Arsimi figurativ

Page 30

02

GJUHA FIGURATIVE ELEMTENTE FIGURATIVE

30

KONTRAST Kontrasti është parim figurativ i cili mund të aplikohet me të gjitha elementet figurative. Kontrast do të thotë kundërshtim i vlerave të ndryshme në një vepër. Kontrasti mund të jetë me intensitet më të fortë dhe më të dobët. Tonet që lëvizin prej të zezës deri te e bardha në veprat figurative mund të kombinohen në kompozim të kontrastit. Kontrasti mund të fitohet me përdorimin e vijës, nëse në një vepër përdoren vija të drejta dhe të pjerrëta, të trasha dhe të holla, të shkurtra dhe të gjata. Shpeshherë kontrasti aplikohet me përdorimin e ngjyrave të errëta dhe të ndritshme në një vepër. E ndritshmja dhe e errëta bëjnë kontrast të madh. Kontrasti mund të vërehet edhe mes ngjyrave primare dhe sekondare.

Kontrast i vijës

Ordan Petlevski: Vizatim, tush, pendë (kontrast i vijës)

Andrijana Pulemi: Pikturë, vaj në pëlhurë (kontrast i ngjyrave të ngrohta dhe të ftohta)

Kontrast i madhësisë dhe ngjyrës (vepër e nxënësit) Dimitar Kiçevski-Miço: Ciklus Feniks, vaj në pëlhurë (kontrast i kahjes)


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.