Broshura e Kolegjit Europian të Kosovës

Page 1

KOLEGJI EUROPIAN I KOSOVËS

Educating Minds and Hearts


PËR KOLEGJIN EUROPIAN TË KOSOVËS Kolegji Europian i Kosovës është institucion universitar i themeluar në vitin 2014 në Prishtinë, Kosovë. Themelimi i Kolegjit Europian të Kosovës është rezultat i bashkimit të një stafi vendor dhe ndërkombëtar me qëllimin e vetëm “Krijimin e vlerave të reja europiane, për një të ardhme më të begatë“. Kolegji Evropian i Kosovës do të aplikojë dhe sigurojë përsosmëri në mësimdhënie, të mësuar dhe kërkime brenda një mjedisi gjithëpërfshirës. Studenti, i vënë në qendër, do të nxitet që të jetë i gatshëm për të marrë dhe për të rritur rolin e tij udhëheqës në biznes, profesion, industri, në shërbimin publik dhe në shoqëri. Institucioni do të nxisë fitimin e njohurive dhe transferimin e tyre si dhe të angazhohet në zhvillimin arsimor të shoqërisë, në një mënyrë ndryshe, me synimin e përgatitjes së kuadrove për të hyrë në biznes dhe në jetën shkencore në suaza kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Educating the mind without educating the heart is no education at all.” Aristotle


VIZIONI Vizioni i institucionit është “të jetë një prej institucioneve më të admiruara të arsimit të lartë në Kosovë për ofrimin e mundësive profesionale, një burim krenarie për studentët, për stafin dhe komunitetin të cilit i shërbejmë” Vlerat thelbësore të institucionit kushtet dhe mundësitë për t'u bërë një qendër ku gjenerojnë bashkëpunimi dhe transparenca; një vend ku ofrohen praktikat më të mira ndërkombëtare; një mjedis që ofron mundësi punësimi dhe zhvillimi profesional; një institucion nga i cili të diplomuarit largohen me aftësitë praktike dhe me një vullnet për t'i shfrytëzuar ato, dhe një qendër që ofron mësim cilësor dhe fitim përvoje të mjaftueshme, afatgjatë në fushën e dijes e të kërkimit shkencor dhe të biznesit.


PROGRAMET PROGRAMI – DREJTIMI KATËR (4) VJEÇAR I STUDIMEVE (240) ECTS: PROGRAMI JURIDIK I PËRGJITHSHËM • Administrativ-Kushtetues • Juridik-Penal • Juridik-Civil • Juridik-Financiar Qëllimi i kësaj fushe të studimit është që studentëve t'u ofrohet mundësia e marrjes së njohurive të përgjithshme juridike, të cilat do t'u shërbenin për specializim të mëtejshëm në fusha të ndryshme. Programi ka për qëllim familjarizimin e studentëve me të drejtën ndërkombëtare dhe mundësitë për krahasimin e tyre me atë kombëtare. Në këtë aspekt disa lëndë ligjërohen në gjuhë të huaja. Një nga qëllimet kryesore të programit janë: senzibilizimi i studentëve lidhur me normat dhe etikat juridike, dhe aplikimi i drejtë i normave juridike në kontekstin ligjor dhe juridik të një shoqërie demokratike. Programi ka zhvilluar një mori partneritetesh në sferën Bankare, të Avakatëve, Korporatave, Zyrave Ligjore dhe atyre të Patundshmërive.

PARTNERËT NDËRKOMBËTARË Kolegji ka krijuar partneritet me vende të zhvilluara evropiane si: Austri, Gjermani, Itali, Britania e Madhe, Zvicër, Slloveni etj.


PROGRAMI - DREJTIMI TRE (3) VJEÇAR I STUDIMEVE (180) ECTS: PROGRAMI EKONOMIK DHE MENAXHMENT • Menaxhment • Banka, Financa dhe Kontabilitet • Teknologji Informative në Biznes Programi ofron: • Një përmbajtje e sfond dijesh, të përqendruara dhe koherente në studimin që bashkon biznesin akademik dhe teorinë e menaxhimit me punësim të zgjeruar dhe me përspektiva të karrierës; • Përgatitje të të diplomuarve me aftësitë e kërkuara për punësim dhe për zhvillimin e karrierës në një mjedis që ndryshon me shpejtësi teknologjike; • Angazhimin e studentëve në një bashkëpunim të ngushtë e të dobishëm me një trupë të specialistëve për ngritjen teorike të përgjithshme dhe për fitimin e njohurive në mënyrë sistematike dhe në frymë kritike, në mënyrë që studentët të nxiten për shkathtësinë e të kuptuarit dhe të inkuadrimit të tyre në sektorin e biznesit bashkëkohor. Pjesë thelbësore e kësaj oferte është TI. Nga qëllimet kryesore të institucionit tonë është sigurimi i një shkëmbimi dinamik dhe reflektues mes teorisë dhe praktikës, të përshtatshme për biznesin bashkëkohor, që inkurajon marrjen e kualifikimeve profesionale përkatëse. Ky program koherent i studimit përfshin një gamë të njësive bazë të menaxhimit. Programi do të jetë rigoroz nga pikëpamja akademike, stimulues dhe sfidues e me rëndësi e ndikim të drejtpërdrejt për punësimin e studentëve të diplomuar dhe për synime të karrierës. Ky program do të zhvillojë, gjithashtu në mënyrë progressive, njohjet e lidhjet e specializuara të studentëve, aftësitë e transferueshme dhe të punësimit,që janë thelbësore për një zhvillim personal dhe profesional.


BURSAT Kolegji Europian i Kosovës ofron bursa të meritës dhe bursa sociale për shkollim, që janë : a. Bursa të Meritës: 1. Bursa e plotë e shkollimit - që mbulon shpenzimet e shkollimit deri në 100%. 2. Bursa e pjesshme e shkollimit - që mbulon pjesërisht shpenzimet e shkollimit deri në 50%. b. Bursa Sociale: 1.Bursa e plotë sociale e shkollimit - që krijon mundësinë e mbulimit të shpenzimeve të shkollimit për kategori të veçanta sociale deri në 100%. 2. Bursa e pjesshme sociale e shkollimit - që mbulon pjesërisht shpenzimet e shkollimit deri në 50%.


LOKACIONI Qyteti i Prishtinës Prishtina është kryeqyteti i Kosovës dhe njëherësh qyteti më i madh i vendit me afro 250.000 banorë. Është qyteti më i frekuentuar në Kosovë dhe në Prishtinë zhvillohen evenimentet e ngjarjet ekonomike dhe kulturore më të mëdha të organizuara në territorin e Kosovës. Një vendi ideal për të rinjtë e apasionuar ndaj artit dhe sportit, fushës së edukimit dhe jetës së natës. Është një vend i sigurt dhe me mundësi të mëdha zgjedhjeje, ku mund ta gjejë veten secili!


KONTAKTI KOLEGJI EUROPIAN I KOSOVËS Rr. Gustav Mayer, nr.19 (afër parkut të qytetit), 10000 Prishtinë, Kosovë 038 22 28 28; 044 97 28 28; 049 87 28 28 info@eck-edu.org; www.eck-edu.org


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.