KIMIA FARMACEUTIKE I (Pjesa e Pergjithshme)

Page 45

Kimia Farmaceutike 1 (Pjesa e Përgjithshme)

Enver MUSTAFAJ

farmakologjik, një ide e përforcuar edhe nga fakti se ndarja e racematit është ekonomikisht e paleverdisshme. Ariëns dhe bp. kanë treguar gabimin e këtij koncepti dhe kanë sqaruar domosdoshmërinë e përdorimit të enantiomerëve të pastër në mjekim dhe në kërkim shkencor. Si rrjedhim, distomeri racemat duhet të shihet si një papastërti që përmban 50% të masës së përgjithshme të barit -një papastëri që në shumicën e rasteve është pa dyshim "e plogët". Efektet e padëshirueshme të mundshme të një distomeri janë: 1. Të kontribuojë në efektet anësore 2. Të kundërshtojë veprimin farmakologjik të eutomerit 3. Të metabolohet në një komponim me veprim të padëshiruar ose helmues. Megjithatë, ka raste që përdorimi i një racemati justifikohet nga kostoja relativisht e lartë e ndarjes së racematit, sikurse justifikohet dhe përdorimi i racematit kur distomeri in vivo kthehet në eutomer (p.sh., bari antiinflamator ibuprofen). Duke pranuar që ndarja e enantiomerëve shpesh është e vështirë dhe e kushtueshme dhe kur nuk ka alternativë tjetër, atëherë përdoren racematet. Ka raste kur një bar jokiral mund të ketë efekt të njëjtë ose më të madh sesa analogu i tij (p.sh., sulfentanili përkundrejt morfinës), në këtë rast përdorimi i tij është i justifikuar.

Izomeria gjeometrike Izomerët cis/trans (ose më saktë, Z dhe E; nga gjermanishtja: zusammen = së bashku dhe entgegen = përkundrejt) janë rezultat i rrotullimit të kufizuar përgjatë një lidhje kimike, kufizim i shkaktuar nga lidhjet dyfishe ose sistemet unazore të ngurta (të shtangëta) të molekulës izomere. Izomerët cis/trans nuk janë si objekti me shëmbëllimin, ata kanë veti fiziko-kimike shumë të ndryshme dhe kjo pasqyrohet edhe në aktivitetin farmakologjik; kështu mund të përmendim rastin e barit antiestrogjen klomifen (izomeri E), ndërsa izomeri Z vepron si estrogjen (shih antiestrogjenët). Po kështu, meqënëse grupet funksionale në këto molekula janë ndarë nga distanca të ndryshme tek izomerë të ndryshëm, ato si rregull nuk mund të lidhen me të njëjtin receptor. Si rrjedhim, izomeria gjeometrike nuk ka aq shumë interes për kiminë mjekësore. Ajo që na intereson më shumë nga kjo lloj izomerie Stereokimia e molekulës medikamentoze dhe veprimi biologjik

45


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.