldos. Sipas gazetës sportive portugeze “A Bola”, Kristiano nuk do të rinovojë kontratën me Realin, ndërsa ajo aktuale skadon në vitin 2015. Pavarësisht se Ronaldo ka deklaruar se do t’i qëndrojë besnik Realit, gazeta në fjalë pretendon portugezi vazhdon të mos ndihet i vlerësuar si duhet në Madrid. Sipas saj, Kristiano nuk po merr aq sapo jep në fushën e lojës.

kryeredaktor BRAHIM SHIMA

S T A F F

23

Milani shënjestron Lavecin

tratën dhe më pas do të bëjë prezantimin. Por, Blank është një emër, i cili nuk i tërheq aspak tifozët verdhekuq, të cilët që në këto momente nuk i kanë fshehur pakënaqësitë. Emri që ata simpatizojnë më shumë është Roberto Mançini, i cili pas largimit nga Mançester Siti është në kërkim të një skuadre të re. Gjithsesi kjo nuk do të ndikoj në vendimin që do të marrin drejtuesit, pasi ata janë të bindur se Blank është emri i duhur për të vazhduar projektin që Roma ka nisur. Ndërkohë edhe vet Blank është entuziast për aventurën që do të nisë, sepse Roma është një skuadër ambicioze dhe ka shumë element të rinj, me të cilët mund të hap një cikël prej fitimtari.

Hajnkes nuk i mbyll derën Realit up Hainkes ka vendosur të bëjë pushim. Trajneri 68-vjeçar, i cili në krye të Bajernit në këtë sezon fitoi gjithçka mund të fitohej, kampionat, kupë, Champions ka nisur të mendojë për pushimet, duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket të ardhmes së vet. Por disa gjëra janë të qarta që tani, së pari se ai nuk do të drejtojë më në Bundesligë, asnjë skuadër. Ndërsa së dyti ka vendosur të bëjë ca ditë më shumë pushime përpara se të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me faktin nëse do të marrë përsipër ndonjë detyrë tjetër apo thjesht do t’i gëzohet pensionit. Po ashtu qartë ka dalë nga konferenca e tij se ai nuk do të drejtojë asnjë skuadër në vitin 2013. “Dy vitet e fundit kanë qenë shumë stresues. Por nuk më pëlqen të them se ky ishte një largim përfundimtar. Kjo nuk është një fjalë imja. Tani duhet të mendoj të pushoj disi. Ka qenë një lodhje e madhe për mua dhe të gjithë që kanë punuar tek Bajerni. Ndaj tani dua të çlodhem, të bëj ca pushime dhe natyrisht të reflektoj. Mendoj se ka ardhur koha për një reflektim të thellë”, ka thënë tashmë ish-trajneri i Bajernit.

»

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO MARIGLEN MULLA

politika: OLI XHILAGA, ERVIN KOÇI ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

Navas kalon tek Mançester Siti Navas është tashmë zyrtarisht një lojtar i Man. Sitit. Skuadra e Seviljes ka konfirmuar se mesfushori Hesus Navas tashmë mund të cilësohet zyrtarisht një futbollist i Mançester Sitit, pasi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin anglez. Spanjollët lajmëruan në faqen e tyre të internetit se ishte gjetur akordi mes klubeve dhe lojtari do të bëhet pjesë e ekipit të ri sapo të zhvillojë testet mjekësore, ndërsa përflitet se shuma e marrëveshjes është rreth 25 milion euro. Një ditë më parë ishte vetë futbollisti spanjoll që pranoi admirimin për këtë klub, ku trajneri i ardhshëm do të jetë Manuel Pelegrini. “Mua më pëlqen shumë Mançester Siti pasi ka lojtarë të mëdhenj. Unë jam i hapur për çdo lëvizje të mundshme. Dua të fitoj më shumë dhe të arrij objektivat që i kam vënë vetes në karrierën time. Mançester Siti ka bërë maksimumin për të më blerë dhe unë i jam mirënjohës për këtë gjë. Unë dua që të fitoj trofe në karrierën time”, tha mesfushori spanjoll i cili tashmë është lojtari më i ri i Man. Siti.

marketing: ELIGERTA DYRMISHI cel: 067

20 62 200

e-mail: eligertad@yahoo.com

www. gazetametropol.com e-mail: gazetametropol@yahoo.com

24

« HIPOTEKAT

E mërkurë 5 qershor 2013 •


Metropol 5 qershor