Albanski_jazik_8_osmani

Page 200

Kur saktëson një ndajfolje vendi të pjesës kryesore, ajo qëndron ose prapa pjesës kryesore ose në mes të saj: Ai shikoi me bisht të syrit andej nga i erdhi zëri. Atje ku lumi ishte i cekët, kaluan pa vështirësi. Përdorimi i presjes Kur pjesa e nënrenditur vendore ndodhet para kryesores ose në mes, ajo ndahet gjithmonë me presje.

Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur kohore Lexoni fjalitë e mëposhtme dhe vëreni pjesët e nënrenditura të shkruara me shkronjë të zeza. Ç’funksion kryejnë ato? Kur turbullohet, atëherë kullotet. Në mëngjes, kur u zgjua plaka prej gjumit, pa që shtrati i Mitit ishte bosh. Hekuri rihet sa është i nxehtë. Që kur ka ardhur si drejtor, punët shkojnë mirë. Fjalitë e mësipërme janë fjali të përbëra me pjesë të nënrenditura kohore. Funksioni Pjesa e nënrenditur kohore kryen në fjalinë e përbërë një funksion të ngjashëm me atë të rrethanorit të kohës në fjalinë e thjeshtë dhe tregon kohën kur kryhet veprimi i shprehur nga folja e pjesës kryesore. U përgjigjet pyetjeve : kur?, që kur?, deri kur?. Ndërtimi Pjesa e nënrenditur kohore mund të plotësojë rrethanorin e kohës dhe lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave nënrenditëse kohore kur, që kur, sa, derisa, tek, si, pasi, para se, ndërsa, sa kohë që, sapo, porsa etj. P.sh.: Vjollcën e takova dje, kur kthehesha nga shkolla. Pjesa e nënrenditur kohore mund të shprehë: a) marrëdhënie parakohësie dhe lidhet me pjesën kryesore me anë të lidhëzave nënrenditëse kohore: para se, përpara se, dhe e ka foljen gjithmonë në mënyrën lidhore.P.sh.: Mendohu mirë, para se të fillosh punën. 202

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.