Biologija_7_alb_malcevska

Page 138

ТЕМА 11 në masë të madhe varet nga temperatura e jashtme. Nëse uji është më i nxehtë embrioni shumë shpejt zhvillohet. Për shembull te trofta zhvillimi embrional nëse uji është 2 gradë celsius zgjatë 165 ditë kurse në temperaturë 10 gradë celsius vetëm 32 ditë. Disa sisorë, nëse kushtet klimatike nuk janë të përshtatshme dhe nëse nuk ka ushqim të mjaftueshëm, nuk çiftëzohen dhe nuk krijojnë pasardhës.

Pasqyrë përmbledhëse për përsëritje të shpejtë 1. Shumimi te shtazët mund të jetë joseksual, me ndarje të thjeshtë dhe bulëzim. 2. Pjesa më e madhe e shtazëve shumohen seksualisht me krijimin e qelizave seksuale, spermatozoidëve dhe qelizave-vezë, të cilat bashkohen gjatë fekondimit. Qelizat seksuale te shtazët krijohen në gjëndrat seksuale, mashkullore-farorë dhe femërorevezore. 3. Shtazët të cilat në trupin e tyre kanë edhe organe seksuale mashkullore edhe femërore quhen dyseksore ose hermafrodite. 4. Sistemet seksuale te kurrizorët, edhe pse ndërmjet veti dallohen, në esencë janë të ndërtuar prej kanaleve dhe gjëndrave. 5. Ngjitja e qelizave seksuale mashkullore dhe femërore është fekondimi. Qeliza vezë e fekonduar-zigoti është bartës i veçorive trashëguese nga të dy prindërit. 6. Që të ndodh fekondimi është e nevojshme që qelizat seksuale nga lloji i njëjtë të njihen. Në këtë mënyrë pengohen spermatozoidët e një lloji të fekondojë qeliza vezë nga lloji tjetër. 7. Fekondimi mund të jetë i jashtëm dhe i brendshëm. Që të mund të mbijetojnë llojet të cilat kanë fekondim të jashtëm, ato krijojnë numër të madh të qelizave seksuale. 8. Fekondimi i brendshëm haset te shumë lloje të shtazëve dhe te shumica e shtazëve tokësore. Për këtë është e nevojshme kontakt i afërt ndërmjet individit mashkullor dhe femëror. 9. Nga qeliza vezë e fekonduar me ndarje të shumta fillon zhvillimi embrional i shtazëve. 10. Te disa lloje të shtazëve gjatë zhvillimit embrional paraqitet stadi i larvës, i cili nuk ngjanë me prindërit e vet dhe është e aftë për jetë të pavarur. Mënyra e shumimit me larvë quhet indirekt ose zhvillim me metamorfozë. 11. Te kurrizorët me përjashtim të bretkosave prej qelizës vezë të fekonduar zhvillohet embrioni dhe prej tij individi i ri i cili ngjan me prindërit e tij. Ky zhvillim është quajtur zhvillim direkt. 12. Zhvillimi embrional i individit të ri te zvarranikët dhe shpezët kryhet në vezë, kurse te sisorët në organ të posaçëm në trupin e nënës që quhet mitër.

144


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.