Shkencat natyrore dhe teknika

Page 98

PRODHIMTARIA E USHQIMIT Numëro produktet ushqyese që i prodhon njeriu? Cilat nga këto produkte ushqyese njeriu mund ti prodhojë në kushte shtëpiake? Ushqimi ka rëndësi të madhe në jetën e njeriut. Nëpërmjet ushqimit fitojmë energji për kryerjen e aktiviteteve fizike dhe për kryerjen e të gjitha proceseve jetësore. Ushqimin e marrim nga bimët dhe nga shtazët. Bimët përdoren në formë të freskët ose me përpunimin e tyre fitohen produkte tjera ushqyese. Në të ushqyerit e përditshëm përdorim bukë, qumësht dhe produkte qumështore etj. Dituritë nga shkencat natyrore qysh nga e kaluara e largët të njeriut i kanë ndihmuar këto produkte ushqyese që ti prodhojë edhe në kushte shtëpiake. Misri dhe elbi kanë qenë dy nga kulturat më të vjetra që janë kultivuar. Edhe njerëzit të cilët kanë jetuar që nga viti 5000 p.e e kanë ditur se këto kokrra hahen. Besohet se buka me tharmi janë zbuluar rastësisht, kur përzierja e misrit dhe ujit kanë qenë të lëna në vend të ngrohtë, ku natyrisht krijohet tharmi që të formohet brumi. Pjekja e brumit në furrë ose mbi zjarr të hapur i jep shije më të mirë bukës. Romakët kanë menduar metoda për bluarjen e drithit me fërkim, ndërmjet dy gurëve . Vonë në shek. 18, ka qenë i menduar mekanizmi që e ka thjeshtësuar procesin e bluarjes, dhe kjo ka mundësuar deri në prodhim masiv të miellit të bardhë. Gjatë shek. 20, inovacionet shkencore dhe Fig. 31.1 Mulliri për drithë teknike bënë që të ndërtohen fabrika të mëdha për bukë, të cilët e kontrollojnë procesin e ndërlikuar fizik, kimik dhe biologjik. Buka është e bërë nga tre komponentë themelore: drithë, ujë dhe tharmi i pjekës. Procesi i prodhimit të bukës përbëhet nga shtimi i pjesës së nevojshme të ujit në miellin dhe tharmin. Mandej përpunimi i përzierjes nën shtypje për formimin e brumit, fermentimi i brumit, përpunimi i brumit që të fitohet brumi i dëshiruar dhe pjekja. Fermentimi, po ashtu, mund të jetë e shkaktuar me shtimin e aditivëve kimike dhe vitaminës С. Brumi vendoset në enë të mbyllura dhe ruhet në temperaturë të kontrolluar derisa të arrijë brumi. Numëro produktet ushqyese që i prodhon njeriu? Cilat nga këto produkte ushqyese njeriu mund ti prodhojë në kushte shtëpiake?

Fig. 31. 2 Bukë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.