Katalogu VERA 2012

Page 8

RIVIERA SHQIPTARE • DURRËS

PËRPARËSITË TUAJA • 1500 m2 sipërfaqe ujore në pishinë • 300 m përgjatë bregdetit me rërë • 1100 çadra pishine & plazhi, shezllone pa pagesë për mysafirët tanë • 40 000 m2 sipërfaqe të gjelbërt • Fitnes center, beach volley • Disco verore - qendër shëndetësore • Pishinë për fëmijë, lojra për fëmijë • Baywatch, pedalo, kanoa, katamaran me vela • 6 bar-kafeteri, 2 pube, 2 restorante, 2 piceri, 3 fast food & grill • Sallë konferencash, parkim për 1500 auto, video security, security staff • Evente muzikore & sportive

8

Tropikal Resort ★★★★ Pozita: Plepa i bazuar në stilin e ndërtimeve të tilla në Mesdhe, Tropikal është një Resort i ri i sapo përfunduar në plazhin e Durrësit, zona e njohur si Plepa. Akomodimi: Përbëhet nga një hotel shumë i mirë me standard më të lartë se 4 yje si dhe nga disa ndërtime përdhesë të cilat ofrojnë akomodim me standard me bazë. Plusi i madh i këtij Resorti është fakti që përfshin një territor me sipërfaqe 9 hektarë me kopshte, pemë, lulishte dhe ambiente shlodhëse. Natyra dhe atmosfera Mesdhetare krijojnë një kombinim perfekt për të kaluar pushime ndryshe në këtë pjesë të Adriatikut. Plani arkitektural ka synuar të rrisë në maksimum hapësirën përreth duke u ofruar pushuesve produkte dhe shërbime ekstra dhe jo thjesht një dhomë. Resorti ofron gjithashtu dhe disa ndër­ tesa përdhesë, me dhoma me pajisjet më bazike. Tropikal ka një bar plazhi, dy restorante nga të cilët një është krejtësisht i ri, tepër modern dhe ofron specialitete vendëse, italiane si dhe peshk

dhe prodhime të freskëta deti. Ofrohen gjithashtu, parking, lulishte, një disko verore me famë në këtë zonë si dhe çadra dhe shezllone falas për klientët në sezonin e plazhit. Personeli komunikon në anglisht, italisht, gjermanisht dhe greqisht. Plazhi: Ky kompleks ofron edhe një plazh privat prej rreth 5.000 m², që duke qenë i rrethuar nga shtëpitë e pushimit të ushtarakëve është jo vetëm më i sigurt por edhe më pak i ngarkuar me pushues e për rrjedhojë më i pastër. Dhomat: Tropikal Resort ofron 44 dhoma në total, nga të cilat 28 janë dhoma standarde dyshe (dopio) dhe 16 të tjera janë suita. Të gjitha ofrojnë TV, ajër të kondicionuar, banjë me dush brenda dhe minibar. Suitat janë të pajisura njëjtë sikur dhomat standarde, por ofrojnë dhe një dhomë ndenje të gërshetuar me një kuzhinë të thjeshtë me banak.

Shërbimi: Gjysmë Pansioni Argëtimi: Përveç plazhit të detit Adriatik, resorti ofron edhe zbavitje të shumëllojshme, duke përfshirë bar në natyrë, disko verore ku ftohen kërcimtare profesioniste në kombinim me një nga klubet më të njohura të Tiranës, Klubin Venue. Tropikal është pa dyshim një nga pjesët e plazhit të Durrësit ku mund të kalohen pushime të këndshme verore. Ka diçka për gjithkënd në këtë kompleks dhe për më tepër stafi profesional luan një rol të rëndësishëm në kompletimin e një mozaiku shërbimesh me standard që ofrohen. Fëmijët: Edhe fëmijët do ta gjejnë lumturinë në këtë resort të mrekullueshëm.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.