Metropol 12 tetor, karburantet, te perndjekurit

Page 8

08

« BOTA

E premte 12 tetor 2012 •

S

ipas FMN-së, rreziku kryesor për stabilitetin e tregjeve financiare globale vazhdon të mbetet zona e euros. Në zonën e euros janë rritur ndryshimet ekonomike dhe financiare midis periferisë dhe qendrës së unionit monetar, ndarje që, sipas José Viñals, shef i sektorit për tregjet e kapitaleve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka pasoja dramatike. “Besimi i dobët dhe pasiguria politike kanë çuar në rrjedhje masive kapitalesh nga vendet në periferi, dhe kjo është shumë e pazakontë për një hapësirë me monedhë të përbashkët. Kjo ka bërë që në këto vende të rriten shumë kostot për kreditë e reja si për qeveritë dhe bankat, ashtu dhe për firmat dhe ekonomitë private, dhe kjo nga ana tjetër rrezikon të kthehet në një spirale në rënie për ekonominë”, - thotë ai. Por Viñals është i sigurt se ky rreth vicioz mund të çahet. Për këtë duhet që qeveritë evropiane të përforcojnë besueshmërinë e tyre politike nëpërmjet zbatimit të masave, për të cilat është rënë dakord kundër krizës së euros dhe duke rifituar besimin e investitorëve – përndryshe rrezikon sërish një bllokadë e madhe kredish. “Gjasat janë të mira. Nëse presioni mbi tregjet ulet, atëherë bankat e Bashkimit Europian duhet të kenë një bilanc prej 2800 miliardë dollarësh, dhe kjo mund të ulë kostot e kredive në vendet periferike me 9 për qind deri në fund të vitit 2013.” Në rastin më të keq, sipas FMN-së, minusi mund të arrijë në 4500 miliardë euro, kostot e kredive ulen me 18 për qind, dhe kjo mund të bënte që rritja ekonomike në Evropë nga zero të shkonte në 4 për qind. Viñals thotë se me vendimet e marra në takimin e nivelit të lartë të BE-së në fund të qershorit dhe njoftimin e Bankës Qendrore Evropiane për blerjen në kushte të caktuara të obligacioneve shtetërore në nivel të pakufizuar, është rritur muri mbrojtës dhe arsenali i armëve kundër krizës është rritur. Kjo i qetësoi tregjet dhe uli shtesat për rreziqe te përqindjet e interesit. Por “tregjet duhet ta konceptojnë mekanizmin për stabilizimin e euros dhe programin e Bankës Qendrore Evropiane për blerjen e obligacioneve shtetërore si reale dhe jo si aktivitete virtuale, ato duhet të jenë të lidhura me kushte të besueshme”. Viñals tha gjithashtu se, nëse një vend nuk do t’i marrë këto ndihma, sepse me to janë lidhur shumë masa kursimi (duke nënk-

Në zonën e euros janë rritur ndryshimet ekonomike dhe financiare midis periferisë dhe qendrës së unionit monetar. Besimi i dobët dhe pasiguria politike kanë çuar në rrjedhje masive kapitalesh nga vendet në periferi, dhe kjo është shumë e pazakontë për një hapësirë me monedhë të përbashkët.

TREGJET Eurozona me riskun më të madh

uptuar Spanjën), atëherë i gjithë programi ka rrezik të kthehet në aktivitet virtual. Dhe tregjet do të merrnin një goditje të tillë, atëherë shtesat për rreziqet do të rriteshin dhe kriza do të kthehej në pikën fillestare. Pesha e ekonomive në zhvillim Në takimin vjetor të FMNsë dhe Bankës Botërore në Tokio ka aq shumë çështje

të hapura si kurrë më parë. Shefja e FMN-së, -Kristinë Lagarde, porosit politikën që të veprojë. “Takimi vjetor i FMN-së dhe Bankës Botërore në Tokio është një kohë ideale për të bërë një bilanc për gjendjen e ekonomisë botërore”, - tha Kristinë Lagarde, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në Institutin “Peterson” për Ekonomi Ndërkombëtare në Uashington. Dhe ajo e dha

vetë përgjigjen: “Ekonomia botërore po karakterizohet ende nga pasiguria, ajo është akoma larg nga ku duhet të jetë. Situata mund të krahasohet me një mozaik. Disa pjesë bëjnë, por pamja e plotë mungon ende.” Shefja e FMN-së tha se Evropa është dhe mbetet epiqendra e krizës globale. Ritmi i ngadaltë i reformave në Evropë është një nga arsyet, pse FMN-ja në Tokio

do ta korrigjojë edhe një herë në zbritje vlerësimin e saj për ekonominë botërore. Në korrik FMN-ja e pati korrigjuar, duke e ulur pak në 2,5 % normën e parashikuar të rritjes për vitin 2012, dhe për vitin 2013 në 3,9% . Në vështrimin e ardhshëm mbi ekonominë botërore, që do të publikohet në Tokio me 9 tetor, vlerat do të jenë përsëri më të ulëta, njofton Lagarde. Dhe ajo përmend të tjera tema të hapura, për të cilat do të flitet në Tokio: “Është zhvillimi i pabarabartë ekonomik në zonën e euros janë problemet me buxhetin, është çlodhja fare e vakët ekonomike në SHBA, është rritja e ngadaltë në tregjet në zhvillim, janë shqetësimet e vendeve në zhvillim në lidhje me çmimet e larta të ushqimeve dhe çmimet e paqëndrueshme të lëndëve të para dhe jo së fundi zhgënjimi në rritje në Lindjen e Mesme.” Lagarde njëkohësisht lavdëron masat e bankave qendrore, sidomos në Evropë, SHBA dhe Japoni, për t’u ardhur në ndihmë koniunkturës së dobët me anë të ndërhyrjeve të politikës monetare. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm për shpëtimin e ekonomisë botërore nga një recesion i madh. Tani e ka radhën sidomos politika për të vepruar kundër papunësisë së lartë dhe të borxheve masive buxhetore dhe për të bërë riparimin e sektorit financiar. FMN-ja vetë në Tokio dëshiron të pajisë veten më mirë për detyrat e ardhshme me anë të përmirësimit të instrumenteve analitike, përmes një sistemi të paralajmërimit të hershëm, një rrjeti më të mirë sigurie për tregjet globale financiare, dhe jo së fundi përmes një reforme të institucioneve të FMN-së. Kështu në Tokio më në fund do të zbatohet ajo çfarë ka vendosur dy vjet më parë G-20: një rishpërndarje e të drejtave të votimit në favor të vendeve në zhvillim. Vendeve në zhvillim do t’u rritet e drejta për pjesëmarrjen në votim me gjashtë për qind, duke arritur në rreth 45 për qind. Kina do të dyfishojë pjesën e saj. Dhe për herë të parë edhe Brazili dhe India do të jetë ndër dhjetë anëtarët kryesorë. E drejta e votës së Gjermanisë do të bjerë pak nga rreth gjashtë deri në 5.3 për qind, gjë që ministrit të Financave Volfgang Shäuble, sipas fjalëve të tij, nuk do t’i sjellë net pa gjumë. “Jemi pak para arritjes së synimit”, - tha Lagard në fjalën e saj në Institutin “Peterson” në Uashington, duke shtuar se nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të arritur që vendet anëtare t’i mbajnë premtimet e tyre të bëra në Tokio në vitin 2010.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.