Fizika_8_alb

Page 80

Përçueshmëria e gjysmëpërçesve mundet të zmadhohet edhe nën ndikimin e dritës. Ajo përçueshmëri është e quajtur si foto përçueshmëri. Ajo është rezultat i zmadhimit të bartësve, të ashtuquajtur elektrone dhe zbrazëtirat për shkak të thërrimeve absorbuese të quajtura fotone. Ekzistojnë shumë gjysmëpërçues që janë të ndijshëm në veprimin të dritës. Njëri prej tyre është sulfati i kadmiumit (CdS). Tek gjysmëpërçesit ka dy lloje të bartësvë të elektricitetit edhe atë: elektrone negative dhe zbrazëtira pozitive. b)

Gjysmëpërçuesit me përçueshmëri të përzier Si të arrijmë përçueshmëri më të madhe te gjysmëpërçuesit? Çka janë gjysmëpërçuesit N dhe P? Në vitin 1940 në SHBA një grup i shkenctarëve e kanë hulumtuar kristalin e siliciumit. E kanë ditur se ai është përçues i dobët. Por, njëkohësisht kanë hulumutuar dhe zbuluar se ai bëhet përçues i mirë nëse i vendosen përzierje nga elementi i arsenit. ( E njëjta do të ndodhë nëse në vend të arsenit vendosen përzierje të fosforit.)

c)

Çka ndhodh pastaj? Me plotësimin e arsenit ose fosforit të cilët janë më shumë valent se sa siliciumi, zmadhohet numri i elektroneve të lira, dhe pastaj themi se me atë shtesë siliciumi është bërë N-lloji i gjysmëpërçuesit, i cili quhet përzierje gjysmëpërçuese (fotografia 19.3 c). Përçueshmëria e gjysmëpërçuesit kur nëpër të vendosen përzierje-atome nga gjysmëpërçuesi tjetër quhet përzierje e gjysmë përçueshmërisë.

ç)

N-gjysmëpërçues

shtresa ndaluese (barriera )

d)

Fotografia 19.3

80

P-gjysmëpërçuesi

Që të provojmë se çka ka ndodhë kur në kristalin nga siliciumi do të shtohet indium (elemment me valencë më të vogël se siliciumi). Në atë rast zvogëlohet numri i elektroneve të lira te siliciumi, ndërsa është zmadhuar numri i zbrazëtirave. Lloji i till i gjysmëpërçuesit quhet P-lloji (fotografia 19.3 ç ). Në vendet në të cilat në kristalin prej siliciumi mungojnë elektrone, themi se gjenden zbrastira të cilat në fushën elektrike sillen si ngarkesë elektrike pozitive.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.