Gazeta Metropol 26 Qershore

Page 5

EKONOMI • E martë 26 qershor 2012

»

05

TAKSA SHLYET PASI PRODUKTI ËSHTË HEDHUR NË TREG

Qeveria heq dorë nga ligji i akcizave, miratohen ndryshimet Ervin Koçi Flamur Gjymishka, Drejtorit i Përgjithshëm i Doganave

Ligji i ri i akcizave gjithashu përmban edhe masa të forta ndëshkuese për ato subjekte apo individë që nuk do ta zbatojnë atë. Shmangia nga verifikimi ose pagimi i akcizës së produkteve energjetike, ku futet karburanti, vajrat, llambat etj, do t’i shkaktojë subjektit një gjobë sa 5-fishi i detyrimeve fiskale që duheshin paguar për këto produkte të akcizës, por për çdo rast jo më pak se 1 milion lekë.

Përfitimi

me ligjin e ri të akcizave. Këmbëngulja e bizneseve që lidhej më mënyrën e pagesës së akcizës ishte pika ku përqëndroheshin të gjitha debatet. Pagesa e akcizës në bazë të mënyrës së vjetër, para se të bëheshin ndryshimet e fundit, konsistonin që taksa ndaj produkteve alkoolike të bëhej në momentin kur artikujt të prodhoheshin. E thënë ndryshe do të kryhej në parapagim i taksës. Të ardhurat nga akcizat, duke filluar nga data 1 tetor do të vilen nga administrata doganore. Ligji i miratuar në Kuvend pret edhe firmën e Presidentit të Republikës që të hyjë në fuqi. Periudha nga botimi në Fletoren Zyrtare e deri në tetor do të shërbejë si kohë për të bërë transferimin e procedurave nga tatimet te doganat.

Akciza për produktet alkoolike, duhan etj, shton në arkat e shteti rreth 400 milionë dollarë në vit. Vënia në zbatim të ligjit të ri do të ketë një shtim të ardhurash në arkën e shtetit, pasi mënyra e re e taksimit të pijeve alkoolike është në bazë të përqindjes së alkoolit që ato kanë. E thënë më thjesht produktet alkoolike në tërësi do të taksohen më një vlerë rreth 20 për qind më të lartë se ajo e mëparshmja dhe të sjellë një rrijte të çmimeve.

KLSH KONTROLLON DOSJET E ALUIZNI-t NË VLORË

40 milionë lekë dëm në arkën e shtetit Dërgohen për ndjekje penale dy ish-përgjegjësit Pas një kontrolli të ushtruar në drejtorinë e ALUIZNI-t në Vlorë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar disa shkelje që shkojnë deri në rreth 40 milionë lekë. Nga auditimet e kryera në 120 dosje që gjendeshin në këtë zyrë u kontrolluan 48 prej tyre. Në këto dosje rezultuan se 17 raste për 3,159.6 m2 e ka ndarë parcelën ndërtimore, e cila duhet shitur me vlerën e tregut, ndarje kjo në kundërshtim me ligjin “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke i shkaktuar si rrjedhojë një dëm Buxhetit të Shtetit për fondin e kompensimit në shumën 35,316,286 lekë. Në

“Move On” përfshin Shqipërinë në kinematografinë botërore Shqipëria është bërë pjesë e një projekti të madh kinematografik të nisur nga Deutsche Telecom dhe të menaxhuar nga AMC në vendin tonë. Filmi, i cili quhet “Move On”, i njoftuar edhe nga një komunikatë e Festivalit të Filmit në Kanë, është një histori aventure që zhvillohet në disa vende të Evropës Perëndimore dhe asaj Juglindore. Regjisor i këtij projekti është Asger Leth, fitues i çmimeve ndërkombëtare, dhe aktor kryesor është ylli hollivudian Mads Mikkelsen. Ky i fundit është bërë i njohur përmes një sërë rolesh befasuese në shumë filma, duke veçuar “Casino Royale” me Xhejms Bond, “Tre Musketierët”, “Përplasja e Titanëve”, etj. Si pjesë e Grupit Deutsche

Telecom, AMC mundëson përfshirjen e shqiptarëve përmes faqes së internetit: moveon-film.al. Është e thjeshtë: çdokush mund të postojë idetë e tij në faqen e internetit dhe të frymëzojë regjisorin për t’i dhënë formë filmit. Shqiptarët mund të fitojnë një rol në film, duke konkurruar krahas vendeve të përfshira në projekt. Ndërkaq, për Shqipërinë janë caktuar këto pjesë filmi: Aktorja kryesore: luaj si protagonsitja përkrah Mads Mikkelsen; Portreti si një yll: një portret në një restorant ku zhvillohet një pjesë e filmit; Reklamo Shqipërinë: një city light/poster në rrugë që shfaq pamje nga Shqipëria gjatë një skene aksioni në film.

Lëvizja “Shqipëria e Re” dhe Alternativa Civile, tryezë e rrumbullakët për dhunën e policisë

Penalitetet

Q

everia tërhiqet nga ligji i akcizave. Ndryshimet e bëra në projektligj plotësojnë kërkesat e bizneset. Ato nuk janë më të detyruar që të bëjnë para pagesën e akcizës nëpërmjet pullës fiskale, por pagimimi i saj do tëbëhet pasi produkti të jetë hedhur në treg. Gjatë një takimi të zhvilluar dje nga Drejtoria e përgjithshme e Doganave dhe përfaqësues të dhomave të biznesit, por edhe subjekte nga rrethe të ndryshme u ofrua informacion për mënyrën e re të zbatimit të ligjit për akcizat. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Flamur Gjymishka, biznesi do të asistohet për të gjitha problemet që do të lindin për zbatimin e tij. Sipas tij, biznesi nuk duhet ta shohë ligjin si një mjet ndëshkues, por si një rregullues marrëdhëniesh. Ligji gjithashu përmban edhe masa të forta ndëshkuese për ato që nuk do ta zbatojnë atë. Shmangia nga verifikimi ose pagimi i akcizës së produkteve energjetike, ku futet karburanti, vajrat, llambat etj., do t’i shkaktojë subjektit një gjobë sa 5-fishi i detyrimeve fiskale që duheshin paguar për këto produkte të akcizës, por për çdo rast jo më pak se 1 milion lekë. Për sqarimin e të gjitha këtyre detajeve doganat kanë nisur një fushatë me biznesin prodhues në vend, ku të parët që janë njohur me risitë janë subjektet e Tiranës. Parësore për doganën do të jenë subjektet prodhuese, përpunuese, stokuese dhe importuese të birrës, alkoolit dhe pijeve alkoolike. Pesha e kësaj takse në buxhet arrin në rreth 400 milionë dollarë. Për një kohë të gjatë përfaqësuesit e bizneseve shqiptare kanë pasur një debat të ashpër lidhur

Nisma e kompanisë celulare “AMC”

10 raste, në shumën e rreth 5 milionë lekë në është paguar më pak Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë, çka përbën dëm ekonomik. Në një rast, objekti nuk ndodhet në foton dixhitale të datës 17.04.2007, por është vazhduar procedura e legalizimit, duke vepruar në kundërshtim me ligjin. Për përmirësimin e gjendjes, KLSH ka rekomanduar një sërë masash, si shpërblimin e dëmit të shkaktuar në 29 raste, në shumën e rreth 35 milionë lekë kërkesën për shfuqizim të lejeve të legalizimit të dhëna në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Për shkeljet e konstatuara, Kontrolli i Lartë

Shtetit ka dërguar për ndjekje penale të ish-drejtorit dhe ishpërgjegjësit të Sektorit me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Kjo është shkelja e radhës që KLSH ka konstatuar. Më

parë ajo publikoi dëmet ekonomike që i ishin shkaktuar shteti në linjën e interkonjeksionit Tiranë-Pogradec. Këto dëme po i shkaktojnë arkës së shteti humbje të konsiderueshme.

“Dhuna e policisë” ishte tema e parë që u diskutua dje në kuadër të tryezave të rrumbullakëta për drejtësinë të organizuara nga lëvizja “Shqipëria e Re” në bashkëpunim me Alternativën Civile, duke iu bashkuar nismës së ambasadës amerikane “Vepro tani”. Tryeza e organizuar dje në hotelin “Rogner” me përfaqësues të shoqërisë civile, juristë dhe avokatë, shtroi problemin e sjelljes së policisë në paraburgim dhe në marrëdhënie me qytetarët, duke ngritur shqetësimin se policia shqiptare duhet të jetë më profesionale dhe në shërbim të komunitetit. Juristja Dorina Daja bëri një ekspoze të raporteve ndërkombëtare mbi problemet e dhunës në burgje dhe sjelljen e policisë shqiptare, ku evidentohej qartë problematika e ushtrimit të dhunës, që për pasojë cenonte rëndë të drejtat e njeriut. Disa pedagogë të së drejtës ngritën shqetësimin që shefat e komisariateve të jenë me profesion juristë dhe ta njohin ligjin. Aktivistja e njohur e drejtave të njeriut e pranishme në tryezë, Kozara Kati, tha se niveli i funksionimit ligjor të policisë është ende shumë larg asaj që duhet të jetë. Ajo tha se “Shqipëria nuk zbaton konventat evropiane që ka ratifikuar që në vitet ‘90 për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”. Ndërsa kryetari i lëvizjes “Shqipëria e Re”, Edmond Vlashaj, hodhi një propozim konkret në këtë tryezë. Ai propozoi që të ngrihet Agjencia Kombëtare e Supervizimit, që të merret kryesisht me dhunën e policisë, por dhe me supervizimin e funksionimit të administratës. “Unë dhe qytetarë të thjeshtë kërkojmë

të shohim reagimin e policisë ndaj kriminelëve, por tani që po diskutojmë për dhunën e policisë në njëfarë mënyre i krahasojmë vetë policët me kriminelët. Opinioni publik është shumë i ndjeshëm dhe na duhen raporte imediate për çdo ankesë të qytetarëve ndaj policisë. Këtë mund ta bënte shumë mirë Agjencia e Supervizimit dhe më pas media, duke ushtruar presion për një çështje të drejtë. Kjo agjenci duhet të dalë në mbrojtje të qytetarëve që u shkelen të drejtat”, - tha Vlashaj. Duke i qëndruar debatit që u bë për profesionalizmin e shefave

të komisariateve, Vlashaj tha se ata ndahen në tri kategori: shefi mediatik, që përdor një rast suksesi për të bërë shou; shefi aksionist, që e shohim në veprim vetëm me aksione; dhe shefi profesionist. Sipas tij, ai që vesh rrobën e policit duhet të dijë të respektojë ligjin dhe të drejtat e njeriut. Drejtuesi i Aleancës Civile, gazetari Mentor Kikia, tha se këto tryeza bëhen në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ambasada amerikane “Vepro tani” dhe bëhen me qëllimin për të ngjallur debate publike mbi problemet në sistemin e drejtësisë. Kikia tha se në këto tryeza do të ketë të ftuar dhe pjesë të debatit sa më shumë aktorë të shoqërisë civile, me qëllim që të gjithë të ndihen të përfaqësuar, pasi një nismë e tillë nuk mund të jetë pronë e askujt, por synon të jetë në shërbim të qytetarëve.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.