Biologija_7_alb_malcevska

Page 60

Fig. 5.9

Fig. 5.10

Tregim skematik i peshkaqenit i cili noton. Është treguar shtyrja e bishtit në ujë dhe reaksioni i ujit në bisht

Përdredhja e trupit te gjarpi

Lëvizja me notim Shumica e peshqve kanë formë të trupit e cila u mundëson lëvizje të lehtë nëpër ujë. Skeleti i tyre nuk është aq i fortë si te kurrizorët tokësorë, gjë e cila u ndihmon gjatë notimit në ujë. Përdredhja e trupit nga përpara pastaj prapa është më e dukshme te ngjalat, peshkaqenët dhe lloje të tjera të peshqve me trup të gjatë. Peshqit që lëvizin ngadalë, nga prapa kah përpara, nëpër vegjetacionin e dendur ujor, ose hapësirë tjetër të kufizuar, shpesh kanë trup të shkurtë dhe notojnë me lëkundjen e pendëve të tyre. Peshku është i aftë të qëndrojë në thellësi të caktuar dhe ta mbajë stabilitetin e vet në ujë gjatë notimit, për shkak se, si mënyrë të përshtatjes, mëlçia e zezë e peshkaqejve dhe disa rraxhave, përmban sasi të konsiderueshme të yndyrave, të cilat janë më të lehta se uji me çka e zvogëlojnë masën trupore të peshkut dhe i mundësojnë atij notimin. Më shumë lloje të peshqve e kanë të zhvilluar fshikën për notim, e cila është qese e mbushur me ajër, e vendosur në anën shpinore të zbrazëtirës së barkut.

Lëvizja me ndihmën e ekstremiteteve Mënyrë më e shpeshtë e lëvizjes te shtazët është lëvizja me ndihmën e ekstremiteteve që mund të shërbejnë si këmbë për ecje dhe vrapim dhe krah për fluturim.

Ecja dhe vrapimi Gjatë ecjes së ngadaltë te kurrizorët tokësor dhe shumica e këmbënyjorëve, lëvizja e këmbëve nga njëra anë e trupit zëvendësohet me lëvizje të këmbëve nga ana e kundërt e trupit.

63


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.