Integrimi, hipotekat, albpetroli

Page 2

02

« politikë

E mërkurë 12 dhjetor 2012 •

Amendimi i buxhetit, socialistët kushtëzojnë mbështetjen

Vota “pro”, ja propozimet e PS për buxhetin e shtetit

Ambasadori për emërimin e Llallës

OSBE, 21 janari çështja parësore e Kryeprokurorit

Kriza që ka pllakosur sistemin energjetik po transferohet te prodhuesit privatë të energjisë, sepse KESH-i nuk ka para t’i paguajë ata për energjinë që u merr.

Paketa fiskale s’po diskutohet në Kuvend. Ka dy muaj që sipërmarrësit, në nevojë për të mos e paguar TVSH-në, ushqehen me lugën e zbrazët të mbushur me këtë premtim.

Kemi një borxh publik mbi 60% zyrtarisht, sepse bashkë me borxhin e fshehur është mbi 100%. Të njëjtët njerëz propagandojnë për shembjen e tavanit të borxhit publik

Refuzimi i BE, socialistët ia faturojnë përgjegjësinë mazhorancës Partia Socialiste ka akuzuar mazhorancën qeverisëse si përgjegjëse e vetme për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Kryetari socialist, Edi Rama, dhe deputeti i kësaj partie Ditmir Bushati kanë dhënë argumentet se pse e drejtojnë gishtin përgjegjës te qeveria për dështimin për herë të tretë të Shqipërisë në marrjen e një përgjigjeje pozitive ndaj kërkesës për statusin e vendit kandidat. “Qeveria e korruptuar e la Shqipërinë pa statusin e vendit kandidat për në BE. Në kushtet kur Shqipëria e gjen veten të refuzuar përsëri për shkak se nuk ka arritur të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, se është zhytur në fund të batakut botëror të korrupsionit, krah për krah me Nigerinë e Etiopinë, se nuk ka dhënë asnjë provë në luftën kundër krimit të organizuar dhe sigurisht edhe për të gjitha ato shkaqe që lidhen me rolin e qeverisë në përmbushjen e 12 prioriteteve”, - vuri në dukje Rama. Ndërkohë në gjykimin e Bushatit “BE-ja pret prova të pakundërshtueshme në luftën kundër korrupsionit, pret atë çka mori nga Kroacia, Mal i zi, Bullgaria dhe Rumania”.

Është një taksë tërësisht e kapërcyer nga koha dhe është një taksë që praktikisht është si pika që derdh kupën për çdo biznes të vogël”, - vlerësoi Rama gjatë fjalës së tij përpara ligjvënësve socialistë. Një tjetër propozim i Ramës ishte heqja e tatimit mbi vlerën

e shtuar për plehrat kimike. Ndërkohë këto propozime do të jetësohen që në 100 ditët e para të programit qeverisës të PS-së, qoftë heqja e taksës së biznesit të vogël, qoftë heqja e TVSH-së mbi plehrat kimike, qoftë reduktimi i TVSHsë mbi farërat.

- Kjo nuk më takon mua medoemos, por në tërësi kam një përshtypje pozitive dhe shumë respekt për kryerjen e detyrës deri ditën e fundit nga ana e saj, si dhe për dorëzimin në mënyrë shumë dinjitoze të detyrës te pasardhësi. Pas shumë vjetësh në detyrë, me sukses në detyrë, me siguri ky nuk është çasti më i lehtë, por ajo veproi shkëlqyeshëm, edhe me procesin dinjitoz dhe dorëzimin. Kjo është çka vendi duhej të kishte parë, kjo është çka vendi pa dhe unë s’mund të bëj gjë tjetër përveçse ta lavdëroj për këtë.

- Kur ka bllokim, atëherë kemi një ngecje në vend, dhe kjo është ajo që, me sa duket, po ndodh këto ditë. Nuk është fundi i botës, por pa dyshim që nuk është lajm i mirë. Do të doja të shihja një integrim të mirë e cilësor, dhe për këtë puna në ekip do të ishte emri i lojës. Unë shpresoj ta shoh këtë. Nëse guxoj, do të doja ta shikoja që përpara zgjedhjeve të 2013-s. Ndoshta duhet të presim deri pas zgjedhjeve, por do të doja ta shihja sa më shpejt të ishte e mundur, dhe kam përshtypjen se nuk jam i vetmi që e dëshiroj këtë.

Përgjegjëse për statusin?

PS: Qeveria dështoi me statusin

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, deklaroi dje në një intervistë për televizionin “Ora News” se kryeprokurori i ri duhet të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e 21 janarit. Sipas ambasadorit, kjo çështje duhet të marrë një përgjigje sa më shpejt. Krahas kësaj ambasadori shprehu edhe opinionin e tij lidhur me emërimin e Adriatik Llallës në postin e kryeprokurorit. - Zoti Ambasador, në kushtet kur tashmë kemi një prokuror të ri, kur mendoni ju se duhej të ishte bërë zëvendësimi i tij? A ka shkelje të ligjit që zëvendësimi i Ina Rama u bë tani? Një pyetje tjetër referuar kësaj: si e vlerësoni ju punën 5-vjeçare të Ina Rama në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, ndërkohë që gjatë kohës që ajo ka qenë në krye të organit të akuzës kanë ndodhur ngjarja të rënda, siç është për shembull rasti i 21 janarit? - Më lejoni të filloj me këtë të fundit, me 21 janarin. Unë jam mes atyre që do të donin të shihnin një zhvillim të shpejtë, bazuar në ligj, në këtë çështje të rëndësishme. Është shumë e rëndësishme për familjet e atyre që vdiqën më 21 janar, si dhe për tërë vendin që të kemi qartësi të plotë. Lidhur me procesin e emërimit mund të them se u bë, me sa pamë, në përputhje me legjislacionin. Pati një seancë dëgjimore në komision dhe më pas një vendim në seancën plenare të Kuvendit. Pra, në këtë aspekt rregullat u ndoqën qartësisht, një fakt shumë i rëndësishëm ky. Sa i përket leximit, duke qenë se kur rregulli ndryshoi për mandatin dhe mbarimin e mandatit të prokurorit të përgjithshëm nuk u përcaktua saktësisht se në cilën datë do të bëhej ndryshimi. Unë thashë se ka argumente shumë të mira për majin 2013, por, siç ndodh shpesh në punët ligjore, ka gjithashtu lexime të tjera të mundshme, mes tyre nëntori i këtij viti. Kjo është e pranueshme. Në fushën ligjore kjo ndodh jo vetëm ndonjëherë, por është një proces normal, prandaj nuk shoh ndonjë luhatje në këtë pikë. Në kërkim të argumenteve për qëndrimet e ndryshme u zgjodh njëri dhe

Puna e Ina Ramës?

L

idershipi socialist kërkoi dje nga qeveria që të mos lejojë një borxh pa asnjë tavan ligjor. Parë në këtë këndvështrim, kreu socialist Edi Rama i parashtroi kundërshtarit të tij politik alternativën se si arrihet kjo. “Për të mbrojtur vlerën e librezës së kursimit të çdo familjeje, për të mbrojtur vlerën e rrogave, vlerën e pensioneve të pensionistëve të sotëm apo vlerën e pensioneve të të punësuarve të sotëm dhe për ta shpëtuar vendin nga një katastrofë financiare, që mund të kthehet në një realitet në të nesërmen e afërt për shkak të heqjes së kufirit të borxhit publik, është shumë e rëndësishme që ne të biem dakord që praktikisht së pari ta përcaktojmë me ligj masën e borxhit. Të mos lejojmë një borxh pa asnjë tavan ligjor. E bëjmë këtë duke pasur parasysh që pas pak muajsh do ta qeverisim ne Shqipërinë. E bëjmë këtë si një forcë e përgjegjshme, që nuk kërkon të ulet në tryezën e qeverisë për të marrë borxhe, që i paguajnë shqiptarët, dhe për të financuar vazhdimin e rrënimit të mëtejshëm me korrupsion dhe me punë të mbetura rrugëve përgjysmë”, - vuri në dukje Rama. Duke shkuar më tej, kreu socialist i propozoi kundërshtarit të tij politik masa konkrete. “Duhet të biem dakord që Banka e Shqipërisë të ngarkohet ligjërisht nga Kuvendi që ta llogarisë borxhin publik në raport me prodhimin e brendshëm bruto. Banka e Shqipërisë të detyrohet me ligj të njoftojë Kuvendin në çdo rast kur qeveria e shkel kufirin e borxhit publik. Të miratojë, pasi të ketë hartuar, sigurisht, dhe të publikojë siç ndodh në çdo vend normal një kuadër shumë të qartë për mënyrën e llogaritjes të borxhit publik në raport me prodhimin e brendshëm bruto”, - u shpreh Rama lidhur me një çështje të tillë. Në këtë mënyrë, socialistët konkretizojnë alternativën e tyre për amendimet e buxhetit, që do të sillnin dhe një votë “pro”. Duke shkuar përtej deklaratave, replikave dhe kundëreplikave kampi rozë i tërheq vëmendjen mazhorancës qeverisëse që të reflektojë mbi këto propozime të qarta, të cilat konsistojnë pikërisht në përmirësimin e situatës ekonomike në vend. “Ne do ta votojmë heqjen e TVSH-së për makineritë, sepse është në alternativën tonë, është marrë nga programi ynë. Ne i kemi ofruar prej kohësh qeverisë që t’i marrë edhe pikat e tjera që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me lehtësimin e krizës ekonomike të familjes dhe me nxitjen e krijimit të vendeve të reja të punës. I kemi thënë qeverisë ‘hiqe taksën e biznesit të vogël’.

tani vendi duhet të shohë përpara, si dhe ta përkrahë prokurorin e përgjithshëm në detyrën e tij të pavarur për të bërë punën më të mirë të mundshme për maksimumin e shtetit ligjor në Shqipëri, pasi kjo është tejet e rëndësishme për procesin e integrimit dhe procesin e reformave.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.