Katalogu VERA 2012

Page 58

RIVIERA TURKE • KEMER TEKIROVA

• Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje; mëngjes për gjumashë; restorant A-la­­­carte me mëngjes fsha­ti (me rezer­vim), mëngjes në jahtë • Shërbimi në dhomë, prej 02.00-07.00 • Pesë restorante special itetesh (turke, itali­­­a­­ne, franceze, peshku dhe skarë, me rezervim) • Të gjitha pijet joalkoolike dhe alkoolike të vendit, si dhe disa prej pijeve të importuara, për 24 orë, pastaj lëngjet e presuara freskët; verë tavo­line në të gjitha restorantet • Banjë turke, saunë, fitnes, zonë relaksuese • Tri fusha tenisi, me barë artificial, pajisje dhe ndriçim, pikado, bilardo, gjuajtje me hark, ping­pong, volejboll plazhi, basket, futboll i vo­g­­­ël, gjimnastikë uji, akido dhe boccia

All InClusive GJITHÇKA PA PAGESë

Hotel Rixos Tekirova ★★★★★ Pozita: Hoteli i shtrirë direkt në plazh. 80 km nga aeroporti, 2 km nga Tekirova, ndërsa nga Kemeri 20 km. Lidhje të mira me minibus dhe me taksi. Koha e transferit: 80 minuta. Akomodimi: Hoteli disponon me gjithsej 600 dhoma në dy godina kryesore me gjashtë ashensorë dhe disa godina tjera dykatëshe. Lobi elegant me restorant kryesor të klimatizuar, me zonë për joduhanxhinj dhe tarracë, pesë restorante me specialitete (italiane, turke, franceze, specialitete peshku dhe skarë; mbrëmjeve me rezervim), bare të ndryshme, pishinë e madhe me ujë të ëmbël, aquapark me rrëshqitëse të madhe uji dhe me aneks të ndarë për fëmijë, banjë turke, saunë, fitnes, pa pagesë. Pishinë të mbyllur, amfiteatër, kino (dy herë në ditë), kinema e hapur, dhomë lojërash për fëmijë, salla konferencash, diskotekë, floktar me sallon zbukurimi, masazh, piling në hamam, videolojëra, internetcafe, dyqane të ndryshme, pastrim kimik dhe mjeku i hotelit, me pagesë. Plazhi Plazhi i gjerë, me rërë dhe guralecë, i gjatë 800 m, pjesërisht shkëmbor, me dy pasarela dhe me bar plazhi.

58

Ombrellat e diellit, shtretërit, mbulesat dhe peshqirët, pa pagesë.

Pranimi me mjaltë turke, ujë kolonje dhe peshqirë të ftohtë.

Dhomat në plazh: Të pajisura me banjë/WC, tharëse flokësh, TV/Sat, kanal muzikor, telefon direkt, minibar (mbushet për çdo ditë me pije freskuese dhe birrë), kasafortë, rregullator qendror klime, dysheme me tepih dhe ballkon.

Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: Tri fusha tenisi (me bar artificial dhe me rërë, ndriçimi dhe pajisjet) basketboll, futboll i vogël, pikado, bilardo, gjuajtje me hark, pingpong, volejboll plazhi, surfim (me patentë), kanu dhe barkë me pedale.

Dhomat familjare - BUNGALLO Dhomat përbëhen nga një dhomë e kombinuar fjetje/ndeje dhe një dhomë tjetër për fjetje, përndryshe me pajisje të njëjtë me dhomat e hotelit.

Me pagesë: Kurset e tenisit, lojëra me birila, biçikleta, sportet e motorizuara të ujit, parashutim, Jetski, kurse surfimi, etj. si dhe shkollë profesionale për zhytje dhe kalërim (në Kemer), të cilat ofrohen nga tregtarët lokalë në plazh.

Shërbimi: Ultra All Inclusive: Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje; mëngjesi për gjumashë. Restorant A-la-carte dhe mëngjes fshati (me rezervim), mëngjes në jahtë; pasdite ushqime të lehta çasti, kafe/ çaj dhe ëmbëlsira, si dhe akullore. Supë mesnate. Të gjitha pijet alkoolike dhe joalkoolike të vendit, si dhe disa prej pijeve alkoolike të importuara, lëngje të shtrydhura freskët dhe verë tavoline në restorante, pa pagesë. Një bar është në dispozicion gjatë 24 orëve. Shërbimi në dhomë prej 02.00-07.00 (meny speciale).

Argëtimi: Animacione gjatë tërë ditës, si dhe aktivitete sporti; shou dhe mbrëmje ceremoniale, Beach-Party, herë pas here mbrëmje folklorike dhe muzikë live. Fëmijët: Mini Rixi Club, me dhoma fjetjeje (prej 4-12 vjeç), fushë lojërash për fëmijë, party disko, kino, shou për fëmijë; Dado sipas kërkesës (me pagesë).


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.