Kimia

Page 45

KIMIA 7

15. VALENCA E ELEMENTEVE Valenca e elementit në gjendje elementare është zero, p.sh.: 0 0 0 0 0 H2, O2, Cl2, Al, Cu etj.

Ç`është valenca? Në figurën 53 tregohen modelet e molekulave të disa komponimeve. Çka mund të përfundoni nga lidhja e atomeve në ato molekula? Në modelet e molekulave të acidit klorhidrik, ujit, amoniakut dhe metanit vërejmë se atomi i klorit lidhet me 1 atom hidrogjen, atomi i oksigjenit lidhet me 2 atome hidrogjen, atomi i azotit lidhet me 3 atome hidrogjen dhe atomi i karbonit lidhet me 4 atome hidrogjen. Kurse atomi i hidrogjenit në të katër rastet lidhet vetëm me 1 atom të elementeve të tjera.

Valenca e hidrogjenit gjithmonë është 1, ndërsa ajo e oksigjenit 2.

ujë

amoniak

metan

acid klorhidrik

Fig. 53. Modelet e molekulave të. acidit klorhidrik, ujit, amoniakut dhe metanit

Vetia e një atomit për t’u lidhur me një numër të caktuar atomesh të tjera, quhet valencë. Tabela Valencat e disa elementeve Tabela8.11. Valencat e disa elementeve.

Elementi H, Na, K, Li, F Cu, Hg Au Cl, Br, I Mg, Ca, Zn, O C, Pb S N, P Al Fe

Valenca I I, II I, III I, V, VII, II II, IV II, III, IV, VI III, V III II, III

Atomi me valencë më të vogël është atomi i hidrogjenit. Valenca e tij pranohet 1 dhe merret si njësi valence. Elementet, atomet e të cilëve lidhen me dy atome të ndonjë elementi njëvalentor, janë dyvalentor, me tre atome janë trevalentor, me katër atome katërvalentor etj. Në tabelën 8 shikoni se disa elemente si p.sh.: hidrogjeni, natriumi, kaliumi, litiumi, magnezi, kalciumi, zinku, oksigjeni dhe alumini në të gjitha përbërjet kanë valencë të njëjtë. Këto quhen valenca të përhershme. Kurse elemente të tjera si p.sh.: hekuri, squfuri, fosfori, klori, bromi, jodi etj., formojnë komponime në të cilat ndryshojnë valencat e tyre. Këto janë valenca të ndryshueshme.

Tabela 9. Valencat e disa elementeve në komponimet e tyre. Komponimet Valenca e elementit MgO magnezi 2 valentor SO3 squluri 6 valentor CO2 karboni 4 valentor Ca(OH)2 kalciumi 2 valentor AlCl3 alumini 3 valentor FeCl2 hekuri 2 valentor Fe(NO3)3 hekuri 3 valentor

Valencat e elementeve shënohen me numra arab ose romakë mbi simbolet përkatëse. P.sh.: I II IV II II II H2O, CO2 , CO etj. Emërtimi i komponimeve në bazë të valencës së elementit Nëse një element në komponimet e tij ka valenca të ndryshme, atëherë në emrin e komponimit theksohet edhe valenca e elementit. Kjo shënohet pas emrit me numra romakë dhe në kllapa të vogla. Shihni tabelën 10.

Tabela e oksideve të të azotit Tabela10. 13.Emrat Emrat e oksideve azotit.

50

Formula e oksidit N2 O NO N2 O3 NO2 N2 O5

Valenca e azotit I II III IV V

Emri i oksidit oksidi i azotit(I) oksidi i azotit(II) oksidi i azotit(III) oksidi i azotit(IV) oksidi i azotit(V)

Leximi i emrit të oksidit oksidi i azotit një oksidi i azotit dy oksidi i azotit tre oksidi i azotit katër oksidi i azotit pesë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.