Arsimi figurativ

Page 69

06

ARTI PIKTURAL FUSHA FIGURATIVE

HAPËSIRA

Hapësirë reale

Njeriu lëviz, jeton dhe punon në hapësirë. Kafshët,bimët dhe sendet po ashtu janë prezentë në hapësirë. Atë e quajmë hapësirë reale. Hapësirën e ndajmë në të brendshme dhe të jashtme. Hapësira e jashtme është e hapur dhe në të mund të lëvizim pa kurrfarë pengesash. Hapësira e brendshme është e mbyllur dhe në të jetojmë, punojmë, blejmë, mësojmë ose zbavitemi të mbrojtur nga i ngrohti ose i ftohti, nga bora, shiu, era dhe nga dukuri tjera. Artistët në veprat e tyre mundohen të paraqesin iluzion të hapësirës, respektivisht vizatimi ose piktura të marrë iluzion të afërt ose të largët. Hapësira fitohet me përdorimin e formave më të vogla dhe më të mëdha, me ngjyra të ngrohta dhe të ftohta, me bashkim dhe me perspektivë.

Perspektivë e dhomës

Vinsent van Gog: Kafene e natës,vaj në pëlhurë (perspektivë)

Iluzion i hapësirës me ngjyrë dhe perspektivë

Leonardo da Vinçi: Darka e fundit, freska

Jakopo Tintoreto, vaj në pëlhurë (perspektivë)

TË MBAJMË MEND: Në pikturim iluzion të hapësirës fitojmë me forma më të mëdha dhe më të vogla, me ngjyra të ngrohta dhe të ftohta, me bashkim dhe perspektivë.

69


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.