Programi i Partise Socialiste

Page 34

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE fushatë informuese dhe promovuese intensive, për të shtuar sa më shumë numrin e turistëve të huaj që vizitojnë për herë të parë Shqipërinë. Prioritet do të përbëjë rehabilitimi i qyteteve dhe qendrave turistike tradicionale arkeologjike. Do të arrijmë shumë shpejt një ekuilibër të mirë midis akomodimit në hotele dhe promovimit të bujtinave tradicionale shqiptare. Sistemi i ri i “liçensimit dhe vlerësimit” do të mundësojë integrimin e shpejtë të shërbimeve turistike vendase në rrjetin europian të turizmit.

paaftësi në ruatjen e brigjeve nga aktivitete të paligjshme, por edhe duke paralizuar projekte e kapacitete me interes turistik. Ne do ta çlirojmë detin dhe do ta zgjojmë atë duke e vënë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të një turizmi dhe ekonomie me përgjegjësi sociale. Politikat tona për turizmin përmbajnë tre drejtime kryesore: Së pari, do të analizojmë hollësisht përbërjen e flukseve turistike, për të dalluar më qartë vizitorët me shtetësi shqiptare, vizitorët me kombësi shqiptare dhe turistët e huaj. Synimi ynë është të krijojmë një ofertë sa më tërheqëse, që nuk përqëndrohet vetëm në muajt e verës, por gjatë gjithë vitit. Trashëgimia kulturore shqiptare, potenciali real për një turizëm të shtrirë gjatë gjithë vitit, është sot fatkeqësisht e pashfrytëzuar. Gjithçka disponojmë në “magazinën tonë të trashëgimisë së lashtë e moderne, do ta vëmë në dispozicion të turizmit. Mjediset rurale me klimë, peisazh, zakone dhe kulinari të larmishme, do të përfshihen në ofertën turistike shqiptare për vizitorët vendas e të huaj.

Së treti, do të punojmë për hartimin e një plani afatgjatë zhvillimor të turizmit, që do të synojë planifikimin e të gjitha investimeve strategjike madhore në këtë fushë. Fatkeqësisht, Shqipëria ndodhet sot nën presionin për tu industrializuar në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore që e bën Shqipërinë një vend pothuajse unik në Europë. Masterplani Kombëtar i Zhvillimit të Turizmit, në harmoni me Planin e Përgjithshëm Kombëtar, do të orientojë çdo investitor potencial shqiptar dhe të huaj, në tre drejtime themelore: Ku lejohet zhvillimi. Çfarë lejohet të

Së dyti, do të angazhohemi në një

34


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.