KIMIA FARMACEUTIKE I (Pjesa e Pergjithshme)

Page 29

Kimia Farmaceutike 1 (Pjesa e Përgjithshme)

Enver MUSTAFAJ

Lidhja me proteinat gjithashtu mund të kufizojë hyrjen e barit në seksione të caktuara të organizmit. Placenta është e aftë të bllokojë kalimin e proteinave nga qarkullimi amnor tek qarkullimi i fetusit. Kështu, barnat që normalisht mund ta kalonin barrierën placentale dhe ndoshta ta dëmtonin fetusin, mbeten në qarkullimin sistemik amnor, për aq kohë sa janë të lidhura me proteinat plazmatike. Po kështu, lidhja me proteinat mund të zgjatë edhe kohen e veprimit të barit. Kompleksi bar-proteinë rezulton të jetë shumë i madh për të kaluar përmes membranave glomerulare të veshkave, duke parandaluar kështu jashtëqitjen e shpejtë të barit. Lidhja me proteinat kufizon sasinë e barit të gatshëm për biotransformim dhe për nderveprim me regjionet specifike të receptorit. P.sh., bari tripanocid suraminë, një molekulë e madhe dhe polare, mbetet në organizem e lidhur me proteinat për gati 3 muaj (t1/2 = 50 ditë). Doza mbajtëse për këtë bar bazohet në dhënjen javore të tij. Fillimisht, kjo mund të duket si një përfitim për pacientin, por, nëse pacienti ka efekte anësore të padëshirueshme serioze, atëhere do të duhet shumë kohë përpara se përqëndrimi i barit të bjerë nën nivelet toksike. Fenomeni i lidhjes së barit me proteinat plazmatike mund të çojë në disa ndërveprime interesante bar-bar, që shfaqen kur një bar zhvendos një tjetër prej regjionit lidhës të albuminës. Një numer barnash mund të zhvendosin varfarinen antikoagulante prej regjioneve lidhëse të saj me albuminen. Kjo dalje e lirë e varfarinës do të rritë përqëndrimin efektiv të saj tek receptori, duke çuar në rritje të kohës së protrombinës (zgjatje të kohës së formimit të koagulave), çka përbën një rrezik potencial për hemoragji. Një fenomen tjetër që mund të ndodhë me molekulen e barit, pas futjes në organizem, është edhe depozitimi në inde të caktuara. Më së shpeshti, si depozitë indore mund të sherbejë indi dhjamor, që përbën 20–50% të masës trupore. Sa më lipofile të jetë molekula e barit, aq më lehtë ajo përqëndrohet në këto depozita, të mënjanuara nga veprimi farmakologjik. P.sh., tiopentali, një barbiturat lipofil me veprim shumë të shkurtër, pas injektimit lidhet shumë me proteinat plazmatike (mbi 80% e sasisë) dhe shpërndahet e depozitohet nëpër yndyrnat trupore. Më tej bari shpërhapet përsëri ngadalë prej depozitave yndyrore për në qarkullimin sistemik, duke krijuar tashmë përqëndrime shumë të vogla, të pamjaftueshme për një përgjigje biologjike. Kështu, vetëm tiopentali i dhënë fillimisht, i pa lidhur akoma me proteinat, mund të krijojë përqëndrime të mjaftueshme për të inicuar veprimin farmakologjik (anestezik të

Ndikimi i vetive fiziko-kimike të barit në fazen farmaceutike, farmakokinetike e farmakodinamike

29


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.