Fizika_8_alb

Page 129

Kjo ndodhë pas shiut, te qielli i mbuluar me re të errëta kur Dielli gjendet pas shpinës së vëzhguesit, ndërsa retë lëshojnë pika të imta të shiut. Gjatë kushteve të volitshme mundë të shikohen dy ylber njëkohësisht (fotografia 6.8): - Kryesisht aty ku ngjyra e kuqe është në pjesën e jashtme nga e bërrylit dhe - E dorës së dytë, ku ngjyra e kuqe është në pjesën e brendshme nga bërryli.

Fotografia. 6.8

Si ndodhë disperzimi tek ylberi? Drita e Diellit duke kaluar nëpër pikat e shiut, njëherë përthyhet gjatë hyrjes në pika të shiut, pastaj plotësisht reflektohet nga pjesa e prapme e pikës ( fotografia 6.9 – gjatë së cilës zbërthehet) dhe përfundimisht përsëri përthyhet te dalja nga pika. Çdo pikë vepron njëjtë si prizëm gjatë së cilës fitohet spektri nga ngjyrat. Gjatë daljes nga pikat, e kuqja del nën këndin prej 42° drejt drejtimit të dritës rënëse të diellit, ndërsa ajo violete nën kënd prej 40°. Ngjyrat tjera vijnë me rend në kënde mes këtyre dyve. Drita nga pikat e imëta të shiut vjen në syrin e vëzhguesit dhe ai e shikon ylberin si spektër nga ngjyrat veças të vendosura në hapësirë.

Drita e bardhë Përthyerja Pika e ujit

Reflektimi

Përthyerja

Fotografia. 6.9 Mendo dhe përgjigju 1. Si është spektri i ngjyrave nga drita e Diellit, ndërsa si është nga gazrat e skuqur? 2. Te fotografia 6.10. është paraqitur rasti kur ka dukuri të dy ylbereve në të njëjtën kohë (а dhe b). Cili ylber është kryesor, ndërsa cili është i dyti? 3. Cila ngjyrë nga spektri i dritës së Diellit përthyhet më shumë, ndërsa cila më pak? 4. Cili është shkaku për zbërthimin e dritës së bardhë në prizmin optikë?

а) b)

5. Cilën dritë e quajmë monokromatike ? 6. Çka është analiza spektrale?

Fotografia. 6.10

129


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.