Arsimi figurativ

Page 24

02

GJUHA FIGURATIVE ELEMTENTE FIGURATIVE

24

MADHËSIA Çdo gjë që shohim rreth nesh ka ngjyrë, forma të ndryshme, por edhe madhësi të caktuar. Disa sende janë më të vogla e disa më të mëdha. Gjësendet janë më të vogla dhe më të mëdha varësisht se cili objekt me cilin krahasohet. Biçikleta është më e vogël se vetura e cila është më e madhe, mirëpo vetura është më e vogël se furgoni, mirëpo edhe furgoni është më i vogël se autobusi i cili është më i madh etj. A është diçka më e madhe apo më e vogël varet nga ajo me cilën i krahasojmë. Të gjitha veprat figurative janë të kombinuara nga madhësi më të mëdha dhe më të vogla të vijave, sipërfaqeve, toneve, sipërfaqeve të ngjyrosura, teksturave, formave dhe vëllimeve.

E vogël

E madhe

Më e madhe

Vepër me madhësi të njëjta

Shum e madhe


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.