Fizika_8_alb

Page 140

Fotografia. 9.12

Fotografia. 9.13

Ngjyra e dritës te trupat e tejdukshëm, të vëzhguara në dritë të reflektuar ose në dritë të lëshuar mund të jetë e ndryshme (fotografia 9.12.). Kështu për shembull trupi i tejdukshëm fuqishëm e reflekton dritën e verdhë, ndërsa e lëshon vetëm të kaltrën, në dritën e reflektuar dontë duket e verdhë, ndërsa në dritë të lëshuar, e kaltër.

Përzierja e ngjyrave spektrale mund të fitohet edhe sipas rrugës mekanike me ndihmën e të ashtuquajturit diskut të Njutonit (fotografia 9.123.). sektorët e e të cilëve janë ngjyrosur me ngjyra të ndryshme. Ngjyrat e sipërfaqeve të ngjyrave spektrale janë të njëta. Me rrotullimin e shpejtë të diskut dritën që e pranon syri nga sektorët e ndryshëm e regjistron si të bardhë. Mendoni. Vendosni. 1. Sofija ka shkuar në diskotekë me bluzë të verdhë. Si do të duket ngjyra e bluzës kur në diskotekë ndriçohet me: a) dritë të bardhë; b) dritë të kuqe; c) dritë gjelbër dhe ç) dritë blu? Trupat me ngjyrë të verdhë e lëshojnë dritën blu, ndërsa e reflektojnë dritën gjelbër dhe të kuqe. Gjatë përzierjes së dritës së gjelbër dhe të kuqe fitohet drita e verdhë. 2. Te fotografia 9.14. është treguar se si drita kalon nëpër filtër me ngjyrë violetë. Çfarë drite kalon nëpër këtë filtër? Çfarë drite do të kaloj nëpër filtrin me ngjyrë cian? (Blu ose e kuqe?) 3. Çfarë është ngjyra e topit blu, nëse është e ndriçuar me dritë të kuqe? 4. Çka paraqet përzierja aditive e ngjyrave?

Fotografia. 9.14

5. Përzierja substraktive është karakteristike për: а)Ngjyrat spektrale b)Ngjyrat e pigmentit

Provojeni sa keni mësuar 1. Nëse figura te pasqyra e rrafshët është larguar 2m, për sa metra duhet të zhvendoset pasqyra që figura të jetë e larguar 10 m? 2. Duke i shikuar fotografitë me qenin (fotografia 1 dhe 2) para pasqyrës, a mundesh të përgjigjesh para cilëve lloje të pasqyrave gjendet qeni? Bënë krahasim të figurave dhe jep sqarimin tënd.

Fotografia. 1

140

Fotografia. 2


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.