Programi i Partise Socialiste

Page 65

RIVENDOSJE E DEMOKRACISE të qënurit një “demokraci e Aleancës së Atlantikut Verior”, ku zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme, ku të gjithë qytetarët pavarësisht statusit shoqëror janë të barabartë para ligjit, ku korrupsioni e krimi i organizuar ndëshkohet përmes drejtësisë së pavarur, ku prona mbrohet e respektohet, ku administrata publike është në shërbim të qytetarit e jo të pushtetit, ku liria e informacionit dhe saktësia e të dhënave zyrtare janë të pacënueshme.

Ne socialistët e konsiderojmë të shenjtë shprehjen e lirë të mendimit, ushtrimin e të drejtës demokratike për transparencë e kontroll, detyrimin për llogaridhënie të të zgjedhurve ndaj zgjedhësve dhe qeverisë ndaj opozitës, parimin se demokracia vendoset dhe mbrohet vetëm me metoda demokratike. Ne besojmë se vullneti i shumicës është tirani pa respektin për pakicën. Qeverisja jonë do ta trajtojë opozitën si një partner të pazëvendësueshëm dhe zëdhënëse të qytetarëve që mendojnë ndryshe nga ne, por që ashtu si dhe ne duan suksesin e tyre dhe të Shqipërisë.

Për ne progresistët, ndërtimi i një shoqërie demokratike fillon nga zgjedhjet e lira e të ndershme, po nuk mund të kufizohet vetëm me zgjedhjet, pa të cilat s’ka paqe të mirëfilltë sociale dhe as drejtësi të mundshme sociale. Ne duhet të ndërtojmë një demokraci me rrënjë të thella, që bazohet tek një kulturë demokratike e vërtetë, tek institucione të vërteta demokratike, tek roli i pazëvendësueshëm i lirisë së konkurrencës e të informacionit dhe pjesëmarrjes së shoqërisë në vendimmarrje.

Objektivat tona në funksion të ndërtimit të një shoqërie demokratike janë të qarta. Do ta kthejmë Kuvendin, nga një institucion monokratik ku ratifikohen vendimet autokratike të qeverisë, në qendrën e gravitetit politik e vendimmarrës për Shqipërinë, si ushtrues i sovranitetit të popullit. Do të fuqizojmë institucionet kushtetuese duke vendosur një kufi të qartë e të pakarpëcyeshëm mes shtetit dhe pushtetit. Do të vijojmë të promovojmë dialogun dhe debatin konstruktiv politik, duke dëshmuar përgjegjshmëri politik e qytetare dhe aftësi qeverisëse përmes forcës së shembullit e jo shembullit të

Parimi një anëtar një votë, që udhëheq funksionimin dhe veprimin tonë politik, është një pikënisje e sigurtë për një Shqipëri me zgjedhje vërtetësisht demokratike.

65


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.