metropol 23 maj

Page 16

16

« bota

E mërkurë 23 maj 2012 •

Koha për një

“divorc të mëndafshtë” për Euron

Përgjigja është se alternativat ndaj ndarjes së eurozonës janë në thelb të papranueshme dhe thellësisht jotërheqëse. Në fundjavë, udhëheqësit e G8 bënë thirrje që Greqia të qëndrojë në eurozonë. Plani i tyre aktual duket se përfshin një lloj përzierjeje magjike stimuli dhe masash shtrënguese që rikthejnë edhe ekuilibrin buxhetor, edhe rritjen ekonomike. Por edhe nëse ata bien dakord për një plan, edhe sikur ai të funksionojë – dhe asnjë prej këtyre nuk ka gjasa të ndodhë – problemet strukturorë të eurozonës do të mbeteshin Gideon Rachman

T

eksa lexova artikullin e kushedisatë për “Grexit”, termi që po përdoret gjithnjë e më shpesh për daljen e Greqisë nga Euro, një frazë nga filmi “Marathon Man” më erdhi në kokë. Në këtë film triller, Laurence Olivier luan rolin e një krimineli lufte që është bërë dentist, i cili torturon Dustin Hoffmanin duke i shpuar dhëmbët pikërisht në vendin ku ndodhen nervat, pa qetësues. Dhe teksa bën këtë, e pyet në mënyrë të përsëritur: “A është e sigurtë?” “A është e sigurtë”?. Kjo është pyetja që i kanë bërë udhëheqësit europianë vetes prej muajsh, teksa parashikojnë daljen e Greqisë nga eurozona. Në fund të vitit që kaloi u gjenda duke diskutuar po këtë pyetje me një politikan të lartë europian. Ai kish vënë re që unë kisha shkruajtur në mënyrë të përsëritur se eurozona ishte një konstruksion me defekte që kish gjasa të shembej. Nëse ishte kështu, më pyeti ai, a nuk do të ishte më mirë të shembej e tëra që në atë moment? Në atë pikë, u bëra disi dredharak dhe evaziv. “Problemi”, iu përgjigja, “është se më thuhet vazhdimisht që një shpërbërje në këtë moment do të shkaktonte katastrofë. Deri kur të jem në gjendje të të them me bindje që kjo është e pavërtetë, nuk mund ta mbroj me përgjegjshmëri”. Por dredhimi nuk mjafton më. Në muajt e ardhshëm, Europa mund të detyrohet që të vendosë. Kështu, për t’iu përgjigjur pyetjes që bëra në nëntor, po, mendoj që do të ishte më mirë nëse eurozona do të shpërbëhej. Kjo mund të mos nënkuptojë një rikthim total tek monedhat kombëtare. Një bërthamë përdoruesish të euros, me qendër në Gjermani, mund të mbijetojnë. Por euro, siç është sot, do të duhet të ikë. Është e vërtetë që tranzicioni nga këtu atje do të jetë i dhimbshëm dhe i rrezikshëm. Kolegu im, Martin Wolf parashtroi një version të azhornuar të skenarit të tmerrit në Financial Times të së premtes, që përfshinte një shkatërrim total

të rendit dhe ligjit në Greqi, dhe kolaps financiar në të gjithë Europën. Si mundet ndokush që ta ndërmarrë atë risk, me përgjegjësi? Përgjigja është se alternativat ndaj ndarjes së eurozonës janë në thelb të papranueshme dhe thellësisht jotërheqëse. Në fundjavë, udhëheqësit e G8 bënë thirrje që Greqia të qëndrojë në eurozonë. Plani i tyre aktual duket se përfshin një lloj përzierjeje magjike stimuli dhe masash shtrënguese që rikthejnë edhe ekuilibrin buxhetor, edhe rritjen ekonomike. Por edhe nëse ata bien dakord për një plan, edhe sikur ai të funksionojë – dhe asnjë prej këtyre nuk ka gjasa të ndodhë – problemet strukturorë të eurozonës do të mbeteshin. Pa patur mundësinë e zhvlerësimit të monedhave të tyre, ekonomitë jokonkuruese mbeten me “zhvlerësimin e brendshëm” – që ndryshe njihet si shkurtime pagash dhe papunësi masive. Është e vërtetë që vende si Greqia kanë nevojë të madhe për reforma ekonomike. Por këto reforma – të kryera në këmishën e forcës të bashkimit monetar me Gjermaninë – janë duke shkaktuar

çrregullime politike dhe ekonomike. Megjithatë, problemi real është politik. Euro nuk ka një bashkim politik që ta mbështesë kështu që asaj thjeshtë i mungojnë institucionet kyçë për ta bërë të funksionojë unionin monetar. Nuk ka një qeveri qendrore të fortë për të zbatuar disiplinë buxhetore dhe nuk ka buxhet të madh federal për të financuar transfertat nga zona të pasura në zona të varfëra. Dhe, siç po e zbulojmë, nuk ka një skemë sigurimesh mbarëeuropiane të depozitave bankare. Teorikisht, eurozona mund ta ndreqë këtë gabim duke lëvizur drejt një bashkimi politik real. Por ideja e një transferimi të përhershëm të sovranitetit nga Athina në Bruksel është hedhur poshtë nga të gjithë palët në Greqi. Ndërkohë, në Gjermani, ideja e një unioni transfertash – që përfshin një vërshim të përhershëm subvencionesh nga Europa veriore në Europën jugore mbetet një mallkim. Edhe nëse politikanët e BE do të ishin në gjendje të kapërcenin kundërshtime të tillë dhe do të krijonin një union federal të vërtetë, ky entitet i ri gjigand do të gëlltiste fuqitë dhe kompetencat e demokracive nacionale. Sakrifikimi i vetëqeverisjes në altarin e euros është përherë i kundërshtueshëm – dhe do të shkaktonte një kundërplasje nacionaliste në të gjithë Europën. Kjo “kurë” për sëmundjet e euros do të ishte më e keqe se sa vetë sëmundja. Përderisa alternativat afatgjata për shpërbër-

jen e eurozonës nuk kanë besueshmëri, është e domosdoshme të mendohet se si do të menaxhohet një ngjarje e tillë dhe jo thjeshtë të injorohet si shumë e rrezikshme për t’u parashikuar. Fatkeqësisht, planet e shpërbërjes që europianët po i hartojnë tashmë prapa dyerve të mbyllura janë gjithashtu të kufizuara. Ata prashikojnë një dalje të Greqisë, të pasuar nga një përpjekje për të ngritur një mur mbrojtës që parandalon përthithjen në krizë të vendeve të tjerë. Këtu të kujtohen vitet e fundit, gjatë të cilëve BE është përpjekur dhe ka dështuar për ta kufizuar krizën vetëm te Greqia. Në fakt, dalja e Greqisë do të shkaktonte një përhapje, duke e bërë të qartë se anëtarësimi në euro nuk është e thënë të jetë i përhershëm. Tregjet do të rrethonin pashmangshmërisht vendet e tjera me dobësi. Lejimi që fati i euros të përcaktohet nga një seri paniqesh të tregjeve do të ishte mënyra më e keqe e mundshme për të shpërbërë zonën e përbashkët të monedhës. Do të përfshinte humbjen e miliarda eurove nga paratë publike. Trazira politike dhe ekonomike që do të pasonte do të shkaktonte panik publik dhe diskreditonte politikanët në detyrë. Do të ishte shumë më e preferueshme nëse udhëheqësit e Bashkimit Europian do të bënin një vlerësim racional se cilët vende janë të gatshëm dhe në gjendje të qëndrojnë në euro – si dhe të shpallin plane për të punuar për një divorc miqësor dhe të rregullt mes atyre që qëndrojnë dhe ata që ikin. Vetëm duke vepruar në këtë mënyrë ata mund të arrijnë synimin e shprehur shumë shpesh për “t’u dalë para ngjarjeve”. Pothuajse të gjithë përdoruesit e euros e adoptuan monedhën pa një referendum, dhe ata mund të largohen në të njëjtën mënyrë. Është e vërtetë se edhe një “divorc i mëndafshtë” për eurozonën do të kishte rreziqe të mëdha. Por, të paktën do të ofronte një dalje të besueshme nga labirinti i sotëm. Siç thotë një proverb gjerman: “Më mirë një fund me tmerr, se sa një tmerr pa fund”.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.