Albanski_jazik_8_osmani

Page 189

Ushtrime 1. Në fjalitë e mëposhtme dalloni rrethanorët e kushtit dhe pjesët e nënrenditura kushtore. 1. S’e arrin dot pa nxituar. 2. Pa virtyte njeriu s’mund të jetë i lumtur. 3. Me mendje të huaja, mjerë këmbët tuaja. 4. Kur ke zemër, ke edhe krahë. 5. Nëse ke fiq, ke edhe miq. 2. Nga dy fjali të thjeshta formoni dhe shkruani një fjali të përbërë me pjesë të nënrenditura kushtore. 1. Kujtove qenin. Bëj gati shkopin. 2. Hëngre hudhra. Të bie erë goja. 3. S’do të korrësh. Mbill urov. 4. Vjosa do të vonohet. Ne nuk do ta presim. 5. S’punove me mend në kokë. Nuk do të kesh asgjë.

RRETHANORI I LEJIMIT Lexoni me kujdes fjalitë e mëposhtme. Vëreni fjalët e shkruara me të zeza. Ç’farë marrëdhëniesh shprehin ato? Punonte sa për dy veta, me gjithë moshën e kaluar. Pavarësisht nga moti i lig, pemët dhanë shumë fruta. Rrethanori i lejimit tregon fakt, në kundërshtim me të cilin kryhet veprimi, fakt që pritej të pengonte veprimin, por që nuk e pengon dhe në fund lejon që të kryhet veprimi. 1. Kundërshtimi dhe lejimi në fjalinë e thjeshtë shprehet: a) me ndihmën e një grupi emëror të paraprirë nga parafjala me: Me gjithë vështirësitë ekonomike, ai e kreu shkollën me sukses. b) me ndihmën e një forme të pashtjelluar mohore të paraprirë nga lidhëza edhe: Edhe pa dëgjuar, unë e dija mendimin e tij. Edhe duke vrapuar, s’ka për të arritur në kohë. c) me një mbiemër të veçuar të paraprirë nga lidhëzat edhe, ndonëse, 191

GJUHA SHQIPE DHE LEXIMI VIII


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.