Programi plote elektoral

Page 18

Nuk respektohet asnjë nga normat ose direktivat e BE-së;

Mungesë bashkëpunimi dhe partneriteti;

Nivel i ulët i sensibilizimit për ndryshimin e teknologjisë së menaxhimit të mbetjeve;

Shtimi i shpenzimeve operative.

Shpenzimet e Bashkisë për shërbimet e pastrimit dhe të gjelbërimit sipas viteve (në mijë lekë) vitet shpenzime

2007 53.737.000

2008 80.971.000

2009 308.973.000

2010 324.943.058

Zhvillimi i pakontrolluar urban dhe papërgjeshmëria e drejtuesve socialistë, në katër vitet e fundit, kanë ndikuar ndjeshëm në dëmtimin e mjedisit në qytetin e Durrësit. Për shkak të këtij urbanizimi të shpejtë, ekosistemet natyrore janë zëvendësuar gjithnjë e më shumë nga zhvillimi urban me ndërtime të shumta. Ky urbanizim me ndërtime të bëra pa kritere urbano-mjedisore, ka rritur ndjeshëm distancën mes njerëzve dhe hapësirës natyrore publike, veçanërisht kontaktin me gjelbërimin. 4.2.2 Mjediset e gjelbërta Roli i parqeve dhe i hapësirave të gjelbërta në zonat urbane në qytetin tonë rëndomtë është nënvlerësuar. Gjithashtu, përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë dhe qëndrueshmërinë urbane kanë dështuar plotësisht. Sipërfaqja ku shtrihet shërbimi ndaj qytetit është 46.1 km2. Për gjelbërimin dhe pastrimin e qytetit punojnë dy ndërmarrje të shërbimit komunal, me afërsisht 481 punonjës. Sipërfaqja që mbulohet është 755.000 m2/dite fshirje, 88.560 m2/ditë larje, gjithsej kemi 502 pika grumbullimi , 997 kontinier dhe sasia ose vëllimi i mbetjeve është 85m3/ ditë ose 9000 tonë në muaj. Durrësi ka humbur çdo vit sipërfaqet e gjelbërta. Kjo ka bërë që sot në Durrës të kemi 222.489 m2 gjelbërim, me një normë për fryme afërsisht 1.2 m2 /banorë (pa përfshirë zonën e plazhit). Organizata Europiane e Mjedisit ka përcaktuar qartë normat e sasisë së Gjelbërimit ku cilësohet se çdo qytetar europian duhet të këtë deri në 40 m2 gjelbërim në kuadër rajonal, ndërsa minimumi i gjelbërimit brenda në qytet nuk mund të jetë më pak se 20 m2/banor, me një minimum prej 9 m2 gjelbërim për banor pranë qendrës së qytetit. Programi ynë: 1. Shërbimi i pastrimit dhe menaxhimi i mbetjeve Realizimi i projektit tonë për vënien në funksion të planit të integruar të mbetjeve urbane në tërësi do të orientohet mbi tri parime: Parandalimi, Rikuperimi dhe Shpërbërja. Prioritet parësor mbetet parimi i parandalimit, që kontribuon në zvogëlimin e mbetjeve në burim ku parimet bazë të projektit tonë janë: Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 18


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.