Shkencat natyrore dhe teknika

Page 112

UJI I PASTËR PËR PIJE, MUNGESA DHE ZGJIDHJA Çdo qelize të trupit ka nevojë për ujë. Ky është shkaku se pse është aq me rëndësi të konsumohet mjaft lëng, veçanërisht uji. Ta marrim për shembull trurin, i cili përbëhet prej 90% ujë. Nëse nuk sigurohet ujë të mjaftueshëm për trupin, truri nuk mundet mirë të funksionojë. Ujin për pije të cilën e përdorim nëpër shtëpi vjen nga burimet e ujit të pastër. Çdo ditë kemi më pak ujë të pastër. Ndërmjet shkaqeve kryesore për gjendjen e këtillë është zmadhimi i numrit të popullsisë dhe pakujdesit njerëzorë për mjedis jetësorë të pastër. Pjesë të shumta të botës ballafaqohen me mungesën e ujit për pije. Mungesa e burimeve ujore dhe nevoja plotësuese për ujin, do të jenë shumë të rëndësishme në ardhmëri. Shumë është e qartë se uji si edhe burimet Fig. 35.2 Ujë fosile të energjisë në ardhmëri do të llogariten si faktor për përcaktimin e stabilitetit botërorë. Uji që nëpër shtëpia vjen nëpërmjet të rrjetit ujësjellës, kalon në procese të pastrimit kimik dhe biologjik. Klorimi është metodë për dezinfektimin e cila rekomandohet që të sigurohet uji i sigurt nëpër shtëpia. Shtohet klor në sasi të vogla për shkatërrimin e mikroorganizmave të mundshme në ujë. Që të kursehet uji për pije, duhet të përdoret uji teknik për ujitje dhe nevoja të ngjashme. Teknologji shumë më e mirë është ajo e cila mundëson që uji mbeturinorë të përdoret, të pastrohet, nga ajo të mënjanohen shkaktarët e sëmundjeve. Uji i këtillë mund të përdoret në bujqësi. Trupi i njeriut përmban prej 55% deri 78% ujë në varshmëri nga madhësia e trupit . Funksionet e ujit në trup janë me rëndësi vitale: • kryen bartjen e materieve ushqyese dhe oksigjenin në qelizat; • ndihmon gjatë metabolizmit; • u ndihmon organeve tona më mirë ti thithin materiet ushqyese; Fig. 35.2 Uji i detit • e rregullon temperaturën trupit Pse duhet të përdorim ujë çdo ditë? Cilat janë burimet natyrore të ujit për pije?


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.