Biologija_7_alb_malcevska

Page 165

Marrëdhëniet në të ushqyerit në kornizat e bashkësisë jetësore i lidhin fort të gjithë anëtarët e prodhuesve, harxhuesve dhe zbërthyesve. Kështu, në kornizat e këtyre marrëdhënieve, anëtarët e biocenozës jetojnë njëri në llogari të tjetrit. Fillimi dhe fundi i atij zinxhiri në të ushqyerit e tregon edhe drejtimin e rrjedhjes së energjisë. Numri i anëtarëve të një zinxhiri të të ushqyerit rrallë është më i madh se 4 deri 5. Në varësi të marrëdhënieve ndërmjet anëtarëve të kyçur në zinxhirët e të ushqyerit në biocenozë ata mund të ndahen në tri grupe themelore: Zinxhirë të grabitqarëve (zinxhir grabitqarë i të ushqyerit). Në këtë zinxhir hallka e parë janë bimët e gjelbra. Hallka e dytë janë shtazët barngrënëse të cilat munden të hanë por edhe ato mund ti hajë dikush, gjegjësisht ato janë hallka e dyanshme i zinxhirit. Hallkën e tretë e përfaqësojnë grabitqarët që janë mishngrënës, të cilët, gjithashtu, janë hallkë e dyanshme, pasi që ata mund të hahen nga grabitqarë më të mëdhenj dhe më të fortë. Zinxhirët parazit në të ushqyerit. Në këtë sistem të ushqyerit, gjithashtu, hallka e parë janë bimët me të cilat lidhet hallka e dytë që është i përfaqësuar nga shtazët barngrënëse, por, për dallim nga zinxhiri i mëparshëm këtu hallka e tretë e përfaqësojnë parazitët që jetojnë në llogari të shtazëve barngrënëse. Zinxhirët saprofit të të ushqyerit. Në këtë lloj të ushqyerit hallka e parë është materie organike e vdekur, i dyti është i përbërë nga insekte të imëta të cilët ushqehen me materie të vdekur, ndërsa hallka e tretë është i përbërë nga bakteret zbërthyese.

Të përkujtohemi Në natyrë zinxhirët e të ushqyerit ndërmjet vete janë të lidhur dhe të gërshetuar në rrjetë nga zinxhiri i të ushqyerit. Me një bimë shpesh ushqehet numër i madh i shtazëve të ndryshme barngrënëse. Një mishngrënës në të ushqyerit e tij ka numër të madh të shtazëve të cilët gjenden në shkallë të ndryshme në zinxhirët e të ushqyerit. Marrëdhëniet e të ushqyerit që sundojnë në një ekosistem janë edhe më të ndërlikuara për shkak të gjithshkangrënësve të cilët ushqehen me ushqim të ndryshëm. Nëpërmjet zinxhirëve të ushqyerit materiet ushqyese kalojnë nga një në organizëm tjetër, nga një nivel në tjetër. Së bashku me materiet ushqyese nga një nivel në tjetër kalon edhe energjia. Barngrënësit e shfrytëzojnë ushqimin bimor dhe e vendosin në trupin e tyre. Energjia që është e deponuar si energji e fshehur kimike barngrënësit një pjesë e shfrytëzojnë për aktivitetet e tyre jetësore ndërsa pjesën tjetër së bashku me ushqimin e vendosin trupin e tyre. Kur mishngrënësit do të i hanë barngrënësit, ushqimi dhe energjia e vendosur kalon dhe vendoset në trupin e tyre. Me ngordhjen e mishngrënësve, këtu vendosen kërpudhat dhe mikroorganizmat, të cilët ushqehen me materie organike dhe e shndërrojnë në materie joorganike. Materiet joorganike nga toka i shfrytëzojnë prodhuesit. Energjia prapë lirohet më shpesh si nxehtësi dhe humbet pakthyeshëm në mjedisin jetësor. Domethënë nëpërmjet të ushqyerit, që fillon me bimët, nëpërmjet shtazëve dhe mikroorganizmave, materiet ushqyese përsëri kthehen te bimët. Në këtë mënyrë materiet ushqyese bëjnë lëvizje qarkore në ekosistem, ndërsa energjia kimike duke lëvizur me ushqimin nëpër organizmat e gjallë transformohet nga një formë në tjetër dhe në fund humbet pakthyeshëm.

171


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.