Albanski_jazik_8_osmani

Page 7

TE BREGU I DETIT Atje nga bregu i detit shoh një valë që me oshëtimë stuhia e degdis, si një mal ujët ngrihet pa u ndalë si për të rrahur qiellin e zi pis. Dielli mbulohet, qielli është i zënë nga mjegulla që dhenë e tërë fsheh: dhe koha e keqe krejt pas krahëve le helmet dhe frikën që s’kanë të thënë. Era ra dhe tufani mbaroi, duke qeshur në qiell dielli dolli dhe natyra stoliset hare. Mëkata paqën e vjetër dërrmoi edhe neve një valë helmesh na solli: Po gjaku i arbërit dha paqen e re. Zef Serembe

Të komentojmë poezinë Cili është motivi që paraqet poeti në këtë poezi? Pse poeti në të dy vargjet e para thotë: “Atje nga bregu i detit shoh një valë që me oshëtimë stuhia e degdis”? Nga cila anë poeti i vërejti valët? Për ç’valë helmesh e ka fjalën poeti dhe cili gjak solli paqen e re?

9

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.