Shkencat natyrore dhe teknika

Page 113

Rreth 97% të ujit në Tokë është nëpër oqeane, ndërsa vetëm 3% të ujit të Tokës është i ëmbël. Njerëzit nuk mund të pinë ujë të kripur. Por, uji i kripur mund të shndërrohet në ujë të ëmbël. Procesi quhet distilim. Distilimi është një nga format më të vjetra të përpunimit të ujit, që përdoret edhe sot. Në kohërat antike, shumë popuj e kanë përdorur këtë proces në anijet e tyre që ta shndërrojnë ujin e kripur në ujë për pije. Sot, bimët përdoren për shndërrimin e ujit të detit për pije në anijet dhe në shumë rajone të thata të botës. Distilimi është ndoshta një nga teknologjitë pastruese të ujit për pije që plotësisht i zvogëlon ndotësit e një spektri më të gjerë. Në natyrë, ky proces themelorë i detyrohet ciklit ujorë. Dielli shkakton uji të avullojë nga burimet sipërfaqësore siç janë liqet, oqeanet dhe përrenjtë. Avulli i ujit në fund vjen në kontakt me ajrin e ftohtë, ku kondenson dhe formohen pika vese ose shiu. Ky proces mund të zhvillohet në mënyrë artificiale, më FIG. 35.3 UJI PËR PIJE; shpejtë sesa në natyrë, me përdorimin e burimeve alternative të nxehjes dhe ftohjes. Që ta mbrojmë ujin e pastër për pije duhet të përdorim disa këshilla të rëndësishme: • mbylleni çezmën kur i lani dhëmbët; • bëni tush në shpejtësi, atëherë harxhohet më pak ujë të nxehtë; • mendoni të instaloni tush me fluks më të dobët; • mbusheni makinën për tesha para se ta kyçni; • në vend që ti shpëlani perimet nën ujë mbusheni lavabonë në kuzhinë deri në gjysmë; • lajeni veturën në bar që të ujitet edhe kopshti në të njëjtën kohë ujitni herët në mëngjes ose vonë natën; ujiteni kopshtin më rrallë por më gjatë.

Cili është roli i ujit për organizmin e njeriut? Si uji i kripur shndërrohet në ujë të ëmbël? Në sa mënyra do të kursejmë ujin nëpër shtëpitë tona?

Rreth 2,4% të ujit në Tokë është e ngrirë në vazhdimësi në akullnajat dhe shkëmbinjtë të akullit polar. Njeriu mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por mund të jetohet vetëm rreth 1 javë pa ujë.

Realizoni eksperiment me të cilën paraqitet mënjanimi i kripës nga uji me nxehje. Bëni video përshkrim, vizatim, tabelë dhe ngjashëm për procesin e pastrimit të ujit. Hulumtoni harxhimin e ujit në amvisëri dhe gjeni mënyrë për kursim.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.