Informatika_5_alb

Page 29

PAJISJET HARDUERIKE TË KOMPJUTERIT SISTEMI KOMPJUTERIK

Sistemi është tërësi e pjesëve të lidhura midis vete të cilat së bashku kryejnë aktivitet të caktuar. Për shembull: sistemi i organeve të tretjes së ushqimit, sistem diellor, sistem muzikor etj. Nëse një pjesë e sistemit nuk punon si duhet ai ndikon në punën e rregullt edhe të pjesëve të tjera të sistemit dhe me këtë mund të ndalet puna e tërë sistemit. A mund të paraqesësh ndonjë shembull? Sistem kompjuterik është tërësi e harduerit dhe softuerit. Harduer (Hardware) janë pjesët makinerike të kompjuterit. Softuer (Software) janë programet me të cilat punon kompjuteri. Trupin e njeriut mund ta krahasojmë me harduerin, kurse mendimet e njeriut me softuer. Hardueri dhe softueri njëri pa tjetrin janë të pa përdorshëm. Programet më të reja dhe më të mira kompjuterike punojnë në modele të reja dhe më të fuqishme të kompjuterëve dhe anasjelltas, kompjuterët e ri dhe më të fuqishëm mundësojnë të krijuarit e programeve më të mira kompjuterike. Qesharake! ! ! :-)))))

PAJISJET HARDUERIKE TE KOMPJUTERI TIPIK PERSONAL

KOMPJUTERËT

PAJISJET HARDUERIKE TË KOMPJUTERIT

Një definicion qesharak për këto dy pjesë të sistemit kompjuterik thotë: Hardueri është ai të cilin e godasësh kur nuk punon softueri. Kjo është vetëm një shaka! Kështu softueri sigurisht nuk do të punojë!

30


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.