Informatika_5_alb

Page 121

UEB KËRKUESIT Në WWW ka miliona ueb faqe me përmbajtje të ndryshme. Që të gjendet adresa e ueb faqes që përmban informata të nevojshme shfrytëzohen shërbimet gratis të Internetit që quhen Makina për kërkim (Search Engine). Shfrytëzimi i tyre është nëpërmjet Ueb faqeve. UEB KËRKUESIT E NJOHUR

Makinat e sotshme më të njohura dhe më të përdorura për kërkim, janë: • Google • Mund të përdoret duke e vizituar faqen www.google.com. E kanë krijuar Lari Pejxh dhe Sergej Brin në Universitetin e Stenfordit në Amerikë në vitin 1998. Emri Google rrjedh nga fjala googol, që në matematikë simbolizon 1 pas të cilit pasojnë 100 zero. • Yahoo! Mund të shfrytëzohet duke e vizituar ueb faqen search.yahoo.com. • MSN Mund të shfrytëzohet duke e vizituar ueb faqen www.msn.com. • Ask.com Mund të shfrytëzohet duke e vizituar ueb faqen www.ask.com. Këto makina për kërkim ofrojnë mundësi të kërkimit të ueb faqeve, fotografive, hartave apo video klipeve me përmbajtje të caktuar.

INTERNETI UEB KËRKUESIT

MËNYRAT E KËRKIMIT

Ekzistojnë dy mënyra të kërkimit, kërkim sipas kategorive (temave) dhe kërkim sipas fjalëve kyçe. Pothuajse të gjitha makinat për kërkim i ofrojnë që të dy mënyrat e kërkimit. • Kërkimi sipas kategorive (regjistrave) Kategoritë janë lëmë e interesit, si për shembull: arsimi, shkenca, zbavitja, sporti, shëndetësia, shopingu etj. Kur kërkohet diçka sipas kategorisë nevojitet që nga lista e kategorive të ofruara të zgjidhet kategoria në të cilën i takon ajo çka neve na intereson apo kategoria mund të shënohet në fushën e kërkimit. Pastaj mund të paraqiten nënkategoritë apo lista e adresave të ueb faqeve me përmbajtjet e temës së kërkuar.

122


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.