Informatika_5_alb

Page 129

VIRUSET

Programi – virusi bartet duke u ngjitur për ndonjë fajll–nikoqir dhe fillon të veprojë kur shfrytëzuesi e hap apo shfrytëzon fajllin. Viruset vetëkopjohen, ngjiten për fajllat e tjerë dhe në këtë mënyrë zgjerohen dhe përcillen nëpër kompjuter. Viruset më së shpeshti përcillen gjatë shkëmbimit të të dhënave prej njërit kompjuter në tjetrin me CD, DVD apo USB.

KRIMBAT

Krimbat (Worms) janë programe të cilat, sikurse viruset, vetëkopjohen dhe zgjerohen, por për t’u aktivizuar dhe vepruar nuk iu nevojitet fajlli–nikoqir në të cilin do të hyjnë. Ato nuk ngjiten për fajllat ekzistues por vet startohen, e shpesh edhe vet krijojnë fajlla në të cilat fshihen dhe nëpërmjet të cilëve “shëtisin” nëpër kompjuter dhe rrjetin Internet. Krimbat zakonisht ngjiten për porositë elektronike që dërgohen me Internet dhe mund të vetëdërgohen në të gjitha adresa që i gjejnë në adresarin e shfrytëzuesit.

INTERNETI POSTËN ELEKTRONIKE

KUAJT E TROJËS –TROJANËT

Këto programe të dëmshme e kanë marrë emrin e tyre sipas Trojanëve të cilët kanë besuar që kali gjigant i lënë nga grekët para portave të qytetit ka qenë dhuratë për lidhjen e paqes pas viteve të gjata të luftës së ndërsjellë. Ata, të lumtur e kanë pranuar dhuratën dhe e kanë futur brenda mureve të qytetit. Por brenda në kalë kanë qenë të fshehur ushtarët grekë, të cilët e kanë pritur natën për të dalë nga kali dhe për t’i hapur portat e qytetit me qëllim që të hyjnë edhe ushtarët e tjerë. Kështu kanë pasur sukses ta pushtojnë qytetin dhe t’i mundin trojanët. Në këtë mënyrë punojnë edhe programet kuajt e Trojës. Shfrytëzuesi shpesh mendon që nga Interneti zbret ndonjë këngë gratis apo mbrojtës të ekranit (screen saver) apo star-

130


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.