Matematika

Page 18

8.

LEXIMI DHE SHËNIMI I NUMRAVE DERI NË 1 000 000 1.

Kujtohu! Lexoji numrat : 240, 375 dhe 704. Shkruaji me shifra numrat: а) treqind e njëzetë e tetë. b) shtatëqind e shtatë.

Besarti ka blerë patika për 3 000 denarë dhe këmishë për 425 denarë. Në pagesën fiskale gjithësej kanë qenë 3 425 denarë. Lexo sa ka paguar gjithësej Besarti. Ti din ta lexosh numrin 425 denarë, çmimin e këmishës në pagesën fiskale. Mirëpo, në numrin e pagesës fiskale ka edhe 3 000 denarë çmimi i patikave.

Numri i pagesës fiskale është tremijë e katërqind e njëzet e pesë denarë. Së pari i lexojmë mijëshet, pastaj numrin treshifror qe vijon pas tij. 2.

Lexoji numrat: 4 756, 2 708 dhe 3 600.

3.

Shëno me shifra numrat; Pesë mijë e dyqind e pesëdhjetë e tetë. Katër mijë e treqind e pesë.

4.

Shtatë mijë e pesëqind e dyzet.

Lexoji numrat: 10 000, 11 000, 12 000 17 000, 25 000, 42 000. Numrat e dhënë përmbajnë vetëm :mijëshe, njëshe mijëshe dhe dhjetëshe mijëshe. Numri 42 735 lexohet : „ Dyzet e dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë”. Vëre se në fillim janë treguar mijëshet , e pastaj numri treshifror i qindësheve, dhjetësheve dhe njësheve.

5.

Lexoji numrat :15250, 28347, 56309 dhe 77072.

6.

Shënoji me shifra numrat:

7.

Dymbëdhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë e tetë.

Tridhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzet e dy,

Pesëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e gjashtë,

Gjashtëdhjetë e tetë mijë e njëzet e pesë.

Lexoji numrat: 125 00, 243 00, 356 000 dhe 640 000 Këto numra përmbajnë vetëm mijëshe- njëshe mijëshe, dhjetëshe mijëshe dhe qindëshe mijëshe.

18

Numrat deri në 1 000 000. Mbledhje dhe zbritje deri në 1 000 000


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.