Programi i Partise Socialiste

Page 31

RIMEKEMBJE E EKONOMISE Shqipëri është transformimi i sektorit bujqësor nga një sektor prodhimi për mbijetesë, në një sektor të qëndrueshëm, modern, konkurues, të aftë për t’iu pergjigjur sfidave të zhvillimit lokal dhe rajonal, për të përballuar ndryshimet klimatike si dhe nevojat në rritje të popullsisë për prodhime bujqësore.

prioritar dhe të vazhdueshëm bujqësisë, pa ndërhyrë në veprimtaritë ku sipërmarrja private ka dëshmuar se është më efektive. Përkundrazi, qeveria jonë do të nxisë investimet private dhe, njëkohësisht, do të përforcojë institucionet që mundësojnë cilësi dhe garanci për materialin mbjellës bujqësor dhe blegtoral. Do të ofrojmë garanci për shërbime cilësore veterinare dhe fitosanitare, për trajtimin e harmonizuar dhe efiçient të tokës bujqësore, krijimin e një modeli funksional të administrimit të kapaciteteve ujitëse e sistemeve kulluese dhe fondit gjenetik. Për të rritur konkurrencën dhe promovuar ekobujqësinë, qeveria do të ndihmojë në ngritjen e një sistemi efikas e të besueshëm që ruan gjurmë të origjinës së produkteve shqiptare dhe garanton vërtetësinë e etiketave të produkteve shqiptare bujqësore dhe blegtorale.

Ferma shqiptare është sot e bazuar totalisht në modelin familjar, që kushtëzohet nga sipërfaqja e saj shumë e vogël dhe kërcënohet nga konfliktet e pronësisë. Ne do të arrijmë konsolidimin ligjor të fermës duke respektuar të drejtën e pronës private mbi tokën. Ne do të krijojmë mundësi që fermerët shqiptarë të përfitojnë realisht nga avantazhet konkurruese që disponon bujqësia e vendit tonë, si toka pjellore, burimet e shumta ujore, numri i madh i ditëve me diell dhe mundësia për të nxjerrë në treg produktet shqiptare përpara konkurrentëve fqinjë. Do të mbështetemi në traditën e bujqësisë tonë, do të promovojmë historitë e suksesit të 20 viteve të fundit dhe do të nxisim prodhimin e kulturave që krijojnë më shumë vlerë të shtuar.

Duke u zhvilluar në harmoni me nevojat e agropërpunimit, zgjerimit të turizmit dhe ruajtjes së mjedisit, bujqësia do të jetë pjesë e një rritje ekonomike të qëndrueshme. Për të arritur këtë, do të mundësojmë krijimin e rrjetit kombëtar të grumbullimit, ruajtjes dhe tregëtimit me shumicë,

Ne angazhohemi për t’i dhënë kujdes 31


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.