Albanski_jazik_8_osmani

Page 50

KULTURA Ideali i njeriut tё mёsuar ёshtё nё ditёt tona specializimi nё njё degё. Disa vjet shkolle tё mesme, pak vjet nё universitet, njё periudhё studimi tё edhshёm pёr tё kaluar provimet dhe, me tё dhёnё diplomёn nё xhep, puna mer fund pёr shumicёn tonё. U bёmё specialistё, mёsuam njё zanat, siguruam njё mjet jetese dhe qёllimi u arrit. Kush u bё nёpunёs, kush çeli njё zyrё private, kush njё klinikё, kush njё dyqan… Çdo njeri prej nesh e ka nё dorё tё shpёtojё nga automatizimi i specialistit duke u bёrё njeri me kulturё. Kultura ёshtё thesari mё i çmuar i njeriut tё qytetёruar; ajo ёshtё stolia e mendjes, lartёsimi i shpirtit, shkathtёsia e ndjenjave, freskia e shpirtit… Por kultivimi i vetvetes nuk ёshtё njё send qё mёsohet nё shkollё. Secili duhet ta gjejё vetё mёnyrёn mё tё mirё pёr tё mos e humbur interesimin pёr çёshtjet e mёdha qё kanё lidhje me fatin e njeriut dhe zhvillimin e shoqёrisё, pёr tё mos vdekur pёr sё gjalli nё rutinёn e njё pune mekanike. Rruga mё e provuar qё kanё ndjekur titanёt e mendimit ёshtё kureshtja e gjallё qё nuk na le tё kёnaqemi me atё qё dimё. Asgjё nuk duhet tё na lerё indiferentё. Tё kemi syrin e çelur dhe njё etje tё pashuar pёr dituri. Tё mos kёrkojmё zhurmёn e poteren pёr tё hutuar veten tonё, tё shqyrtojmё vetveten deri nё thellёsinё e instinkteve qё buçasin atje brenda, tё analizojmё ndjenjat tona, tё ndjekim njё mendim, tё radhitim nё njё çip tё mendjes ose mbi njё copё letre pёrshtypjet qё na kanё lёnё leximet, udhёtimet, kontakti me njerёzit. Tё kontrollojmё veten duke parё se si kanё menduar, kanё ndier, kanё jetuar njerёzit e shquar tё çdo kohe, tё dimё tё shijojmё ёndjen qё ndien njeriu me kulturё, kur ndjek rrymёn e mendimeve qё i kalojnё nёpёr mendje jashtё vullnetit t tij, si njё film kinematografik. Abuzimi i kulturёs ёshtё aq i dёmshёm sa dhe ngrёnia e tepёrt pёr llupёsin e babёzitur. Qёllimi nuk ёshtё tё ngarkojmё trurin me çdo lloj diturie. Kulturёn duhet ta kundrojmё sin j mjet pёr tё lartёsuar veten nga pikёpamja intelektuale e morale, ashtu edhe pёr tu bёrё sa mё i vlefshёm i shoqёrisё. Kultura ёshtё kondita e domosdoshme e çdo pёrparimi tё vёrtetё tё individit nё lidhje me kolektivitetin. Ajo ёshtё zana hyjnore qё i jep kuptimin lirisё. Tё kesh pёr shumё sende nuk ёshtё vetёm njё kёnaqёsi nё vetvete, njё mjet ideal pёr tё mos u mёrzitur, por edhe njё mjet pёr tёmos e ndier veten 52

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.