KIMIA FARMACEUTIKE I (Pjesa e Pergjithshme)

Page 97

Kimia Farmaceutike 1 (Pjesa e Përgjithshme)

Enver MUSTAFAJ

ngopje. Sasia e transportuar varet vetëm nga gradientët e përqendrimit ndërmjet anës së jashtme dhe anës së brëndshme të membranës. Ligji i Fikut e përshkruan matematikisht këtë dukuri si më poshtë:

Vd 

Sm K d (C j  Cb ) Dm

Ku: Vd =shpejtësia e difuzionit; Sm =sipërfaqja e membranës; Dm =trashësia e membranës; Kd =koefiçienti i difuzionit të barit; (Cj - Cb) =gradienti i përqendrimit (diferenca mes përqëndrimit jashtë dhe brënda membranës). Koefiçienti i difuzionit influencohet para së gjithash nga koefiçienti i ndarjes (Knd) lipid/ujë i një lënde, por edhe madhësia e molekulës. Sa e më e lartë tretshmëria në lipide, aq më e madhe është sasia e lëndës që kalon përmes membranave. Për barnat me veti acide ose bazike duhet të merret në konsideratë edhe vlera e pH të fazës ujore. Ajo influencon në mënyrë vendimtare në kalimin e membranës, meqënëse vetëm forma e pajonizuar është e tretshme në yndyrna dhe si rrjedhim, mund ta kalojë membranën. Për këtë arsye barnat acide përthithen nga stomaku dhe ato bazike përthithen më mirë nga zorrët.

Absorbimi i çifteve jonike Një rast të veçantë të transportit pasiv paraqet absorbimi i çifteve jonike. Ky mekanizem ecën sipas të njëjtit ligj të difuzionit pasiv pasi, por realizon transportin e lëndëve jonike thuajse të patretshme në yndyrna. Sipas Higuchit, mekanizmi i transportit për komponimet jonike të amoniumit kuaternar dhe acidet sulfonike, të cilat thuajse ndjekin ligjin e difuzionit pasiv, mund të kuptohet vetëm nëse pranohet se këto komponime jonike formojnë me anionet, ose përkatësisht me kationet e mëdha organike (kundrajonet e tyre), çifte jonike me paraqitje elektrike neutrale. Më tej, pas bashkimit me kundrajonet përkatëse, këto çifte jonike neutrale mund të kalojnë membranen me një mekanizem të ngjashëm me difuzionin pasiv. Antibiotikët jonofor duket se përfshihen në një mekanizëm të tillë transporti, duke nundësuar kalimin e joneve alkalin përmes membranës së mitokondrive. Kështu p.sh., antibiotiku valinomycinë transporton jonet K+, ndërsa përfaqësues të tjerë të këtyre lëndëve Transporti pasiv i barnave, mekanizmat e tij

97


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.