Metropol 12 tetor, karburantet, te perndjekurit

Page 4

04

« SOCIALE

E premte 12 tetor 2012 •

KËRKESA TË SHUMTA AKREDITIMI NGA ARSIMI PRIVAT

Universitetet publike refuzojnë akreditimin e programeve studimore Pranvera Kola

U

niversitetet publike tregohen indiferente ndaj procesit të shumëpërfolur mbi akreditimin e programeve studimore. Pavarësisht thirrjeve të bëra, drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Akreditimit vënë në dukje se gjatë këtij viti vetëm një nga universitet publike ka kërkuar t’i nënshtrohet procesit të akreditimit, nëpërmjet të cilit verifikohet cilësia e lëshimit të diplomave të vlefshme për tregun e punës. E kundërta ndodh me strukturat private të arsimit të lartë, për të cilat kërkesat e akordimit të programeve studimore vijnë gjithnjë në rritje. Kundrejt qëndrimit refuzues të universiteteve publike kreu i Agjencisë Kombëtare të Akreditimit, Avni Meshi, ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se në bazë të përcaktimeve që bën ligji i arsimit të lartë edhe universitetet publike brenda vitit të ardhshëm duhet t’i nënshtrohen këtij procesi. Meshi bën të ditur se veçanërisht universitetet e rretheve duhet të bëjnë kërkesën për akreditimin dhe të mos qëndrojnë indiferente. Akreditimi është një proces që lidhet më cilësinë e diplomave që lëshon universiteti. Ai tashmë është një nga kushtet më të rëndësishme që i lejon studentit të punësohet më shpejt në tregun e punës. Ligji përcakton që në rastet kur vendimi për akreditimin institucional apo të programeve të caktuara është negativ, institucioni i nënshtrohet mbylljes së programit të studimit dhe nuk pranon studentë të rinj. “Ky detyrim ligjor është pas ligjit të arsimit të lartë në vitin 2007, i cili ka dhe anën tjetër të akreditimit ciklik një herë në gjashtë vjet, që do të thotë se universitetet që janë

Kushtet dhe afatet për akreditimin e programeve Procesi i akreditimit mund të jenë në nivel institucional dhe programesh. Çdo institucion i arsimit të lartë apo program studimi në arsimin e lartë publik dhe privat përpara lëshimit të diplomave të para i nënshtrohet procesit të akreditimit të parë. Akreditimi i parë i jep të drejtën një institucioni publik ose privat të arsimit të lartë të lëshojë diploma të njohura në Republikën e Shqipërisë. Çdo program apo institucion i akredituar i nënshtrohet vlerësimit dhe akreditimit periodik. Vlerësimi dhe akreditimi periodik kryhet çdo 6 vjet. Procedurat, kërkesat, kriteret dhe standardet për vlerësimin dhe akreditimin janë të njëjta si për institucionet publike të arsimit të lartë, ashtu dhe për ato private. hapur më herët sesa 2007, si duket, quhen të mirëqenë si të akredituar përpara dhe i bie që vitin tjetër ata të kërkojnë riakreditim”, - bën të ditur Meshi. Sipas tij, ligji lejon që procesi i akreditimit mund të kryhet edhe nga ekspertë të jashtëm, që mund të përzgjidhen nga vetë universitete. “Madje, një iniciativë të tillë do të merrte universiteti i Tiranës, por deri tani premtimi ka mbe-

tur në nivel deklaratash. Këto kanë qenë iniciativa të mbetura në tentativë. Nuk ka asnjë kërkesë në agjencinë tonë”, thekson Meshi, duke shtuar se marrja e specialistëve të huaj e dyfishon tarifën e akreditimit që universitetet duhet të paguajnë. Nëse akreditimi bëhet nga ekspertë vendas, ai kushton gati 300 mijë lekë, ndërsa me specialistë të huaj ai shkon rreth 600 mijë lekë.

PROCEDURA QË DUHET TË NDIQET NGA PENSIONISTËT

Transferimin i dosjes së pensionit Dosja e dokumenteve që duhet të dorëzojnë Pensionistët mund të kërkojnë transferimin e pensionit në rastet kur ndryshojnë vendbanimin. Për këtë mjafton që të plotësojnë kërkesën për transferim në agjencinë rajonale të sigurimeve shoqërore ku ka vendbanimin e ri, duke i bashkëngjitur edhe dosjen e kërkuar të dokumenteve. Sipas rregullores, kërkesa për transferimin e pensionit shoqërohet me dokumentet e mëposhtme, certifikate familjare nga zyra e gjendjes civile të vendbanimit te ri, certifikatë personale si dhe kopje e kontratës midis

pensionistit dhe CEZ-it. Kërkesa paraqitet tek inspektorit pritës, i cili kontrollon se cila është qendra paguese postare ku pensionisti tërheq pensionin, cila është drejtoria rajonale e sigurimeve shoqërore në territorin e së cilës është qendra paguese nga ku do të transferohet dosja e pensionit dhe urdhërpagesa. Pasi i gjen dokumentet dhe kërkesën të rregullt, inspektori bën regjistrimin në librin e pritjes, në rubrikën “Kërkesa për transferim pensioni”, duke konfirmuar qendrën e re të pagesës.

Masterat part-time, ndarja e plotë e 4665 kuotave Plot 4665 është numri i kuotave të miratuara nga qeveria për kandidatët që duan të vijojnë studimet “Master profesional” par-time gjatë vitit të ri akademik. Duke nisur nga java e ardhshme, fakultetet në të gjithë vendin do të çelin procedurat e aplikimit për kandidatët që duan të vijojnë studimet me kohë të pjesshme në programet “Master profesional”. Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit “Master profesional” me kohë të pjesshme për kandidatet brenda territorit të vendit janë 4075, për kandidatet shqiptarë nga trojet 200, për trans-

ferimin e studimeve 100 kuota, për program të dytë studimi 100 kuota, për personat që nuk shikojnë 50, për romë 20 kuota, si dhe për ish-të përndjekurit politikë 100 kuota. Në listën bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuar ndarjen e plotë të kuotave për të gjitha fakultete si dhe tarifat e studimit në secilin program. Për fitojnë rimbursimin e gjysmës së tarifës së studimit kandidatët që u përkasin shtresave të aftësisë së kufizuar, jetimët, romët, ish-të përndjekurit dhe fëmijët e policëve dhe ushtarakëve të rënë për shkak të detyrës.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.