FreePress Tirana #7

Page 31

TelevizioniFP

me i lehte se ç’duket. Formati që kemi na e lehtëson shumë punën. Me Gentin dhe Julin njihemi prej vitesh dhe nuk është e nevojshme që të ketë një skenar për të bërë për të qeshur. Mund të improvizojmë pa qenë nevoja e skenarit, por kjo nuk do të thotë që dalim jashtë skenarit…të paktën jo shpesh. Pas largimit tuaj nga “Portokalli” janë larguar edhe Agron Llakaj dhe tashmë dhe Amarda, a po zbehen vlerat e këtij programi? Nuk besoj që vlerat e “Portokalli” mund të zbehen sepse është një nga programet që pritet gjithmonë me kënaqësi nga publiku. Si në çdo program ka ndryshime, largime dhe prurje të reja, por kjo nuk do të thotë që do të ndikojë domosdoshmërisht për keq. Mund të ketë edhe anët e saj të mira. Çfarë do të sjellë sezoni i tretë i “Apartamenti XL? Ky është sezoni i tretë dhe normalisht duhen menduar skena dhe situata të reja. Do të ketë shumë të reja...dhe të rinj (qesh). Normalisht që do të ketë të reja, por nuk mund t’i zbuloj që tani. Ju jeni çdo të diel në mbrëmje në Vizion Plus në një spektakël që ndiqet nga qindra mijëra shqiptarë, a i trembeni konsumimit? Nuk i besoj shumë konsumizmit. Sidomos në qoftë se sjell gjithmonë diçka të re. Personalisht mendoj që ka kohë deri sa të fillojë konsumi. Jam akoma në fillimet e mia, thjesht po bëj nxemjen (qesh).

Muzika në këtë moment ka mbetur në shtëpinë time, me kitarën time. Në kohën mbasi të kem mbaruar gjërat e tjera dhe të kem më shumë kohë, natyrisht që do t’i rikthehem shumë shpejt

Si po shkon puna te Ami Events? Jemi shumë të kënaqur. Njerëzit martohen dhe ne jemi aty në ditën e tyre më të bukur. Përveç faktit monetar, sjell edhe satisfaksion personal sepse ne përpiqemi që të bëjmë më të mirën në ditën më të bukur në jetën e çdo njeriu. Prej kohësh nuk ju shohim me ndonjë klip apo këngë të re, keni hequr dorë nga muzika apo thjesht nuk keni kohë të merreni me të? Muzika në këtë moment ka mbetur në shtëpinë time, me kitarën time. Në kohën mbasi të kem mbaruar gjërat e tjera dhe të kem më shumë kohë, natyrisht që do t’i rikthehem shumë shpejt. Është një ndër pasionet e mia më të mëdha. Kë preferoni më shumë, muzikën apo aktrimin? Aktrimi është një mënyrë shumë origjinale për të shprehur tipin tim. Ndërsa muzika është pjesa tjetër që më përket. Nuk mund të bëj një ndarje midis tyre. Aq sa kam pasion njërën, aq edhe tjetrën. Janë pjesë të pandashme të jetës sime.

SIGURIME Shendeti – TPL Kufitare – Karton Jeshil

Është e vështirë të bësh humor çdo javë? Shumë e vështirë. Gjatë gjithë javës duhet të punosh dhe të mendosh për emisionin. Sidoqoftë kjo është një punë që ne ia kemi marrë dorën dhe e bëjmë me shumë dëshirë. Është një punë e vështirë, por që të fal shumë kënaqësi. Ndjehesh shumë mirë kur shikon njerëzit që janë në sallë duke qeshur me batutat që bëjmë apo situatat që krijojmë.

MARKETING – REKLAMA PERKTHIME NE 7 GJUHE

Është e vërtetë që së shpejti do të bëheni baba? Është një gjë që nuk do të doja ta komentoja për momentin.

Rr. Sami Frasheri 1 ( Mbrapa Dyqanit me abazhura KUBI) Ticket Rezervation: +355672072002 Tel : +355 422 4755

Email: info@status-worldtravel.com 5/02 - 11/02/11 F.P. 31 harvi.lico@status-worldtravel.com status.travel.business@hotmail.com


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.