Metropol 12 qershor

Page 22

22

« SPORT

E jepnin të perënduar prej vitesh. Madje shumë nga ata mendonin se grumbullimi në kombëtare ishte thjesht vetëm pë faktin se evropiani zhvillohej në shtëpinë e tij. Por Shevçenko edhe pse me 35 vjet mbi supe ka treguar se nuk ka perënduar ende. Ishylli i Milanit ka shënuar një dygolësh duke i dhënë fitoren Ukrainës në ndeshjen e parë në grupin D përballë Suedisë së Ibrahimoviçit. Një fitore dhe tri pikë për Ukrainën dhe një fitore personale e Shevës përballë Ibrës. E shkuara e Milanit ka mundur të tashmen e Milanit në një sfidë që është vendosur në 10 minuta. Ukraina ka fituar me përmbysje përballë suedezëve që duket se kanë menduar të fituar takim pas golit të Ibrahomoviçit. Me këtë fitore Ukraina është ngjitur në krye të grupit, duke përfituar dhe nga barazimi në ndeshjen përballë Francës e Anglisë. Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë më e mirë për Suedinë që ka kontrolluar takimin. Por rastet e pastra kanë munguar për të dyja skuadra. Suedia është mbështetur fuqimisht te sulmuesi i saj Zllatan Ibrahimoviç, i cili ka tërhequr përpara skuadrën. Ka qenë pikërisht sulmuesi i Milanit në Itali, i cili në fundin e pjesës së parë (39’) i është afruar shumë golit, por gjuajtja e tij me kokë nuk i ëhstë bindur, pasi ka goditur shtyllën. Me këtë rezultat skuadrat i janë drejtuar dhomave të zh-

E martë 12 qershor 2012 •

Shevçenko ylli që nuk perëndon kurrë

Baloteli duket se ka pasur fyerje raciste në ndeshjen e parë ndaj Spanjës. Kështu bëjnë të ditura dy media angleze, Daily Mail dhe Daily Mirror, të cilat shprehen se Baloteli është diskriminuar për shkak të ngjyrës së tij nga një grup jo i vogël tifozësh spanjollë. Në momentin kur Baloteli kapte topin, tifozët menjëherë imitonin majmumin dhe kjo është qartësisht një fyerje raciste. Megjithatë, Federata Italiane e Futbollit thotë se nuk di gjë në lidhje me këtë incident, teksa do të ankohet në rast se një gjë e tillë vërtetohet. Kjo nuk është hera e parë që Spanja përfshihet në fyerje raciste.

Trapatoni: Na mohuan një penallti të pastër

veshjes. Pjesa e dytë ka nisur sërish me Suedinë kërkuese dhe vetëm pas shtat minutash lojë Ibrahimoviç ka bërë të hesht stadiumin “Olimpisti” të Kievit. Kapiteni i Suedisë ka arritur të shfrytëzojë mjaft mirë një aksion të bukur të suedezëve duke kaluar nordikët në avantazh. Pas golit është dukur se gjithçka kishte përfunduar në këtë takim, por reagimi i Ukrainës e udhëhequr nga ylli i saj 35-vjeçari Andrij Shevçenko ka arritur që brenda shtatë minutash të përmbysë gjithç-

ka. E të mendosh që Sheva ka shënuar dy herë me kokë përballë njërës prej mbrojtjeve më shtatlarte dhe më të fortë në lojën të ajër të këtij kampionati. Tri minuta pas golit të Ibrës, Shevçenko me kokë ka barazuar shifrat, duke sjellë baraspeshën në Kiev. Por festa vendase nuk ka përfunduar këtu, pasi në minutën e 62-të Shevçenko ka vulosur mbrëmjen e tij magjike duke shënuar sërish me kokë, kur kundërshtari i tij ishte pikërisht Ibrahimoviç. Ukraina në delir, ndërkohë që Suedia është de-

tyruar ta nisë edhe njëherë nga e para. Minutat e mbetura janë një refren e sulmeve të Suedisë dhe mbrojtjes së Ukrainës. Nordikët krijojnë disa raste për shënim ku më flagranti është ai i minutës së 90 kur Elmnder i vetëm me portierin nuk arrin të shënojë. Kështu gjithçka mbyllet me fitoren e Ukrainës në ndeshjen e parë të saj në kampionatet evropianë. Organizatorët e evropianit kapin vendin e parë dhe hedhin nj hap të madh drejt objektivit për të kaluar grupin, ndërsa Suedia vshtirëson shumë rrugën e saj.

Anglia dhe Franca ndahen në paqe, barazim 1 : 1

A

nglia me Francën nuk kanë shkuar më shumë se barazimi në shifrat 1 : 1 në ndeshjen e parë të grupit D, në stadiumin Dombas Arena të Donetskut. Derbi i kanalit të Le manshit ofroi shumë raste por, pak konkretesë për të dyja skuadrat. Nëse Anglia kishte mungesë kryesore sulmuesin Uejn Runi, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Francën, e cila pavarësisht se ka në dispozicion një sulmues të klasit botëror si Karim Benzema, nuk arriti të shprehej në mënyrën e duhur, dhe franko-algjeriani, dukej më shumë si një mesfushor se sa një sulmues race. Anglia e nisi ndeshje furishëm që në minutat e para të saj duke treguar agresivitet ndaj në krahët e mbrojtjes së “gjelave”. Por, me kalimin e minutave Franca po arrinte që ta merrte veten dhe filloi të bëhej më kërkuese ndaj Anglisë. Vetëm d2 minuta zgjata dominimi i Anglisë, pasi në 10 të tjerat pasardhëse kombëtarja e drejtuar nga Roi Hogson u gjend në vështirësi, dhe tani me të vërtetë që ndihma e dy mesfushorëve si Gereth Berri dhe Frenk Lampard, të cilët mbetën jashtë EURO 2012 për shkak dëmtimesh, padyshim që do të ishte e vyer. Në minutën e 11-të erdhi dhe rasti i parë për Francën, e

Baloteli fyerje raciste nga tifozë spanjollë

Trajneri i Iralindës, Xhovani Trapatoni, u shpreh se ndonëse pranon se Kroacia ishte diçka më mirë në lojë, sërish Irlandës iu mohua një penallti e pastër, e cila sigurisht mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës. “E kam riparë ndeshjen dhe ata ishim më të mirë, por jo me diferencë të madhe. Një gol i tyre ishte në pozicion jashtë loje dhe një penallti na është movuar. Ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe po të ishte gjykimi i drejtë”,- u shpreh Trapatoni.

Spanja protestë te UEFA për cilësinë e barit

cila me një goditje këndi vendos në vështirësi portierin Xho Hart. Në raste të shumta gjyqtari Nikola Ricoli gaboi rëndë në vendimet për të akorduar faull dhe kjo gjë u pa tek Franca, por në pjesën më të madhe të kohës kundër Anglisë. Rasti i parë për Anglinë erdhi në minutën e 15-të kur mesfushori i Mançester Sitit, Xhejms Milner pas një pasimi të Eshli Jang, i ndodhur vetëm për vetëm me Hugo Loris dërgon topin jashtë nga e majta. Në minutën e 17-të vjen dhe pritja e parë e shkëlqyer nga ana e Hart, i cili devijon në korner një gjuajtje nga jashtë

të Johan Kabaje. Franca po arrinte të krijonte më shumë volum loje, por pa konkretizuar aksionet në mënyrën e duhur. Në minutën e 30-të vjen dhe goli i parë i ndeshjes, dhe Anglia kaloi në avantazh me atë Xholeon Leskot, i cili shfrytëzoi një goditje dënimi nga kapiteni Stiven Xherrard, dhe më pas ju shkëput mbulimit të Alu Diarrasë duke dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 35-të do të ishte përsëri Hart, që do të shpëtonte Anglinë nga një gjuajtje nga jashtë zone të Samir Nasrisë. Franca po bëhej më kërkuese nga minuta në minutë dhe në 39-tën pas një goditjeje

nga jashtë zone përsëri nga ana e Samir Nasri, Franca arrin të gjejë golin. Pjesa e parë mbaroi me dominimin e Francës ndërsa Anglia u mbyll në mbrojtje. Në pjesën e dytë përsëri Franca e nisi me këmbën e mbarë, duke dhënë pasime të shkurtra dhe të bukura. Përsëri rastet më të shumta i kishte Franca e cila me anë të Johan Kabaje Riberisë dhe Benzemas provoi shumë herë të shënonte, por pa ja dalë dot mbanë. Ndeshja u mbyll në shifrat 1 : 1 dhe duket se ky barazim nuk do t’i dëmtojë të dy përfaqësueset në rrugëtimin e tyre për tu kualifikuar nga grupi D.

Federata spanjolle e futbollit (RFFE) ka bërë të ditur se do të dërgojë një notë proteste te UEFA për cilësinë e fushës në ndeshjen e parë në grup kundër Italisë (1:1). Më saktë bëhet fjalë për kushtet e barit, që sipas spanjollëve ka qenë shumë i thatë. Menjëherë në përfundim të ndeshjes lojtarët dhe stafi i kombëtares spanjolle ka shprehur hapur pakënaqësinë për kushtet e fushës. Ksavi është shprehur: “Fusha ka qenë e thatë, shumë e thatë. Nëse doni të shini spektakël siç pretendon UEFA duhet të ujisni fushat. Nëse fushat nuk kanë mjaftueshmërisht ujë, ato përbëhen pengesë për të gjithë lojtarët. Këtu çështja nuk është se u dëmtua Spanja, por spektakli në fushë.” Në të njëjtën linjë ka qenë dhe mesfushori tjetër Andres Iniesta. “UEFA që propagandon për shou nuk mund të lejojë të luhet në të tilla fusha”,- ka deklaruar Iniesta. Por edhe nga kampi italian ka pasur kritika për kushtet e trenit të lojës. “Bari ka qenë i gjatë dhe fusha e thatë”,- ka deklaruar De Rosi, ndërsa Pirlo ka shtuar: “Fusha nuk ka qenë në kushte të mira, por kjo vlente si për Italinë ashtu dhe për Spanjën.” Reagimi i polakëve: Italianët e donin të thatë Pas ankesave nga Spanja dhe Italia i menjëhershëm ka qenë reagimi i palës polake. “Gjatësia e barit ka qenë perfekte. Sa për ujitjen e fushës, sipas rregullores diçka e tillë duhet vendosur me miratimin e dy skuadrave. Spanja ka dashur ujitjen e fushës, ndërsa Italia jo”,- ka thënë një nga organizatorët e evropianit Gregor Lato. Më tej Lato ka sulmuar palën italiane: “Italianët e dinin që fusha do të ishte e thatë, që do të thotë që fusha do të ishte më e ngadaltë që i shkonte për shtat taktikës së tyre. Nëse nuk ka akord mes dy palëve për ujitjen e fushës ne nuk mund të bëjmë në kokën tonë. Nga ana tjetër organizatorët e turneut në fund të ndeshjes kanë urdhëruar prerjen e menjëhershme të barit, për ta sjellë në lartësinë e duhur.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.