Katalogu VERA 2012

Page 175

BODRUM • EGJEU TURK

Aeagean Dream Resort ★★★★★ Pozita: Aegean Dream Resort shtrihet drejtëpërdrejtë në plazh, në breg të detit në Turgutreis, një nga rajonet më të bukura Bodrumit. Distanca nga aeroporti eshte 51 km, qendra e qytetit të Bodrumit 20 km, kurse qendra e qytetit Turgutreis është larg vetëm 1 km. Koha e transferit: 20 minuta. Akomodimi: Hoteli shtrihet brenda një sipërfaqe prej 30.000 metra katror në një atmosferë interesante dhe përbëhet nga 2 ndërtesa Resort Dream dhe Dream Select. Ka 251 dhoma ku 183 janë në Resort Dream dhe 68 në Dream Select. Hoteli ka 6 bare dhe 5 restaurante ku 4 prej tyre restaurante a la carte, që ofrojnë specialitete të ndryshme të

kuzhinës vendore dhe internacionale. Resorti ka edhe 2 pishina në oborr, 1 pishinë të mbuluar, dy pishina për femijë dhe rrëshqitëse uji. Dhomat: Të gjitha dhomat kanë pamje nga deti ose nga kopshti simpatik. Hoteli ofron disa lloje dhomash si: standarde për një person, dhoma dyshe, dhoma familjare, suita dhe dy dhoma për persona me aftësi të kufizuara. Të gjitha dhomat janë të disajnuara për të akomoduar mysafirët sa më mirë. Dhomat janë të pajisura klimatizim, minibar, TV satelit, tharëse flokësh, kasafortë, linjë direkte telefonike, kanal muzikorë, banjë me vaskë dhe dush, ballkon ose tarracë.

Sporti dhe koha e lirë: 3 fusha tenisi, 4 fusha futbolli, volejboll plazhi, bilardo, mini kinema, disko, si dhe sporte të ndryshme të ujit. Poashtu ofrohen edhe shërbime masazhi, floketarë, kurs për zhytje dhe mjeku por të gjitha këto me pagesë. Argëtimi: Ekipi i zgjedhur i animatorëve me aktivitete të ndryshme do të ju argëtojnë gjatë gjithë ditës dhe natës dhe do ta bëjnë të paharrueshëm pushimin tuaj. Ekipi Dream ju pret me surpriza të këndshme!

PËRPARËSITË TUAJA • Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje • 4 restorante A la carte • 3 fusha tenisi, 4 fusha futbolli, mini kinema, disko • Pishina të ndara për fëmijë me rrëshqitëse uji dhe aktivitete të ndryshme gjatë ditës

Fëmijët: Dy pishina dhe një zonë argëtuese me aktivitete të ndryshme të fëmijëve.

Shërbimi: All Inclusive

All InClusive GJITHÇKA PA PAGESë

175


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.