Programi i Partise Socialiste

Page 24

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

1.4 Rishpërndarje më e drejtë e të ardhurave që krijohen në vend

kryeministri paguan sot më pak sesa gjashtë vjet më parë kur ishte në opozitë, ndërsa një infermiere paguan 30 herë më shumë taksa se sa ditën që Sali Berisha u bë kryeministër. Nëse gjashtë vjet më parë, mbi një pagë mesatare paguheshin 14 lekë taksa për 100 lekë të ardhura, sot paguhen 21 lekë taksa për 100 lekë të ardhura. Pra taksat mbi pagat janë rritur me 50%.

Qeveria propagandon se gjatë periudhës 2006 - 2010 ka ulur taksat. Por faktikisht ka ndodhur e kundërta: për 95% të popullsisë taksat janë rritur.

Vendimi për të përgjysmuar tatimin mbi fitimin rezulton të ketë privilegjuar vetëm kompanitë e mëdha, në pjesën dërrmuese klientë të pushtetit, apo kompani që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregje të kontrolluara ose kartele a monopole.

Rritja e taksave e ka bërë më të vështirë jetën e shqiptarëve të zakonshëm. Përveç pakice shumë të vogël, kryesisht klientë të pushtetit, për të gjitha familjet e zakonshme shqiptare kostoja e jetesës është shtrenjtuar, varfëria është thelluar.

Përveç pakësimit të të ardhurave nominale në xhepin e të punësuarve si pasojë e rritjes së taksave, periudha 2005 - 2011 është karakterizuar nga një rritje marramendëse e çmimeve të produkteve jetikë.

Vendosja e taksës së sheshtë nuk solli uljen e taksave, por vetëm zhvendosjen e barrës fiskale nga kompanitë tek të punësuarit. Pra tek konsumatorët. Për pasojë, familjet e shqiptarëve të zakonshëm ndiejnë vështirësi reale për të përballuar jetesën e përditshme. Përpara vendosjes së taksës së sheshtë, barra fiskale mbi të ardhurat e punonjësve ishte 2 - 3%, ndërsa pas vendosjes së taksës së sheshtë u rrit në 10%. Aktualisht, mësuesit paguajnë 10 herë më shumë taksë mbi të ardhurat se sa gjashtë vjetë më parë. Ose, shembull emblematik,

Shqiptarët vazhdojnë të jetojnë në realitetin e ushqimeve dhe mallrave të importuara. Përveç shtrenjtimit të çmimeve të importit, në shtrenjtimin e kostos së jetesës kanë ndikuar fort edhe nënçmimi i lekut, rritja e akcizës dhe shtrenjtimi i tarifave. Për një litër naftë, një kilogram vaj, sheqer, miell, 24


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.