Shkencat natyrore dhe teknika

Page 34

Bimët dhe shtazët janë të ndjeshëm në sinjalet nga mjedisi i jashtëm. Kjo domethënë se janë të ndjeshëm në ndryshimet në mjedisin e tyre dhe reagojnë në këto ndryshime. Disa shtazë siç është lepuri janë shumë të frikshëm dhe reagojnë edhe në ndryshmet më të vogla. Shtazët të cilat jetojnë në det reagojnë në sinjalet të cilat i bartin valët detare. Bimët, po Fig. 7.7 Mimoza ashtu reagojnë në sinjalet nga mjedisi por në mënyrë të ndryshme nga shtazët. Kthehen kah Dielli, kah uji, janë të ndjeshme me prekje, dëmtim mekanik dhe ngjashëm. Që të munden normalisht të jetojnë organizmat çdo ditë i mënjanojnë materiet e panevojshme dhe të tepërta nga trupi i tyre. Shtazët në mjedisin e jashtëm lëshojnë materie të lëngtë, të ngurta dhe të gazta. Ato kanë organe të veçanta për mënjanimin e këtyre materieve. Për dallim nga këto bimë nuk kanë organe të veçanta, dhe më së shpeshti këtë e bëjnë nëpërmjet të gjetheve dhe luleve.

Fig. 7.8 Mënyrat e lëvizjes së shtazëve

Shumimi është veti e përbashkët për të gjitha organizmat e gjalla. Që të mundet të zhvillohet ky proces organizmat duhet të jenë mjaftë të pjekur . Bimët shumohen me fara ose me pjesë të këputura nga vetë bima.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.