Biologija_7_alb_malcevska

Page 46

ТЕМА 4

1

MBULESA E JASHTME E TRUPIT DHE FUNKSIONI I SAJ

Trupi i shtazëve vazhdimisht është i ekspozuar ndaj ndikimeve të ndryshme nga mjedisi i jashtëm siç është nxehtësia, ftohtësia, goditjet mekanike, kafshimi, pastaj depërtimi i baktereve, rrezatimi ultraviolet etj. Mbulesa e trupit i mundëson shtazëve mbrojtje nga të gjitha ndikimet negative të jashtme. Gjithashtu, mbulesa e trupit e ndan brendinë e saj nga mjedisi i jashtëm. Te llojet e ndryshme të shtazëve ajo ka ndërtim të ndryshëm. Ndërlikueshmëria e saj varet nga ndërtimi i shtazës, madhësisë së saj, mënyrës së jetesës dhe kushteve që ndikojnë në mjedisin në të cilin jeton. Ajo mund të ketë ndërtim të thjeshtë, vetëm nga një shtresë qelizash ose në ndërtimin e saj hyjnë shumë shtresa qelizash. Përveç kësaj te disa lloje të shtazëve mbulesa trupore mund të mbetet edhe mjaft e fortë dhe të shërben si mbështetëse kryesore ose skelet i shtazës, siç është, për shembull, guaska e butakëve ose mburoja te gaforrja.. Mbulesa trupore ka shumë funksione: - mbrojtës – e mbron shtazën nga ndikimet e ndryshme negative të jashtme. - përmes saj mund të kryhet këmbimi i gazrave dhe ujit. - ka rol edhe si pranues i ngacmimeve, pasi që në te ka të vendosur një numër të madh të qelizave shqisore. - te shumica e shtazëve ajo ka aftësi të krijojë edhe krijime plotësuese: gjëndra, luspa, pupla dhe qime. - me ndihmën e saj sisorët dhe shpezët e mbrojnë trupi nga humbja e nxehtësisë. - te disa lloje të shtazëve në lëkurë ka pigmente të ndryshme të cilat së bashku me sasinë e enëve të gjakut e përcaktojnë ngjyrën e lëkurës. Ngjyra e lëkurës te disa shtazë mundëson fshehjen nga sulmuesit. Te shtazët tjera ngjyra i bën të padukshme në mjedis, e te disa shtazë ka ngjyrosje paralajmëruese, gjegjësisht kjo i frikëson sulmuesit. Ndërrimi i ngjyrës është nxitur nga zgjerimi ose ngushtimi i llojeve të veçanta të qelizave në të cilat ka pigment. Me lëvizjen e pigmenteve në këto qeliza ndërron ngjyra e lëkurës. Disa lloje të gaforreve ose bretkosave në mbulesë mund të kenë disa lloje të pigmenteve që janë të vendosura në qeliza yjore (fig. 4.1). Mbulesa trupore te shumica e shtazëve është e ndërtuar prej dy tipa të indeve: epitelial dhe lidhor.

Fig. 4.1 Lëvizja e pigmenteve në qeliza të vendosura në lëkurë, me çka ndërron edhe ngjyra e lëkurës

48


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.