Metropol 12 qershor

Page 16

16

« gossip

E martë 12 qershor 2012 •

K

ëto 9 superushqime kanë provuar se largojnë shpejt kilet e tepërta. Të hash do të thotë të

besosh: 1. Molla. Fibrat e këtij fruti, ju ndihmojnë për kilet e padëshiruara. Molla ndihmon për të larguar kaloritë e marra nga ushqimet e tjera.

9 ushqime për t`u dobësuar

2. Kivi. Kivi përmban vitaminë C dhe një komponent si carnitine, që luan një rol thelbësor në djegien e yndyrërave gjatë ushtrimit. 3. Veza. Në mëngjes, në drekë ose në darkë, veza është kampion për të humbur peshë. Vezët kanë një përbërës që quhet choline, që bllokon absorbimin e masave yndyrore.

David Kameron harron vajzën 8-vjeçare në pub Kryeministri britanik, David Cameron gabimisht ka harruar vajzën 8-vjeçare në pub. Tabloidi britanik, “Daily Mail” raporton se kryeministri Cameron ditën e dielë kishte dalë për një drekë si dhe për t’u argëtuar me miq të familjes në një pub dhe e kishte kuptuar se nuk e kishte vajzën me vete vetëm pasi është kthyer në shtëpi. Mesa duket, vogëlushja kishte shkuar në tualet në momentin që ata po ngriheshin për t’u larguar nga pub-i dhe mungesa e saj nuk është vënë re për momentin. Ndërsa kur janë larguar, dy bashkëshortët Cameron kanë udhëtuar të ndarë në dy makina, dhe kjo ka bërë që secili prej tyre të mendonte se vajza ishte me prindin tjetër. Një burim pranë kryeministrit britanik pohon se Cameron u tmerrua kur kuptoi mungesën e vajzës dhe menjëherë u nis drejt pub-it, ku fatmirësisht e gjeti vogëlushen e tij të sigurt në duart e stafit të pub-it. Cameron, i cili kishte dalë bashkë me tre fëmijët e tij dhe bashkëshorten për t’u argëtuar gjë që e bën shumë shpesh, e harroi vajzën e tij në pub-in ku ata më parë kishin qëndruar për rreth 15 minuta. Kjo ngjarje, sado aksidentale, ka marrë kritika të shumta nga mediat, të cilat e quajnë absurde se si kryeministri i Britanisë mund të harrojë një gjë kaq të rëndësishme, si fëmija i tij.

4. Thjerrëzat. Edhe pse janë të vogla, thjerrëzat janë të pajisura me niseshte rezistente, që i bën qelizat yndyrore të vogla. 5. Patatja e ëmbël. Ashtu si thjerrëzat, edhe patatja e ëmbël përmban niseshte rezistente, që rrit prodhimin e komponentëve që sinjalizojnë trurin tuaj për të ndaluar të ngrënit.

Pse hamë kur nuk jemi

6. Vaji i ullirit. Yndyrërat e pan gopura që gjenden tek vaji i ullirit, janë parë se mund të prishin lidhjen e gjeneve me mbipeshën.

realisht të uritur?

Të gjithëve na ka ndodhur të hamë pa qënë të uritur. Kjo mund të ndodhë për shumë arsye duke përjashtuar nevojën për t`u ushqyer për momentin. Nuk ka rëndësi se kush ushqim i`u tërheq vëmëndjen por një gjë është e vërtetë, që ne të gjithë hamë diçka pa qënë vërtet të uritur. Dhe të hash pa menduar, kjo dëmton qëllimet për të menaxhuar peshën trupore. Ja 10 situata që na shtyjnë për të ngrënë pa na marrë uria: 1. Për të përballuar situatat 2. Për të dalë nga mërzitja 3. Sepse të tjerët janë duke ngrënë 4. Sepse kemi një rast të veçantë 5. Sepse jemi të lodhur 6. Sepse është i lirë 7. Sepse nuk mund t`i thoni jo delirit të ushqimit 8. Sepse ushqimi është atje përballë jush 9. Sepse ju nuk mund t`i thoni jo delirit të ushqimit 10. Sepse vuani nga sindroma e pastrimit të pjatave.

7. Yougurt. Niveli i lartë i kalçiumit që përmban yougurti, ul prodhimin e kortizolit, një hormon që lidhet me fryrjen e barkut. 8. Salmoni i egër. Yndyrërat omega 3 që gjenden tek peshku, ndihmojnë në djegjen e kalorive të tepërta. 9. Bizelet. Përmbajnë nivel të lartë të proteinës dhe ndihmojnë për të mbajtur peshën ideale të trupit.

Alarmi, Google & Apple plan për të “përgjuar” njerëzit

Lady Gaga sakatohet gjatë koncertit Lady Gaga është goditur në kokë me shkop nga një balerin gjatë koncertit në Zelandën e Re. Këngëtarja u ndje konfuze por ka refuzuar anullimin e koncertit. Duke i`u kërkuar falje fansave për tronditjen, ajo i`u ka premtuar se do ta çonte deri në fund perfomancën e saj. Zëdhënësi i Gagas ka bërë të ditur se Gaga ka pësuar një tronditje por çdo gjë do të jetë ok. Si për ironi, tronditja e Gagas vjen një javë pasi këngëtari pop Justin Bieber goditi veten gjatë një koncerti në Paris. Ai gjithashtu pësoi një tronditje.

Teknologjia është një ndihmë e madhe për njerëzimin, por vetëm nëse përdoret në mënyrën e duhur. Pas hartave satelitoreve që tregojnë vendndodhjen duke pasur vetëm një telefon celular në dorë dhe shumë shpikjeve të tjera të telefonisë celulare, dy kompanitë, Google dhe Apple janë drejt realizimit të një projekti të ri. Bëhet fjalë për vendosjen e satelitëve në shërbim të kompanive, me anë të të cilave mund të shihet një objekt në toktë deri në masën 10 centimetra. Synohet që të përmirësohen imazhet e shërbimit Google Map, duke futur në celularë tekologjinë 3D dhe duke sjellë nga terreni të gjitha detajet në aparatet celularë. Për shkencëtarët kjo është një arritje dhe do të shtonte aplikacionet e mjaft telefonave. Por për

shumë të tjerë duket si një projekt ogurzi, pasi përdorimi i pajisjeve mund të jetë një përgjues efikas për shumë njerëz. Fillimisht projekti do të nis me avionë special, për të bërë fotografimin e zonave. Në fakt janë të njëjtët avionë spiunë që përdoren nga ushtria amerikane për fotografimin nga ajri të zonave të rrezikshme. Fotot e marra më pas vendosen në programin Google Map dhe mund të përditësohen në bazë të satelitëve. Sipas një administratori të Google avionët kanë nisur eksperimentimin në 20 shtete. Ata mund të sjellin imazhe të detajuara, madje dhe të shohin çfarë ka pas dritareve të shtëpive. Projekti ka sjellë reagimet e shumë shoqatave për mbrojtjen e të dhënave, duke e cilësuar si një rrezik për njerëzimin.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.