Informatika_5_alb

Page 53

SİSTEMİ OPERATİV Sistemi operativë është përmbledhje e programeve të cilët i mundësojnë shfrytëzuesit të operojë (punojë) me kompjuterin (programet, pajisjet dhe memorien). Sistemi operativ i pari startohet pas kyçjes së kompjuterit dhe i fundit mbyllet gjatë shkyçjes së kompjuterit. Pa sistem operativ kompjuteri do të ishte një pajisje e papërdorshme.

• • • •

Sistemet operative që përdoren te kompjuterët e sotshëm personal janë: Windows, MAC OS X, LINUX UNIX Secili prej sistemeve operative ka versionet e tij të reja dhe të vjetra. WINDOWS

Pronari i sistemit operativ Windows është firma Microsoft. Versionet e Windows-it janë :Windows 95, Windows 98, Windows ME, Windows NT, Windows 2000, Windows XP, Windows Vista. Windows është sistemi operativ më i popullarizuar i kompjuterëve personal.

KOMPJUTERËT

SISTEMI OPERATIV

MAC OS X Pronar i sistemit operativ MAC OS X është firma Apple. Versionet e MAC OS X janë: Jaguar, Tiger, Panther dhe Leopard. Këtë sistem operativ e shfrytëzojnë kompjuterët personal Macintosh, edhe pse ai mund të punojë edhe te PC-të.

LINUX Krijuesi i linux-it është finlandezi Linus Torvalds në vitin 1991. Logoja e këtij sistemi operativ është pinguini që quhet Taks.

54


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.